Referendumi unik në Zvicër, të ardhura bazë edhe për të papunët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Referendumi unik në Zvicër, të ardhura bazë edhe për të papunët

1465115399zvicra.jpg


Z
viceranët u janë drejtuar kutive të votimin në një referendum unik, i cili do të vendosë nëse duhen garantuar apo jo të ardhura bazë për çdo qytetar.

Propozimi i hedhur në referendum kërkon që çdo personi në moshë madhore t’i paguhen të ardhura prej 2.500 frangash zvicerane, apo 2.555 dollarë në muaj, pavarësisht nëse punon apo jo.

Mbështetësit e kësaj ideje thonë se, puna në shekullin e XXI-të po bëhet gjithnjë e më e automatizuar, duke pakësuar numrin e vendevë të punës. Por, sondazhet sugjerojnë se vetëm një e katërta e zviceranëve e mbështesin këtë ide.

Sipas kushteve të të ardhurave bazë, ata që punojnë dhe marrin më shumë se 2.500 franga zvicerane në muaj, nuk do të përfitojnë parà shtesë.

Mes klasës politike zvicerane ka shumë pak mbështetje për këtë ide dhe asnjë parti parlamentare nuk ka folur në mbështetje të saj. Sipas tyre, prishja e lidhjes mes punës së kryer dhe parave të merituara do të ishte e keqe për shoqërinë.

Mbështetësit e idesë së të ardhurave të garantuara thonë se, më shumë se 50% e punës në Zvicër nuk paguhet, pasi ajo bëhet në komunitete apo në shtëpi. Ndërsa kundërshtarët e saj thonë se çdo zvicerani do t’i jepen parà edhe nëse nuk bën asgjë, e gjithë bota do të tentojë të shkojë në Zvicër.

/ Top Channel
 
Titulli: Referendumi unik në Zvicër, të ardhura bazë edhe për të papunët

Kam votuar JO!

Kjo do të ishte vetëm stimulim i partisë së dembelave!
Do të shtoheshin si këpurdhat brenda sekondave!
 
Titulli: Referendumi unik në Zvicër, të ardhura bazë edhe për të papunët

Ne fakt dhe une e quaj ide absurde e aspak e shendetshme per shoqerin sociale.
Duke perjashtuar familjet qe merren ne studim si raste te vecanta. Dhe per arsye te ndryshme,shendetsore apo te llojeve te ndryshme,nuk mund te sigurijne jetesen minimale.
 
Titulli: Referendumi unik në Zvicër, të ardhura bazë edhe për të papunët

Atje ku nje kafe kushton 3 euro nje i pa pune do paguhet mbi 2500 $ ne muaj? maah, kush e di cfare qendron pas kesaj loje.
 
Titulli: Referendumi unik në Zvicër, të ardhura bazë edhe për të papunët

Nje shtet qe eshte i zhvilluar e deshiron te vazhdoje me tej e kupton qe nese problemet baze ekonomike sheshohen ose zhduken edhe mbarevajtja e indivit drejt se mires e jo se keqes eshte me e madhe...si te zgjuar qe jane une mendoj se e bejne per te zhdukur kriminalitetin e cdo lloj forme... ;)
 
Titulli: Referendumi unik në Zvicër, të ardhura bazë edhe për të papunët

Ne fakt dhe une e quaj ide absurde e aspak e shendetshme per shoqerin sociale.
Duke perjashtuar familjet qe merren ne studim si raste te vecanta. Dhe per arsye te ndryshme,shendetsore apo te llojeve te ndryshme,nuk mund te sigurijne jetesen minimale.

Bile bash për këto raste të veçanta disa përjetojnë të zinjte e ullirit deri sa u del
një "rentë" (pension) vetëm sa për të ekzistuar, dhe që zgjat edhe mbi 2 vjet,
kurse 2 vjet kur je në situatë të tillë të duken sa 2000 vjet.
Mirëpo, mu këtë e kanë shkaktuar dallaverxhinjtë që edhe për një grithmë
më të vogël kërkojnë pensione, sepse u është mërzitur puna, derisa të tjerët që kërkojnë
të punojnë, dhe mezi gjejnë një punë që të mund sigurojnë ekzistencën.

Vlen vetëm të ceken disa raste në Sërbi dhe Kosovë, ku personat janë zënë
duke punuar, kurse në Zvicërr janë shpallur invalidë. Pesonat në fjalë
janë inçizuar, dhe me fakte konkrete u është marrë e drejta e pensionit, dhe njëherit
janë detyruar të punojnë derisa të kthejnë shumën e parave që kanë marrë
për atë periudhë.
Pra, këtu vlen thënja për skaj drurit të thatë diegjet edhe druri i njomë, dhe kështu e paguajnë
pafajshmit.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Referendumi unik në Zvicër, të ardhura bazë edhe për të papunët

Per nje vend te pasur si Zvicra , ku sistemi socjal eshte me i miri ne bote ,
nuk jan asgje ti japesh aq para nje te papuni .
Jam potsisht i bindur qe do kishte funksjonuar shume mire dhe dembelizmi nuk do ishte kultivuar me shume se tani .
Ky ligj nuk ishte nje ide e dhene ne ajr , por diçka e studjuar shume mire nga specjalistet e ekonoms ,
por u hodh poshte masivisht .
Me erdhi çudi pak , por kur shikoj qe dhe te huajt pakan votuar kundra , shto ketu ata qe kan te ardhura shume me te larta se
ajo shume qe do i jepej çdo qytetari , shto dhe gjithe ate ushtri qe do humbisnin punen ne menyre automatike
po te miratohej ligji , atehere me ngjan normale hedhja poshte me referendum .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Referendumi unik në Zvicër, të ardhura bazë edhe për të papunët

Bile, sa për mendimin tim, teoritikisht në Zvicërr nuk mund të jetosh me 2500 Fr..
Zürich as mos të flasim, por edhe gjetiu s'është e mundur.

psh.
- Banesa - së paku 800.00 Fr. (1 ose 1 dhomë e gjysmë) , plus nxemja dhe shpenzimet shtojcë së paku 100 Fr në muaj.
- Sigurimi shëndetësor - rreth 300. 00
- Billag-u (tatimi për radio dhe tv) rreth 460


Duke mos futur këtu ushimin dhe vëshëmbathjen që çmimet janë astronomike etj....
Muaji ka 30, 31 ditë e besa ke dëshirë ta pijshë një kafe dikund ndonjëherë, por ajo kushton rrerth 4.50...



Kjo është mundësia e të jetuarit të një personi si qej, që nuk janë të paktë,
e që kanë humbur kontaktin me realitetin.

Në fakt, kjo është e mundur vetëm për ata që nuk ia kanë mësyerë jetës, por vetëm ha, pi e rri!


p.s. shoh se disa këtu shohin ëndërra me syçelë, e nuk e dijnë se pasurinë sot e ke e nesër nuk i dihet....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Referendumi unik në Zvicër, të ardhura bazë edhe për të papunët

Më saktësisht, kjo iniciativë ra në referendum me rreth 78% kundër!
 
Back
Top