Sekretarja e “Djallit”, rrëfehet në moshën 105-vjeçare

Brunhilde Pomsel ishte brenda bunkerit të Furherit në Berlin kur Adolf Hitleri vrau veten teksa ushtrua ruse po avanconte drejt strofkës së tij të nëndheshme.

105-vjeçarja nga Bavaria ishte ndihmësja e Joseph Goebbels dhe do të shfaqet në një film në të cilën ajo flet për jetën e saj mbresëlënëse.

Pasi e la shkollën në vitin 1926, ajo nisi një stazh në një kompani hebree punimesh artizanale.

Më vonë, më 1929, kur qe e papunë, ajo nisi të punonte si ndihmës-sekretare për agjentin hebre të sigurimeve Dr Hugo Goldberg.

Më 1933-shin, ajo punonte me kohë të pjesshme për Dr Goldberg dhe autorin Nazist Wulf Bley.

Kur Dr Goldberg u largua nga Gjermania, kontaktet e saj të reja naziste i gjetën një punë brenda Stacionit Gjerman të Transmetimit dhe ajo iu bashkua partisë së Hitlerit.

Teksa punonte për stacionin radiofonik, ajo u vu re nga Joseph Goebbels dhe u caktua si ndihmëse e tij. Qe një detyrë të cilën e mbajti deri në momentin e vetëvrasjes së tij, 24 orë pas asaj të Hitlerit.

Teksa Gjermania po shembej mbi ta, ata që ndodheshin brenda bunkerit ishin të shqetësuar vetëm për furnizimet e tyre me alkol që po pakësoheshin teksa rusët po afroheshin.

Pomsel tha për The Guardian: ‘Përpiqeshim të siguroheshim që të mos mbeteshim pa alkol. Ajo ishte një nevojë urgjente në mënyrë që të kufizohej mpirja”.

Ata që mbetën brenda bunkerit prenë thasë të bardhë mielli që t’i përdorin si flamuj në mënyrë që të dorëzoheshin me avancimin e trupave sovjetike.

Më vonë ajo u arrestua dhe u dërgua pesë vjet në burg. Por në mënyrë të habitshme, pasi u la e lirë, ajo iu kthye punës te Korporata Gjermane Televizive ARD, duke u bërë sekretarja ekzekutive e koordinatorit të parë të ARD-së Lothar Hartmann deri kur ai doli në pension më 1971-shin.

Edhe pse kishte qenë në qendër të regjimit nazist, dhe një asistente e besuar të kreut të propagandës, Goebbels, Pomsel pretendon se ajo nuk dinte gjë për holokaustin, edhe pse një prej mikeve të saj më të ngushta të shkollës vdiq në Auschëitz.

Filmi, “Një Jetë Gjermane”, është një kronikë e historisë së Pomselit, që prej lindjes së saj në Gjermani përpara Luftës së Parë Botërore, e deri në këtë moment kur ajo është pranë vdekjes.

E megjithatë, autoritarizmi i formimit të saj kryesor nuk është asnjëherë edhe aq larg.

Ajo tha: ‘Njerëzit e sotëm nuk mund ta kuptojnë atë kohë. Ishte shumë ndryshe, një jetë me mendje të ndrydhur. Niste që me edukimin e fëmijëve, po të ishte mistrec, ndëshkoheshe.

‘Nuk ecje përpara me dashuri dhe mirëkuoptim. Ajo ishte bërë pjesë e jetës së familjeve, duheshin ndjekur rregullat, por njëkohësisht, duke spiunuar pak, duke gënjyer apo duke ia hehdur fajin dikujt tjetër.

‘Ndonjëherë i adhuroj të rinjtë e sotëm, nga ajo çfarë shoh nga Tv-ja, dhe mënyra se si qasen ata me probleme të tilla. Ua njoh meritën për këtë. Do kisha dahsur që edhe ne të ishim rritur kështu, por ja që duhet të ishim më të dëgjueshëm, dhe kjo ishte më e lehtë për të vënë rregull dhe për të ndëshkuar. اdo gjë funksionon më mirë, ka më tepër rregull. A është kjo më e dëshirueshme, kjo është punë tjetër”.

Duke qenë se ka jetuar gjatë terrorit nazist, Pomsel beson se shumica e njerëzve nuk bënin dot gjë për t’i ndihmuar ata që vriteshin nga regjimi.

‘Njerëzit që thonë sot se duhet të kishin bërë më shumë për ata të gjoërt, për hebrenjtë e persekutuar… Unë e besoj vërtet se ata do të donin. Por nuk do të kishin mundur të bënin gjë. Atëhere vendi ishtet nën njëfarë kupole. Edhe vetë ne ishim brenda një kampi të madh përqëndrimi”
Mapo.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top