Rusia u jep ultimatum forcave ukrainase në Krime

Kresha

A pretty face can never trick me
Rusia u ka dhënë ultimatum forcave të Ukrainës në Krime për t’u dorëzuar para orës 3 të mëngjesit të martën, ose do të përballen me pasojat, sipas burimeve të mbrojtjes në Ukrainë.
Zyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës në Krime ka thënë se komandanti i Flotës Detare të Rusisë i ka dhënë ultimatum marinës së Ukrainës për t’u dorëzuar në Krime apo do “të përballet me stuhi.”
Komandanti i flotës, Alexander Vitko, lëshoi ultimatumin mënjehëerë pas takimit të ministrit rus Sergei Lavrov me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, ku kishin rënë dakord për zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë.
Mijëra trupa ruse janë vendosur në Krime, rajonin autonom të Ukrainës, pasi parlamenti i Rusisë miratoi një mocion të shtunën.
Sipas Rusisë, ndërhyrja ushtarake është për sigurinë e shumicës etnike ruse dhe sigurimin e stabilitetit politik në gadishullin e Krimesë, në brigjet e Detit të Zi, ku Rusia e ka bazën e saj detare.
Shefi i OKB-së, Ban Ki-Moon ka ngritur shqetësime të dielën mbi zhvillimet më të fundit dhe i bëri thirrje Rusisë që të ketë bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë e Ukrainës, gjë të cilën Moska e ka refuzuar./mesazhi
 
Titulli: Rusia u jep ultimatum forcave ukrainase në Krime

Insha-Allah Veton, ama Putini nuk ua pyet dajt nga i kane. U fut ne Oseti, u fut atje edhe ne Gjeorgji, ca i bene ?
 
Titulli: Rusia u jep ultimatum forcave ukrainase në Krime

Hmm Nato është tepër e fort për Rusinë sot, është interes ma i madh Ukraina se sa Gjeorgjia, asht interes gjeostrategjik i perendimit .
 
Titulli: Rusia u jep ultimatum forcave ukrainase në Krime

Uroj t'mos filloi lufta andej, sepse ne fakt do t'ishte fillimi i nje lufte te ftohte. Se di, kam pershtypjen se Perendimi do ta le edhe Ukrainen ne Balte. Atje ekziston edhe nje numer i madh i tatareve musliman, qe perbejne rreth 13 % te popullates. Mos t'harrojme, Krimea ka qene pjese e shtetit Osman. Por Mustafai III e humbi me marreveshjen e Kucuk Kajnarxhese. Qe atehere ruset e kolonizuan, debuan shume tartare, disa prej te cileve ne i kemi ende ne Ballkan e qe mbajne mbiemra Tartari, dhe qe nga shek.18-te, e deri ne kohen e Hrushqovit, ajo ishte pjese e Rusise. Edhe pas krijimit te Ukraines dhe pas renies se Bashkimit Sovjetik, Krimea ngeli pjese e Rusise defakto, fale bazes ushtarake ruse te Sevastopolit. E si pasoje e Krimese dhe pjeseve rusfolese, Ukraina ishte gjysem-moter e Rusise.

Ajo cfare po ndodhe sot ne Ukraine, kam bindjen se eshte edhe pjese e planeve te bankiereve perendimore te cilet duan te vjedhin uzinat, fabrikat e arat e ukrainaseve ashtu sic ben ne Kosove, Shqiperi e krejt Evropen Lindore. Padyshim qe pas bankiereve jane edhe strateget perendimore qe duan ta izolojne Rusine nga Deti i Zi, kjo nuk diskutohet Veton :)
 
Ndalet Putin, urdhëron trupat ushtarake të tërhiqen nga kufiri me Ukrainën

RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin nëpërmjet një konference për shtyp në Kremlin urdhëroi, papritur, trupat ruse që po kryenin stërvitje ushtarake që prej të mërkurës së kaluar, që të tërhiqen në bazat e tyre.

Sipas tij, edhe pse në Ukrainë ka ndodhur një grusht shteti nuk është e nevojshme ndërhyrja ushtarake për momentin.

“Në Ukrainë ka ndodhur një grusht shteti. Janukoviç pranoi kërkesat e protestuesve, u largua për disa takime. Në këtë moment opozita vendosi largimin e tij. Pushteti u mor me armë. Por i vetmi president legjitim në Ukrainë është Janukoviç”, tha Putin, ndërsa shtoi se “Ndryshimi i paligjshëm nuk mund të mbështetet”.

Putin tha se, për momentin nuk është e nevojshme të ndërhyhet ushtarakisht në Ukrainë, edhe pse mundësia mbetet. Sipas tij “Rusia ka të gjitha të drejtat dhe të gjithë forcën të mbrojë rusët në Ukrainë”.

Numri një i Rusisë tha më tej se, duhet të veprohet sipas demokracisë. Ai shtoi se, “Shpresojmë të mos cënohet populli ynë”.

Duke folur për rajonin e Krimeas, Putin tha se, ‘E ardhmja është në dorën e banorëve të këtij rajoni, por çdo vendim për të ndërhyrë ushtarakisht atje, do të jetë legjitim, do konsiderohet si një mision humanitar”, tha ai.

Ndër të tjera, Putin siguroi se Rusia nuk do të provokojë lëvizje separatiste në Krime.
“Nuk janë ushtarë rusë ata që qarkullojnë nëpër bazat ushtarake ukrainase të Krimeas”, tha ai.

Ndërsa duke komentuar deklaratat e SHBA dhe të gjithë anëtarëve të G7, që kërcënuan se nuk do merrnin pjesë në samitin e G8 në Sochi, Putin tha: “Jemi gati të mbledhim G8, por partnerët tanë nuk duan të vijnë dhe le të mos vijnë”.

Në lidhje me mundësinë e sanksioneve ndaj Rusisë, Putin paralajmëron: “Kush do t’i vendosë sanksione Rusisë, duhet të mendojë për pasojat, pasi dëmet do jenë reciproke”.

Putin kishte urdhëruar të mërkurën e kaluar kryerjen e përgatitjeve të trupave të njësive ushtarake të perëndimit, një teritor shumi i gjerë në kufij me Ukrainën, Bjellorusinë, vendet balltike, Finlandën dhe Arktikun, dhe njësitë ushtarake të qendrës, për të verifikuar aftësitë e tyre në luftim.

Ky operacion do të zgjaste deri në 3 mars dhe mobilizoi 150 mijë ushtarë.

(m.a/BalkanWeb)

--------------------------------------------

Krahasimi me Kosovën

Presidenti rus gjithashtu tha se, Moska nuk do të provokojë lëvizje separatiste në Krime dhe nga ana tjetër shtoi se, “stërvitja ushtarake ishte “e parashikuar” dhe se nuk ka lidhje me situatën në Ukrainë.
Por, presidenti rus ka krahasuar rastin e Krimesë me Kosovën duke kërkuar që qytetarët e këtij rajoni duhet të lihen të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre.

KOHA.net
--------------------------------------
----------------------------------------

Permendja e Kosoves nuk eshte asgje me shume se propagande e Rusise per te justifikuar veprimet e saj absolutisht te kunderligjshme.

hajduti
 
Titulli: Rusia u jep ultimatum forcave ukrainase në Krime

Vleresoj gjestin e Rusise armiqe i kemi ama te pakten bene levizjen per mbrojtjen e interesave te qytetareve te vet./
 
Titulli: Rusia u jep ultimatum forcave ukrainase në Krime

Mesa kuptoj eshte se Putini po tall menderen me gjithe planetin. Po krijon kete tension e ankth komplet artificial per te ridimensionuar pozitat e Rusise ne arenen nderkombetare. Nuk e besoj se do kete ndonje perplasje ushtarake, pasi nuk eshte ne interes te askujt, aq me pak Rusise. Teater u duk, i tille perfundoi.

hajduti
 
Back
Top