Romë: Edhe italia pezullon shengenin?!

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Italia po rishikon mundësinë e pezullimit të përkohshëm të Traktatit të Shengenit me rivendosjen e kontrolleve në kufijtë e saj, duke iu bashkuar kështu listës së gjatë vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian -Gjermanisë, Suedisë, Austrisë, Maltës, Danimarkës, Norvegjisë e Francës që ditët e fundit kanë vendosur ndërprerjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve europianë brenda kufijve të tyre.

Mediat italiane informojnë se burime konfidenciale nga qeveria e kryeministrit Renzi pohojnë mundësinë e pezullimit të përkohshëm të Trakatit Shengen në kufirin mes Italisë e Sllovenisë. Njoftimi vjen tok me konfirmimin se Ministria e Brendshme italiane ka regjistruar gjatë ditëve të fundit një shtim të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në territorin italian nga kufiri slloven. Përgjatë 2015-ës në Itali kanë mbërritur 153.842 emigrantë, 9 % më pak me vitin 2014 ku numri i tyre ishte rreth 170 mijë persona.

Mesatarisht janë rreth 300-400 emigrantë që hyjnë çdo javë nga ky kufi, fakt ky që ka detyruar qeverinë italiane të hartojë një plan të posaçëm pune për përballimin e këtij fenomeni.

Ky plan parashikon vendosjen e kontrollove në kufijtë tokësorë e hekurudhorë me Slloveninë, duke lënë të lirë qarkullimin në kufirin ajror. Kjo masë e jashtëzakonshme sigurie do të bëhet operative vëtëm nëse do të evidentohet gjatë ditëve në vazhdim një shtim i hyrjes së emigrantëve nga ky kufi e nëse do të mungojë ajo klimë bashkëpunimi europiane e premtuar qysh në muajt e mëparshëm.

Ndërpreja e Traktatit Shengen e rivendosja e kontrolleve kufitare është ndërmarrë nga vendet europiane vetëm në rastin e eventeve të programuara si Konferenca të rëndësishme Ndërkombëare me pjesëmarrjen e liderëve botërorë apo aktivitete të mëdha sportive ndërkombëtare. Italia deri më sot ka vendosur vetëm një herë të pezullojë Traktatin Shengen në vitin 2008 me rastin e samitit G8 të mbajtur në qytetin Aquila.

Sipas së përditshmes italiane Corriere della Sera kjo masë e jashtëzakonshme e sigurisë që shumë shpejt mund të jetë operative nga qeveria Renzi, është një provë e dështimit të Traktatit të Shengent./TvArt&Agjencitë/
Trevi_Fountain_Rome_Italy_2_-_May_2007-640x425.jpg
 
Titulli: Romë: Edhe italia pezullon shengenin?!

Prej se Suedia vendosi kontrolle në kufi me Danimarkën, nga ana tjetër Danimarka e ka bërë të njëjtën në kufirin me Gjermaninë.Këto masa ndërmirren që të ndalohet hyrja e refugjatëve pa dokumente – ka kumtuar sot kryeministri danez Lars Loke Rasmuesen i cituar nga Frans Pressi.

Për Danimarkën mund të ketë pasoja serioze nëse vendet tjera veriore ripërtrijnë kontrollin e kufijve të tyre.Kjo mund të shkaktojë rritjen e numrit të kërkesave për azil ka deklaruar në një konferencë shtypi në Kopenhagë Kryeministri danez, qeveria e të cilit po përpiqet të kufizojë arritjen e të huajve në territorin e këtij vendi.

Kontrolli nga ana e Danimarkës fillimisht do të jetë në fuqi vetëm për 10 ditë, pas çka mund të rritet për një periudhë më të gjatë kohore.

Ndërkohë Komisioni Evropian ka bërë publike se nga Danimarka ka marrë informatë zyrtare se ky vend vendos kontrolle të kufijve të saj, si dhe se Komisioni do ta shqyrtojë arsyeshmërinë e një procedure të këtillë.Për shkak të krizës së refugjatëve më shumë vende të BE-së kanë vendosur kontrolle të përkohshme në kuadër të hapësirës së Shengenit./TvArt/
schengen-c1200x600-640x320.jpg
 
Back
Top