Sekreti i lumturise se sherbetorit

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Mbreti tha: Pse shërbëtori im është më i lumtur se unë...?
--------
Një mbret e pyeti ministrin e tij: “Pse shërbëtori im është më i lumtur se unë, unë jam i pasur në pushtet, kurse ai është i varfër.
Përkundër kësaj, fytyra e tij gjithmonë është e zbukuruar me buzëqeshje, kurse unë jam i brengosur?”
Ministri i tha: “Zbatojeni rregullin 99!”
Mbreti e pyeti: “Çfarë është ky rregull?”
Ministri i tha: “Dërgojeni dikënd që para derës tij t’i vendosë 99 monedha ari me një mesazh se i janë dërguar 100 monedha ari dhuratë!”
Kur shërbëtori i gjeti monedhat me mesazhin, të gjithë familjarët i nxori jashtë shtëpisë dhe gjatë gjithë natës e kërkoi një monedhë e cila po mungonte. Të nesërmen në pallat erdhi i lodhur dhe i mërzitur. Në fytyrën e tij më nuk kishte buzëqeshje. E kishte një brengë shumë të madhe; si ta gjente monedhën e humbur!
Ai i harroi 99 monedhat e arit dhe krejt preokupimin e kishte si ta gjente monedhën e 100-të.
I këtillë është njeriu. Zoti i ka dhënë aq shumë begati saqë nuk mund t’i numërojë, kurse ai i shikon vetëm begatitë që nuk i ka.

“E nëse doni t’i numëroni dhuntitë e Zotit, atëherë nuk do të mund t’i numëroni. Njeriu, me të vërtetë, është zullumqarë dhe jomirënjohës.” (Kuran: Ibrahimi - 34)
 
Redaktimi i fundit:
Pikerisht!!
Lumturia eshte forme mendimi, nuk duhet shume cka qe ta gezojme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top