Sa para ka fituar SHBA nga shitja e armëve?

LeVoyageur

Once upon a time...
Marrëveshjet e shitjes së armëve amerikane ndaj Arabisë Saudite gjatë administratës së presidentit Barack Obama arrin në 115 miliardë dollarë, duke thyer rekordin e këtyre lloj marrëveshjeve të nënshkruara në 71 vitet e fundit, shkruan Reuters, që citon një raport të Qendrës për Politika Ndërkombëtare (CIP) – raporton DITA.


Që nga janari i vitit 2009, Riadi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar 42 marrëveshje për furnizimin me të gjitha llojet e armëve dhe pajisjeve ushtarake, duke përfshirë edhe armët e vogla, municione, tanke, helikopterë, anije lufte, raketa tokë- ajër.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu u ofrojnë mbështetje teknike dhe trajnim ushtarëve sauditë. /DITA
 
Titulli: Sa para ka fituar SHBA nga shitja e armëve?

Industria e armatimeve, fatkeqesisht, eshte njera nder industrite qe gjeneron qindra mijera vende pune dhe para te majme.
 
Back
Top