Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Milano ka shënuar një rekord botëror. Një grua, për herë të parë në botë, ka lindur në moshën e pleqërisë, 95 vjeçe.
Teresa Melchianne quhet gruaja, e cila kish vendosur të bënte ndërhyrje in vitro për t’i dhënë jetë fëmijës së saj të tretë.
Ende nuk dihen arsyet e zgjedhjes kurajoze të saj, por fakti që shkenca sot mund të arrijë mrekulli të vërteta si kjo që ka ndodhur.
Ka folur në këtë rast dhe djali i saj, Ivan Melchianne, avokat i nderuar, i cili pohoi se kjo ka qenë një zgjedhje e hershme e saj.
“Gjithmonë kam besuar se dëshira e mëmësisë nuk ezaurohet brenda një faze të caktuar moshe, përkundrazi, ajo zgjat për shumë vjet, dhe do të thosha se duke para rastin e nënës sime, për të gjithë jetën. Tashmë mund të rrimë këtu dhe të japim gjykime jo të menduara, por e vërteta është se çdokush ka një liri personale që mbetet e tillë në çdo rast.
Pra, pa shumë zhurmë, shkenca i ka zgjeruar kufijtë e njeriut, duke bërë të mundur atë që më parë ishte e paimagjinueshme.
Kur u konceptua i vogli Gabriele, (i sapolinduri) mëngjesin e të dielës, pata një ndjenjë kënaqësie, duke menduar se dashuria e një nëne është gjëja më e bukur në jetë. U mallëngjeva dhe me bashkëshorten time u hodhëm përpjetë: ‘Urra, kam një vëlla, rroftë i pabesueshëm’. Menjëherë shpërtheva në të qara”.
Në Itali dhe debati ka çmendur botën. Ka që e kundërshtojnë, ka që janë në favor.
Aldo Valletti, gazetar kritik, e quajti skandal: “Drejt kujt po shkojmë?”. Nga ana tjetër, Pier Paolo Cerutti thotë: “Kompleksiteti i jetës është i pashtershëm brenda një shakaje. Ka gjëra të cilat nuk mund të dënohen”.
plaka-2-620x330.jpg
http://www.tetovasot.com/
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Ti rroj me none e babe ishalla
Ueeeeeee 95 kjo...rri ne lol
E ndava do bej 5 kalamaj in vitro....lol
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Mendo sa gjynaf ai femija. Sdo rritet me te emen.

Ky eshte kulmi i egoizmit.
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Avash avash si ke mbush 90 vjç se pastaj mbi kete mosh nk plakemi por na iken truri .
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Genie-Point-and-Jaw-Drop-Alladin.gif

Une smendoj as pro as kunder por...SI???? prodhimi i estrogjeneve eshte minimal, mitra me vezoret atrofojne, hajde qelizen veze se ka prodhuar vete, si u kap ne miter si u rrit ajo miter si e mbajti 9 muaj??????

Not-sure-if-sure_o_98382.jpg
 
Attachments

  • Genie-Point-and-Jaw-Drop-Alladin.gif
    Genie-Point-and-Jaw-Drop-Alladin.gif
    1.4 MB · Shikime: 0
  • Not-sure-if-sure_o_98382.jpg
    Not-sure-if-sure_o_98382.jpg
    33.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Memesia seshte vetem ngjizja mbajtja 9 muaj ne bark lindja por edhe te kujdesesh per femijen tend ta rrisesh edukosh etj etj.

Tani si dreqin do i rrije prane kjo kur eshte per te vdek vete?!!

Une jam pro ligjeve te natyres dhe Zotit mbi lindjen vazhdimesine e jetes dhe vdekjen.

Sme pelqen te prishet ky ekuliber normal,ndryshe gjithcka do shkoje drejt mekanizimit /robotizmit dhe humbjes se humanizmit si qenie biologjike dhe vlerash.
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Ok po ama dhe ajo ngjizja dhe mbartja per moshen e saj jane te pamundura, prandaj dua ta kuptoj cfare ndryshimi ka bere shkenca qe e ka mundesuar ate.
Sa per pjesen tjeter ehh evolucioni ben te veten, ne kete rast ndihmuar nga teknologjia, se per mire apo per keq eshte diskutabile po qe sdo stagnoje me nje vend eshte fakt. Eshte vendim egoist po, por fundja ka me te reja qe humbin jeten ne lindje, ka femra ne moshe te re me semundje kronike qe mund t'ua rrezikoje jeten lindja dhe prap e bejne, e raste e raste tjera.
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Ka bere invitro pra. Estrogenet i jane injektuar shtese. Po lindin burrat spo lind 1 grua ne ate moshe.

Mua sme shqeteson kjo gje por pjesa sociale dhe prishja e ekuilibrit te jetes qe permenda me lart.
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Po nuk me duket e mjaftueshme, se ok lindjen se ben dot e kan bere me operacion, ok e kane injketuar me estrogjene, ok edhe pa menstruacione ka arritur te krijoje nje qelize veze(shume e dyshimte se si) dhe kane bere fertilizimin ne kushte laboratorike dhe pastaj kane injektuar embrionin ne miter, e pastaj, ne ate mukozen e mitres se atrofuar si eshte kapur embrioni pa deshtuar, si eshte rritur ajo mitra e thare e ka patur vend per rritjen dhe levizjen e femijes, shume pikpyetje me lindin ne koke nga kjo :|
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Embrioni eshte krijuar me veze dhe spermatozoid te donatoreve mbase dhe mitra eshte e implantuar nga donatore pra femija ska adn e saj.
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

O kyt mos e rujt Zoti qenie e marr.
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Ej zot kjo ka vaktin mju bo letrat :p Per nboten tjeter, jo tduroj tqamet e fmis. gjithsesi ti rroj m jet te gjat :)
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Lajmi i vertete eshte qe gruaja 95 vjec ka ne krah nipin dhe jo femijen e saj por media shqiptare hesapi ca pret!
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Spo mvje nej fjal tjeter pervecse... fuck!!
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Mir se ishte deshir e gruas prej shum kohesh per nje lloj ngjizje,por pse nuk ka mendu ajo dhe per Femijen! Kjo ne ket mosh padyshim se i eshte fshi kaseta dhe keq per tjeret se kan marr ne qaf ket femijen.
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Jetë të gjatë fëmijës, me të gjatë së nëna e tij. Hajde gëzuar.
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Sot një tjetër lajm sensacional pushtoi portalet on line, sipas të cilit një grua 95 vjeçare në Itali paska lindur një djalë, duke thyer çdo rekord. Në foto tregohet një grua plakë, kockë e lëkurë, duke mbajtur në duar një fëmijë të prsalindur. Në fakt gruaja në foto ishte duke mbajtur stërnipin e saj, dhe fotoja ka qarkulluar kohë më parë për të përcjellë artistikisht zinxhirin e jetës që trashëgohet në breza. Lajmi është marrë nga një gazetë e dorës së fundit në itali “Il Giornale”, ndërkohë që nuk konfirmohet nga asnjë media tjetër në Itali. Një mori gazetash e portalesh si Gazeta Panorama, Gazeta Shqip, Gazeta Shekulli, Gazeta Shqiptarja.com, Balkanweb, Gazeta Sot, Bota Sot, News Bomb, Telegraf, etj. e botuan pa e konfirmuar aspak.Postbllok

Mediat shqiptare kalojnأ« cakun e idiotأ«sisأ« | Postbllok

p.s. Mos u merzisni nga zhgenjimi :qan:Do bejme dhe pa kete lindje :p
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

E kam thene une me kohe qe t'lexosh mediat shqiptare eshte humbje kohe. Kerkojne vetem klikime pa marre fare parasysh vertetsine e lajmit. Duhet ti hedhe dikush ne gjygj per mashtrime sagllam publike duke perdhosur imazhin e nje X individi dhe duke e shoqeruar mundesisht me nje gjobe 500-600 mije euro qe kto palo gazetar ose administrator te hapin 2 libra mbi gazetarine qe here tjeter te mendohen 2 here para se te desinformojne opinionin publik apo te perdhosin imazhin e njerzve.
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Hajt tjeter here me stermbese...e ku qendronte cudia ktu?
Gjyshja ime u be katergjyshe dhe se qiti njeri ne gazete...apo nuk quhet?
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

E lexova lajmin mbrem ne portalet e tjera por qe kur e pash e kuptova qe eshte falc si lajm ...sado shkenca te kete perparuar gjera te pa mundura nuk behen te pakten tani per tani,me vone edhe mundet..!

Perralle e shpifur ...Gjithsesi jete te paqte gjyshes e me jete te gjate e te bukur nipi!
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Hahah e tere naten kam kerkuar lajme ne anglisht se thash do jete lajm sensacional ky, shume doja shpjegim se si ka ndodhur por nuk gjeta gje, por ne fakt gjeta se rekordin e lindjes me te vonshme e mban nje grua nga India qe eshte bere nene ne moshen 70 vjecare :)
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Une se kuptoj foton vec pse ju eshte prish fytyra,femija duket sikur eshte lindur i deformuar ne fytyre edhe gjyshja po ashtu..perderisa kane dale gjyshe e nip dhe e kane publikuar foton apo sepse lajmi ska lidhje me foton ,,ndoshta per kete!
 
Ja e njejta foto pa deformime..

101-baby.jpg
 
Attachments

  • 101-baby.jpg
    101-baby.jpg
    35.4 KB · Shikime: 0
  • 101-baby.jpg
    101-baby.jpg
    35.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Njera thote 95 tjetra 101, kujt ti besosh me pare. Une tani per tani po i besoj wikipedia qe thote 70 :p

Ne shqip thote ne Milano, ndersa aty shkuan qe operacione eshte bere ne Turqi.

Lajm sallate. Lol
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Nderkohe qe po shihja foton mendoja si mund te ndihet ajo gjyshe duke pare ate foshnje qe ka gjithe jeten perpara dhe ajo pret te ik nga kjo bote dita dites..! :( mahhh :mah:
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Ne shqip thote ne Milano, ndersa aty shkuan qe operacione eshte bere ne Turqi.

Lajm sallate. Lol

Po do kete lindur ne Milano mbase, nese eshte e vertete, ndersa fertilizimi do jete bere ne Truqi se Italia e ka te ndaluar te beje IVF mbi moshen 50 vjecare me duket. Po dhe te kete shkuar deri ne Turqi e tere ai muhabet me duket vertete sa per lajm te lexohet keto mediat, me shume anoj nga shkrimi qe solli Soulmind se ka qene ndonje ngaterrese.
 
Titulli: Rekord botëror në Milano, lind gruaja 95 vjeçe

Po do kete lindur ne Milano mbase, nese eshte e vertete, ndersa fertilizimi do jete bere ne Truqi se Italia e ka te ndaluar te beje IVF mbi moshen 50 vjecare me duket. Po dhe te kete shkuar deri ne Turqi e tere ai muhabet me duket vertete sa per lajm te lexohet keto mediat, me shume anoj nga shkrimi qe solli Soulmind se ka qene ndonje ngaterrese.

Ka mundesi. As une nuk e besoj si lajm, edhe pse nuk marr vesh shume nga keto fertilizimet etj.
 
Back
Top