Robert Burns, “fshatari i mësuar nga qielli”

burns-664x375.jpeg

Poeti që vuri në vend idenditetin e Skocisë

Kur poeti i madh skocez ndërroi jetë, më 21 korrik të vitit 1796, më shumë se 10000 persona morën pjesë në funeral. Një shifër krahasimisht e vogël nëse do të merret parasysh popullariteti që autori arriti të ketë në Skoci e më gjerë, edhe pse jetoi pak, shumë pak.

Për të lënë mënjanë vdekjen dhe për të adhuruar jetën, çdo vit, Burns përkujtohet në përvjetorin e tij të lindjes, 25 janar 1759 me të ashtuquajturat “Burns suppers”, “Darkat e Burns”.

Recitime, këngë e diskutime, kujtojnë çdo vit poetin që ndihmoi të vendoste në vend identitetin e një vendi.

Robert Burns lindi në Alloway, Ayrshire, Skoci, në një familje fshatarësh. Ishte i pari i shtatë fëmijëve. Pavarësisht vështirësive, i ati arriti të paguante një mësues sipas të cilit, i riu “mësonte shumë shpejt edhe pse ishte më i ngadaltë në të shkruar”.

Burns në moshën 15-vjeçare ishte punëtori kryesor i fermës. Kjo punë nuk i pëlqente e për këtë arsye e shkruara u kthye për të një lloj shfryrjeje dhe arratie nga “rrethanat” në të cilat ndodhej.

Pikërisht në këtë moshë shkroi poezinë e tij të parë “My Handsome Nell”. Poezia më shumë se gjithçka është një treguese e mirëfilltë e vargjeve ritmike të poetit të ri.

Me vdekjen e babait, Robert shfaqi haptazi se ishte më shumë i interesuar ndaj poezisë sesa të drejtonte fermën së bashku me të vëllain.

Në prillin e atij vitit publikohet përmbledhja e parë me poezi “Poems – Chiefly in the Scottish Dialect”. Poezitë i përshkonte një tis i hollë satiric dhe dashuria.

“Poems” pati mjaft sukses dhe tërhoqi vëmendjen e aristokratëve të kohës. Fama e tij filloi të rritej gjithnjë e më shumë. Pak më vonë, e përditshmja “Edinburgh Magazine” i kushton një artikull. Kjo ishte edhe arsyeja që në vitin 1787 poeti vizitoi për herë të parë Edinburgun me qëllimin për të përgatitur një edicion të ri të përmbledhjes “Poems”.

Filloi të krijonte kontakte me letrarët e kohës mes të cilëve edhe me Henry Mackenzie, i cili e cilësoi si “heaven taught ploughman”, (fshatar i mësuar nga qielli).

Burns me poemat e me gjuhën vitale e pasionante poetike ka influencuar te mjaft artistë të tjerë.

Vitet e fundit të jetës ai ia kushtoi kompozimit të veprave madhore si “My love is like a red, red rose”. Ai ndërroi jetë pas një sëmundjeje kardiake në moshën 37-vjeçare, të njëjtën ditë kur erdhi në jetë fëmija e tij Maxwell.

Robert Burns ishte njeriu me një dhunti të habitshme natyrale, që jetonte në një kohë aktualisht të tmerrshme. Poezia e tij u krijua prej një gjeniu dhe ishte përherë e lidhur me shpirtin e vendit të tij. Robert Burns e përshkruante kështu çastin sublim të krijimit të poezisë: e konsideroj si një ndjenjë, që korrespondon me idenë time dhe shprehjen muzikore; pastaj zgjedh temën; që fillon me një rresht; kur ajo të kompozohet, dhe kjo është në përgjithësi pjesa më e vështirë e kësaj pune, dal të shëtis, ulem tani dhe pastaj shikoj objektet në natyrë dhe rreth meje që janë bashkime apo në harmoni me përsiatjet e punës dhe fantazisë sime, të kraharorit tim; që zukatin tani dhe pastaj me ajrin e vargjeve që kam shkruar.

Arritjet e mëdha të Burns, si poet, janë të njohura jo vetëm për kulturën kombëtare britanike. Ato janë të njohura edhe në vende të tjera të botës.

Kjo është arsyeja se pse “Nata” e Burns-it festohet ende rreth e rreth botës për të admiruar zemrën dhe humanizmin e madh të poetit.

E sollën në shqip në mënyrë mjeshtrore Lasgush Poradeci dhe Dritëro Agolli

Meri Morison e përkthyer nga Lasgush Poradeci

O Meri, eja në dritare;
Është ora jonë e dëshiruar!
Ç’kushtojnë mijëra thesare
përpara syve të adhuruar!
Mundim të madh do të duroja,
si skllavi që duron i strukur,
kur zemrën tënde ta fitoja,
moj Meri Morison e bukur!

Dje me muzikë e me vjoli,
ndër djem e vajza kërcimtare,
mendimi im më shkoi tek ti,
unë isha atje, po s’ndieja fare:
kish plot me nur sa s’bëhet më,
po unë thashë: “Nuk ka, jo,
si Meri Morison asnjë!”

O Meri, do ti ta mundosh
atë që zbret për ty në varr?
Do shpirt e zemër t’i coptosh
për fajin se të do me zjarr?
Në s’më pranon si dashuror,
trego për mua pak mëshirë!
Ti s’mund të kesh një shpirt mizor,
moj Meri Morison e mirë.

Dashuria dhe Varferia përkthyer nga Dritëro Agolli

Me ndoqi dashuria bashke
Me varferine e shkrete
Ne shteg te tyre heret rashe
Me zune shpejt ne rrjete

Por varferine e zboj e tremb
Dhe s’ka me varferi
Vec dashurine dot se shemb
Se mbetet dashuri

Pse dashurise si pengese
I del perpara ndarja?
Dhe pse te mbetet robereshe
Nga smira dhe nga paraja?

Dhe pasuria dhe hambari
Pak lumturi na japin
Por frikacaku dhe truthari
Pushtetin shpejt e kapin

Me flet me sy per dashurine
Kur humb mes perqafimit
Ndersa me buzet ftohtesine
Ma shfaq permes gjykimit

Me keshillon te jem i matur
Te kem dhe pak durim
Sic duket, pret nje oxhak te pasur
Dhe s’pret oxhakun tim!

Po si ta mbaj gjakftohtesine
Kur jemi prane e prane
Kur dy veshtrime dashurine
Burim te vetem kane?

Vec fukarai ka lumturi
Me vashezen e dashur
Ai s’ka smire e s’ka zili
Per dere e rang te pasur

Ah, dashurine c’e pengon
Ky fati i lig tiran!
Dhe gonxhe e saj pse s’lulezon
Pa pasuri dhe nam?


Pamfleti.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top