Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Guest2

Antarë i Respektuar
Shkencëtarët ende nuk kanë përgjigje se cila gjini flet më shumë, por një gjë e dinë se femrat janë shumë më gojëndyra sesa meshkujt.
Sipas një studimi të vitit 2014, femrat i përdorin fjalët e ndyra 546 herë në një milion fjalë, përderisa meshkujt 540 herë.

Në vitet e hershme të viteve 1990’ta, femrat e kanë thënë fjalën ‘mu*’ katër herë më shpesh sesa meshkujt, por në vitin 2014 e kanë thënë 10 herë më shpesh.

Sidoqoftë, përderisa shumë njerëz mund të mendojnë se kjo sharje është një gjë e keqe, atëherë kemi lajme të reja për ju.
Sharja është shenjë e inteligjencës verbale – të paktën kështu thotë hulumtimi i publikuar në revistën Language Sciences.
Psikologët e këtij hulumtimi kishin zbuluar se njerëzit që shajnë më shpesh kanë aftësi më të fuqishme gjuhësore. Ata kanë cekur se personat që shajnë shumë e kanë aftësinë të kuptojnë se si t’i përdorin fjalët e ndryshme ofenduese në mënyrë ‘efektive’. /Telegrafi/
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Mqs, êshtê keshtu o gra ( bura) mos u kurseni tê perdorni fjalet e pista ., se permiresojmê fuqinè gjuhèsore lol
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Te perfeksionosh negativitetin qenka inteligjete?!

Ku po vete kjo bote?!
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Jo mire e ka,realisht i sjellshmi meret per budalla....por dhe nje inteligjent nga ana tjeter di te menaxhoj sjelljen e tij kundrejt te tjerve e menyren se si shprehet, te pakten une kesaj i them inteligjence...ne te kunderten je thjeshte nje llaphazan/e qe se ke shokun/en :p
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

E kam thene shume here , qe ofendimet vijne ne forma te ndryshme ...Madje ato me te rendat Vijne ...nga njerez qe e mbajne veten pikerisht si inteligjente & me kulture - kjo fare mire , mund te merret si nje dobesi e Madhe .

Gjithsesi ...Thelle & Thelle .. Nuk besoj qe Kane lidhje njera me tjetren , Por mbase fakti qe pjesa qe sjell artikulli ne fjale tregojne hapur dicka siperfaqesore & pa komplekse , godet rende k'te pjesen tjeter" inteligjente "... Ku I bien qe mos te jene edhe kaq inteligjente after all, pervecse zgjedhin nje stil te shemtuar , ku shpeshhere marrin duartrokitje per arsye te gabuara .
- So ... Ne nje rast te tille & per k'te arsye , jam shume Dakort me artikullin .
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Une sja pertoj personalisht kur me merzisin neuronet e trurit,ahhahahaha kuptohet ne ambjente konfidente dhe ku kuptohem .

Ama qe femrat qenkan me goje ndyra se meshkujt ,kjo asnjehere ne bote se besoj.
Pastaj disa situatq banale ,idesh apo doktrinash vetem banalisht pershkruhen.
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Oburra valojani tani, se e ka thene shkenca qe eshte shenje inteligjence. Sidomos kur shan ne sy te femijve iher, apapa ka lezet.
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Fjalet e pista nuk duhen perdorur sepse pastaj kthehen ne zakon/ves, te pashmangshme...gjithsesi mund ti thuash dikujt te q***** ropt,po kjo dmth qe sduhet ti flasesh me kurre nese ja thua...
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Zakonisht nuk shaj edhe aq shume por ndodhe qe ne komunikacion kur shoh ndonje budallek si psh kur, tani ne kohen e telefonave dhe viber, ndalen personat dhe bejne muhabet nga kerri ne kerr.

Ne keto raste behem shume inteligjent. Dmth ju shkoj deri ne brezin e 7-te.. mbare e mbrapsht.
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Mendoj se te shashesh,nuk tregon inteligjence,por pa aftesi per te kontrolluar veten.
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

mendoj qe "inteligjenca" e dikujt matet ketu........ :D
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Artikulli eshte kot.
jqr eshte nje e share

Tani si i bie jam inteligjente apo sjam ?

e mora vesh qe artikulli ishte kot..keto inicialet nuk i mora vesh..nuk eshte inteligjente te shash ,,inteligjente eshte te dish te shash :)
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

e mora vesh qe artikulli ishte kot..keto inicialet nuk i mora vesh..nuk eshte inteligjente te shash ,,inteligjente eshte te dish te shash :)

Tani ajo qe thashe eshte me filozofike sa mendohet :p

Une shava artikullin -> Artikulli kot
Keshtuqe tregova nje shkalle inteligjence ok?

Por fakti qe e shava me llafe te pista ( ku llafet e pista ne vetvete sjane te mira)
cme beri mua ?

Inteligjente apo jo ? I bie qe artikulli sna qenka kot atehere
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Tani ajo qe thashe eshte me filozofike sa mendohet :p

Une shava artikullin -> Artikulli kot
Keshtuqe tregova nje shkalle inteligjence ok?

Por fakti qe e shava me llafe te pista ( ku llafet e pista ne vetvete sjane te mira)
cme beri mua ?

Inteligjente apo jo ? I bie qe artikulli sna qenka kot atehere

fillove ti duke lujt cekash?!
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Prit tash shqipja kur ta nxjerrin ate fjalorin e fyerjeve shqip-shqip e tuj thene: Jam intelegjent une :hmm:shaj me liber :respekt:
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Po vallah, me sharje arrihet një shkallë më e lartë e civilizimit!
 
Titulli: Sa më shumë që shani aq më inteligjentë jeni?

Ka ndonje ketu qe nuk shane?

Une per vete shaje,e kam kshu per shkarkim nervash :p
 
Në përgjithësi, temat e shtypit qe fillojne me.... sipas nje studimi te koheve te fundit... nuk ia vlen te lexohen më tej, se dihet qe vetem budalleqe do të thone.
 
Shkencetare qe i kane shite drut.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top