Rriten tensionet, Arabia Saudite ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Arabia Saudite ka njoftuar ditën e sotme se i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas protestave dhe djegies së ambasadës së saj në Teheran.

Me mijëra protestues u mblodhën para ambasadës së vendit saudit në Teheran për të protestuar mbi ekzekutimin e liderit shiit nga Arabia Saudite, i cili ishte mes 47 të dënuarve ne vdekje atje.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel Al-Jubeir në një deklaratë për mediat pas incidenteve në Teheran njoftoi se ka tërhequr diplomatin.

Sheiku Nimr Al-Nimr ishte në mesin e 47 personave që u ekzekutuan ditën e shtunë. Ai ishte dënuar për terrorizëm në vendin arab.

Mirëpo, ekzekutimi i shiitit në vendin me shumicë sunite, ka zemëruar Iranin, popullsia e të cilit është shiite më së shumti.

Gjithashtu, BBC raporton se diplomatëve iranianë në Arabinë Saudite u është dhënë një afat 48 orësh për të lënë vendin.

Arabia Saudite, një nga vendet që praktikon Sheriatin është aleat i ngushtë i SHBA-ve, ndërsa Irani mbështet fuqishëm Moskën. Kjo përplasje mes tyre nuk do të lërë jashtë ringut edhe dy aleatët e tyre kryesorë.
largea__87465621_iransaudinimrprotestepa1451857861.jpg
http://botasot.info/
 
Titulli: Rriten tensionet, Arabia Saudite ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Te digjet ambasada e nje shteti ne shtetin tend nuk eshte veprim i duhur megjithate ajo lufte e fshehte qe po behet ne Siri mes Iranit dhe Arabise do shfaqet me sa shifet ne realitet.
 
Back
Top