Rusi, gjendet i vrarë kritiku i Putin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një aktor i njohur rus, njëkohësisht një ndër kritikët më të zëshëm të Vladimir Putin u gjet në një pellg gjaku në shtëpinë e tij në Moskë.

Policia njoftoi për mediat se Alexei Devotchenko, 49 vjeç, u gjet i vraë në apartamentin e tij në veri të kryeqytetit.

“Ka arsye të besojmë se bëhet fjalë për një vrase kriminale”, thuhët në deklaratën e policisë.



aktorirus.jpg



Devotchenko ishte një aktor i njohur pjesë e disa serialeve në televizionet ruse, por edhe një ndër aktorët më të paguar të teatrit elitar në Moskë.

Disa raportime thonë se trupi i pajetë i 49-vjeçarit u gjet nga një miku i tij në ballkon, të tjerë thonë se trupi është gjetur brenda banesës.

Policia thotë se është ende herët për të folur për autorësinë dhe motivin e vrasjes, ndërsa shton se hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë.
/ Top Channel
 
Back
Top