Rama i përgjigjet Kotzias me hartën e Shqipërisë, kur përfshihej edhe اamëria

legjenda

Tetova
Ministri i jashtëm grek kishte deklaruar: Jemi vend me institucione të forta e kapacitet të madh. Kundër nesh kanë dalë disa vende që janë formuar dy dekadat e fundit.

Harta e vjetër e Shqipërisë, ku ishte pjesë edhe اamëria, ishte një përgjigje në heshtje e kryeministrit Rama për deklaratën fyese të ministrit të jashtëm grek ndaj Shqipërisë. Kotzias tha në një intervistë në mediat greke: “Ne jemi një vend me institucione të forta dhe kapacitet të madh. Kundër nesh kanë dalë disa vende që janë formuar dy dekadat e fundit. Këto shtete kanë një popullsi të re dhe ndonjëherë veprojnë me vrull që çon në nacionalizëm.”

Në përgjigje të tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar hartën e Shqipërisë së vjetër, pa asnjë koment. Në faqen e tij në facebook Rama postoi një video me hartën e vjetër, që ai e mban të zmadhuar në sallën e hartave në kryeministri dhe që tregon trojet e vjetra shqiptare. Kryeministri e ka lënë videon e tij pa koment.

Reagimi i ashpër i zyrtarëve grekë ndaj Shqipërisë erdhi pasi një grup djemsh pjesë e ushtrisë greke, u shfaqën në një fotografi duke formuar simbolin e shqiponjës.
Ndajeni me të tjerët:
Rama-Greqia-1.png
http://27.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top