Sa më shumë lexoni, aq më vonë plaket truri

auto_read-book-850x5661579848668-1-696x463.jpg

Studimi hap mendjen, por gjithashtu ndihmon për ta mbajtur atë në formë për shumë vite. Sa më i lartë niveli i arsimimit, rënia konjitive ose humbja e kujtesës dhe vëmendja humbin aftësinë me vonesë. Konfirmimi i lidhjes midis nivelit të arsimimit dhe shëndetit të trurit për të moshuarit vjen nga një studim i udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë.

Studimi përdori të dhëna të marra nga një anketë me aftësitë njohëse të një kampionimi prej 10.374 amerikanësh në vitin 2000 dhe të një mostre prej 9995 personash mbi 65 vjeç në vitin 2010. Personat u ndanë në disa kategori, sipas nivelit të arsimimit: me shkollë fillore, të mesme, të diplomuar dhe pasuniversitarë. Studimi nxori në pak se mes viteve 2000-2010 jetesa pa demencë është rritur, por veçanërisht tek ata më të arsimuar: 1.51 vjet për meshkujt dhe 1.79 vjet për femrat. Rritja e viteve të jetës pa probleme konjitive ishte shumë më e ulët në mesin e atyre me arsim të ulët, rreth 0.66 vjet për meshkujt dhe 0.27 vite për femrat. Ata që kishin arsim pasuniversitar kishin aftësi të ruajtjes së kujtesës edhe pas moshës 80-vjeçare.

Lexo.al
 
Qofte me dije,dija horizonti per trurin jane si ujit e burimit ne mes te veres. :))
 
E vertete ,ndaj kam shkeput dhe une cdo lexim qe te me ngelej truri 18 vjecar??????
Mos besoni mos besoni,po ta dini se nuk flasin kot studimet???????
 
Mendoj pa vend ky studim
 
Kam lexuar, shume, me te vertete shume.
Lexoj ende por vetem darkave tashme dhe jo si dikur.
Se di sa ndihmon ne mosplakjen e trurit por e di me siguri qe leximi vetem mire i ben njeriut.
Shakate menjane, edhe ne forum ka sa te duash postime plot vlera nga te cilat qofte per arsyetimin qe perdorin, qofte per shtjellimin apo permbajtjen jane shume te dobishme dhe te barazvlefshme me leximin e nje libri.
 
Ne tre muajit e fundit,me kane bere dhurate afer 10 libra. :))
Nuk kam shfletuar asnje faqe keto kohe,uroj te gjej nje fare terezie ,,,se perndryshe e shikoj diku nga vera kur te filloj sezionin e pushimeve.
 
Ne shoqerine tone te lexosh eshte fukarallek andaj librat jane kaq lire.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top