Reja vullkanike - Kaos në Rinas, shkon në 15 numri i fluturimeve të anulluara sot

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
UPDATE - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi të shtunën në mesditë se sot janë anulluar fluturimet direkte për në Londër, Budapest, Vjenë, Mynih, Shtutgard, Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, Frankurt, Ljubljanë, Rimini, Genova, Torino dhe Prishtinë.
Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se fluturimet e planifikuara për në
Romë, Athinë, Bari, Stamboll kanë operuar normalisht nga aeroporti i Rinasit.
Pasagjerët që kanë fluturime tranzit këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre. Sipas njoftimit zyrtar të aeroportit "fluturimet janë anulluar deri në një njoftim të dytë".


****


lajmi i ores 10:00


Kaosi i trafikut ajror për shkak të reve të hirit vullkanik i prodhuar nga shpërthimi i vullkanit në jug të Islandës, i cili ka përfshirë gati gjysmën e Evropës, ka prekur edhe Shqipërinë.

Zyrtarë nga Aeroporti "Nënë Tereza" në Tiranë bëjnë të ditur se të shtunën sërish janë anuluar fluturimet drejt Vjenës në Austri, Budapestit në Hungari, aeroportit të Londrës në Britani, aeroportit të Munihut, Shtutgardit e Frankfurtit në Gjermani, dhe Milanos, Bolonjës e Trevizos në Itali.

Aeroporti konfirmoi se anulimi i fluturimeve do të bëhet deri në një njoftim të dytë.

Ndërkaq, autoritetet portuale në Rinas iu bëjnë thirrje pasagjerëve që para se të nisen për udhëtim të kontaktojnë me kompanitë e tyre ajrore në mënyrë që t'i paraprihet çdo situate të papritur.




****



Pothuajse të gjithë aeroportet e mëdha të Evropës mbeten të mbyllura edhe sot për shkak të shtullungave të mëdha të hirit vullkanik që ka shpërthyer në Islandë dhe ka paralizuar gjithë trafikun ajror të kontinentit.

Miliona udhëtarë të ajrit janë bllokuar të gjithë Evropën pasi rreth 16 000 fluturime u anulluan. Dhe ç'është më e keqja pritet përkeqësim i situatës. "Parashikimet aktuale tregojnë se situata është duke u përkeqësuar gjatë ditës së shtunë", njoftoi shërbimi i trafikut ajror në Angli.

Ndërsa Eurokontrolli, i cili koordinon trafikun ajror në 38 vende të Europës, tha se hiri ishte duke ecur në lindje dhe në juglindje të Europës dhe paralajmëroi për ndërprerje të konsiderueshme të trafikut ajror që shteteve europiane që shtrihen në lindje dhe juglindje.

Në Gjermani të 16 aeroportet ndërkombëtare janë të mbyllura gjatë ditës së shtunë.
Në pamundësi për të kapur fluturimet, qytetarët në të gjithë Evropën veriore, kanë kërkuar mjete të tjera të transportit, si trenat, autobusët dhe anijet.

Shërbimi hekurudhor Eurostar tha se kurrë nuk kishte parë kaq shumë udhëtarë në një ditë dhe trenat janë rezervuar plotësisht deri të hënën.

Ndërkohë që shumë udhëheqës të botës do ta kenë të vështirë sot të ndjekin funeralin e Presidentit polak që vdiq në aksident ajror të shtunen e kaluar.

Dalja e fundit e vullkanit ishte më 20 mars, kur një çarje 0.5km e gjatë ishte hapur në anën lindore të akullnajës në Pass Fimmvoerduhals.


****


Hartat satelitore të shpërndara nga agjencitë meteorologjike tregojnë për shtrirje të hirit vullkanik dhe në pjesën perëndimore të Italisë, Turqi, Bullgari, Rumani etj. Kjo situatë ka bërë që krahas vendeve të prekura drejtpërdrejt nga tymi, një numër i konsiderueshëm fluturimesh të anulohen edhe në Greqi, Maqedoni, Turqi, etj.

Krahas humbjeve nga mos zhvillimi i udhëtimit, ndërprerja e fluturimeve ka bllokuar mijëra pasagjerë nëpër aeroporte duke krijuar një gjëndje problematike edhe për kompanitë ajrore të cilët sipas rregullave duhet të rigurojnë akomodimin në raste të tilla.

Më shumë se me mungesën e fushëpamjes për shkak të tymit, rreziku i fluturimit në kushtet kur ka shpërthyer një vullkan ka të bëjë me hirin vullkanik.

Grimcat e vogla të hirit hyjnë në motorin e avioneve duke shkaktuar në mënyrë të menjëhershme fikjen e tyre. Rast i ngjashëm është shënuar në vitin 1982 në Indonezi ku një avion i "British Airways" u rrëzua për shkak te fikjes së motorëve nga hiri vullkanik.

Vullkani "Ejafjallajokull" në Islandë prej 200 vitesh kishte pushuar aktivitetin e tij për të rifilluar të mërkurën duke u bërë shkak edhe për zhvendosjen e qidra familjeve nga zona e rrezikut.

Aeroportet e mbyllura
Milano
Bolzano
Varshavë
Pragë
Mynih
Shtutgart
Frankfurt
Këln
Kopenghagen
Londër
Budapest
Hamburg
Paris
Aeroportet ku fluturohet direkt nga Tirana
Budapest
Athinë
Londër
Bon
Frankfurt
Xhenoa
Parma
Milano
Liezh
Mynih
Peruxhia
Romë
Sofje
Vjene
Zurih, etj


Fluturimet, gjëndja më keq se në 11 shtator 2001
Nga rreth 28 mijë fluturime që bëhën mesatarisht në ditë në Europë dje janë kryer vetëm 11 mijë
Europa nuk ishte përballur me një paralizim të tillë të trafikut ajror që prej sulmeve ajrore Qendren Tregtare Botërore në Nju Jork në 11 shtator 2001. Konstatimi vjen nga autoritetet ajrore britanike të cilët duket se janë më të dëmtuarit nga kjo situatë.

Madje sipas tyre kjo gjëndje është më e keqe se ajo që ndodhi në 11 shtator 2001 pasi për shkak të bllokimit të trafikut ajror kompanitë e fluturimeve humbin çdo ditë nga 200 milionë dollarë.

Sipas të dhënave të autoriteteve evropiane për sigurimin e aeroporteve deri dje në mbrëmje janë anulluar 17 mijë nga 28 mijë fluturime. Në Gjermani nga 16 aeroporte ndërkombëtare është hapur vetëm ai i Mynihut.

Edhe Austria njoftoi mbylljen e aeroporteve sot. Pothuaj krejtësisht e bllokuar mbetet Evropa veriore. Megjithatë në perëndim të Islandës dhe në veri të Norvegjisë aeroporte të veçanta u hapën sërish. Autoritetet gjermane të sigurimit të aeroporteve parashikojnë bllokime disaditore, edhe nëse aeroportet mund të hapen përkohësisht.

Gjëndja pritet të përkeqësohet gjatë ditës së sotme ku pritet një shtrirje më e gjërë e reve të tymit në pjesën më të madhe të Europës. "Në lidhje me ndëprerjen e fluturimeve kjo situatë është më e keqe se ajo e përjetuar pas sulmeve ajrore në Qëndren Tregtare Botërore në Nju Jork.

Sipas vlerësimeve të deritanishme të gjitha kompanitë ajrore kanë humbje deri në 200 milionë dollarë për shkak të ndërprerjeve të fluturimeve", - shprehet një zyrtar i Aviacionit Civil të Britanisë së Madhe.

Situata bëhet edhe më pesimiste kur vullkanologët parashikojnë një zgjatje në kohë të aktivitetit të vullkanit në Islandë. "Ne mund të themi se rifillimi i fluturimeve do të bëhet pasi të jetë ndërprerë hedhja e hirit vullkanik në ajër.

Por kjo nuk mund të ndodhë deri në një shpërthim final të vullkanit", - shprehet Cilla Sillaio, zyrtar i lartë në Agjencinë Meteorologjike ثMO. Sipas tyre, hedhja në ajër e tonelatave të hirit vullkanik nga vullkani në Islandë mund të zgjasë edhe gjashtë muaj duke paralizuar kështu trafikun ajror në Europë.

"Edhe me kaq sa ka ndodhur kompanitë janë duke u përballur me humbje të konsiderueshme", - shprehen zyrtarët e Aviacionit Civil Britanik. Ndërkaq, shqetësimeve të kompanive ajrore i është përgjigjur Agjencia Europiane e Kontrollit Ajror e cila në prioritet ka sigurinë e pasagjerëve.

E kuptojmë shqetësimin e kompanive ajrore por më shumë se humbjet financiare për ne e rëndësishme është siguria e pasagjerëve", shprehet një zyrtar.

Pasojat e shpërthimit të vullkanit në Islandë nuk po shfaqen vetëm në paralizimin e trafikut ajror por edhe duke përmbytur zonat përreth. Nxehtësia e shkaktuar nga vullkani nënakullnajor ka shkrirë dëborën dhe akujt në zonë duke bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati.


****


S'ka avion, Berisha iken me tren në Gjermani
Krahas anullimit të disa fluturimeve për në Londër edhe Budapest duke prishur planet e qindra udhëtarëve vullkani islandez ka prekur Shqipërinë edhe në një formë tjetërë.

Kryeministri Berisha ndodhej dje në Bruksel pas dorëzimit të pyetësorit të Komisionit Europian por ndërprerja e fluturimeve nga ky aeroport ka bërë që kreu i ekzekutivit të shohë një mundësi tjetër për të ardhur në Tiranë. Mësohet se Berishës i është dashur të udhëtojë me tren deri në Gjermani për të kapur fluturimin për në Vjenë nga ku do të nisej për në Tiranë.

Shekulli
 
Titulli: Reja vullkanike - Kaos në Rinas, shkon në 15 numri i fluturimeve të anulluar

Osht bo keq vallai, ato pleqte e mi do rrikan anej mo gjat se kan planifiku. LOL
 
Titulli: Reja vullkanike - Kaos në Rinas, shkon në 15 numri i fluturimeve të anulluar

Faktikisht une se dija kete gje dhe u habita kur e mora vesh ,nje shoqja ime kishte vendos te ikte ne Greqi me avion dhe me thot qe nuk ika per arsye se jane anulluar fluturimet sot per shkak te reve vullkanike ,e si perfundim iku me autobus .
 
Titulli: Reja vullkanike - Kaos në Rinas, shkon në 15 numri i fluturimeve të anulluar

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Reja vullkanike - Kaos në Rinas, shkon në 15 numri i fluturimeve të anulluar

shyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyqyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyr ..... roma qenka ok
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top