Revista turke i përgjigjet në mënyrë adekuate “Charlie”

Arfenilla

Themelues i Forumit

cafacaf-770x470.png


Revista satirike turke “CafCaf”, publikimi i vetëm në Turqi, e cila vë theks të veçantë në vlerat islamike. Web-faqja turke, Wo


rldbulletin njofton që revista turke CafCaf në faqen e parë të saj i përgjigjet në mënyrë adekuate dhe kundërshton arrogancën e Charlie HEBDO.

Revista CafCaf iu përgjigj “Charlie” – i cili masakroi të drejtat e njeriut në emër të Evropës liberale, moderne – me një faqe kryesore në gjuhën franceze ku shkruan: “Non, rien n’est pardonne!”- Jo, asgjë nuk të është falur!

“Arroganca është bërë zakon i kulturës evropiane, e cila ka vënë veten në pozicion mbi të tjerët ku ata janë të lirë dhe të pakrahasueshëm; për të cilën morën përgjigjen adekuate nga e gjithë bota”, qëndron te Revista e sipërshënuar.

“Charile Hebdo” në numrin e fundit boton karikaturën e cila tregon një person, gjoja Profetin Muhammed (alejhis-selam) si derdh lot dhe mban mbishkrimin „Je suis Charlie“ si porosi solidariteti me viktimat. Ndërkaq mbi karikaturën janë shkruar fjalët: “Gjithçka është falur”.

“CafCaf” i përgjigjet Charlie Hebdou, ashtu që në faqen kryesore tregon të shtypurit në Afganistan, Gazza, اeçeni, Irak, Siri, Egjipt dhe Kinë; ndërsa në mesin e tyre është paraqitur një fëmijë, gjaku i të cilit akoma rrjedh – dhe iu thotë: “Asgjë nuk është falur”.

Publikimi javor “Charlie Hebdo” u botua në tre milion ekzemplarë. Ndërsa “CafCaf” për shkak të kufizimeve financiare, botohet një herë në muaj.



Burimi:worldbulletin.net/
 
Titulli: Revista turke i përgjigjet në mënyrë adekuate “Charlie”

Na vjen keq per caf cafin por une bej tifo prap per charlie lol



Epo te thoje qe masakroi te drejtat e njeriut kur pikerisht te drejten per ti hequr jeten e pat dikush tjeter dhe jo charlie
 
Titulli: Revista turke i përgjigjet në mënyrë adekuate “Charlie”

Miqte e mi turq cuditerisht u bene solidar me je suis charli.
Cudi thua te jene turq anadollak apo te modernizuar?
 
Back
Top