Qerimaj, kampioni i trefishtë i Europës

alfonci

Veri investigatio
Jam shumë i kënaqur që ngrita flamurin shqiptar mes Shqipërisë”. Me tre medalje të arta në gjoks e flamurin kuqezi, peshëngritësi Erkand Qerimaj, u bë i dyti shtangist shqiptar kampion Europe pas Daniel Godellit në Kampionatin e 34-të Europian për të Rinj, që po zhvillohet në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës nga data 14-21 shtator

Super-talenti shkodran 20-vjeçar, vendi i 13-të botë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, nuk pati asnjë rival në kategorinë e peshës 77 kg, duke fituar në të dy stilet e duke ngritur në dygarësh 336 kg, nga 341 kg që arriti në kryeqytetin kinez. Erkandi la pas Andreu Molchanov nga Rusia me 332 kg dhe Aghasian Agasi nga Armenia me 327 kg.

Në stilin e shkëputjes, nënkampioni i botës për të rinj në Kali të Kolumbisë (2008), ngriti 151 kg, duke qenë 3 kg më poshtë se ajo që realizoi në “Pekin 2008” me 154 kg.

Kampioni i Botës për të rinj në stilin e shtytjes në Pragë të اekisë (2007) ngriti në Durrës 185 kg, teksa një muaj më parë në Kinë kishte ngritur 187 kg. Gjithsesi, rezultati në Durrës me 185 kg, është 2 kg më pak se ai që arriti në Pekin, por ajo që ka rëndësi më shumë është medalje artë.

Për të dhënë edhe një statistikë tjetër, Qerimaj kur zuri venin e katërt në Linjano ngriti në dygarësh 345 kg: 155 në stilin e shkëputjes dhe 190 në shtytjes, pra shumë më mirë se në Durrës.

Gjithsesi, kampioni student i universitetit “Marlin Barleti” duhet përgëzuar për atmosferën që krijoi. “Jam shumë i kënaqur që ngrita flamurin shqiptar mes Shqipërisë. Shumë herë e kam ngritur në vende të tjera. Falnëderoj trajnerin tim Zef Kovaçi, doktorin (Merepeza), gjithë stafin e federatës. Jam i nderuar që ngrita flamurin shqiptar”, - tha Qerimaj menjëhërë pas përfundimit të garës.

Shqipëria deri tani ka fituar 8 medalje, prej të cilave pesë ari, dy argjendi e një bronzi,që të gjitha për meshkuj.

Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj që po zhvillohet në Durrës (14-21 shtator 2009) e që është i 34-ti për meshkuj dhe i 11-ti për femra, marrin pjesë gjithsej 33 shtete me 197 sportistë, ku midis tyre për herë të parë në një Europian merr pjesë edhe Kosova. Janë 31 ekipe që konkurrojnë për kategorinë e meshkujve dhe 21 ekipe në kategorinë e femrave. Gjithsej përfaqësohen 130 sportistë meshkuj dhe 67 femra.



Rezultatet e Qerimajt

Në Durrës 2008

Pesha 77 kg

Në stilin e shkëputjes: 151 kg

Në stilin e shtytjes: 185 kg

Dygarësh: 336 kg



Në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”

Pesha 77 kg

Në stilin e shkëputjes: 154 kg

Në stilin e shtytjes: 187 kg

Dygarësh: 341 kg



Në Kampionatin Botëror, Kali 2008

Në stilin e shkëputjes: nuk realizoi ansjë provë

Në stilin e shtytjes: 185 kg



Në Kampionatin Europian, Linjano 2008

Në stilin e shkëputjes: 155 kg

Në stilin e shtytjes: 190 kg

Dygarësh: 345 kg



Në Kampionatin Europian, Pragë

Në stilin e shkëputjes: 147 kg

Në stilin e shtytjes: 193 kg

Dygarësh: 340 kg



Erkand Qerimaj

Datëlindja 10.08.1988

Vendlindja Shkodër

Sporti Peshëngritje

Gjatësia 165cm

Pesha 77kg

Rezultatet:

2005 - Kampionati Europian U17 Bullgari/ nënkampion, medalje argjendi

2006 - Kampionati Europian të rinj Sllovaki/ medalje argjendi

2007 - Kampionati Botëror të rinj Ceki/ medalje argjendi

2008 - Kampionati Europian të rritur Itali

2008 - "Pekin 2008": i 13-ti 77 kg

2008 - Kampionati Europian të rinj/ kampion i trefishtë



E Premte, 19 Shtator 2008

shkodraonline.com
 
I lumte ketij burri
 
Last edited by a moderator:
Bravo ver8 ! Na ka nderuar dhe meriton gjithe nderimet dhe respektin tone.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top