Rusia përjashtohet nga G8

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Presidenti amerikan Barack Obama dhe liderët e tjerë botërorë kanë vendosur t’i japin fund rolit të Rusisë në grupin e 8 kombeve më të industrializuara të botës, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë gjatë së hënës.

Rusia-Out-G8.jpg


Lëvizja për të pezulluar anëtarësinë e Rusisë në G8 është përgjigjja e fundit e drejtpërdrejtë nga vendet kryesore aleate, për shkak të aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.

“Ligji ndërkombëtar ndalon marrjen e një pjese territori apo të së gjithës nga një shtet tjetër, përmes detyrimit apo forcës”, thuhej në deklaratë. “Ndjekja e kësaj rruge shkel parimet mbi të cilat është ngritur sistemi ndërkombëtar. Ne dënojmë referendumin e jashtëligjshëm të mbajtur në Krime, në shkelje të
Ukraina
plotë të Kushtetutës së Ukrainës. Ne dënojmë gjithashtu fuqimisht përpjekjen e jashtëligjshme të Rusisë për të aneksuar Krimenë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe detyrimet specifike ndërkombëtare”.

Më herët, gjatë ditës, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, tha se përjashtimi nga G8 nuk do të ishte një rrugëzgjidhje e mirë.

“G8 është një organizatë informale, e cila nuk ofron ndonjë kartë anëtarësimi dhe, bazuar te përshkrimi i saj, nuk mundet të përjashtohet askush”, tha ai gjatë një konference për shtyp. “Të gjitha çështjet ekonomiko-financiare përcaktohen në G20, ndërsa G8 ka për qëllim ekzistencial të qenit një forum dialogimi mes vendeve kryesore të Perëndimit dhe Rusisë. Nëse partnerët tanë perëndimorë besojnë se ky format organizimi nuk do të ekzistojë më, atëherë le të bëhet kështu. Të paktën, ne nuk jemi dhe aq të dhënë pas këtij formati, kështu që nuk ndjejmë ndonjë keqardhje të madhe nëse ky grup nuk do të mblidhet. Ndoshta, për 1 vit apo 2, do të jetë një eksperiment për ne, për të parë se sa gjatë mund të jetojmë pa të”.

Pas një ngërçi të reformave ekonomike, Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia dhe Italia shtuan Rusinë në grupin e tyre gjatë vitit 1998, duke e transformuar atë nga G7 në G8.

Një zëdhënës i kryeministrit britanik, David Cameron, konfirmoi për CNN se një samit i grupit i planifikuar fillimisht të mbahej në Qershor në Sochi të Rusisë, ku u mbajtën edhe Lojërat Olimpike Dimërore, tashmë është anuluar.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Europë janë “të bashkuar dhe të vendosur për t’i paraqitur kostot Rusisë për veprimet e saj të fundit”, tha Obama, më herët gjatë ditës në Holandë. / Top Channel
 
Back
Top