Rreth 600.000 fëmijë janë të bllokuar në Mosul

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rreth 600.000 fëmijë janë të bllokuar në Mosul


bote.jpg


Rreth 600.000 fëmijë janë mes civilëve të bllokuar në Mosul, tha të martën organizata për të drejtat e fëmijëve Save the Children.

“ثshtë një moment kritik për mbrojtjen e fëmijëve dhe hapjen e korridoreve të sigurta, për t’iu mundësuar 1.5 milionë civilëve, përfshirë 600.000 fëmijë, të largohen”, tha organizata bamirëse.

Forcat irakiane kanë hyrë të martën në rrethinat lindore të Mosulit, ndërsa po bëjnë përpjekje të rimarrin qytetin nga grupi militant Shteti Islamik.

Korrespondentët, megjithatë, thonë se trupat po përballen me rezistencë të ashpër të militantëve në zonën Kukjali.

Mosuli ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik në vitin 2014.

“Nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe të presim një tjetër situatë si Alepo”, tha drejtori i Save the Children për Irakun, Maurizio Crivellaro.

Rreth 250.000 njerëz janë të rrethuar nga forcat e regjimit në Alepo të Sirisë që tre muaj.

Zyra për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha të martën se ka marrë raporte të reja për vrasje masive nga Shteti Islamik në Mosul.

Zëdhënësja Ravina Shamdasani tha se 40 ish-oficerë të sigurisë së Irakut janë vrarë më 29 tetor.
g.shqip
 
Back
Top