Rrefimi i nje turisti fatkeq!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Kurrë në jetën e tij Florent Turkaj, 29 vjeç nga Istogu, nuk e kishte menduar se pushimet verore të tij do t’i kalojë në njërin prej burgjeve të harruara të Malit të Zi. Pas një viti të mundimshëm më punë në shtetin e Suedisë, ku edhe jeton atje, Florenti kishte planifikuar ta kalojë pushimin veror në Ulqin së bashku me gruan, fëmijët dhe vëllanë e tij.Mirëpo, një gabim i policisë së Malit të Zi i kishte kushtuar këtij personi me një muaj burgim në Spuzhë të Podgoricës.Filli i së keqes për Florentin kishte filluar në vitin 2002, kur një person i panjohur kishte hyrë në territorin e Malit të Zi me patentë shofer të falsifikuar e që ishte me identitet të Florent Turkajt. Prej asaj kohe ky person kishte hyrë në listën e të dyshuarve nga policia malazeze. “Unë nuk e kam ditur se jam i kërkuar nga policia. Nuk e kam ditur se dikush ka bërë falsifikim të dokumenteve në emrin tim. Pa ditur asgjë unë kam shkuar tre herë në Mal të Zi. Këtë vit pata fatin e keq dhe më burgosën pa pasur pikë faji”, pohoi përmes telefonit Florent Turkaj, i cili tashmë është kthyer sërish në Suedi. Ai rrëfen se me datën 24 qershor, pas shumë orë udhëtimi me veturë nga Suedia,kishte hyrë në territorin malazez nga Kroacia, përmes pikës kufitare të quajtur Debeli Breg. “Si në çdo pikë kufitare mi kontrolluan dokumentet. Pas një verifikimi,policët më thanë se duhet të më dërgojnë në qendrën e paraburgimit në Ulqin sepse isha i dyshuar për një falsifikim të dokumenteve. Prej asaj dite dhe për një muaj të tërë, unë jam torturuar nëpër burgjet e Malit të Zi”, rrëfen Florenti.Vetëm pak orë pa qëndrimit të tij në qendrën e paraburgimit të Ulqinit, ky person ishte dërguar në një burg në periferi të Podgoricës. Këtu edhe kanë filluar torturimet e tij, të cilat kanë zgjatur për 30 ditë të tjera.“Në një dhomë të vogël rrinim 25 të burgosur. Sapo kam hyrë në burg, të burgosurit m’i kanë marrë të gjitha gjërat që i kisha. As rrobat në trup që i kisha nuk m’i lanë. Mirëpo, kjo nuk ishte e tëra. Për çdo ditë të burgosurit më kanë rrahur dhe më kanë kërcënuar me jetë nëse nuk do t’u jepja para”, rrëfen ai.Ishte vëllai i Florentit, Florimi, i cili kishte plotësuar të gjitha kërkesat e të burgosurve të cilat ata ia bënin përmes telefonit. “اdo ditë më kanë thirrur dhe më kanë kërcënuar se do të ma vrasin vëllanë nëse nuk iu dërgoj para përmes njerëzve të caktuar dhe nëse nuk iu dërgoj mbushje të telefonit. Vetëm të burgosurve i kam dhënë rreth tre mijë euro”, tregon Florimi. Nuk ishin vetëm të burgosurit që kishin dashur të përfitojnë nga fati i keq i këtij të burgosuri. Familjarët e Florentit tregojnë se vetëm në kohën kur djali i tyre ishte në burg, ata kishin harxhuar një shumë prej rreth 20 mijë eurosh.Në mesin e tyre, familja Turkaj e akuzon edhe avokatin mbrojtës Sylejman Guqin nga Ulqini i cili, sipas tyre, i kishte mashtruar duke ua marrë gjithsej një shumë prej nëntë mijë eurosh. “Ai ka dashur të përfitojë mbi fatkeqësinë tonë. Ishte gjykatësi i cili na tregoi se avokati jonë nuk është duke bërë asgjë në shpëtimin e djalit tonë. Ne dëgjuam fjalët e gjykatësit dhe e larguam atë”,tregojnë familjarët e Florentit. Pas paraqitjes dy herë në Gjykatën e Ulqinit, Florent Turkaj ishte liruar si i pafajshëm. Hetimet e bëra kishin rezultuar se shenjat e gishtërinjve nuk përputhen me ato të personit në fjalë. Në bazë të kësaj, Gjykata Themelore e Ulqinit e ka pranuar pafajësinë e pohuar nga Florent Turkaj si të vërtetë dhe se dikush tjetër e ka keqpërdorur identitetin e tij për të bërë patentë shoferin. Florent Turkaj ishte arrestuar nën dyshimin e falsifikimit të patentë shoferit që ishte nxjerrë në Prishtinë në shtator të vitit 1999. I njëjti patentë shofer ishte zënë në korrik të vitit 2002, kur persona të panjohur kishin përdorur atë duke tentuar të fshehin identitetin në emër të Florent Turkajt. Hetimet e mëvonshme policore të Malit të Zi kanë konstatuar se personi në fjalë nuk e ka kryer veprën kriminale për të cilën akuzohej. “Mua më kanë torturuar pa asnjë faj të bërë. Për të gjitha këto unë do të ngre padi kundër shtetit të Malit të Zi”, pohoi përmes telefonit Florent Turkaj.

Foto:Turisti fatkeq,Florent Turkaj

Express

dfd.jpg
 
i shkreti....
po dhe aji personi tjeter si ka mare tamam emrin e keti Florent Turkaj

gjynaf gjithsesi:(
 
Sa keq !
Di nje rast te ngjashem me nje shokun tim ... i cili pati shume pb ne UK sepse para ca vitesh dike qe e kishin zen Ilegalisht atje ..i kishte dhen emer mbiemer te tijin ... ka harxhuar gjithato lek me avokat e dreq derisa "ceshtja u zbardh"

Megjithate une akoma cuditem se si ka mundesi qe i besojn vetem fjales se tij ose nje dokumenti fallco..a sduhen argumentuar kto gjera para se t behet "person i kerkuar" ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top