Rusia mund ta pushtojë Evropën brenda 48 orëve, thotë ish-gjenerali i NATO-s

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Një ish-shefi i NATO-s ka paralajmëruar Evropën mund të jetë në mëshirën e një sulmi të afërt nga Rusia, dhe pa asnjë plan për kundërpërgjigje.
Rusia mund ta pushtojë Evropën brenda 48 orëve, thotë ish-gjenerali i NATO-s

Gengjerali Richard Barrons pretendon se Rusia mund të vendosë avionë luftarakë, anije dhe trupa ushtarak në të gjithë Evropën brenda 48 orësh nëse dëshiron, me NATO-n që është shumë larg me një kundër përgjigje të efektshme.

Barrons thotë se mënyra se si shtetet e mëdha evropiane si Italia, Gjermania dhe Franca nuk po e marrin seriozisht agresionin rus, mund të çoj drejt humbjes së tokës, detit dhe hapësirës ajrore evropiane.

Vendet në kufi të vendit që udhëhiqet nga presidenti Vladimir Putin, janë të shqetësuar për kërcënimin nga fqinji i tyre, Rusia, derisa vendet e Evropës Perëndimore nuk janë shumë të fokusuara në atë çështje.

Shumica e bllokut të Evropës është e fokusuar tek zvogëlimi i rrezikut nga terrorizmi ndërkombëtar dhe migrimi nga shtetet e Lindjes së Mesme.
nato-730x440.jpghttp://www.insajderi.com
 

Attachments

  • nato-730x440.jpg
    nato-730x440.jpg
    43.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Rusia mund ta pushtojë Evropën brenda 48 orëve, thotë ish-gjenerali i NATO-s

Cna merzisin kot.
 
Titulli: Rusia mund ta pushtojë Evropën brenda 48 orëve, thotë ish-gjenerali i NATO-s

...nuk do te kete L3B sepse Rusia tashme eshte zbrapsur. Sapo e kercenuan me sanksione menjehere nuk guxoi te hynte me thelle ne Ukraine ndersa te sulmohet nje anetar i NATO-s eshte rrezikshmeri e madhe qe madje as Putini nuk do te guxonte ta bente kete.

hajduti
 
Back
Top