Sfida e Kur’anit në lidhje me prozën dhe poezinë arabe

Kresha

A pretty face can never trick me
Grup autorësh

Në shumë ajete kur’anore lexuesi përballet me një sfidë, me të cilën i kërkohet atij që të krijojë një sure të ngjashme. Me sa duket, misionarët e krishterë, të cilët e quajnë absurde këtë sfidë, si dhe një kriter krejtësisht subjektiv, nuk janë aspak në dijeni të krahasimit të poezisë dhe prozës arabe me Kur’anin. Ky artikull ka për qëllim të trajtojë një aspekt të sfidës kur’anore për të krijuar një sure të ngjashme. اfarë nënkuptohet me “një sure të ngjashme” në lidhje me poezinë dhe prozën arabe?
Ajetet kur’anore që kanë të bëjnë me këtë sfidë janë paraqitur më poshtë (Përkthim i Hilâlî dhe Muhsin Khan):

"Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që ta ndihmonin njëri-tjetrin." [Kur’an 17:88]

Edhe nëqoftëse ju (arabët paganë, të krishterët dhe hebrejtë) jeni në dyshim në lidhje me atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillni ju një kapitull të ngjashëm me atë (Kur’anin) dhe thirrni në ndihmë dëshmitarët tuaj (zotërat) pos Allahut, nëse jeni të sinqertë në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit". [Kur’an 2:23]

Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur’an është i trilluar prej dikujt pos Allahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë (d.m.th. Tevrauti dhe Ungjilit) dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshim se është i zbritur prej Zotit të botëve.

E përsëri, ata (idhujtarët) thotë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: “Sillni pra ju një kapitull të ngjashëm me këtë, madje thirrni në ndihmë kë të doni, përveç Allahut nëse jeni të drejtë në atë që thoni! " [Kur’an 10:37-38]

Apo pse ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi Kur’anin” Thuaj: “Krijoni pra dhjetë kapituj si Kur’ani, ashtu të trilluara siç thoni dhe thirrni në ndihmë kë të mundeni, përveç Allahut, nëse jeni të drejtë! [Kur’an 11:13]

A mos ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi?" Jo, por ata nuk besojnë! Pra, nëse ata janë të drejtë le të sjellin një krijim si ai. [Kur’an 52:33-34]

Aburrahim Green vë në dukje që:

Këta janë të gjashtëmbëdhjetë el-Bihâr (që në përkthimin e fjalëpërfjalshëm do të thotë “Detërat”, të quajtur kështu për nga mënyra se si shtjellohet poema (sipas parametrave ritmikë):at-Tawîl, al-Bassit, al-Wâfir, al-Kamîl, ar-Rajs, al-Khafîf, al-Hazaj, al-Muttakarib, al-Munsarih, al-Muktatab, al-Muktadarak, al-Madîd, al-Mujtath, al-Ramel, al-Khabab dhe as-Saria'. Pra, sfida në fjalë ka të bëjë me krijimin në gjuhën arabe të tre vargjeve që nuk bëjnë pjesë në këto gjashtëmbëdhjetë Bihâr, pra një prozë pa rimë, që të mos ngjasojë me të folurën e fallxhorëve, që të ketë kuptim dhe të jetë në një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme. Dhe, për këtë, mendoj që të paktën “Shpirti i shenjtë” i të krishterëve që na bën që të flasim në gjuhë të ndryshme dhe që është pjesë e “Trinisë” së Zotit, duhet të jetë në gjendje të na frymëzojë për ta arritur një gjë të tillë!

Së pari, gjuha dhe ligjërata arabe ndahen në dy degë. Njëra prej tyre është poezia me rimë. Kjo është një ligjëratë me rimë dhe metrikë, që do të thotë se çdo varg i saj përfundon me një shkronjë të caktuar, që quhet “rimë”. Nga ana tjetër, kjo poezi e rimuar ndahet në sisteme metrike që quhen al-Bihâr, që do të thotë 'Detërat’. Quhen kështu për nga mënyra e rrjedhës së vargjeve sipas parametrave të rimës. Gjithsej janë gjashtëmbëdhjetë al-Bihâr; at-Tawîl, al-Bassit, al-Wâfir, al-Kamîl, ar-Rajs, al-Khafîf, al-Hazaj, al-Muttakarib, al-Munsarih, al-Muktatab, al-Muktadarak, al-Madîd, al-Mujtath, al-Ramel, al-Khabab dhe as-Saria'. Secili nga këta ka një rimë të caktuar, të ndryshme nga tjetri. Për hollësi të mëtejshme mbi metrikën e poezisë arabe shih librin e Lyall Translations Of Ancient Arabian Poetry, Chiefly Pre-Islamic.[1] Në këtë libër, Lyall bën një përshkrim të shkurtër të sistemeve metrike al-Kamîl, al-Wafir, al-Hajaz, at-Tawil, al-Bassit, al-Khafîf and al-Madîd.[2]

Dega tjetër e ligjëratës arabe është proza, domethënë ligjërata jo-metrike. Proza mund të jetë edhe prozë me rimë. Proza me rimë përbëhet nga rreshta në paragrafë që përfundojnë me të njëjtën rimë, ose nga fjali që rimojnë dy e nga dy dhe quhet “prozë me rimë” ose sajc. Proza mund të jetë edhe prozë e thjeshtë (mursal). Në prozën e thjeshtë, ligjërata vazhdon e pandërprerë dhe nuk ka rimë. Proza përdoret në ligjërata fetare dhe lutje, si dhe në ligjërata që kanë për qëllim të ngjallin besim apo që të frikësojnë masat.[3] Një nga ligjëratat më të mirënjohura që përmban prozë të tipit sajc është ajo e Hajjâj bin Yûsuf në misionin e tij të parë në Irak, në periudhën pas Islamit, si dhe ajo e Quss bin Sa’idah në periudhën para-islamike.
Pra, sfida, siç thotë cAbdur Rahîm Green, ka të bëjë me një ftesë për të krijuar në arabisht tre vargje që të mos bëjnë pjesë në këto gjashtëmbëdhjetë al-Bihâr, që të mos jenë prozë me rimë dhe të mos ngjasojnë as me të folurën e fallxhorëve e as me të folurën e zakonshme, si dhe të jenë në një gjuhë të qartë dhe të kenë kuptim.

Dhe vërtet


Kur’ani nuk është vargje, por ritëm. Ritmi i disa vargjeve ngjason me rregullsinë e sajc, dhe të dyja kanë rimë, ndërkohë që disa vargje kanë ngjashmëri me Rajaz për nga gjallëria dhe shpejtësia. Por, kritikët kurejshë kanë pranuar se këto vargje nuk i përkasin asnjërës nga kategoritë e lartpërmendura. [4]
ثshtë interesant fakti se të gjitha poezitë pre dhe post-islamike, që ka grumbulluar Louis Cheikho bëjnë pjesë në gjashëmbëdhjetë sistemet metrike al-Bihâr.[5] Vërtet, paganët e Mekës e kanë akuzuar vazhdimisht Profetin Muhammed, paqja qoftë mbi të, si mashtrues, magjistar, etj. Megjithëse në periudhën e shpalljes kur’anore, poezia dhe proza arabe ishin në kulmin e tyre, asnjë poet arab nuk ka qenë në gjendje të krijojë qoftë edhe një varg të ngjashëm me një sure të Kur’anit. Forma poetike e Kur’anit nuk ngjasonte me asnjë nga kategoritë e lartpërmendura. Dhe ishte pikërisht ky fakt që e bëri Kur’anin të paimitueshëm, duke u hequr paganëve çdo armë për ta luftuar atë, siç e vërteton edhe Alqama bin Abd al-Manaf, i cili u drejtohet udhëheqësve të tyre, kurjeshëve:

O kurejshë, një fatkeqësi e re ka rënë mbi ju. Muhammedi ishte një djalosh shumë i dashur mes jush, shumë i besueshëm në fjalë dhe i virtytshëm, dhe, kur patë thinjat në tëmthat e tij, e kur ai ju solli mesazhin e tij, ju u hodhët dhe e quajtët magjistar, por ai nuk është i tillë, sepse ne i kemi parë njerëz të tillë duke pështyrë dhe duke fryrë nyja; pastaj e quajtët poet, por ne i njohim njerëz të tillë dhe i kemi dëgjuar të gjitha llojet e vargjeve që ata thurin; pastaj e quajtët fallxhor, por ne i njohim njerëz të tillë dhe gjërat që ata thonë; pastaj thatë që është i mbizotëruar nga djalli, por nuk është, sepse ne kemi parë njerëz të tillë dhe ai nuk shfaq asnjë shenjë të pasthirrmave, pëshpëritjeve dhe delirit të tyre. O kurejshë, shihni punën tuaj, sepse, për Allah, me ju ka ndodhur diçka e rëndë.


ثshtë i mirënjohur fakti se Shpallja kur’anore ka zbritur në shtatë ahruf (ose shtatë forma) për t’ua lehtësuar të kuptuarit e tij arabëve, të cilët flisnin në shtatë dialekte të ndryshëm. Një arsye tjetër është edhe për t’i sfiduar ata në terrenin e vet që të krijonin një sure të ngjashme me ato që gjenden në Kur’an. Vështirësia e kësaj sfide u bë edhe më e dukshme kur asnjë nga shtatë fiset më të mëdha nuk qe në gjendje ta imitonte atë madje as në dialektin e vet, meqenëse asnjëri nuk mund të justifikohej me faktin se ishte e vështirë të imitohej stili kur’anor për shkak se nuk ishte në dialektin e tij..[6]

اfarë thonë orientalistët mbi paimitueshmërinë e Kur’anit?


Që në vitin 1880, E. H. Palmer, pranoi stilin unik të Kur’anit. Megjithëse ai shprehet i lëkundur në mëdyshjet e tij. Në Hyrjen e përkthimit që i ka bërë Kur’anit, ai shkruan:


"Nuk është çudi që as shkrimtarët dhe poetët më të mirë arabë nuk kanë arritur të krijojnë diçka të ngjashme me Kur’anin për nga vlera artistike. Së pari, ata kanë qenë paraprakisht të një mendimi se imitimi i tij është i pamundur dhe e kanë quajtur stilin e tij si standardin e përkryer, domethënë, çdo mënjanim nga një stil i tillë konsiderohet mangësi. Por, për ta, ky stil nuk është i natyrshëm siç ishte për Muhammedin dhe bashkëkohësit e tij dhe në gojën e tyre tingëllon aq i panatyrshëm sikur anglezët të vazhdonin të ndiqnin Chaucer si model, pavarësisht nga ndryshimet që ka pësuar gjuha e tyre. Për Profetin ky stil ishte i natyrshëm dhe fjalët ishin ato të përdorimit të përditshëm, ndërkohë që në veprat e autorëve të mëvonshëm arabë ky stil tingëllon i kopjuar dhe fjalët arkaike në këto vepra përdoren për zbukurim dhe, për pasojë, përpjekjet e tyre ngjajnë të përpunuara dhe artificiale në një elokuencë të sforcuar dhe të sajuar" [7]

Arabologu i famshëm pranë Universtitetit të Oksfordit, Hamilton Gibb shprehet hapur mbi stilin e Kur’anit. Ai thotë:

"...megjithatë, mekasit kërkonin prej tij një mrekulli dhe me një guxim të admirueshëm dhe me vetëbesim, Muhammedi iu drejtua vetë Kur’anit si dëshmi supreme e misionit të tij. Si të gjithë arabët, edhe mekasit ishin njohës së gjuhës dhe oratorisë. Prandaj, nëse Kur’ani do të ishte shkruar nga Muhammedi, atëherë edhe të tjerët do të kishin patur mundësi të krijonin diçka të ngjashme. Le të provojnë të krijojnë dhjetë vargje të tillë. E nëse nuk mund ta bëjnë këtë (dhe është e qartë që nuk munden, atëherë le ta pranojnë Kur’anin si një mrekulli e jashtëzakonshme". [8]


Dhe, duke folur për Profetin, paqja qoftë mbi të dhe Kur’anin, ai pohon:

Megjithatë, për të qenë të sigurtë, çështja e vlerave letrare nuk duhet gjykuar a priori, por në lidhje me mrekullinë e gjuhës arabe; dhe, në njëmijë e pesëqind vjet, asnjeri nuk e ka përdorur këtë gjuhë me aq fuqi, me aq guxim dhe me aq efekte emocionale siç ka bërë Muhammedi". [9]

Prandaj, si monument letrar, Kur’ani mbetet një vepër unike në letërsinë arabe, që nuk ka rival përsa i përket stilit të tij. Muslimanët e të gjtha kohërave janë të një mendimi përsa i përket paimitueshmërisë, jo vetëm të përmbajtjes, por edhe të stilit të tij...dhe, duke përdorur gjuhën e lartë arabe për të shprehur nivele të reja mendimi, Kur’ani zhvillon një prozë të guximshme dhe shumë mbresëlënëse, në të cilën janë shfrytëzuar lirisht dhe me një natyrshmëri të mahnitshme të gjitha ngjyrimet e sintaksës [10]

Në lidhje me ndikimin e Kur’anit në letërsinë arabe, Gibb thotë:


"Ndikimi i Kur’anit në zhvillimin e letërsisë arabe ka qenë i pallogaritshëm në shumë drejtime. Idetë, gjuha dhe rima e tij përshkojnë në shkallë të ndryshme të gjithë veprat e mëvonshme letrare. Tiparet e tij të veçanta gjuhësore nuk u imituan as në prozën zyrtare të shekullit pasues dhe as në shkrimet e mëvonshme prozaike. Por, pjesërisht falë elasticitetit që Kur’ani i ka transmetuar gjuhës arabe, proza zyrtare dhe shkrimet e mëvonshme u zhvilluan me shpejtësi, duke iu përshtatur nevojave të reja të qeverisë perandorake dhe një shoqërie në zhvillim". [11]

Siç thuhet edhe në Kur’an:

"Edhe nëqoftëse ju (arabët paganë, të krishterët dhe hebrejtë) jeni në dyshim në lidhje me atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillni ju një kapitull të ngjashëm me atë (Kur’anin) dhe thirrni në ndihmë dëshmitarët tuaj (zotërat) pos Allahut, nëse jeni të sinqertë në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit. Por nëse nuk mundeni – e as që do ta bëni kurrë – atëherë ruajuni nga zjarri, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për jobesimtarët". (Kur’an 2:23-24)

Së fundi, stili i mrekullueshëm i Kur’anit është admiruar edhe nga arabët e krishterë:

"Kur’ani është një nga veprat klasike botërore që nuk mund të përkthehet pa i humbur një pjesë të madhe të vlerave. Ai ka një rimë me bukuri të rrallë dhe një ritëm që magjeps atë që e dëgjon. Shumë të krishterë arabë flasin për stilin e tij me një admirim ngazëllyes dhe pjesa më e madhe e arabologëve e pranojnë përsosmërinë e tij. Kur Kur’ani lexohet apo këndohet me zë të lartë, ai ka një efekt thuajse hipnotizues që e bën dëgjuesin indiferent ndaj sintaksës nganjëherë të çuditshme dhe përmbajtjes (për ne) rrënqethëse. Dhe është pikërisht kjo veti e Kur’anit për t’i mbyllur gojën kritikave me muzikën e ëmbël të gjuhës së tij që ka krijuar bindjen për paimitueshmërinë e tij. Dhe vërtet, mund të pohohet pa frikë se në letërsinë e gjerë dhe pjellore të arabëve, si në prozë, ashtu edhe në poezi, nuk gjendet asgjë që mund të krahasohet me Kur’anin". [12]

Fjalët nuk kanë nevojë për koment. Si përfundim: Në letërsinë arabe, qoftë poezi apo prozë, nuk ekziston asnjë vepër që mund të krahasohet me Kur’anin. Dhe muslimanët kanë qenë gjithmonë të një mendimi në lidhje me paimitueshmërinë e tij.
Një tjetër akuzë e misionarëve të krishterë është çështja e “gabimeve” gramatikore në Kur’an. Si kundërpërgjigje, do të përmendnim faktin që bashkëkohësit e Muhammedit, paqja e Zotit qoftë mbi të, kanë qenë shumë të ditur dhe njohës të thellë të veçantive të gramatikës arabe, prandaj, po të kishin gjetur ata ndonjë gabim gramatikor në Kur’an, do ta kishin bërë të ditur këtë fakt kur Muhammedi i ftoi që ta bënin një gjë të tillë. Prandaj, meqenëse ata nuk e morën përsipër sfidën në lidhje me këtë çështje, mund të jemi të sigurtë që në Kur’an nuk ekzistojnë këto “gabime” gramatikore.
Gabimet gramatikore për të cilat flasin misionarët e krishterë janë diskutuar dhe hedhur poshtë tashmë.[13] Me sa duket, mungesa e informimit të misionarëve të krishterë mbi strukturat e ndërlikuara të arabishtes klasike është dhe shpjegimi i vetëm i akuzave në lidhje me të ashtuquajturat “gabime” gramatikore.
I'jaz al-Kur'ân (ose paimitueshmëria e Kur’anit) dhe vërtetimi i saj

I'jaz do të thotë “çfuqizim, paaftësim” dhe është një koncept që ka të bëjë me natyrën e mrekullueshme të Kur’anit. Kjo mrekulli ka qenë për shekuj me radhë objekt studimi i dijetarëve muslimanë. Në fillim të shekullit të nëntë të erës sonë, fjala i'jaz mori kuptimin e një cilësie të veçantë që ka Kur’ani dhe pikërisht pamundësinë e imitimit të këtij libri, apo të cilësdo pjesë të tij, në formë dhe përmbajtje. Në pjesën e dytë të po këtij shekulli, kjo fjalë u kthye në një term teknik dhe, përkufizimet e shumta që ajo mori pas shekullit të dhjetë nuk kanë pësuar ndryshime të mëdha nga koncepti bazë i paimitueshmërisë së Kur’anit dhe pamundësisë së qenieve njerëzore për ta imituar atë edhe pas shumë përpjekjesh (tahiddi).[14]

Pra, doktrina islame e i'jaz al-Kur'ân ka të bëjë me besimin se Kur’ani është një mrekulli (mu'jizah) që i është zbritur Muhammedit, paqja e Zotit qoftë mbi të. Të dyja fjalët, i'jaz dhe mu'jizah rrjedhin nga e njëjta rrënjë, a'jaza.[15]

Diskutimet e hershme teologjike mbi i'jaz-in kanë çuar në lindjen e hipotezës së sarfah ("largimi") dhe, sipas këtyre diskutimeve, mrekullia qëndron në atë që Zoti i largon të aftët nga përpjekjet për të imituar Kur’anin. Kuptimi i sarfah është që, po të mos ishte kjo mrekulli, Kur’ani mund të imitohej. Megjithatë, cAbd al-Jabbâr (vd. 1025 e.s.), teologu mu’tazilit, e ka hedhur poshtë hipotezën e sarfah për shkak të dobësisë së saj.
cAbd al-Jabbâr nuk e pranon doktrinën e sarfah për dy arsye madhore. Së pari, sepse ajo bie në kundështim me ajetin kur’anor, sipas të cilit as xhindët e as njerëzit nuk mund të krijojnë diçka që të krahasohet me Kur’anin dhe, së dyti, për arsye se kjo hipotezë quan mrekulli diçka jashtë Kur’anit, d.m.th. sarfah, ndalimin nga imitimi dhe jo vetë Kur’anin. Përveç kësaj, sipas 'Abd al-Jabbar, doktrina e sarfah paraqet katër të meta:

1. Lë në harresë faktin e mirënjohur që arabët në kohën e Muhammedit e kanë pranuar madhështinë dhe të veçantën e gjuhës së Kur’anit;

2. Bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë më kuptimin e ajeteve që flasin për Sfidën;

3. Ajo nënkupton që Kur’ani nuk është një mrekulli; dhe

4. Pohon që arabët nuk ishin në rregull nga mendtë. (khuruj 'an al-'aql).


Në fakt, kjo doktrinë nënkupton që disa njerëz e kanë patur mundësinë që të krijonin diçka të ngjashme me Kur’anin, por, thjesht, kanë vendosur të mos e bëjnë. Kjo, në të vërtetë, vë në diskutim ose qëllimet ose shëndetin e tyre mendor. Prandaj, sipas cAbd al-Jabbâr, interpretimi i saktë i sarfah është se qëllimet për të krijuar diçka të ngjashme me Kuranin u shuan (insarafah) për arsye të pranimit të pamundësisë për ta bërë këtë. [16]
cAbd al-Jabbâr ngul këmbë në cilësinë e paimitueshme të elokuencës së jashtëzakonshme të Kur’anit dhe përsosmërinë e papërsëritshme të stilit të tij. Në veprën e tij al-Mughni (Libri i Vetëmjaftueshëm), ai argumenton se elokuenca (fasâhah) e Kur’anit vjen nga cilësia e jashtëzakonshme, si e kuptimit, ashtu edhe e stilit dhe ai shpjegon që kjo cilësi ka disa shkallë, në varësi të mënyrës në të cilën janë zgjedhur dhe sistemuar fjalët në çfarëdo teksti letrar dhe, përsa i përket kësaj cilësie Kur’ani qendron më lart nga të gjithë.[17]

Al-Baqillanî (vd. 1013 e.s.), në studimin e tij sistematik dhe të kuptueshëm me titull I'jaz al-Qur'ân vlerëson stilin e mahnitshëm dhe të jashtëzakonshëm të Kur’anit, por nuk mendon që ky është një argument domosdoshmërisht në favor të pakrahasueshmërisë së Kur’anit, duke u përqendruar kryesisht tek përmbajtja e shpalljes.

Zgjedhja dhe sistemimi i fjalëve që përshkruhet me fjalën nazm ka qenë në qendër të diskutrimeve të al-Jahîz, al-Sijistanî (vd. 928 e.s.), al-Bakhî (vd. 933 e.s.) dhe Ibn al-Ikhshid (vd. 937 e.s). Al-Rummanî dhe bashkëkohësi i tij al-Khattabî (vd. 998 e.s) kanë trajtuar efektin psikologjik të nazm të Kur’anit në veprat e tyre, përkatësisht al-Nukat fî I'jaz al-Qur'ân dhe Bayan I'jaz al-Qur'ân..

Autori që ka bërë studimin më të mirë dhe më të qartë të teorisë së nazm në analizën që ai i ka bërë i'jaz-it, është cAbd al-Qahir al-Jurjanî (vd. 1078 e.s.) në veprën e tij Dalâ'il al-I'jaz. Materiali i tij është përpunuar më tej nga Fakhr ad-Din al-Razî (vd. 1209) në veprën e tij Nihâyat al-I'jaz fî Dirâyat al-I'jaz dhe është përdorur për qëllime praktike nga al-Zamakhsharî (vd. 1144 e.s) në komentimin e tij të Kur’anit me titull al-Kashasâf, që është një analizë e pasur retorike e stilit të Kur’anit.[18]
Autorët e mëvonshëm nuk kanë shtuar asgjë të re.

A është Bibla e paimitueshme?

Kushdo që ka lexuar historinë e Biblës si tekst dhe standardet vazhdimisht të ndryshueshmt për fatin e keq të udhëheqësve të Kishës, si dhe rreth 300 mijë versione të Dhjatës së Re tregojnë në vetvete se asnjë libër në histori nuk ka patur një reputacion të tillë. Procesi i redaktimit serioz të cilit i është nënshtruar Bibla e krishterë është unik në historinë e saj 2000 vjeçare. Kjo, në vetvete e bën Biblën një libër të paimitueshëm.
Përsa i përket gjuhës dhe përsosmërisë stilistike, Bibla nuk ka pretendime të tilla. Prandaj, në të nuk përmendet ndonjë sfidë që i drejtohet njerëzimit për të krijuar disa vargje apo kapituj të ngjashëm me të. Për më tepër, edhe vetë të krishterët pretendojnë se Bibla përmban gabime ortografike dhe gjuhësore. Gjuha në të cilën është shkruar Dhjata e Re greke është greqishtja demotike, gjuhë që i kushton pak ose aspak rëndësi zbatimit të rregullave gramatikore të greqishtes klasike. Duke krahasuar përsosmërinë stilistike të Kur’anit me papërsosmërinë stilistike të Biblës, von Grunebaum shkruan:

Në ndryshimin mes përsosmërisë stilistike të Kur’anit dhe papërsosmërisë stilistike të shkrimeve të vjetra, teologu musliman, pa u kuptuar, e gjen veten të një mendimi me shumicën e mendimtarëve të krishterë, opinioni i të cilëve në lidhje me tekstin biblik mund të përmblidhet më së miri me thënien e nxituar të Nietzsche, sipas të cilit Shpirti i Shenjtë nuk dinte ta shkruante mirë greqishten.[19]

Më tej, ai shqyrton qendrimin e teologëve perëndimorë në lidhje me standardizimin e procesit dhe hartimit dhe Biblës:

Pohimi i teologëve perëndimore që librat biblikë janë redaktuar nga autorë të ndryshëm dhe se, në të shumtën e rasteve këta libra ata mund t’i lexonin vetëm të përkthyer, lehtësoi lejimin e papërsosmërive në Shkrimin e Shenjtë, duke eliminuar pretendimet për përsosmërinë e tij stilistike. Mësimet e krishtera, duke e lënë autorin e frymëzuar nën udhëzimin e Shpirtit të Shenjtë, dhe pa brerje ndërgjegje përsa i përket stilit, nuk ka dhënë asnjë motivacion për të kërkuar një lidhje të saktë mes tekstit të shpallur nga njëra anë dhe gramatikës e retorikës nga ana tjetër. Në këtë mënyrë, kjo e ka çliruar teologun dhe kritikun nga sikleti i kërkimit të një harmonie mes dy botëve stilistike që, e shumta, do t’i hapte rrugën një koncepti ahistorik të përsosmërisë letrare dhe do të parandalonte çdo kritikë tekstuale dhe kontekstuale të Shpalljes...

Përveç kësaj, në Krishtërim, justifikimi për stilin “e papërsosur” të gjuhës biblike është thjesht problem arsimor – problemi qendron në erudicionin sekularist brenda Krishtërimit; ndërsa në Islam, pozicioni qendror i Kur’anit, si epiqendër e studimeve gramatikore dhe letrare nuk është vënë kurrë në diskutim, të paktën teorikisht, nga bashkësia e besimtarëve.[20]
Dhe, sa u tha më sipër përshkruan më së miri Biblën, përsosmërinë e saj stilistikore (ose mungesën e saj!), si dhe qendrimin e teologëve perëndimorë.
Dhe Allahu e di me mirë!

__________________________________________________________________________________________________________________________________


Referenca

[1] C J Lyall, Translations Of Ancient Arabian Poetry, Chiefly Pre-Islamic, Williams & Norgate Ltd., London, 1930.
[2] Ibid., fq. xlv-lii.
[3] Ibn Khaldun, The Muqaddimah, Franz Rosenthal (Translator), Vwllimi III, Routledge & Kegan Paul, London, 1958, fq. 368.
[4] A F L Beeston, T M Johnstone, R B Serjeant and G R Smith (Editors), Arabic Literature To The End Of The Ummayad Period, 1983, Cambridge University Press, fq. 34.
[5] Louis Cheikho, Shucara' 'al-Nasraniyah, 1890-1891, Beirut.
[6] Abu Ameenah Bilal Philips, Tafseer Soorah al-Hujuraat, 1988, Tawheed Publications, Riyadh (Saudi Arabia), fq. 28.
[7] E H Palmer (Tr.), The Qur'ân, 1900, Pjesa I, Oxford at Clarendon Press, fq. lv.
[8] H A R Gibb, Islam - A Historical Survey, 1980, Oxford University Press, fq. 28.
[9] Ibid., fq. 25.
[10] H A R Gibb, Arabic Literature - An Introduction, 1963, Oxford at Clarendon Press, fq. 36.
[11] Ibid., fq. 37.
[12] Alfred Guillaume, Islam, 1990 (Reprinted), Penguin Books, fq. 73-74.
[13] M A S Abdel Haleem, Grammatical Shift For The Rhetorical Purposes: Iltifat & Related Features In The Qur'ân, Bulletin of School of Oriental and African Studies, Vwllimi LV, Pjesa 3, 1992. (Tani edhe online)
[14] Mircea Eliade (Editor in Chief), The Encyclopedia Of Religion, Vwllimi 7, Macmillam Publishing Company, New York, fq. 87, Tek fjala I'jaz nga Issa J Boullata.
[15] Yûsuf Rahmân, The Miraculous Nature Of Muslim Scripture: A Study Of 'Abd al-Jabbar's I'jaz al-Qur'ân, Islamic Studies, Vwllimi 35, Numer 4, 1996, fq. 409.
[16] Ibid., fq. 415-416.
[17] The Encyclopedia Of Religion, Op.Cit, fq. 88.
[18] Ibid.
[19] B Lewis, V L Menage, Ch. Pellat & J Schacht (Editors), Encyclopedia Of Islam (New Edition), 1971, Vwllimi III, E J Brill (Leiden) & Luzac & Co. (London), fq. 1020 (Under I'djaz).
[20] Ibid.


Përktheu: Ornela Ademovi

//erasmusi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top