Rusia lëshon një video nga sulmet ajrore në Siri

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Rusia ka nisur valën e parë të bombardimeve ajrore kundër ISIS në Siri pikërisht në qytetin e Homsit, një nga zonat që militantët e kanë kthyer në bastionin e tyre. Avionët ushtarakë rusë vunë në shënjestër pajisjet ushtarake të xhihadistëve, qendrat e tyre të komunikimit, automjetet si edhe municionet.

Pas sulmeve të para, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka lëshuar edhe pamje nga sulmet në Siri, ndërsa ka thënë se sulmet janë kryer në 8 objektiva të Shtetit Islamik.


Gjenerali rus, Igor Konashenkov u shpreh për mediat se këto janë thjesht objektivat e tyre të para.
Por, një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha për CNN se, sulmi ajror rus pranë qytetit Homs nuk tregonte “strategji” në aspektin e luftimit të ISIS, por një lloj tjetër strategjie, atë që Rusia kërkon të rrisë influencën e saj.

Po ashtu ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndërmend që të ndalojnë bombardimet ajrore të nisura nga Moska, por sipas tyre Rusia ka vepruar gabim, duke zgjedhur të operojë në të njëjtën zonë ku forcat amerikane po luftonin ISIS gjatë muajve të fundit. Ishte pikërisht një gjeneral rus ai që i kërkoi disa zyrtarëve amerikanë të tërhiqnin trupat e tyre nga qyteti i Hormsit, me qëllim që të mos kishte përplasje mes forcave të tyre dhe koalicionit ndërkombëtar.

Sipas mediave shtetërore ruse, urdhëri u mor nga Dhoma e Lartë e Parlamentit që i dha miratimin Presidenti Vladimir Putin për të përdorur forcat ajrore në Siri. Votimi erdhi pas një kërkese nga Presidenti sirian Bashar al-Asad për ndihmë ushtarake në luftimin e ISIS.

Kohët e fundit marrëdhëniet e Asadit me Uashingtonin janë ftohur edhe më tepër për shkak të këmbënguljes së administratës Obama për të larguar pushtetin nga duart e tij dhe duke e cilësuar atë si diktator. Për këtë arsye presidenti sirian i ka kërkuar homologut të tij Putin, që forcat ajrore ruse të ndihmojnë ushtrinë e Asadit në luftën kundër terrorizmit. Por pavarësisht pranisë së bazave ushtarake ruse në Siri, Vladimir Putin ka deklaruar se Kremlini do të ndihmojë forcat siriane nga ajri, por jo me ndërhyrje ushtarake tokësore.

/ Top Channel
 
Titulli: Rusia lëshon një video nga sulmet ajrore në Siri

Kjo tregon se situata do te perkeqesohet edhe do te pershkallezohet edhe me tutje si ne Siri poashtu edhe ne Irak.

Situata ne Siri po dramatizohet edhe me tutje.

hajduti
 
Back
Top