Revista "Time" publikon listën e saj për njerëzit më me ndikim në botë

METi

-=EdoLorEli=-
Lista e "Time" për njerëzit me ndikim nuk e ndryshon renditjen e autorit Michael Heart

Muhamedi i pari, Jezusi i treti

Prejse në vitin 1978 kur Michael Hart ka publikuar botimin e parë të librit për njerëzit, mendimet dhe veprimet e të cilëve në mënyrë vendimtare kanë ndikuar që civilizimi të zhvillohet në rrethanat në të cilat është edhe sot, lista ka qenë shkak i debateve të shumta.

Revista "Time" ka publikuar listën sipas së cilës Dalai Lama, Vladimir Putin, Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë vlerësuar si njerëzit më me ndikim në botë gjatë këtij viti. Kjo renditje, megjithatë nuk ka asnjë ndryshim dhe lëvizje nga lista të cilën e ka përpiluar dhe botuar në librin e tij shkrimtari kontravers amerikan Michael H. Hart. Sipas tij, profeti Muhamed, shkencëtari anglez Isaac Neëton dhe themeluesi i bazës së religjionit të krishterë, Jezu Krishti, kanë zënën tre vendet e para në listë. Prejse në vitin 1978 Heart ka publikuar botimin e parë të librit për njerëzit, mendimet dhe veprimet e të cilëve në mënyrë vendimtare kanë ndikuar që civilizimi të zhvillohet në rrethanat në të cilat është edhe sot, lista ka qenë shkak i debateve të shumta. Më vonë komunistët si Lenini dhe Maco ce Dun, humbnin vendet në këtë listë ngase në vendin e tyre do të vinte Mihail Gorbatchev. Por, përkundër këtyre ndryshimeve të vogla lista nuk ndryshon së qeni në vëmendje të opinionit publik. Kriteri në të cilin Heart është bazuar për përpilimin e kësaj liste, nuk ka qenë me të "mëdhenjtë dhe me të njohurit" por ndikimi i ideve të njerëzve, njohurive të tyre, të bëmat dhe rezultatet me të cilatgjatë jetës së tyre kanë drejtuar civilizimin njerëzor duke ndikuar në miliona njerëz në mënyrë direkte apo tërthorazi në jetën e përditshme. Në listë kanë zënë vend liderët politik dhe fetarë, shkencëtarë, shkrimtarë, zbulues, mjekë, detarë dhe artistë. "Muhamedi është njeriu i vetëm në histori i cili ka qenë i suksesshëm njësoj si në planin e fesë, ashtu edhe në atë laik", ka shkruar Heart, duke shtuar se një tregtar i vogël, i lindur në shekullin e VI në qytetin Arab Meka, me aftësitë e tij ka arritur të krijojë një fe, një sistem vlerash, një koncept politiko-religjioz, të cilin sot e kanë përqafuar më shumë se 1.3 miliardë njerëz gjithnjë me tendencë rritjeje të këtij numri në pjesë të ndrshme të planetit. Muhamedi kishte bashkuar rrënjët në Arabi, pastaj mësimet e tij, ishin shtrirë në tërë lindjen e mesme dhe vetëm 100 vjet më vonë këto mësime kishin mbërrijtur deri në Indi, përderisa përmes Afrikës Veriore në Italinë Jugore dhe në Spanjë. Përkundër stagnimeve dhe rënjeve të ndikimit politik dhe atij ekonomik, Islami as sot e kësaj dite nuk e humbur trendin e zgjerimit, në lindje ka mbërritur deri në Indonezi , në jug deri në Afrikën Qëndrore, në veri deri në Gjermani dhe në Britaninë e Madhe e në perendim deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas Muhamedit, i dyti në listën e Heartit është Isaac Neëton, një fëmijë fshatari i cili më vonë do të bëhej matematikan, fizikan, astronom dhe filozof me nam. Ai në shekullin XVII me studimin "Principet matematikore të filozofisë së natyrës", ka vënë bazën universale të mekanikës dhe optikës. Duke vështruar një mollë të pjekur e cila bie nga dega vertikalisht nga qendra e tokës, ai formuloi ligjin e gravitetit dhe më pas ligjet themelore të forcës së inercionit, aksionit dhe reaksionit. Ai do të shpikte teleskopin reflektues, do të rendiste spektrin e dritës, do të llogariste shpejtësinë e zërit dhe do të propozonte teorinë e prejardhjes së yjeve. Po ashtu Neëton, merrej edhe me histori dhe teologji. Ka qenë udhëheqës i farkëtarës mbretërore të monedhave, si dhe anëtar i parlamentit anglez. Por, fjalët e vetme të tij janë shenuar në kohën kur ai ishte anëtar i parlamentit, janë ankesat e tij të rralla se "Salla është e ftohtë dhe ka shkuj të ajrit, pas së cilës ankesë kishte qenë edhe kërkesa që të mbyllen dritaret".
Pas Neëtonit në listë është Jezusi, pas të cilit vijnë: Buda - filozof indian dhe predikues i praktikës njerëzore që ka vepruar në shekullin VI para erës sonë, mendimtari kinez Konfuci (Shekulli V p.e.s) mësimet e të cilit kanë formuar mënyrën e jetesës në Kinë, Japoni, Kore, Vietnam dhe gati në tërë Azinë Juglindore. Në vendin e gjashtë është Shën Pali, i shtati kinezi Cai Lun, i cili në shekullin e parë ka perfeksionuar prodhimin e letrës, më pas gjermani Jochan Guttenberg, i cili shpiku makinën e parë të shkrimit në vitin 1450 në Meintz, për të vazhduar me Cristofer Colombon dhe fizikanin Albert Einstein.


kohaditore
 
Redaktimi i fundit:
Pardje lexova kete artikull ne gazeten "Koha Ditore" :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top