Serbët kërkojnë që të mos këndohet më kënga e Shotës në dasmat e tyre

legjenda

Tetova
Urrejtja dhe akuza e serbëve ndaj shqiptarëve, tashmë dihet, por prapë ata gjejnë mënyra e mënyra për të na shokuar me deklaratat e tyre të pavërteta dhe tendencioze. Ndoshta shumica nuk e kanë ditur por qysh moti ekziston kënga në gjuhën serbe “Shote, mori Shote”, e krijuar pikërisht sipas Shote Galicës.

Dhe tani serbët kërkojnë që kjo këngë më mos të këndohet kurrë, pasi heroinën kosovare, e akuzojnë për kryerje të një ‘krimi monstruoz’. Edhe pse kënga popullore “Shote mori Shote”, është mjaft gazmore, serbët tani thonë se ajo është krijuar për shkak të një ngjarje të tmerrshme, në të cilën të gjallë janë djegur në zjarr gjashtë fëmijë të një bariu serb.

Në të vërtetë, sipas serbëve, kjo këngë është krijuar sipas Shote Galicës, gruas së kryengritësit dhe luftëtarit të njohur shqiptar Azem Bejta, e cila thuhet se ka djegur gjashtë çobanët e vegjël, duke kënduar këngën “Hajde Shoto mashalla”, transmeton Zeri.info.

Dhe tek populli serb është ruajtur në mendje ngjarja kur Shote Galica kishte kapur 6 fëmijë në bjeshkën Mokra, i kishte lidhur, kishte ndezur zjarrin dhe të gjithë i kishte hedhur në të. Dhe derisa fëmijët po digjeshin në zjarrë, Shota kishte luajtur vallen e saj përreth zjarrit dhe kishte kënduar këngën: “Shote mori Shote, Shote mashalla, qysh moti dua Shote, që të vallëzoj ty”.
Sipas serbëve, në vendin ku ka ndodhur ky ‘krim’, ishte ngritur një përmendore, e cila kishte qëndruar deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, dhe pastaj autoritetet komuniste e kishte rrënuar, për të ruajtur vëllazërim-bashkimin.
Në video mund ta dëgjoni këngën në gjuhën serbe “Shote mori Shote”
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Serbët kërkojnë që të mos këndohet më kënga e Shotës në dasmat e tyre

po kjo me shum ngjan shqip, ska pse ju duhet serbeve.

Po edhe na urrejten a jo, sipas merites tyre ne nuk i duam më fare ata as si njerez e as si komb. Tung e paqin nga ne.
 
Titulli: Serbët kërkojnë që të mos këndohet më kënga e Shotës në dasmat e tyre

E ka bere vertet Shota kete krimin !!!!!!!
 
Titulli: Serbët kërkojnë që të mos këndohet më kënga e Shotës në dasmat e tyre

Hajde transformin historie hajde!

Cohu Shote nga varri nxirr te verteten ne shesh :D
 
Titulli: Serbët kërkojnë që të mos këndohet më kënga e Shotës në dasmat e tyre

Hera par se ndegjoj nje fabul till per shoten!ndoshta ka pas fjalen serbet per shoten se rrin ne uji.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top