Rrëfimet e gazetarit që jetoi 10 ditë me ISIS: Ja “apokalipsi” që po planifikojnë

Monique

With or Without u
Isis-apocalypse-main.jpg



Terroristët e shtetit islamik ISIS po planifikojnë një sulm nuklear, i cili mund të vrasë miliona njerëz të pafajshëm. Sipas një burimi të brendshëm, ky mendohet se do të jetë “spastrimi më i madh fetar në historinë e njerëzimit”.

Gazetari gjerman, Jurgen Todenhofer, ka kaluar 10 ditë me terroristët e ISIS-it.

Todenhofer, një 75-vjeçar, ish-anëtar i partisë së kancelares Merkel, la politikën për t’iu përkushtuar gazetarisë së zonave të luftës, në vitin 2000.

Ai arriti të mbijetonte në kufirin sirian, ku kaloi mëse një javë me vrasësin Mohammed Emwazi, i njohur ndryshe me nofkën “Xhihadisti Xhon”.

Todenhofer ka botuar një libër me titull “Brenda ISIS, 10 ditë në Shtetin Islamik”, ku rrëfen për planet e terroristëve islamikë për të vrarë miliona njerëz.



“Terroristët planifikojnë të vrasin disa miliona njerëz. Perëndimi po e nënvlerëson fuqinë që ka ISIS”, shkruan ai. Todenhofer shprehet se terroristët e ISIS-it po përgatisin një cunami nuklear, i cili do të jetë “spastrimi më i madh fetar në historinë e njerëzimit”.

Megjithatë, Todenhofer ka edhe kritikët e tij. Disa prej tyre thonë se atij iu dha akses brenda ISIS-it sepse ka folur publikisht kundër vendimeve që liderët e vendeve më të fuqishme të botës kanë marrë për Irakun dhe Afganistanin.

“Ky projekt u kundërshtua fillimisht nga familja ime. Im bir më shoqëroi, pavarësisht se unë e kisha kundërshtuar vendimin e tij për të ardhur me mua. Ai tha se donte të më mbronte. Ai ka bërë filmime atje. Familja ime nuk kishte asnjë informacion për ne gjatë një jave”, tregon Todenhofer.

Ai arriti të bënte një marrëveshje për këtë udhëtim, pas bisedimeve me lidershipin e ISIS-it nëpërmjet Skype-it. Madje, para se të nisej shkroi edhe testamentin.

xhihad.jpg


“Kisha parë videot ku pengjeve u hiqej koka dhe ky ishte shqetësimi im më i madh gjatë negociatave që i paraprinë udhëtimit. Njerëzit atje jetojnë në shpella, baraka dhe shtëpi-gërmadha. Kam fjetur në dysheme shumicën e kohës".

isis1.jpg


Ai thotë se terroristët e ISIS-it janë më të fortë sesa mendon bota. “Ata kontrollojnë një zonë më të madhe se Britania e Madhe dhe mbështeten me një entuziazëm që nuk e kam parë ndonjëherë në një zonë lufte. اdo ditë, qindra luftëtarë vullnetarë nga e gjithë bota u bashkohen radhëve të tyre. Prerja e kokave është vendosur si një strategji, me anë të së cilës duan të mbjellin terror tek armiqtë. Dhe kjo ka funksionuar. Ata janë armiku më i dhunshëm dhe i rrezikshëm që kam parë në jetën time. Deri tani nuk kam parë asnjë që ka shanse reale t’i ndalojë. Vetëm arabët mund ta ndalojnë ISIS-in. Unë jam kthyer shumë pesimist që andej”, thotë ai.

/ Shekulli Online /
 
Titulli: Rrëfimet e gazetarit që jetoi 10 ditë me ISIS: Ja “apokalipsi” që po planifi

Tip kryczatash vetem se ne nje forme tjeter e kohe tjeter.
 
Back
Top