Refugjatët në Ballkan, BE i druhet një krize humanitare

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1456284991be-ref.jpg


Bashkimi Europian tha se po bën planet për të përballuar një krizë të mundshme humanitare mes shtimit të kontrolleve kufitare që pengojnë lëvizjen e refugjatëve përmes Ballkanit.

Greqia ka shprehur pakënaqësinë e saj pasi mijëra emigrantë mbetën të bllokuar në vend, pasi Maqedonia u refuzoi hyrjen shtetasve afganë e shtyrë nga masat e reja të Austrisë. Të dhënat e fundit tregojnë një rritje dramatike të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Europë.


Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin, IOM, tha se me shumë se 100 mijë azilkërkues kanë mbërritur në kontinentin e vjetër deri më tani gjatë këtij viti, ndërkohë që në 2 muajt e parë të 2015-s të ardhurit ishin më pak se 4 mijë.

“Jemi mjaft të shqetësuar për zhvillimet e fundit përgjatë itinerarit ballkanik dhe krizës humanitare që mund të shpaloset në vende të caktuara, veçanërisht në Greqi”, thanë në një deklaratë të përbashkët komisioneri i BE për emigracionin, Dimitris Avramopoulos dhe ministri holandez të Emigracionit, Klaas Dijkhoff.

Ata u bënë thirrje të gjitha vendeve të prekura të marrin masat e duhura në mënyrë që të përballojnë një krizë të mundshme humanitare.

“Paralelisht, Komisioni po koordinon përpjekjet parapake për të ofruar mbështetje në rastin e një krize brenda ose jashtë BE, e për të koordinuar më tej menaxhimin e kufijve”, vijon më tej deklarata.

Gjithashtu kreu i agjencisë së OKB për refugjatët, UNHCR paralajmëroi se mbyllja e kufijve do të shkaktonte kaos dhe konfuzion të mëtejshëm. Gjatë një vizite në ishullin grek të Lesbosit, ku mbërrijnë shumica e emigrantëve, Filipo Grandi tha se barra për Greqinë rrezikonte të bëhej edhe më e rëndë nga çishte.

Te martën Greqia filloi të kthente mbrapsht qindra emigrantë të bllokuar në kufirin e saj me Maqedoninë. Këta të fundit mbyllën të gjitha pikat e kalimit të hënën pas protestave dhe bllokimit të një linje hekurudhore nga emigrantët afganë.

/ Top Channel
 
Titulli: Refugjatët në Ballkan, BE i druhet një krize humanitare

Sdi pse mu kujtua i famshmi misioni fshesa i greqise (kundra shqiptareve mos gaboj vitet 97/98) ... vendi i mitologjive... i miteve... i filozofeve..i olimpiades.. i demokracise dhe njekohesisht me ngjan aq rracist.
 
Titulli: Refugjatët në Ballkan, BE i druhet një krize humanitare

Une nje gje spo marr vesh. Jane nga Siria apo tere Lindja Mesme do shkoje ne Evrope
 
Titulli: Refugjatët në Ballkan, BE i druhet një krize humanitare

Shifra shume te ulura, se kuptoj ku eshte shqetesimi per krize.
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top