Renzi, Merkelit: Fituat nga rrënimi i Greqisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Renzi, Merkelit: Fituat nga rrënimi i Greqisë.

Samiti i Brukselit fokusohet nga debatet për ndërtimin e gazsjellësit ruso-gjerman

merkel-renzi-320x240.jpg


merkel renziNdërsa ishin mbledhur në Bruksel mes liderëve të tjerë europianë për të diskutuar çështjet më të ethshme që shqetësojnë aktualisht Unionin, dje papritur është regjistruar një përplasje mjaft e ashpër mes Kryeministrit italian, Matteo Renzi dhe Kancelares gjermane, Angela Merkel. “Ju bëni sikur dhatë shpirtin për BE-në, por në fakt, fituat shumë nga kriza greke”, i ka thënë Renzi “zonjës së hekurt”.
Ajo që ai ka pohuar më tej në terma konkretë, ishte fakti se “ekonomia gjermane ka pasur shumë përfitime pas kolapsit të ekonomisë greke”. Renzi para gazetarëve ka përmendur blerjen e aeroporteve greke nga kompania gjermane “Fraport”, si një ndër përfitimet e Gjermanisë, duke vijuar më tej edhe me çështjet e sistemimit të refugjatëve, fondit të sigurimit të investimeve e para së gjithave, pretendimet për ndërtimin e linjës së gazsjellësit ruso-gjerman, “North Stream 2” (Rrjedha e Veriut 2), si njëra ndër arsyet reale të shpërthimit të debatit mes dy homologëve që deri më tani njiheshin për simpati të ndërsjellë dhe respekt.

Kundërshti edhe nga të tjerë

Mirëpo, sidomos kjo çështje, ka bërë që shefi i ekzekutivit italian të mos jetë i vetmi në përballje kritike ndaj Kancelares së Gjermanisë. Kësisoj, ndaj Merkelit ka pasur kundërshti edhe nga Portugalia ose Bullgaria, por edhe vetë Presidenti i Europarlamentit, polaku Donald Tusk.
Brukseli e sheh si kërcënuese këtë projekt dhe në linjë me të janë edhe shumë liderë europianë, e sidomos liderët e shteteve baltike, Polonisë dhe Europës Lindore e Qendrore, ndërsa Unioni ka vendosur me kohë dhe dje i ka rifuqizuar sërish ato ndaj Rusisë. Këta të fundit kanë dashur t’i japin jetë një iniciative ligjore, sipas të cilës, ndërtimi i kësaj linje, bie ndesh me synimet dhe objektivat e politikave europiane të hartuara nga Brukseli. Por në fund ka qenë këmbëngulja e Kancelares gjermane, Angela Merkel, që ka bërë të mundur pengimin e dokumentit përfundimtar. Pas takimit, Merkel sqaroi diferencat në mendime që kishte pasur me Kryeministrin italian, Matteo Renzi.
“Tani të shohim se çfarë do të vendoset në procedurat për dhënien e lejes së gazsjellësit”, tha Kancelarja. Në të njëjtën kohë, shefi dhe mikpritësi i takimit të nivelit të lartë, Donald Tusk, u shpreh shumë kritik në konferencën përfundimtare për shtyp rreth projektit në fjalë. “Sipas mendimit tim, kjo nuk kontribuon në diversifikimin e furnizimit me energji”, tha kreu i Eurokëshillit. Debati, sipas burimeve nga Brukseli, ka qenë i ashpër dhe shumë emocional. Sipas gjermanes “Der Spiegel”, në këtë çështje sidomos është vënë re qëndrimi i fortë i Kryeministrit italian, Matteo Renzi.

Rrjedha e Veriut” dështoi nga sanksionet ndaj Moskës

Në qershor, Gazpromi rus dhe dy koncerne energjetike gjermane, britanikja “Shell”, austriakja “OMW” dhe “Engie” nga Franca, vendosën ndërtimin e linjë së dytë të gazsjellësit “të Veriut”.
Nëpërmjet ndërtimit të tij, Gjermania do të shndërrohej në shpërndarësin më të madh të gazit rus në pjesën perëndimore të kontinentit. Kritika mbi këtë projekt para së gjithash ka dy arsye bazë: E para, nëpërmjet ndërtimit të gazsjellësit ekzistues, do të rritet varësia nga furnizimet ruse dhe vendet transite si Ukraina, Polonia dhe Sllovakia, argumentojnë se janë shumë të prekura nga ky projekt. E dyta është se gazsjellësi i planifikuar qysh vitin e shkuar, ka dështuar për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë – e nga kjo do të kishin përfituar Italia dhe Hungaria.
E me këtë shpjegohet edhe “tërbimi” i shefit të qeverisë italiane, raportonte dje “Der Spiegel”. Por, ky projekt i fuqishëm është kundërshtuar edhe nga Shtetet e Bashkuara, që e shohin atë si strategji ruse për ta anashkaluar Ukrainën. Merkel tha pas takimit se ajo ua kishte bërë të qartë ndërkaq shefave të tjerë të qeverive, “se ai është së pari një projekt ekonomik”. Merkel tha më tej, duke pasur parasysh Renzin, se Italia më parë kishte dashur të merrte pjesë në projektin paraardhës, “Rrjedha jugore”. “Në këtë rast, thjesht u këmbyem”, tha Merkel.
“Që ka pozicione të ndryshme, kjo më duket fare normale”, tha ajo. Edhe Tusk, me gjithë kritikat, ka pohuar me tone pajtuese para gazetarëve se: “ne nuk duam ta politizojmë çështjen”. BE-ja do që “të qaset sa më objektivisht dhe në mënyrë neutrale” ndaj testimit të këtij projekti.
“Nuk mund të ketë privilegje për Gazpromin”, tha polaku. Por nga ana tjetër, askush nuk duhet të ndëshkohet se ka gaz me shumicë”. Europa aktualisht konsumon rreth një të tretën e gazit që përdor për nevojat e saj, nga Rusia. Komisioni Europian, prej vitesh po kërkon të shkëpusë varësinë energjetike nga Rusia.
 
Titulli: Renzi, Merkelit: Fituat nga rrënimi i Greqisë

Ne fillim te krizes ekonomike Italia kish nevoje per kesh, Berlusconi propozoj qe te stampoje Euro ne Itali jasht rregullit te vendosur nga Gjermania. Ne kete pike, Berlusconi deklaroj se nqs kjo nuk eshte e mundur per faj te Gjermanise, atehere le te dale Gjermania jasht nga Europa.

Ne pak jave ra qeveria e Berlusconit, dhe u vu Mario Monti njeri i elites masonike Bildeberg(gjermane). Berlusconi perfundoj ne arrest shtepie, per motive banale te themi. Keto dite edhe Renci po ferkohet me Merkel per probleme bankash.
Rastesi edhe kjo nderkohe qe Italia eshte kunder sancioneve ndaj Rusise, paralelisht Italia nuk po bashkohet me linjen UE per nderhyrjen ushtarake ne Siri ... "A mund te behet shaka me gjermanin??"

Akoma nuk e keni kuptruar qe Bashkimi Europian eshte nje bashkim bankash, dhe jo nje bashkim popujsh e kulturash te ndryshme ne nje familje te vetme??? Jo? Me keq per ju!!!
 
Back
Top