Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

Hartini

Antarë i Respektuar
Duke u mbeshtetur tek te dhenat e fundit te Stat Bel , del se rroga mujore mesatare e nje belug
rrah diku nga 3200 euro brut ne muaj .
Kjo varjon ne baze te krahinave , psh ne Bruksel esh .te me e madhe se mesatarja , rreth 3700 brut ne muaj .

Po ne shtetit ku banojne antaret e fv sa eshte rroga mesatare mujore ?
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

Ne Kosove mesatarja sillet diku 330 evro :(

Eshte njejte thuajse si mujoret e femrave. Te vjen nje here ne muaj, zgjat 5-7 dite dhe po zgjati me shume, garant ta ka mbarsuar xhepin dikush ;)
 
qe kur kshtu !? me sa e di 200 osht !?
 
T'kam thane mos u merr me shifra se s;bejne pune per ty :yep:
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

€695.78 ne jave...0.4% me shume se vjet. Ne muaj i bie rreth €2,783.
Ndertimi paguan pak me mire, rreth €718 ne jave. Pastaj do minus edhe taksat. Kto jane te dhenat statistikore te fundit.
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

Rroga eshte e madhe por ndoshta dhe jetesa eshte goxha... Gjthss ktu te une, shpenzimet e cmimet jane si ne shqiperi, ndersa rroga mesatare 1000 euro muaji... Mjeksia paguhet me shume shkon deri ne 3000 euro muaji. Flas per te sapodiplomuarit... arkitektura pas nja 5 vjetesh dhe po pate licensen shkon diku te 4000 euro muaji a me shume...
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

Eshte e veshtire ta percatosh ketu ,
Rroga mininale eshte $10.25 /ore
Per puntoret qe punojne neper restorante minimumi eshte $8.90/ore +bakshishet
Studentet 9.60 / ore
Si pune krahu rrogat me te mira i merr ndertim , varet nga vjetersia apo titulli por marrin diku tek $25-35/ore
Pastaj ka nga ata qe paguhet rroge vjetore , varet sipas kontratave.
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

Pse nuk po tregoni se per cilin vend jane keto mesatare? Psh. Legally_Sweet, Soulmind dhe BeniT per cilat shteti jane keto te dhena?

Ne Kosove mesatarja vertete eshte 330 €, por ne kete mesatare ndikojne rrogat e atyre barkemedhenjeve qe jane ne pushtet...e kjo e rrit mesataren, prandaj deri diku mire e ka Ado qe mesatarja normale nuk i kalon as 200 €.
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

Për Kosovë keto vitet e fundit ka qenë nga 300 ne 370 euro , sipas Entit për Statistika , sigurisht ketu futen të gjithë sektoret sepse ka sektore ku rroga është shumë me e vogel se kaq , por ka të tjera kur tejkalon dhe keshtu nxjeret një mesatare .
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

O Veton, mesatarja e 1500 euro dhe 200 Euro eshte 850 por nuk eshte mesatare reale kete edhe Ado desheron me e potencu...

Shumica e punetoreve ne Kosove, punojne ne dy sektore: Sherbime (hotelieri, tregti, zyra te ndryshme e te ngjejshme) dhe ndertimtari. Dhe tash imagjino qe nje kamarier, apo nje shites paguhet prej 150-200 € (dhe keta jane shumice) kurse nje zyrtar paguhet 500 € e qe jane pakice...na e bejne mesataren qe thua ti...dhe keshtu ne te vertete logaritet mesatarja per nje vend - shtet...Por kjo i bie sikur 10 persona hane mish dhe 100 lakra mesatarja i bie mish e lakra....
 
Përshendetje Ylli-1 , unë nuk e bera postimin për të i replikuar dikujt ose me ndonjë tendencë, në bazë të raportit të fundit të Entit të Statistikave të Kosovës paga mesatare në Kosovë është 374 euro, sigurisht Enti i ka faktoret dhe mostrat me anë të së cilave del me keto rezultate dhe ka njerez profesionist që meren me ketë punë, i vetmi institucion i besueshem mbetet ESK-ja, perderisa nuk ka një shifer tjetër . Në raportet e viteve të kaluara ka variuar nga 300 dhe ka arritur në shifren e tanishme, janë ritur rroga të sherbyesve civil, dhe shto ketu se çdo i 15-ti kosovar punon në administratë me duket shumë e besueshme kjo shifer.
Kurse në anen tjetër e kemi pagen minimale në Kosovë që është 170 euro, ka qenë një tendencë që të kaloj në 200 por nuk është berë as ketë vit

Të pershendes.
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

une sinqerisht per ket rastin ne kosove nuk e di nga po i merrni keto statistika ! qe po arrijka rroga 300-350 etj ! ne bizneset publike , ne komuna , ne qeveri fakt eshte qe rroka eshte me e larte ! por sa eshte numri i punetoreve ne keto ? ne ato private qe eshte numri me i madh i punetoreve , rroga per nje pastruese eshte 120 euro deri 150 euro ! kurse per punet tjera fillon nga 180 ( sigurimi roje ) deri 200 ! pastaj disa tjere firma te ndryshme pompa benzini 250 deri 270 ( por punojn me 2 ndrrime , 10 ore para dite , dhe 14 ore pas dite ) ! kurse ne agjent te ndryshem ! rroga eshte nga 200 deri 250 .... dhe neper markete te ndryshme rroga eshte 200 deri 220 euro ne muaj ! , restaurante te ndryshme kafene ! rroga e kamarierit eshte 200 euro ! gjithashtu neper biznise te ndryshme nuk shkon rroga me shum se 200 deri dikun 250 , e mundet me pas ma te madhe rrogen ndonje menagjer ! por ne pergjethsi PUNETORI nuk merr me shum se 200 afersisht 220 euro RROGEN ! ne kosove keto jan realiteti qka thojn statistikat e qeveris qe kan rroga 1500 - 2000 euro eshte muhabet tjeter.
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

Duke u mbeshtetur tek te dhenat e fundit te Stat Bel , del se rroga mujore mesatare e nje belug
rrah diku nga 3200 euro brut ne muaj .
Kjo varjon ne baze te krahinave , psh ne Bruksel esh .te me e madhe se mesatarja , rreth 3700 brut ne muaj .

Po ne shtetit ku banojne antaret e fv sa eshte rroga mesatare mujore ?
pse po na ofendon kshu ti ???? :p
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

une sinqerisht per ket rastin ne kosove nuk e di nga po i merrni keto statistika ! qe po arrijka rroga 300-350 etj ! ne bizneset publike , ne komuna , ne qeveri fakt eshte qe rroka eshte me e larte ! por sa eshte numri i punetoreve ne keto ? ne ato private qe eshte numri me i madh i punetoreve , rroga per nje pastruese eshte 120 euro deri 150 euro ! kurse per punet tjera fillon nga 180 ( sigurimi roje ) deri 200 ! pastaj disa tjere firma te ndryshme pompa benzini 250 deri 270 ( por punojn me 2 ndrrime , 10 ore para dite , dhe 14 ore pas dite ) ! kurse ne agjent te ndryshem ! rroga eshte nga 200 deri 250 .... dhe neper markete te ndryshme rroga eshte 200 deri 220 euro ne muaj ! , restaurante te ndryshme kafene ! rroga e kamarierit eshte 200 euro ! gjithashtu neper biznise te ndryshme nuk shkon rroga me shum se 200 deri dikun 250 , e mundet me pas ma te madhe rrogen ndonje menagjer ! por ne pergjethsi PUNETORI nuk merr me shum se 200 afersisht 220 euro RROGEN ! ne kosove keto jan realiteti qka thojn statistikat e qeveris qe kan rroga 1500 - 2000 euro eshte muhabet tjeter.

po dhe kaq sa i ke sjell ti u paguket me sh se ne shqipri.. Ne shqipri nje kamarjer 100 euro mer.. dhe shitset e dyqaneve aq marrin.. ose me sakte shifrat qe ke sjell ti por jo me euro por me lek (qe i bie diku njesoj si dollari)
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

Ne itali mesatarja 1200 -1500 ...pastaj varet ca sektori punon ... me rastin e krizes ata qe duhet te paguhen me shume e marin rogen nje her ne tre muaj ( muratoret) ..infermiret 1500 1800 turnet e nates mbi 12 ore ..ndersa te privilegjuarit jan mekaniket qe jan pjese e kompanive te medha 2500 2700 ...
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

Sic e tha dhe kolegia milanese me lart,ashtu osht :)
edhe une tek 2500 arrij:manikyr:
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

ah kjo parja....une personalisht arri afer 350 euro, kamarieret, 200 euro, ata ne qeveri 1000 euro, ah edhe sherbetoret afer 150 euro
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

Rroga mesatare mund te jete 200, por kurrsesi me shume. Flas per ne Kosove
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

Sipas ligjit, nepunesi, me rastin e 10 vjetorit te punes fiton te drejten e shperblimit jubilar ne masen 25% e pages mesatare ne Republiken e Kosoves. Aty ke une ne kete fund viti e fituan 921 punetore ne masen 82.5 evro.

Kush ka laps me vete le ta beje llogarine. Shpresoje se nuk kam gabuar perndryshe me pret burgu. :(
 
Titulli: Rroga mesatare bruto mujore e nje belgu .

Statistika nga Organizata Boterore e Punes per vitin 2013 eshte 284 Euro ne muaj. Ne fakt eshte mjaft e ulet ne lidhje me realitetin, ky lapsus numerik vjen si rezultat i deklarimeve te ulta ne sigurimet shoqerore. Mesatarja reale e rrogave eshte 485 Euro.

Fatmiresishtmua me kap programi i takses progresive... Mesa lexova me siper , jam mire ne Shqiperi lool.
 
Back
Top