• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Rregullorja e forumit

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Rregullorja e Forumit Virtual

Detyrimet dhe të drejtat e çdo anëtari.

1.
Ёshtë një Fv publik i orientuar drejtë lirisë së fjalës dhe mendimit të lirë, jo politik , jo racist, jo fetar. Si gjuhë zyrtare njihet vetem gjuha Shqipe, me përjashtim të disa nënforumeve ku mund të flitet dhe gjuhë të huaj. Çdo anëtar i rregjistruar duhet ti përmbahet rregullave më poshtë në mënyrë që në Fv të krijohet një atmosferë e këndëshme për të gjithë pjesëmarrësit.

2. Nuk duhet të beni dallime apo paragjykime mbi bindjet fetare, politike, raciste, seksiste pasi çdo antarë duhet të ndihet i lirë në veprimtarinë e tijnë Fv. Si në çdo komunitet edhe në ForumiVirtual duhet të mbizotëroje respekti dhe toleranca për individin.

Në rast se, mos respektimi i kësaj pike merren masa ndëshkimuese apo paralajmeruese të parashikuar në “Rregulloren e Ndëshkimeve” sipas rregullit nr:

3. Pjesëmarrja juaj në këtë Fv duhet të shërbejë si një aprovim indirekt i mendimit të të tjerëve, si dhe të pranoni mendimin ndryshe edhe pse mund të bien nkundershtim me mendimin tuaj. Nuk mund të shani edhe të ofendoni anëtarë të tjerë, sepse një sjellje e mirë ju fisnikëron, gjithashtu fitoni respektin e anëtareve të tjerë. Toleranca vetem promovon vlerat tuaja si individ.

Në rast se, mos respektimi të kësaj pike merren masa ndëshkimuese apo paralajmeruese të parashikuar në “Rregulloren e Ndëshkimeve” sipas rregullit nr:

4. Në Fv hyjnë anëtarë të moshave të ndryshme, nga krahina të ndryshme, me besime fetare të ndryshme, me nivel arsimor të ndryshëm, me tradita të ndryshme, me botëkuptime të ndryshme, me eksperienca jete të ndryshme, me interesa dhe hobe të ndryshme. Pavarësisht nga dallimet dhe diversiteti në mendim dhe botëkuptim, asnjëherë nuk duhet të cënoni integritetin e anëtarëve të forumit.

4.1. Per arsye te prishjes së struktures te forumit, Profili juaj, Postimet publike, temat publike, krijimet apo fotot e bëra publike do të cilësohen si prodhim i FV.AL dhe mund të fshihen me kërkesë të postuesit dhe aprovimin e stafit Admin, vetem ne raste te vecanta dhe te cilsuara.

Në rast se, mos respektimi të kësaj pike merren masa ndëshkimuese apo paralajmeruese të parashikuar në “Rregulloren e Ndëshkimeve” sipas rregullit nr:

5. Para se të hapni një temë sigurohuni që ajo temë të mos ekzistojë (per t'u siguruar që nuk ekziston përdorni butonin kërko. Nuk duhet të hapni një temë që nuk i përket atij nënforumi, gjithashtu tema e hapur mos të jetë temë që ofendon një person, ose një grup personash.

5.1. Çdo informacion i sjellë në temë të re apo tema ekzistuese duhet të ketë të saktësuar burimin e informacionit duke dhënë një adresë e shkurtër si psh: emriifaqes.com ose emrin e gazetës, gazetarit, shkrimtarit. Për të ruajtur çdo të drejtë të autorit.

6. Mos i ktheni temat në Chit-Chat, pasi në perballje me këtë cdo postim jashtë teme do të fshihet. Tema që keni hapur nuk është pronë e juaja, ajo do të moderohet nga stafi në rast shkelje të rregullores.Çdo postim që cilësohet jashtë teme, do të çohet në kosh ose do të transferohet në temën përkatëse “Chit- Chat” nga stafi i forumit. Kjo ndodh për shkak të dëshirës së ruajtjes së një temë të qartë që nga fillimi e deri në fund.

Në rast se, mos respektimi të kësaj pike merren masa ndëshkimuese apo paralajmeruese të parashikuar në “Rregulloren e Ndëshkimeve” sipas rregullit nr:

7. Ёshtë e ndaluar të bëhen reklama të ndryshme. Tema të hapura vetëm për këtë motiv do të fshihen menjeherë nga moderatorët. Është e lejueshme të reklamoni faqet tuaja në nënforumin përkatës FAQET WEB SHQIPTARE. Faqja nuk duhet të ketë material pornografik, programime për hakime apo programe te vjedhura. Gjithashtu nuk lejohen reklama në privat cdo reklamim që bëhet me "http" "www" ".com" etj raportohet direkt tek administratorët me anë te sistemit spam.

7.1 Nuk lejohet të postohen në Fv materiale që mund të paraqesin rrezik për ekzistencën e forumit. Dmth: downloads, seriale, cracks, etj. etj.

7.2 Lejohet të postoni lidhje të faqeve të ndryshme për shkarkime. Gjate postimit të një linku jashte forumit, linku duhet të futet brenda tag-ut Code:
Code:
 [code]http://www.forumivirtual.com[/ code]
7.3 Që të postoni linke në Fv duhet që të keni mbush numrin 30 të postimeve.
Në rast se, mos respektimi të kësaj pike merren masa ndëshkimuese apo paralajmeruese të parashikuar në “Rregulloren e Ndëshkimeve” sipas rregullit nr:

8. Pseudonimi përkatës që përdoret në Fv nuk duhet të përmbajë fjalë banale ne gjuhën shqipe, ose ne gjuhë të huaj! Kjo pikë vlen edhe për postimet e anëtarëve të forumit, si edhe firma e anëtarit. Nëse një gabim i tillë ndodh, atëherë anëtari do të kontaktohet personalisht nga stafi për kthimin e firmës apo pseudonimit në një te arsyeshem.

8.1 Firma nuk duhet të jetë më e gjatë sesa 3 rreshta dhe me karakter më të madh se 4. Nuk duhet të përmbaje figura, fjalor vulgar dhe lidhje Url jashte Forumit Virtual.
Në rast se, mos respektimi të kësaj pike. Stafi editues do të editojë apo fshijë firmën tuaj dhe do tju njoftojë me mesazh për vendimin e marrë dhe gabimin e kryer.


9. Ndalohet rreptësisht të shkruhet me shkronja kapitale në Fv pasi kjo shkakton shqetesim vizual tek antarët por edhe nuk është estetike ne Fv.
Në rast se, mos respektimi të kësaj pike. Stafi editues do te editoje apo fshije postimin tuaj dhe do tju njoftoje me mesazh per vendimin e marredhe gabimin e kryer.

10. Tema me mbi 400 postime do të mbyllen dhe do të kalojnë në arkiv dhe në vënd të tyre do të hapet e njejta temë. Kjo behet për lehtesim dhe për mosngarkim të serverit të FV.

11. Avatarët janë imazhet që shfaqen poshtë emrit të antarit. Përmasat e të cilit duhet të jene ato standart psh. 100x100 maksimumi. Ndalohet përdorimi i avatarve me përmasa më të mëdha për të shmangur deformimin e pamjes të forumit.
Në rast se, mos respektimi të kësaj pike. Stafi editues do të editojë apo fshijë Avatarin tuaj dhe do tju njoftojë me mesazh për vendimin e marrë dhe gabimin e kryer.

12. Privatësia e antarëve (si email, datëlindje, IP, etj) janë pronë eskluzive e forumit dhe asnjë anëtar i stafit nuk ka autoritetin ti japë personave të tretë këto të dhëna. Nëse një Administrator apo Moderator vepron kundër këtij rregulli do të përjashtohet direkt pa qënë e nevojshme të kaloj ne sondazh kredibiliteti i tij.




Shenim -1: Per çdo sygjerim apo diskutim tuajin, ne lidhje me rregulloren, mund ti shprehni ne kete teme,deri me daten 20 Dhjetor.

Shenim-2: Pjesa plotesuese e rregullores qe ka te beje me Ndeshkimet ne raste te thyerjes se kesaj rregullorje do postohet ne ditet ne vazhdim!

Ju faleminderit!
Me respekt Stafi i FV!
 
Last edited by a moderator:

Lauri

Anunnak
Titulli: Rregullorja e forumit!

Rregullorja e Forumit Virtual


Detyrimet dhe të drejtat e çdo anëtari.


1. -Ёshtë një Fv publik i orientuar drejtë lirisë së fjalës dhe mendimit të lirë, jo politik , jo racist , jo fetar. Si gjuhë zyrtare njihet vetem gjuha Shqipe, me përjashtim të disa nënforumeve ku mund të flitet dhe gjuhë të huaj. اdo anëtar i rregjistruar duhet ti përmbahet rregullave më poshtë në mënyrë që në Fv te krijohet nje atmosferë e këndëshme për të gjithë pjesëmarrësit.


2. -Nuk duhet të beni dallime apo paragjykime mbi bindjet fetare , politike, raciste, seksiste pasi cdo antarë duhet të ndihet i lirë në veprimtarinë e tijë në Fv. Si në çdo komunitet edhe në ForumiVirtual duhet të mbizotëroje respekti dhe toleranca për individin.
Në rast se, mos respektimi të kësaj pike merren masa ndëshkimuese apo paralajmeruese të parashikuar në “Rregulloren e Ndëshkimeve” Sipas rregullit Nr:
Cili do jete ndeshkimi per keto versete "te shenjeta"? Po bej vetem nje postim copy-paste. Pa dyshim qe te vjen paragjykimi mni bindjet fetare, dhe dikush do ngreje zerin si ofendim ndaj nje komunitetit fetar. Pasi une do ta krahasoja me nje kriminel serjal nje personazh te tille qe gjindet ne keta vargje te me poshtme.

Kush nga stafi do te kete guxim te me kundershtoje ne paragjykimin tim, qe personazhi "hyjnor" eshte nje kriminel qe vret dhe fton te vrase?
Kush nga ju mund te me heqe te drejten te rreshtoj ne 99 emrat dhe epitetet mbi kete personazhe, edhe nje me teper dhe te vertete Kriminel.

Do denohem per versetet copy-paste, apo per rezultatin tim personal nga c'del nga versetet.?

Une jam ne rregull me piken 1 te rregullores ku me jep te drejten e lire te fjales. Apo Jo?


Kuran 9:29
Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as ne diten e kjametit, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, ata qe nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin taksen në dorë e duke qenë të mposhtur.

Bibel Jeremia 4:27

Pastaj Zoti tha: Shkatrruar do jete i gjithe vendi, Une do te plotesoj zhfarosje.
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Rregullorja e forumit!

Une pyes Laurin se per cfare na nevojitet debatimi mbi fene ?! Mos ndonjeri ka marre persiper te ndryshoje Biblen apo Kuranin ?! Apo do ti tregojme tjetrit se feja ime eshte me e mire se e jotja ?!

Ne duhet te respektojme nenforumet e perkatesise fetare, duke mos nderhyre nqse nuk ndan te njejtin besim.

Ndersa unë dhe ti, kemi nenforumin tone, ate te #joskllaverimit mendor.

Darius
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Rregullorja e forumit!

Une pyes Laurin se per cfare na nevojitet debatimi mbi fene ?! Mos ndonjeri ka marre persiper te ndryshoje Biblen apo Kuranin ?! Apo do ti tregojme tjetrit se feja ime eshte me e mire se e jotja ?!

Ne duhet te respektojme nenforumet e perkatesise fetare, duke mos nderhyre nqse nuk ndan te njejtin besim.

Ndersa unë dhe ti, kemi nenforumin tone, ate te #joskllaverimit mendor.

Darius
Nuk bera dallime fetare se cili eshte me i mire, i solla te dy varjantet. Pastaj temat me problematike jane pikerisht temat me karakter besimi.... ku ju stafi keni pase, keni, dhe do keni gjithmone probleme. Humbisni kohe me rregulla e ndeshkime sa te doni.

E njejta gje vlen edhe per politiken, rregulli n:2 flet qarte Darius. Ti do gjykosh Edi Ramen si tradhtare, hajdut, idiot etj. Nje tjeter do gjykoje Berishen si te tille. Ti si stafist do aplikosh ndeshkimin ne baze te shkeljes se rregullit n:2. Por duke vepruar keshtu do bini ne kundershtim me rregullin n:1 me te drejten e fjales dhe mendimit te lire. Apo jo?
 

ricky_ch

******
Titulli: Rregullorja e forumit!

Hahaha, nuk po kuptoj pse lejohet diskutim në rregullore,
ndërsa postimi im fshihet. S'ka problem, shpresoj në edukimin tuaj të
mëtutjeshëm!

Interesant, dikush e bënë bujë, askush nuk reagon, diskutimi rrjedh normal,
ndersa unë sjell ca fakte të vërtetuara e argumentuara, fshihen menjëherë.
Nejse, ju njoh kaherë e e nuk befasohem çfarë m*** jeni! Ju lumtë.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Rregullorja e forumit!

Laur
E mira do ishte mos kishte fyerje sidomos per fene.
Per aq kohe sa ti nuk fyen antarin por nje kult besimi une gjykoj se je ok.
Sepse e njejta e drejte i lind e pales tjeter.
I vetmi problem qendron se asnjera nga palet e perfshira nuk do rezistoj dot pa cenuar antarin...si rrjedhoje ai postim do iki ne kosh!
Fyerje ofendim quhet kur shpif, jo kur lexon dicka qe shkruhet pikerisht ne nje liber qe per tjetrin eshte i shenjet. Ndeshkimin perdore kur cenohet antari personalisht, dhe jo personin qe poston dicka reale pavarsisht sa ofenduese eshte ai shkrim.

Une kam bindjen qe ju me shume se rregulla, nxirrni probleme vetes, dhe forumit.
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Rregullorja e forumit!

E thashe qe ne krye te heres kete.
Nese jeni te zotet te manaxhoni veten...menyren si shpreheni do ishte kryeveper.
Por a jeni ju valle aq mendjehapur e dashamires kundrejt tjetrit?
Jo asnjehere...kshuqe do kalojme ne planin B.
Dhe kjo nuk vlen vetem per ty riki...por per cdo kend!
 

Guest20

Larguar✌👋
Titulli: Rregullorja e forumit!

Fyerje ofendim quhet kur shpif, jo kur lexon dicka qe shkruhet pikerisht ne nje liber qe per tjetrin eshte i shenjet. Ndeshkimin perdore kur cenohet antari personalisht, dhe jo personin qe poston dicka reale pavarsisht sa ofenduese eshte ai shkrim.

Une kam bindjen qe ju me shume se rregulla, nxirrni probleme vetes, dhe forumit.
Lauri,per aq kohe sa nuk ofendohet antari,libra fetar,apo personalitete publike,shani sa te doni,e asnje mase ndeshkuese nuk ka.


Monique,cdo postim qe nuk ka lidhje me regulloren hiqe.
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Rregullorja e forumit!

Nuk presim qe te gjithe te bien dakord me qendrimin tone, por ky eshte qendrimi yne. Nese doni te sugjeroni dicka, hajdeni me sugjerime konkrete per ate paragraf te rregullores dhe jo me debate te pergjithshme qe nuk i hyjne ne pune askujt.

Nese nuk bie dakord me rregulloren e forumit apo me anetaret qe marrin pjese ketu, nuk te detyron njeri te marresh pjese ketu. Por nese zgjedh te marresh pjese ketu, do respektosh ate rregullore dhe do te respektosh te gjithe ata anetare qe marrin pjese ketu. Dhe po te lexova prape Ricky te ofendosh anetaret me **** sic ben me lart, do perjashtohesh nga forumi.

Darius
 

ricky_ch

******
Titulli: Rregullorja e forumit!

Ok riki ishe shume i qarte!
Klb
Po, vetë bëni problemin që lejoni që dikush të iu imponojë diskutimin,
e mandej reagoni kur edhe dkush tjetër inkuadrohet.
Fshijini lirisht, postimet jashtë teme, ama do të ishte e drejtë që
me kohë mos t'i lini hapësirë askujt: rregullorja është rregullore.

Megjëthëse, kur dikush kërkon kundërpërgjigje lejone t'iu jepet ajo...
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Rregullorja e forumit!

Lauri,per aq kohe sa nuk ofendohet antari,libra fetar,apo personalitete publike,shani sa te doni,e asnje mase ndeshkuese nuk ka.

Monique,cdo postim qe nuk ka lidhje me regulloren hiqe.
Qe shqiptaret nuk merren vesh me njeri-tjetrin nuk do men kjo pune. Ben pjese ne dna tone.
Lauri nuk eshte kunder rregullave, por i beni ato ne kontradite mes tyre qe ne dy rreshtat e pare. Une thashe se kush nga ju do jete ai qe do vendose se nje postim do konsiderohet ofendim apo jo. Ju solla edhe shembuj praktik, dhe nuk jeni ne gjendje te gjykoni si duhet sepse ju mungon formula.
Ne 12 pikat e mesiperme nuk ka asgje te re, keta rregulla kane qene gjithmone e stafi do perplaset me njeri -tjetrin si gjithmone.

ps. Pika 6 e rregullores, kush me teper pervec stafisteve i ben temat chit-chat!?!
ps2 jua kam lakmi per kohen e lire qe keni.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Rregullorja e forumit!

... 3...
Pjesëmarrja juaj në këtë Fv duhet të shërbejë si një aprovim indirekt i mendimit të të tjerëve....
Kete fraze une nuk e kuptoj...
Dmth... Ta aprovoj mendimin qe me pjesëmarrje dhe nese nuk e aprovoj e kam aprovuar...?? Apo flitet për pranimin e ideve qe lene hapësire te diskutohet nese e aprovoj apo kundërshtoj.. Apo mohoj...????
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Rregullorja e forumit!

Dhe nje pyetje mbi 12....supozohet u dha email nje te treti supozoj qe u hoq doredhensi... Po ne fund mendoni se me kete ndëshkim u mbrojt privacy??? Nuk eshte me mire qe ato te dhëna ti kete ne përdorim nje x element i cili merr përgjegjësinë te përgjigjet edhe legalisht????!!!
Eshte e mundur kjo?
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Rregullorja e forumit!

Rregullorja e Forumit Virtual
Detyrimet dhe të drejtat e çdo anëtari.


2. -Nuk duhet të beni dallime apo paragjykime mbi bindjet fetare , politike, raciste, seksiste pasi cdo antarë duhet të ndihet i lirë në veprimtarinë e tijë në Fv. Si në çdo komunitet edhe në ForumiVirtual duhet të mbizotëroje respekti dhe toleranca për individin.
Në rast se, mos respektimi të kësaj pike merren masa ndëshkimuese apo paralajmeruese të parashikuar në “Rregulloren e Ndëshkimeve” Sipas rregullit Nr:
Me respekt Stafi i FV!
Kujtojë që kjo pjesa 2 ndoshta do të duhej të ishte më e brumosur. Kujtoje se fjala dallim është shumë gjithëpërfshirëse dhe mundë të dali se edhe kur diskutojmë ne mundë të bëjmë dallime dhe paragjykime.

Ndoshta do ishte më mirë:

Ndalohet të diskriminohen, anëtarët e FV-së në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës (dialektit), fesë,mendimeve politike ose të tjera, lidhjes me ndonjëkomunitet, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Rregullorja e forumit!

Rregullorja e Forumit Virtual
Detyrimet dhe të drejtat e çdo anëtari.


1. -Ёshtë një Fv publik i orientuar drejtë lirisë së fjalës dhe mendimit të lirë, jo politik , jo racist , jo fetar. Si gjuhë zyrtare njihet vetem gjuha Shqipe, me përjashtim të disa nënforumeve ku mund të flitet dhe gjuhë të huaj. اdo anëtar i rregjistruar duhet ti përmbahet rregullave më poshtë në mënyrë që në Fv te krijohet nje atmosferë e këndëshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Ju faleminderit!
Me respekt Stafi i FV!
Sa hyra dhe po mundohem me dhene mendimin tim. Keto qe bera me bold po me duket se nuk e kan vendin aty sepse nuk po e kuptoje cfare eshte mendimi i lire jo politike, jo racist etj.

Po mendoje se kjo do shkonte:

Liria e shprehjes dhe mendimi i lirë është i garantuar për secilin anëtar të FV-se deri në momentin kur stafi/moderatori e konsideron se ajo është e domosdoshme të kufizohet për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të armiqësive të cilat nuk i kontribuojnë debatit dhe mundë të ndikojnë në ngritjen e çdo forme të diskriminimit.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Rregullorja e forumit!

Kurse per mbyllje, zakonisht ne kto Terms & Conditions, shtohet dicka e tille:
Duke qene pjese e forumit dhe duke vazhduar ta perdorni forumin, ju aprovoni qe e keni lexuar rregulloren dhe bini dakort ti respektoni rregullat e percaktuara aty. (Formulojeni vete me mire, se une s'di shqip aq mir)

Qe mos te dali ndonjeri/a pastaj dhe te thote qe se kam lexuar rregulloren.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Rregullorja e forumit!

Rregulloret jane ne rregull, dhe mire qe ekzistojn.. Une personalisht kam rregulloren time, qe eshte e ngjajshme pak a shume me keto, nuk e kam formuluar per ne fv, por eshte pjese e imja ne jeten reale edhe ketu.. tani nese personi nuk respekton ska shans te respektoj nje rregullore... une jam e bindur se ketu nese secili mundohet te prmbahet, sidomos ne disa raste, sdo kete nevoj as per fshirje postimesh, e jo me per ndeshkime...
Antaret duhet te debatojn dhe te jene te lire, por njekohesisht edhe te qete,se fundi eshte Fv, as mund te ndryshojm, as te rregullojm, ne thjesht hym per qejf, te marrim ndonje informate, por jo te ofendohemi.. sado te ndryshem, apo mendime jo te ngjajshe kemi, sdo thote ne njeri shte me i mire se tjetri.. filloni nga vetja...
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Rregullorja e forumit!

Konsideroje se si pike e vecante duhet te egzistoje:

اdo fyerje ne baza familjare konsiderohet prej shkeljeve me serioze ne FV dhe ka per pasoje suspendimin e menjehershem dhe perhershem nga FV-ja.


Siq po diskutojme per kete rregullore konsideroje se do duhej nje rregullore e vecante per menyren e avancimit apo shkarkimit te:

Administratoreve;
Supermoderatoreve dhe
Moderatoreve

Seq kam nje pershtypje se do te ishte e mireseardhur qe edhe kjo dukuri te normohej. Une e kuptoje qe te gjithe ju jeni ketu per te miren tone ama nuk do te ishte e keqe per forumin qe 50% e Admineve, SM dhe Moderatoreve te zgjidheshin dhe shkarkoheshin me vote te anetareve.

Kujtoje se nje normim i mire i kesaj dukurie do te rriste nivelin e pergjegjesise apo llogaridhenjes. Nuk se do te behej qameti por se paku do tregonim pak me shume pjekuri.
 

Aver

VIP
Titulli: Rregullorja e forumit!

Mjafton te kerkohet ne google "Fv rules" dhe te kopjohet njera nga shume rregulloret e gatshme qe ekziston ne net. Dikush me vullnet te mire mund ta bej perkthimin e pershtatjen ne shqip te asaj rregulloreje dhe BINGO.

Fundja 95% te ligjeve i kemi te kopjuara dhe pershtatura.

Nuk mund te ekzistoj nje rregullore qe e kenaq secilin. Kete fshijeni me gome te traktorit.
 

WxP

Antarë i Respektuar
Titulli: Rregullorja e forumit!

Ju lutem se eshte shume e nevojshme qe nga ana juaj te shtoni apo kundershtoni pika qe ju mendoni se duhen ndryshuar ne rregullore. Nese skeni ose mos u identifikoni duke qit nga mendja budalliqe dhe duke ja ul nivelin vetes me idiotsira.

Kjo teme eshte hapur per mbarvajtjen e antareve qytetar e jo mvarvajtjen e idjote.
 
Last edited:
Top