Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?


Shkruan: John Simpson / BBC

Këtë vit Britania do të përkujtojë 100- vjetorin e nisjes së Luftës së Parë Botërore.
Një shekull më vonë, a mund të shpërthejë një tjetër luftë botërore?
Duket e pamundur, por është pikërisht kjo ajo që njerëzit besonin kudo përpara vrasjes së dukës Franz Ferdinand nga një ekstremist serb në vitin 1914.
Natyrisht ka disa pika të nxehta sot. Europa dhe Rusia po shkëmbejnë akuza të forta për Ukrainën dhe Kina e Japonia po përplasen për disa ishuj të pabanuar në Detin e Kinës Lindore.
Ka veçanërisht dy rreziqe në këtë kohë.
Së pari, që vendet e vogla mund të tërheqin vendet e mëdha në luftë. Në vitin 1914, Rusia, Franca dhe Britania u përfshinë në krah të Serbisë, ndërkohë që Gjermania mbështeti Austrinë.
Së dyti, që qeveritë ndonjëherë tundohen të besojnë se mund të nisin një luftë të kufizuar, që mbaron me sukses në mënyrë të shpejtë.
Zakonisht e kanë gabim.
Sot ne mendojmë se bota jonë e globalizuar është kaq e lidhur sa kjo e bën të pamundur shpërthimin e një lufte të gjerë. Epo edhe në vitin 1910, një person, i quajtur Norman Angell, mendonte kështu.
Ai shkroi një libër të quajtur “Iluzioni i Madh”, ku theksohej se lufta do të ishte çmenduri nisur nga lidhjet e ngushta të tregtisë mes fuqive të mëdha.
Ishte një libër best- seller, por edhe pse kishte pak a shumë të drejtë dhe mori çmimin Nobel për Paqenn 22 vite më vonë, lufta shpërtheu gjithsesi.
Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar shumë 100 vite më pas. Pavarësisht se si duket, bota jonë është më pak e rrezikshme dhe më pak e prirur për luftë.
Kërcënimi i luftës bërthamore nuk qëndron më varur sipër nesh.
Për momentin në botë janë duke u zhvilluar 30 luftëra. Por ato janë shumë më pak shkatërruese.
Mes viteve 1950, kur shpërtheu Lufta Koreane, dhe vitit 2007, kur numri i vdekjeve në Irak nisi të binte, çdo vit kishte 148 mijë viktima në vit nga luftërat.
Nga viti 2008 deri në vitin 2012, shifrat kanë rënë në mënyrë dramatike në 28 mijë viktima në vit. Kjo shifër do jetë akoma më e ulët në vitin 2014.

Duke i vendosur shifrat pak më ndryshe, në 14 vite të shekullit të 21-të, numri mesatar i vdekjeve ka qenë 55 mijë, edhe pse ka akoma shumë debat në lidhje me numrin ekzakt të njerëzve që kanë vdekur gjatë pushtimit në Irak nga SHBA e Britania.
Kjo është gjysma e shifrave të vitit 1990 dhe një e treta e numrit të vdekjeve gjatë Luftës së Ftohtë.
Në fund, një tjetër vëzhgim komfortues.
Britania vuajti humbje të mëdha si rezultat i Luftës së Parë Botërore dhe epidemisë së gripit që shpërtheu në Europë pas saj.

Por nëse krahason shifrat e censusit në vitin 1911 dhe 1921, do të shohësh se popullsia britanike në të vërtetë u rrit gjatë atyre viteve me rreth 3 milionë.
A kemi ne një luftë botërore pranë?

Nuk mund ta dimë me siguri, jo më shumë se Normal Angell në vitin 1910.
Por këtë herë, me siguri, ka më shumë garanci për të shpresuar se nuk do ketë.
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

Megjithese kur ke te besh me Putinin kurre nuk i dihet, por megjithate besoj se Lufta e III-te Boterore nuk do te ndodhe se shpejti!?
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

0.........
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

Une them se ka shume shanse sidomos ne kto pasditet pranverore ku populli del per vrap me shpesh dhe varet me shume ne buze te gotes me vere.... loool
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

haha



Vrapi shkarkon stresin I ben njerezit me te mire si rrjedhim ska lufte.
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

Putini tall Koken me krejt boten se nuk i hyn luftes se boni u bo nervoz amerikani edhe edi rama per qata 5000 shqiptar qe jan ne Ukrain flake e kallim Mosken......

Mos mi prekni mihajlovat e ukranines se jo e treta po e katerta lufte pelcet
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

Putini do te tregoje qe eshte macho men por do I bin puplat shpejt sapo amerikani ti hudh ndonje rakete kshu gjasme si shi meteoresh.
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

o Une kam hallin se mos piktori merr aeroplanin e pare e ngjyros presidencen e rusise me Roze hahhahahhaha se per amerike e di qe sja mban atij
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

Marla i jep like dy mendimeve te ndryshme :D
Do doja te isha kurioze cf mendon vete Marla ?
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

Varet si i kupton ti ato qe lexon sepse jane 2 gjera te ndryshme.

Cfare do te dish konkretisht qe te te heq kuriozitetin per ambasaden pink per Putinin Luften e Trete Boterore apo per profilin edukativ dhe informativ tend? :D
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

Kur Kinezet do te ja fillojne luften e tyre !
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

0
te gjithe e dine se cfare ndodh nese do niste lufta
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

Vendimi i gabuar qe marrin qeveritaret , do e vuaj vec populli i shkret ku do vriten te pa fajshmit...
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

Varet si i kupton ti ato qe lexon sepse jane 2 gjera te ndryshme.

Cfare do te dish konkretisht qe te te heq kuriozitetin per ambasaden pink per Putinin Luften e Trete Boterore apo per profilin edukativ dhe informativ tend? :D

Pikerisht ketu tek pjesa e nenvizuar do ndalem.
Une personalisht kur pelqej mendimit e dikujte do te thote qe jam dakort me te
Dhe te pelqej edhe mendimin e dikujte tjeter komplet ndryshe, cf i takon te jem ? Hmmm

Ndaj isha kurioze thjeshte ti si mendon, do te kete lufte te 3?

Sa per temen per vete, mendoj se gjithsesi jo
Shtetet jane me koshiente, dhe i mbajne gjerat nen kontroll :)
 
Titulli: Sa janë shanset për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

Mendoj qe lufte te 3 nuk besoj se ka per sa kohe USA kontrrollon gjithcka dhe nuk i intereson te kete.
Nese nje dite te bukur ata do cohen me ate mendje atehere koshienca e shteteve do jete e pafuqishme para armeve berthamore kimike biologjike etj.

Une shpresoj shume tek nje lufte midis tokesoreve dhe alieneve me thene te drejten :p
 
Back
Top