Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)

Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)
Transmetuar më 27.05.2012 00:17



Lajme të tjera

Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)

Rihana, publikon foto nudo në Twitter

Beyonce përgatitet për rikthimin e saj të fuqishëm

Suedia me 372 pikë është fituesja e Festivalit Europian 2012 që u zhvillua në Baku, Azerbajxhan dhe përfundoi pak çaste më parë. “Suus”, kënga e interpretuar nga Rona Nishliu, që përfaqësoi shqiptarët në festivalin e përvitshëm evropian, Eurosong, u rendit në vendin e pestë pas votimit që u krye nga 42 shtete njëri pas tjetrit. “Suus” në fakt ndryshe nga vitet e tjera që prezantohej Shqipëria, mori herë pas here pikë të çmuara deri maksimale nga shtete evropiane, por gjithsesi ajo nuk i shpëtoi dot votimit gjeopolitik. Megjithatë ajo në tërë gjysmën e parë të 42 shteteve ishte thuajse gjithnjë e pesta në renditje.

Në votim morën pjesë 42 shtete. Si çdo vit rëndom edhe sivjet nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Votimi ishte kryekëput gjeopolitik, ku vendet ish-sovjetike votonin kryesisht rrotull njëra tjetrës, vendet nordike për njëra-tjetrën dhe vendet evropiano-perëndimore ndanin mes tyre votat.

Juria e Shqipërisë i ndau votat e saj nga 1 votë për Serbinë e deri 7 për Italinë, 8 për Maqedoninë, 10 për Turqinë dhe 12 për Greqinë.

Mali i Zi i dha 10 pikë Shqipërisë dhe 12, Serbisë.

Rumania 1 votë ia dha Shqipërisë dhe maksimalen 12 pikë e dha për Moldavinë

Austria i dha 8 pikë Shqipërisë dhe 12 maksimalet, për Suedinë.

Ukraina ia dha 12 pikët Azerbajxhanit dhe asnjë pikë Shqipërisë.

Bjellorusia i dha 12 pikët maksimale Rusisë dhe asnjë pikë Shqipërisë.

Belgjika i dha 10 pikë Shqipërisë dhe 12 maksimalet Suedisë.

Azerbajxhani, vend mikpritës i dha 10 pikë Rusisë dhe 12 Turqisë dhe asnjë Shqipërisë.

Malta i dha një pikë vendit tonë dhe 12, Azerbajxhanit mikpritës.

San Marino vlerësoi me maksimalet 12 pikë Shqipërinë.

Franca dha 12 pikë për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.

Mbretëria e Bashkuar dha 12 pikët maksimale për Suedinë.

Turqia i dha 5 pikë vendit tonë që ne i dhamë 10 pikë, si dhe 12 Azerbajxhanit.

Greqia i dha Shqipërisë 10 pikë ndërkohë që ne i dhamë 12 pikët maksimale dhe 12 pikët maksimale ia dha Qipros.

Bosnje-Hercegovina dha 6 pikë për ne dhe 12 pikët maksimale ia dha FYROM-it (Maqedonisë).

Moldavia i dha votat e saj kryesisht për vendet ish-sovjetike, ku 8 për Ukrainën, 10 për Azerbajxhanin kurse 12 maksimalet për Rumaninë. Ndërsa nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë.

Bullgaria i dha 12 pikët maksimale për Serbinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Zvicra dha 12 pikët maksimale për Shqipërinë.

Sllovenia i dha 3 pikë Shqipërisë dhe 12 pikët maksimale ia dha Serbisë.

Qipro i dha Greqisë 12 pikë ashtu siç bëri edhe Greqia me të, duke i kthyer kështu reston dhe duke treguar edhe një herë votimin e pastër gjeopolitik.

Kroacia po ashtu bëri votim gjeopolitik. Ajo i dha 5 pikë Shqipërisë dhe 12 pikët maksimale i dha për Serbinë.

Sllovakia ia dha votat e saj për vendet ish-jugosllave dhe nuk dha asnjë pikë për Shqipërinë.

FYROM - Maqedonia i dha Shqipërisë 12 pikët maksimale i akordoi për Shqipërinë ndërkohë që ne i dhamë 8 pikë.

Holanda i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Portugalia i dha 12 pikët e saj maksimale për Spanjën dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Islanda i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Suedia i dha një pikë Shqipërisë dhe 12 maksimalet ia dha Qipros.

Norvegjia i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.

Lituania i dha 12 pikët e saj për Azerbajxhanin dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Estonia dha 12 pikët për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Danimarka dha 5 pikë për Shqipërinë dhe 12 pikët për Suedinë.

Latvia dha 1 pikë për vendin tonë dhe 12 për Suedinë.

Spanja dha 12 pikë për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Finlanda dha 6 pikë për ne dhe 12 pikë për Suedinë.

Gjeorgjia dha 3 pikë për ne dhe 12 për Lituaninë.

Italia i dha 12 pikët maksimale për Shqipërinë dhe kjo e kuptueshme pasi shqiptarët në Itali kanë votuar me sms masivisht për këngën shqipe.

Serbia na dha një pikë dhe 12 për FYROM-Maqedoninë.

Gjermania dha 6 pikë për ne.

Rusia dha 12 pikët e saj për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.

Hungaria dha 8 pikë për ne dhe 12 për Suedinë.

Izraeli i dha 12 pikët për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.

Irlanda mbylli procesin e votimit dhe i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë.



Pikët që mori kënga “Suus”

10 pikë nga Mali i Zi

1 pikë nga Rumania

8 pikë nga Austria

10 pikë nga Belgjika

1 pikë nga Malta

12 pikë nga San Marino

5 pikë nga Turqia

10 pikë nga Greqia

6 pikë nga Bosnje-Hercegovina

12 pikë nga Zvicra

3 pikë nga Sllovenia

5 pikë nga Kroacia

12 pikë nga FYROM – Maqedonia

1 pikë nga Suedia

5 pikë nga Danimarka

1 pikë nga Latvia

6 pikë nga Finlanda

3 pikë nga Gjeorgjia

12 pikë nga Italia

1 pikë nga Serbia

6 pikë nga Gjermania

8 pikë nga Hungaria

Këngët finaliste

VIDEO: Rona Nishliu shpërthen në Eurovision 2012

UNITED KINGDOM - Engelbert Humperdinck - Love Will Set You Free
HUNGARY - Compact Disco - Sound Of Our Hearts
ALBANIA - Rona NIshliu - Suus
LITHUANIA - Donny Montell - Love Is Blind
BOSNIA & HERZEGOVINA - Maya Sar - Korake Ti Znam
RUSSIA - Buranovskiye Babushki - Party For Everybody

VIDEO: Rusia tallet me Eurovision, dërgon 6 plaka për të kënduar

ICELAND - Greta Salَme & Jَnsi - Never Forget
CYPRUS - Ivi Adamou - La La Love
FRANCE - Anggun - Echo (You And I)
ITALY - Nina Zilli - L'Amore ب Femmina (Out Of Love)
ESTONIA - Ott Lepland - Kuula
NORWAY - Tooji - Stay
AZERBAIJAN - Sabina Babayeva - When The Music Dies
ROMANIA - Mandinga - Zaleilah
DENMARK - Soluna Samay - Shoud've Known Better
GREECE - Eleftheria Eleftheriou - Aphrodisiac
SWEDEN - Loreen - Euphoria
TURKEY - Can Bonomo - Love Me Back
SPAIN - Pastora Soler - Quédate Conmigo (Stay With Me)
GERMANY - Roman Lob - Standing Still
MALTA - Kurt Calleja - This Is The Night
F.Y.R. MACEDONIA - Kaliopi - Crno I Belo
IRELAND - Jedward - Waterline
SERBIA - ژeljko Joksimović - Nije Ljubav Stvar
UKRAINE - Gaitana - Be My Guest
MOLDOVA - Pasha Parfeny - Lăutar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


/noa/

rona-nishliu-noa.jpg
 
Pe: Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)

weee kush e mendonte qe do arrinte ket sukses... ja kaloi dhe anjezes... bravo:D..
 
Titulli: Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)

Yessssssss, Hallal Rones dhe me talentin dhe zeri e saj te mrekullushem...:)
 
Titulli: Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)

Zakonisht kenget te tipit balad sme kane pelqyer ndonjehere, por kenga e Rones eshte vertet shume e bukur.
Me erdhi mire qe kenga u vlersua shume dhe nga te huajt, renditja eshte goxha e mire per Shqiperine,duke qen se Eurosong si format kerkon kenge pak me ritem dhe gjithmone ka nxjer fitues te tille, Rona me kengen e saj ka mar nje fitore te madhe :) eshte e vetmja kenge balad qe arrin ne top5
 
Pe: Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)

Brova ... komplimente
 
Pe: Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)

Bravo,bravo,vitin e ardhshem futet direkt ne finale...
 
Pe: Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)

T'ishte per mua, as 1 pike si kisha dhene une ksaj...s'me ka pelqyer fare kenga.
 
Titulli: Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)

po me ato te rusis cpaten ! :p

ky eurovisioni eshte shum m... show i gjithi politik e aspak nuk vlersohet kenga e mire e nuk e di pse mbahet ende ni show i till !

Te zej vendin e 2t russia me ato plakat vertet te ben te qesh njekohesisht te qash dhe tregon vleren e ketij programi .

Rona ska pas "keng" sepse pak kendon , por refreni me zerin e saj ja arriti te marr keto pik.

Gjithashtu shqiptaret nga kosova qe gjinden jasht kan votuar shum p.sh ne zvicerr ka marr 12 pik e gjitha fal votave te shqiptareve nga Kosova apo ne disa vende tjera.
 
Titulli: Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)

Po piket qe dha Shqiperia si mora vesh fare se i dhame 10 pike serbise dhe 12 pike greqise. Kush voton ne shqiperi Greqine dhe Serbine?
 
Pe: Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)

Bravo i koft RONES na ka zbardh ftyren krejt SHQIPTARVE :D
 
Titulli: Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)

Po piket qe dha Shqiperia si mora vesh fare se i dhame 10 pike serbise dhe 12 pike greqise. Kush voton ne shqiperi Greqine dhe Serbine?

Ashtu sic ne Greqi ka shqiptar qe votuan per ne, duhet te kete dhe ne Shqiperi -grek qe votuan per vete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top