Raporti tronditës, çdo 9 minuta vritet një person në Brazil

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Raporti tronditës, çdo 9 minuta vritet një person në Brazil

Shkalla e lartë e kriminalitetit në vendin amerikanolatin, evidenton faktin se si shoqëria ka arritur në një rrezik të vërtetë të një lufte civile të heshtur

Brazzil.png

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Brazilian të Sigurisë, ka më shumë njerëz që vdesin çdo ditë në Brazil në krahasim me atë që ndodh në konfliktin sirian. Efektivisht, çdo 9 minuta, një brazilian vritet, pa llogaritur pa dyshim mesataren shumë të lartë të 125 grave të përdhunuara çdo ditë (më shumë se 45 mijë në vit) dhe shkallën e pabesueshme të rritjes së vdekjeve të forcave të rendit jashtë orarit të shërbimit (3 herë më i lartë në krahasim me shërbimin e rregullt, për një mesatare që shkon në total 500 vrasje në vit).

Të flasësh për një alarm kriminaliteti, është tashmë një eufemizëm, pra, do të ishte më mirë të flitej për një luftë të vërtetë civile të heshtur, që është duke shpërthyer prej kohësh në vendin amerikanolatin. Nëse këto të dhëna krahasohen me ato të luftës civile siriane, del se në të njëjtën periudhë të kohës – nga marsi 2011 deri në fund të 2015-ës – në Brazil, janë vrarë thuajse 280 mijë persona përkundrejt 256 mijë të vdekur në Siri.

Krahasimi mes dy skenarëve është qartësisht absurd, por shërben për t’i dhënë një ide shkallës së pafrenueshme të kriminalitetit që ka përfshirë shtetin me mbi 200 milionë banorë.

Shifrat tregojnë nga njëra anë kurbën e pafrenueshme drejt rritjes së kriminalitetit, ku ka mbërritur shoqëria braziliane dhe nga ana tjetër, mungesën e plotë të një sistemi strategjik të sigurisë publike. Edhe pse në të vërtetë, një plan për të siguruar një kontroll më të madh tashmë është bërë, por ajo ende nuk është e mjaftueshme.

Problemi qëndron në faktin se në shumë situata, kufiri mes forcave të rendit dhe kriminalitetit përkon: kemi parë që tashmë në 10 vitet e fundit numërohen më shumë se 8000 viktima të ekzekutuara nga policia e Rio de Zhanejros, pa llogaritur hetimin-tronditës mbi fëmijët e rrugës të vrarë nga forcat e rendit për “të pastruar” qytetin para nisjes së Olimpiadës së kësaj vere.

g.shqip
 
Titulli: Raporti tronditës, çdo 9 minuta vritet një person në Brazil

Atje esht kabul te vrasin per i pal shapka me gisht . Ne tv tregohen gradacelat ne breg te detit , por pas gradacelave veasje rrembime e perdhunime ka dhe barrake me plasmosa . Per mos me fol per ne koder tek favellat qe skam fjal te pershkruj ca ka atje .
 
Titulli: Raporti tronditës, çdo 9 minuta vritet një person në Brazil

kur shihet vazhdimisht se bota po hedh hapat per shkaterrim çdo ditë, mendoj se nuk eshte larg dielli te na bie mbi kokë......
 
Titulli: Raporti tronditës, çdo 9 minuta vritet një person në Brazil

Po te besh gare dhe ne popull kush i fryen b*ythet me shume dhe kush i nxjerr me shum zbuluar keshtu do perfundosh, me perdhunime... per te mos fol per shkaqet e tjera te panumerta...

Nje popull merr gjithmone ate qe meriton!!!
 
Titulli: Raporti tronditës, çdo 9 minuta vritet një person në Brazil

Kam menduar gjithmone te shkoj ne brazilju

Mbase te behem transgender pa paguar shume lek, kushedi
 
Titulli: Raporti tronditës, çdo 9 minuta vritet një person në Brazil

Ekzagjerohet edhe i cik nga media. Motra ime qe ishte atje per Lojrat Olimpike me tregoi se situata ne Brazil nuk ishte fare ashtu sic e portretizonte media.
 
Zonat ku kane qene pjesemarresit e olimpiades dhe turistet kane qene nen mbikqyrje te 85 mije ushtareve e policeve, prandaj eshte kriju pershtypja se atje ka rregull. Perndryshe Brazili eshte ne kaos nga bandat e klanet dhe keto shifra nuk me befasojne aspak.
 
Titulli: Raporti tronditës, çdo 9 minuta vritet një person në Brazil

Nese eshte e vertete per mua eshte dicka e pa imagjinueshme, pra thjeshte lufte.

Perkunder numrit te madhe te popullsise qe ka Brazili me 200 milion banore te vriten diku 59 mije qytetare ne vit eshte e pafalshme.

Pra i bie qe kemi diku 29 vrasje per 100000 mije banore. :lex::lex:Lufte hesapi.

Mua edhe ne Shqiperi me 4 vrasje ne 100000 mije banore dhe Kosova me 1.4 vrasje ne 100000 mije banore me duket shume.
 
Titulli: Raporti tronditës, çdo 9 minuta vritet një person në Brazil

Zonat ku kane qene pjesemarresit e olimpiades dhe turistet kane qene nen mbikqyrje te 85 mije ushtareve e policeve, prandaj eshte kriju pershtypja se atje ka rregull. Perndryshe Brazili eshte ne kaos nga bandat e klanet dhe keto shifra nuk me befasojne aspak.

Neper favelas dhe disa lagje te caktuara po eshte kaos. Por edhe gjate Olimpiades media e beri situaten alarmante (edhe me mbikeqyrjen e policeve), 'jo po sulmohen turistet rrugeve, jo po vidhen nga banditet e rrugve ne mes te dites, jo kshu po ashtu'...edhe nuk ishte aspak kaq e rende gjendja.
 
Back
Top