Refuzojnë të bëhet ambasadorë pa adresë

Ado

FISEBILIL-LAH
Qeveria e Kosovës, sipas të përditshmes “Zëri”, ka hasur në probleme serioze në çështjen e emërimit të të ngarkuarve me punë në ambasadat e Kosovës, që për këtë vit është planifikuar të hapen në nëntë kryeqytete botërore. Burime nga Qeveria kanë bërë të ditur se gjashtë, nga nëntë të kontaktuarit deri me tash për ambasadorët e parë (të ngarkuarit me punë) kanë refuzuar që të marrin detyrat, përderisa Qeveria të mos u sigurojë atyre edhe adresat e ambasadave të Kosovës.

Oferta e Qeverisë për një pagë prej 2.600 eurove nuk është aq problem, sa mbetet problematike vendosja e këtyre të ngarkuarve me punë, të cilët është paraparë që të kenë edhe një, përkatësisht dy shoqërues me vete, theksojnë këto burime. Ky problem, sipas tyre, ka ndikuar që të paktën gjashtë nga nëntë të propozuarit që të refuzojnë ofertën.

Qeveria bashkë me Presidencën, krahas vendimit për hapjen e nëntë ambasadave dhe përfaqësive diplomatike për këtë vit, nuk ka arritur që të sigurojë lokacionet, vendet ku do të hapen ambasadat apo përfaqësitë diplomatike, thekson kjo gazetë.

Sidoqoftë, këto informacione nuk konfirmohen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Presidenca. Zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri ka thënë se beson që emërimet e para të të ngarkuarve me punë do të bëhen qysh gjatë këtij muaji. Diçka ngjashëm është përgjigjur edhe këshilltarja dhe zëdhënësja e ministrit të Jashtëm Hyseni, Albana Beqiri, e cila ka thënë se Ministria e Jashtme do t’i bëjë emërimet sapo që Presidenca t’i përfundojë procedurat e përzgjedhjes.

Nga të përfolurit në media për postet e ngarkuara me punë janë veçuar Avni Spahiu apo Sylejman Gashi në New York, Ali Kryeziu – Bruksel, Muhamet Hamiti – Londër, Muhamedin Kullashi – Paris, Anton Berisha – Romë, Sabri Kiçmari – Berlin, Lutfi Haziri – Bernë, Dardan Gashi – Vjenë, Mehmet Kraja – Tiranë. Sidoqoftë, zyrtarë të MPJ kanë thënë që pos Krajes, si ambasador i Kosovës në Tiranë, emrat të tjerë të përmendur nuk do të thotë se do të jenë vërtetë të ngarkuarit e Kosovës në kryeqytetet botërore. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top