Sergej Esenin

*Mia*

Slave To The Rhythm
Sergej Esenin (1895-1925)

Sergei Aleksandrovic Esenin ishte nje poet i famshem lirik rus. (3 tetor 1895-28 dhjetor 1925)

U lind ne fshatin Kostandino, (sot Esenin), krahina e Rjazanit, ne nje familje fshatare ruse. Ende femije filloi te jetonte me gjysherit e vet. Nisi te shkruaje poezi ne moshen 9 vjecare. Ne moshen 17 vjecare, kur nisi te konsiderohej nga te afermit e vet si nje mrekulli e letersise, levizi drejt Moskes ku u regjistrua ne Universitetin Shteteror te Moskes si student me korrespondence. Studimet i braktisi pas nje viti e gjysem.
Poezia e tij e hershme frymezohej nga folklori rus. Ne vitin 1915 shkoi ne Shen Peterburg ku zuri shoqeri me poete si Aleksander Blok, Sergei Gorodetskij, Nikolai Klujev dhe Andrej Beli, duke u bere i mirenjohur ne qarqet letrare te ketij metropoli rus. Ndihme te jashtezakonshme ne promovimin e karrieres se tij letrare i dha Blok. Esenin thoshte se nga Beli mesoi formen poetike, kurse nga Blok dhe Klujev lirizmin.

Ne vitin 1915 Esenin botoi librin e tij te pare poetik “Radunica” dhe nje vit me vone “Rituali i vdekjes”. Permes poezise se tij te mprehte rreth dashurise dhe jetes se thjeshte, shume shpejt Esenin u be poeti i dites.

I bekuar nga Zoti, me fytyre te bukur dhe personalitet romantik, ai ra ne dashuri shume here dhe beri 5 martesa te njepasnjeshme.

Martesa e tij e pare u be me 1915 me nje bashkepunetore te tij ne shtepine botuese ku punonte. Ajo quhej Ana Izdrjadnova me te cilen beri nje djale, Jurin, i cili gjate terrorit Stalinist u arrestua dhe vdiq ne nje gulag (kamp perqendrimi dhe pune te detyruar) sovjetik ne vitin 1937.

Ne gusht te 1917 Esenin realizon martesen e tij te dyte me aktoren Zinaida Raik me te cilen pati dy femije, vajzen Tatiana dhe djalin Konstandin i cili shume vite me vone u be nje matematicien dhe statisticien i famshem ne SHBA...

Ne vjeshten e vitit 1921, ndersa po vizitonte studion e piktorit Aleksej Jakovlev, ai njohu balerinen e famshme amerikane me banim ne Paris Isadora Dankan (Isadora Duncan), nje grua e jashtezakonshme rreth 17 vjet me e madhe se ai, e cila nuk dinte asnje fjale rusisht, nderkohe qe Esenin nuk dinte asnje gjuhe te huaj. Ata u martuan ne 2 Maj 1922 dhe vendosen ta bejne muajin e tyre te mjaltit ne nje turne neper Europe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por ne kete periudhe te jetes varesia e Esenin nga alkooli kish dale jashte cdo kontrolli. Gjate dehjeve apo edhe drogimeve te tij Esenin fitoi manine e shkaterrimit te dhomave te hoteleve ku flinte dhe te restoranteve ku hante, duke u vene ne shenjester te botes se gazetave ne mbare boten. Keshtu, martesa me balerinen Dankan zgjati per nje kohe te shkurter dhe ne maj te 1923 Esenin u rikthye ne Moske.

Pak kohe me pas ai njohu aktoren Augustina Miklashevskaja dhe u martua me te ne nje ceremoni te thjeshte civile, megjithese eshte i njohur boterisht fakti qe ai nuk arriti te marre kurre divorcin nga Isadora Dankan.

Nje tjeter e dashur e poetit ne kete periudhe ka qene Galina Belislavskaja e cila i dha fund jetes se saj mbi varrin e Eseninit nje vit pas vdekjes se tij.

Ndersa jeta dhe skandalet e Eseninit sa vijne e rendohen ai ben edhe nje femije illegal, djale, me poeten Nadjezhda Volpin. Esenin nuk ia dha kurre atesine atij femije.

Dy vjetet e fundit te jetes se Esenin jane te mbushur me crregullime te personalitetit dhe dehje e drogime te vazhdueshme, por pikerisht ne kete periudhe ai krijoi poezite me te famshme te tij.

Ne pranvere te 1925 Esenin njeh dhe martohet me gruan e tij te peste, Sofia Tolstaja, gjyshi i se ciles ishte gjigandi i letersise ruse dhe boterore, Leon Tolstoi.

Ajo u perpoq qe t'i rrinte afer dhe ta ndihmonte poetin brilant, por tashme ishte teper vone pasi Esenin vuante nga sindroma te renda manjakodepresive, duke u shtruar per kurim nje mujor ne nje klinike psikiatrike.
Ndersa del nga klinika vetem per disa dite me rastin e Krishtlindjeve, ai pret damaret dhe me gjakun e tij shkruan poezine e Lamtumires dhe te nesermen ne mengjez gjendet i vetvarur ne tubat e ngrohjes ne tavanin e dhomes se tij ne Hotel Angleterre, kur sapo kish mbushur 30 vjec.

(Ka te dhena qe ajo ka qene vrasje e organizuar nga agjentet e GPU (KGB e ardheshme) dhe u kamuflua si vetvarje e Eseninit.)

Ne vitin 1925, pasi kish takuar Eseninin, Vladimir Majakovski shkruante:

“Me zor e njoha. Akoma me me shume veshtiresi refuzova kerkesen e tij per te pire dhe per t’u dehur, duke me tundur para syve nje tufe te bollshme karmonedhash. Ky imazh me shoqeroi ate dite deri ne mbremje, ku diskutova me ca miq tane te perbashket se si mund ta ndihmonim Eseninin te dilte nga ajo gjendje ekstreme, por sic ndodh rendom ne kesi rastesh asnjeri nga miqte tane nuk e vuri ujin ne zjarr per fjalet e mija… Esenin rrethohej vazhdimisht nga njerez te cilet nuk kishin asgje te perbashket me letersine, por qe shfrytezonin emrin dhe reputacionin e padiskutueshem artistik te tij ne mbare boten. Keta ishin pikerisht ajo race njerezore qe Esenin e kishte percmuar tere jetes, por ne ate gjendje sic ish katandisur ai ia dorezoi veten pikerisht atyre qe kishte urryer dhe percmuar…”

Edhe pse nje nga poetet me te medhenj te Rusise, shumica e poezive te tij u ndaluan gjate regjimit te Stalinit dhe Hrushovit. Vetem pas vitit 1966 poezite e tij u rifuten ne qarkullim ne BS.
Sot Sergei Esenin lexohet akoma nga miliona njerez ne tere boten dhe shume nga poezite e tij jane kthyer ne kenge popullore ruse.
Vdekja e tij e parakoheshme, antipatia qe kishte ndaj tij e ashtuquajtura elite, adhurimi nga njerezit e zakonshem dhe sidomos sjellja e tij sensacionale deri tej limiteve, e kthyen popullaritetin e tij artistik dhe vete Eseninin ne nje figure popullore mitike.

Esenin prehet ne Varrezen Vagankovskoje te Moskes. Varri i tij zbukurohet nga nje skulpture e bardhe mermeri e poetit me ekstravagant qe ka njohur Rusia.
 
Sergej Esenini për veten

Jam një bir fshatari. Kam lindur më 21 shtator 1895 në lokalitetin e Kuzminit të qarkut të Rjazanit, po në gubernën e Rjazanit.
Qysh në moshën dy vjeç, meqë babai ishte i varfër dhe kishte shumë frymë në familje, më dërguan te gjyshi nga nëna, i cili ishte mjaft në gjendje dhe kishte tre djem të rritur beqarë, me të cilët kalova gjithë fëmijërinë. Dajët e mi ishin djem çapkënë dhe kokëkrisur. Kur u bëra tre vjeç e gjysëm, më hipën në një kalë pa shalë dhe më lëshuan revan. Mbaj mend që u tremba shumë dhe u kapa fort pas jeles së kalit.
Pastaj më mësuan të bëja not. Njëri nga dajët (dajë Sasha), më merrte në barkë, më zhvishte e më hidhte si këlysh në ujë. Unë përplasja krahët si i çoroditur e i tromaksur dhe, kur mua gati më mbahej fryma, ai bërtiste: "Eh kuçkë! S’je për asgjë!" Fjalën kuçkë ai e kishte përkëdhelje. Më vonë në moshën tetë vjeç, një daje tjetër unë i zëvendësoja shpeshherë qenin e gjahut, duke notuar nëpër gjole për të kapur rosat e egra. Isha mësuar për bukuri të ngjitesha nëpër pemë. Për këtë ua kaloja të gjithëve. Kur mëllenjat nëpër mështekna nuk e linin ndokënd të flinte, unë ngjitesha shpejt dhe merrja çerdhet. Një herë rashë, po nuk pësova ndonjë gjë të madhe, u gërvisha pak në fytyrë e në bark, po theva një shtamë me qumësht që do t’ia çoja gjyshit që po kosiste.
Midis fëmijëve isha gjithnjë i parë dhe sherrxhi i madh, dhe kthehesha në shtëpi përherë i gervishur. Për këto prapësira më bërtiste vetëm gjyshja, kurse gjyshi më nxiste nganjëherë edhe vetë për sherr dhe i thoshste gjyshes: "Mos e nga moj budallaqe. Ashtu do të bëhet më i fortë".
Gjyshja më donte me gjithë shpirt dhe dashuria e saj nuk njihte kufi. Të shtunave më lanin, më prisnin thonjtë e më lyenin kokën me vaj, se flokët e dredhur mezi më kriheshin. Po edhe vaji s'më bënte shumë dobi. Përherë bërtisja e madje edhe tani sikur s’para i pres me kënaqësi të shtunat.
Të djelave më dërgonin gjithnjë në kishë dhe që të siguroheshin se veja vërtet, më jepnin 4 kopejka. Dy kopejka për naforë dhe dy për t’i hedhur te kondizma e Shenjtorit, po unë paguaja vetëm për naforën, kurse te shenjtori bëja sikur hidhja, po s’hidhja gjë dhe ia mbathja në varrezë e luaja me kalamjtë.
Kështu më kaloi fëmijëria. Kur u rrita, donin të më bënin mësues fshati, ndaj më shpunë në një eminar fetar, pas mbarimit të të cilit duhej të shkoja në Institutin Pedagogjik të Moskës. Për fat të mirë, nuk ndodhi kështu. Metodika dhe didaktika më kishin ardhur në majë të hundës dhe as doja të dëgjoja më për to.
Vjersha kam filluar të shkruaj herët, nëntë vjeç, por, me ndërgjegje të plotë, krijimtarisë i hyra kur u bëra 16-17 vjeç. Dhe vjersha të kësaj moshe i kam botuar në librin tim të parë "Përshpirtja".
Kur u bëra tetëmbëdhjetë vjeç, habitesha pse gazetat nuk m'i botonin krijimet që u dërgoja dhe befas ia mbatha në Petërburg. Atje nuk më pritën keq. I pari që njoha ishte Blloku, i dyti, Gorodeckij. Kur takova Bllokun, më rrodhën djersët çurg, sepse për herë të parë po shikoja një poet të gjallë. Gorodeckij më njohu me Klujevin, që s’ia kisha dëgjuar ndonjëherë emrin. Me Klujevin u bëmë miq të ngushtë, miqësi që e vazhdojmë edhe sot, pavarësisht se kemi gjashtë vjet pa u takuar.
Tani ai jeton në Viterg, më shkruan se ha bukë me krunde e se ka mbetur për faqe të zezë dhe se i lutet Zotit që të mos vdesë me turp.
Viteve të luftës dhe revolucionit, fati më përplasi sa andej këndej. I rashë Rusisë kryq e tërthor nga Oqeani i Ngrirë i veriut, e deri në detin e Zi dhe atë Kaspik, nga Perëndimi në Kinë, Persi dhe Indi.
Kohën më të mirë të jetës sime quaj vitin 1919. Atëherë kaluam një dimër me 5 gradë temperaturë brenda në dhomë. S'kishim asnjë shkop dru.
Në PKR nuk hyra asnjëherë, sepse e quaj veten shumë më të majtë.
Shkrimtari im më i dashur është Gogoli.
Kam botuar shtatë libra. Tani po punoj mbi diçka të madhe, të titulluar "Vendi i horrave".
Në Rusi, kur s’kishte letër, me Kusikovin dhe Mariengofin i shkruanim vjershat në muret e manastirit të Përkushtimit, ose i recitonim ku të mundnim nëpër bulevard. Amatorët më të mirë të poezive tona ishin prostitutat dhe banditët. Me ta ishim miq përherë. Komunistët na urrejnë tmerrësisht.
U dërgoj përulësisht të fala gjithë lexuesve dhe pakëz vëmendje përpara tabelës "Lutem mos qëlloni!"
 
RREFIMI I HULIGANIT

Gjithkush të këndojë s’di,
As gjithkujt i takon, si mollë,
Ndër këmbë të tjerësh të bjerë.

Rrëfim më të madh se ky,
Huligani s’ka bërë asnjëherë.

Shpupurisur kështu, dua vetë,
Me kokën, si llampë vajguri mbi sup, të bredh:
Vjeshtës së shpirtrave tuaj, vjeshtë pa fletë,
Dritë në terr t’i hedh.
Më pëlqen kur të shara dëgjoj,
Dhe kur gurët më vinë si breshër,
Vetëm ngre duart
Dhe flakën e flokëve mbroj.

Sa mirë më vjen n’atë çast, kur tek mbrohem ashtu,
Kujtohem se ka dhe një pellg mes blerimesh mbi
tokë,
Se kam edhe unë një mëmë e një babë dikur,
Që për vjershat e mia vërtet s’çajnë kokë,
Veç të shtrenjtë më kanë, si fushën e si bereqetin,
Si shiun, që jetën gjallon në pranverë;
Për çdo të bërtitur ndaj meje, do suleshin rreptas
Si cfurqe mbi ju, njëherësh!

Të varfrit e mij katundarë!
Tani u rrëgjuat e rroni
Me frikën e zotit dhe fundit të zi të kënetës;
Oh, po si nuk kuptoni
Që sot në Rusi biri juaj
اmohet mbi gjithë poetët?
Mbani mend? Ju pikonte në zemër,
Kur zbathur dikur pllaquritej nëpër baltovina,
Kurse sot mban cilindër
Dhe këpucë llustrina.
Po huqet e hershme të fshatit,
Kur bridhte pa fre, s’i harron;
اdo lope, nga çengeli i dyqanit të kasapit,
Të fala që larg i dërgon.
Papo kur shesheve sheh karrocierë,
Erë e plehut ndër mend i bie,
Dhe bishtin e çdo kali gati është aherë
Ta mbajë si bisht fustani nusërie.

E dua atdhenë,
E dua fort atdhenë,
Sidoqë ka një ndryshk të shelgtë brenge.
Dhe derrat feçkëndotur më pëlqejnë,
Dhe zhurma e bretkosave ndër pellgje.
Sa mall kam për vitet fëminore,
Për ato mbrëmje prilli, që s’më shqiten nga kujtimet:
Gulaç sikur qëndronte panja jonë mes oborrit
Dhe ngrohej në zjarr të perëndimit.
Sa herë nëpër degët e saj jam kacavjerrur,
Sa vezë sorrash kam vjedhur ndër fole!
A thua e ka blerimin e atëhershëm
Dhe koren e lëmuar ende?
Po ti, o qeni im,
Besniku im i shkretë?!
E di, je plakur mjaft e je verbuar
Dhe angullin oborrit bishtpërpjetë,
Se dyer e haure ke harruar.
Oh, e mbaj mend dhe sot e kësaj dite,
Si copn’e bukës kapnim ne së toku
Nga dorë e nënës, e si e kollofitnim,
Në pjesë pa i hyrë shoku-shokut.
Njëlloj edhe sot kam mbetur!
Sytë më lulojnë po njëlloj,
Si lule kokoçelesh nëpër thekër;
Të shpreh atë ç’ka ndjej në shpirt më tepër.

Natën e mirë!
Të gjithëve natën e mirë!
Kosorja e muzgut po tringëllin mes barit...
Nuk di pse paskam sonte dëshirë
Hënën të shoh nga dritarja,
Oh, sa dritëz e kaltër! Në kaq kaltërsi,
S’të vjen keq as të zbresësh në varr.
Dhe cinik s’ka pse dukem aspak, që tani
Te menderja llampën po var.
O Pegasi i mirë e i lodhur,
Trokun tënd aq të butë a ia vlen këtë çast ta kërkoj?
Unë mjeshtër i egër kam ndodhur,
Për minjtë lavde këndoj.
ا’po më zien radakja, furrë e trazirë.
Verë flokët çaprazë kullojnë.
Një velëz e verdhë të jem, kam dëshirë,
Te ky vend, ku sot lundrojmë
.
 
Puthmë, moj e dashur, puthmë

Puthmë, moj e dashur, puthmë,
Gjer ne dhembje, gjer ne gjak.
S'e duron dot ftohtësirën
Zemr' e ndezur zjarr e flakë.

S'eshte kupa e përmbysur,
Mes gazmorëve, për ne.
Ti nje gje kupto, moj mike:
Veç nje herë jeton mbi dhe!

Shih, në mes të erresirës,
Hënën që shkëlqim vërshon;
Sikur t'ish një korb i verdhe,
Përmbi tokë fluturon.

Puthmë de! Se kalbësia
Këngën time ma kendoi;
Ka te ngjarë, qielli sipër
Fundin tim parashikoi.

Eh, moj forcë që s'venitesh!
Do të vdes kjo s'ka dyshim!
Vetem dua t'i puth mikes
Buzët gjer në fundin tim!

Që pa turp edhe pa ndrojtje,
Embëlsisht kur t'ëndërroj,
Tok me shushurima vishnjesh,
"Jam e jotja,- te jehojë."
 
Ndermend sjell...

Ndermend sjell e dashur gjithmone
Shkelqimin e flokeve te tua.
Erdh koha qe neve u ndame;
E rende ka qene per mua.

Kujtoj ate mbremje vjeshtore
E zhurma gjethesh te thate,
Le te ishin te shkurtera ditet,
Se hena na ndrinte me gjate.

Mbaj mend si me the ti nje mbremje:
"Do shkojne te kaltertat vjete
Dhe ti do t'me harrosh, i dashur
Do shkosh kushedi me nje tjeter."

Dhe sot dega e mbushur me lule
Per ty ç'me kujtoı prap mua.
Sa embel me lule mbulova
Dikur kaçurrelat e tua.

Dhe zemra ty pa te braktisur
Nje tjeter duke dashuruar,
Porsi nje rrefenje te dashur
Gjıthmon' te kujton pa pushuar.


(Perktheu I. Kadare)
 
Si ia shpie moj nënokja ime?

Mirë jam dhe unë. - Të përshëndes!
Në atë izbën tënde paç bekime
Mbrëmjeve kur muzgu zë të zbresë.

Po më thonë se fort je merakosur,
Bëhesh vrere për fatin tim të nxirë,
Del e sheh tej rrugës së pasosur,
Mbledhur shuk me shallin cop' e grirë.

Dhe kur bie mbrëmja rreth e qark,
Një vegim i shkretë të shtika frikën:
Se në një mejhane diku larg
Vjen një horr edhe më ngulka thikën.

S'ngjet asgjë, nënoke! - Mbaje shpirtin:
ثshtë veç një makth që po të shtar.
Aq i lig nuk jam sa ç'dërdëllisin
Dhe s'do vdes me sy pa të parë.

Foshnjarak kam mbetur si dikur,
Me një ëndërr që gjithnjë më grish.
Jetandrallash mos mu shpiftë kurrë;
Veç në atë shtëpi të jem sërish!

Do të kthehem kur do gjethen degët,
Kur të harlise kopshti në blerim;
Veç nga gjumi mos më ngri kaq herët, -
Si tetë vjet më parë në agim.

Mos e zgjo atë që iu shpurritën
ثndrrat e një moshe patravajë.
Ti s'e di sa jetën ma sfilitën
Vuajtjet, që s'gjej dot prehje në asnjë skaj.

As të falem, - më ti mos më cit,
Siç ma bëje shumë vjet më parë.
Vetëm ti çdo dhimbje ma fashit,
Vetëm ti je gazi im i rrallë!

S'ka pse bëhesh njësh ti me trishtimin,
As të të hajë brenga e nxirë.
S'ka pse del e rrugës humb vështrimin,
Mbledhur shuk, me shallin cop' e grirë.


Sergej ESENIN

Shqipëruar nga Luan Rexhepi
 
Pe: Sergej Esenin

Ti S'me Do, S'te Dhimbsem Sadopak


Ti s'me do , s'te dhimbsem sadopakez
S'te ta mbushkam syrin , apo si?
Prape se prape ti ndizesh e merr flake
Tek shtrengohesh supave te mi
Mike epsh e tere lajka s'dua
As i vrazhde me ty s'sillem dot
Vec me thuaj sa keshtu si mua
Puthur e shtrenguar ke gjer sot.
Une e di te gjithe hije u bene
e s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa ulur ti s'ke lene
Sic po rri tani ne preherin tim.
Ndoshta ndonje tjeter sjell nder mend
Ti keto caste , syckat tek pulit
Mos pandeh se merzitem teper
Tjeter kend kam dhe une ne shpirt
S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
Po nje zjarr casti , vec ta dish
Sic te njoha rastesisht i qete
"Mirembetsh" te them serish.
Dhe do nisesh ti perseri udhen tende
Duke bere pluhur ditet plot merzi
Vec mos u mundo t'i marresh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri.
Krah per krah me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti , ku ta dish
Dhe une do kem dale shetitje dhe
Rishihemi serish.
Dhe me teper pas tij ti do ngjitesh
Dhe me kryet ulur ftohtesisht
"Mirembrema" do me pershendesesh
Kurse une "Mirembrema Miss"
Dhe asgje s'do me turbulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje.
Kush ka dashur, s'mund te dashuroje
Kush u dogj nje here, s'digjet me


Esenin
 
Pe: Sergej Esenin

C'te peshperine ty era
dhe rera c'te zhurmon?
Mos kreherin e henes
per floket enderron?

Te gjelbertat mendime
c'trazim ti ngryskerka valle?
Nen shushurimen tende
Nje brenge ndjej, nje mall!
 
Pe: Sergej Esenin

Enderronjes une jam, qe territ
ngjyren blu te syrit e perhumb
Erdha tek kjo jete si te tjeret
Tok me ta ta shtyje ashtu sic mund.

Ne te puth kete shprehi ma quaj
se kam puthur shume gjer tani.
Fije shkrepsesh sikur ndez e shuaj
gjithesahere flas per dashuri.

"Vdes per ty" "Te dua" "Pergjithemon"
kurse shpirti thelle asgje nuk ndjen
Po te rrish e te rremosh pasjonet
te verteten kurre nuk e gjen.

Ndaj s'ngushtohem fort per te kerkuar
zjarr e prush prej teje kot me kot
ti je meshtenkez e krijuar
enkas dhe per mua dhe per bote.

Gjithesesi edhe pse kaq te afert
ty te mbaj e zgjedhen e duroj
xhelozi nuk ndjej per ty dhe ashper
as qe te gjykoj a te mallkoj.

Enderronjes une jam, qe territ
ngjyren blu te syrit e perhumb
Edhe me ty jam mpleksur si te tjeret,
tok me ta ta shtyj ashtu sic mund.
 
Pe: Sergej Esenin

Dashuria? C'me vjen per te qeshur!
Ti me puth: akull une, akull ti.
Ndjenja ime, per dreq eshte rreshkur.
Ndjenja jote te cel nuk di.

Ah, ne ate zhuremim sikur t'isha
Si nje here e nje kohe, edhe sot
Si cunak ne padi te humbisja,
T'enderroja me tym ashtu kot.

Te enderroja, po vec dicka tjeter
Qe as toka, as bari s'e njeh,
Qe nuk di si ta quash me emer
se me fjale dot zemra s'e shpreh.



Syte blu

Bluza ngjyre qielli. Syte blu. Nuk e di
si mu shkrep t'i flisja mikes me dredhi.

"Mos po nis tufani? - pyeti ajo? -
"te hedh dru ne stufe, te te shtroj a do?"

"Atje larte, - ia ktheva, - dikush po na sheh
dhe lule te bardha po leshon mbi ne.

Hidhja drute stufes, shtrona shtratin, c'pret?
Se pa ty, ne zemer kam tufan vertet!


Fishkëllin era, erë e argjendtë,
Nën të mëndafshin zhurmim të dëborës.
Hera e parë që kaq me vëmendje
Vehten po shoh, si në shputë të dorës.

Tutje dritares, veç lagështirë.
Unë s’mërzitem. Brenga mëu shua.
Ndonëse më rrodhi aq e vëstirë,
Jetën e desha, prapë unë e dua.

Sa shoh një femër pakëz lozonjare,
Dridhem i tëri, ethet më kapin!
Sa shoh një trojkë, lëshohem përpara,
lart i kërcej e nuk di ku mbaj vrapin.

O lumturi, o gëzimet e mia!
Toka dhe vetë i do njerëzit të lumtur.
Kush gjithë dhëmbje qan si fëmia,
Duket, jo larg, një gëzim e ka humbur.

Jeta do marrë ashtu si të vijë,
Lehtë dhe thjeshtë, pa vrarë fort mendjen,
Ja pse, çapkëne, tej mbi korie,
Fishkëllin era, erë e argjendtë.
 
Pe: Sergej Esenin

Lamtumire!

Miku im i shtrenjte,lamtumire!
Ty ketu ne shpirt te kam,ta dish!
Fati po na ndan sot pa deshire,
Po diku do shihemi serish!

Lamtumire mik,pa fjale e lote!
Vetullat ti ngrysesh,s'ka perse.
Vdekja s'eshte gje e re ne bote.
As te rrosh nuk eshte gje e re.

---------
Nostalgi

Te kujtohen ato nete mike e dashur?
Shetitjet tona buze Neves se ngrire
Nen dritat e zbehta te fenerve te vjeter
Dy zemra, dy duar pa then naten e mir

Nuk ta harroj akullin ne qerpik
Ne syte e tu te kalter qe rrinin si kurora
Pushkinin recitoje gjat bulevardit antik
Dhe putheshim me zjarr gjer te Aurora

U ndame mike e dashur, u ndame pa deshire
Si akulli mbi Neve qe cahet nga pranvera
Malli me keput tek degjoj Nataline
Lermontovin tend sonte ma sjell Era.
-----------
Loti

Dje per nje kupe me vere
Me nje husar qendrova
I heshtur e me shpirtin vrer
Ne rruge larg veshtrova

"Perse ne rruge", ai me thote
"Shikon e nuk ben ze?
Ti s`ke percjellur gjer me sot
Ndonje njeri ne te"

E ula koken i nemitur
Me duf i peshperita
"Husar,e shtrenjta me ka ikur..."
Se thelli psheretita

Ne kupeze nje pike lot
Prej syrit sec me
"Per vajza qan ti foshnje kot?
Mblidhe veten" trimi me tha

Husar ti brenge s`pe ne jete
Nga une pra mesoje:
"Mjafton nje pike lot, medet,
Qe kupen t`a helmoje!..."
--------
Mos me braktis

Me jep doren te shkruaj
Te marre krahe mendimi.
Me jep pulsin e zemres
Mos te ngrij trishtimi
Me jep buzet e tua
Puthjen ta jap une
Eja , nxito hapat
Mos ke humbur udhe ?


Shkretetire e bore , hena farfurin
Vendi anembane , dergjur ne qefin
Dhe meshtenkat qajne, pyjeve pa jete
Kush keshtu ka vdekur ?
Mos valle une vete ?
------
 
Pe: Sergej Esenin

Te desha fort dhe ndoshta zjarr'i pare
Ne shpirtin tim s'u shua pergjithnje
Po ç'ta lendoj nje plage te perthare
Nuk dua te sendisesh kurre me

Te desha fort,i heshtur shpreseshuar,
Me ndrojtje,me zili,pa hapur goje.
Me ç'afsh e ç'zjarr te pata dashuruar,
Nje tjeter,dhente Zoti te te doje.
 
Titulli: Sergej Esenin

JO Mث KOT

Jo më kot fryjnë erërat,
Jo më kot stuhia buçet.
Sytë e mi dikush fshehtas
I dehu me dritë të qetë.

Dhe prej dikujt ëmbëlsia pranverore
Në mjegullën e kaltër më hoqi sot
Mua nga trishtimi mrekullisht,
Por jo që këtu, jo nga hyjnorja tokë.

Pikimin e qetë të qumshtit jo ankthin,
Tronditjen yjore jo dhimbjen,
Unë dua me kohë universin, përjetësinë
Sikur ato të ishin vatra ime, atdheu im.

Gjithçka në ta është bujare, e shenjtë,
Dhe ajo që dhemb shkëlqen,
Perëndimi, lulkuqe e ndezur,
Rrjedh çurg mbi qelqin liqen.

Një vegim në detin e grurit
I pafrenueshëm vjen në buzë
Qielli që sapo polli
Lëpin viçin e tij të kuq.

############################

LASHث

Lashë shtëpinë time atërore,
Kaltërsinë e Rusisë kam lënë.
Mbi pellgun me tre yje, panja
Ngroh trishtimin e plakës, nënë.

Hëna si një bretkosë e artë
Pasqyrohet në ujin e qetë.
Si ngjyra e një molle, thinja
U derdhe mbi mjekrën e atit,vetë

Jo, shpejt, shpejt s’do të kthehem !
Gjatë do këndojë, gjëmojë stuhi e epërme.
Kujdeset për kaltërsinë ruse
Panja e moçme mbi një këmbë të vetme.

Unë e di, ka gëzim në të
Sepse, shiu gjethet i lan,
Sepse, ajo panjë e moçme
Me kokën e tij më ngjan.
 
Sa e mirë qe Tanjusha, më të bukur s’kish në fshat;
Sarafani me tantella ç’hijeshi i kish në shtat.
Te përroi prapa gardhit zbriti vajza plot hare.
Përtej mjegullës së bardhë hëna luante me re.

Doli djali, uli kokën kaçurrele para saj:
“Lamtumirë! Me një tjetër, - i tha, - fatin do ta ndaj”.
U zbeh vajza, si qefini, porsi vesa erdh u ngri,
Si nepërkë iu nder gërsheti, zemrën i helmoi në gji.

“Oh, po ndaj dhe unë erdha, - ftohtas iu përgjegj ajo, -
Të të them se do martohem me një tjetër që më do”.
Në mëngjez gjëmoi kisha, një kurorë u vu atje;
Shkoi dasma mbi karroca, çifti s’dihej cili qe.

Kurse tutje s’qanin gjelat, pragu i Tanjës qe në vaj:
Një sopatë e zezë tëmblin plagë ia kish bërë asaj.
Pika gjaku kish kurorë balli i vajzës së pafaj...
Sa e mirë qe Tanjusha, më të bukur s’kish në fshat.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top