Qentë arrijnë të ndiejnë shpirtrat. Ja se si e shprehin këtë gjë

Qentë arrijnë të ndiejnë shpirtrat. Ja se si e shprehin këtë gjë​

1648918182837.png
Nuk janë të rralla dëshmitë e shumë njerëzve që thonë se qentë e tyre sillen në mënyrë të çuditshme përpara korridoreve, dritareve apo dhomave ku nuk ka asnjë person. Ndonjëherë lehin në mënyrë tëpakontrolluar, ndonjëherë duket sikur reagojnë me dikë të padukshëm, ndërkohë që disa të tjerë lehin nga frika dhe fshihen menjëherë. Një qen që fshihet poshtë shtratit, një qen që leh në dhoma boshe, apo njëqen që duket i nervozuar pa asnjë arsye janë disa nga shenjat që mund të kuptojmë, kur qeni është duke parë apo ndjerë një fantazmë.

Por pse ndodh kështu? Mos vallë është qeni i çmendur? Jo, në sajë të shumë studimeve, ata janë nëgjendje të ndiejnë fantazmat apo shpirtrat. Arsyen nuk e dimë me saktësi, por nisur nga ky fakt, kanë dalëedhe fjalë që qentë arrijnë të ndiejnë edhe tërmetet. Një mendim është se ndjeshmëria e tyre është shumëmë e zhvilluar se e njerëzve. Gjithashtu edhe dëgjimi është rreth 100.000 herë më i zhvilluar. Qentë dhe macet mund të dëgjojnë tinguj të paperceptueshëm nga veshi i njeriut. Një mendim tjetër pohon se qentëarrijnë t’i ndiejnë më tepër gjërat për shkak se nuk ndikohen nga mendja racionale, si njerëzit që e mohojnë ekzistencën e fenomeneve të tilla. Qentë këto fenomene i shohin si të natyrshme dhe ndoshta për këtë arsye arrijnë t’i ndiejnë.

Robert Morris, një psikolog i njohur amerikan, i cili argumenton gjithashtu edhe aktivitetet paranormale, ka realizuar një eksperiment lidhur me këtë çështje. Ai vendosi në një shtëpi ku kishin ndodhur vdekje tëdhunshme, një qen, një mace, një gjarpër dhe një mi. Qeni, macja dhe gjarpri reaguan në mënyrë agresive dhe të trembur. Macja mjaullinte, qeni lehte i frikësuar, kurse gjarpri qëndronte në pozicion sulmi. Të tre i kishin të ngulur sytë në një vend. I vetmi që nuk reagonte ishte miu. Ky është vetëm një shembull që e mbështet teorinë se qentë arrijnë t’i ndiejnë shpirtrat. Në këtë argument nuk përjashtohen as macet.
b.bota.al
 
Me macet e kam vënë re vetë, nuk e di pse dhe si reagojnë papritur por kur kam diskutuar njëherë me dikë më ka dhënë një shpjegim të përafërt.
 
Po dhe une e di qe qente dhe gomaret ndjejne "xhindet" por qe keta u thone shpirtra e fantazma. Nuk perjashtohen as kafshet e tjera si macja ndoshta.
 
Po cfar pune kemi ne njerezit me ato krijesat tjera mo?...secila krijese te qendroj ne pune te vet...mos te perzihen baahke e kam fjalen.. pra ka korsine e vet secila krijese ne autostraden e gjithesise...
 
Mua kjo gjë më ka ndodhur shpesh me macen kur kam qenë vetëm në dhomë me tv fikur, pa muzikë, qetësi duke lexuar dhe si ndodh shpesh papritur zhytesh në mendime, në momente të tilla macja mjaullinte papritur dhe fërkohej, jo se ishte e trembur por thjesht kërkonte vëmendje.

Me dikë që i ka fiksim këto fenomenet paranormale ra biseda dhe e pyeta për kuriozitet.

Më tha që ke qenë duke kaluar në dimension tjetër, ndodh me disa lloj njerëzish. Macet dhe kafshë të tjera kanë nivele të tjera perceptimi dhe ndjeshmërie dhe ajo thjesht ka bërë të sajën për të të mbajtur në dimensionin aktual.
 
Me kujtohet kur isha e vogel lehte qeni ne mesnate dhe mami thonte dicka nder gjuhe…
Kur epyesja se cpo ndodh me thoshte se qente shohin ate qe syri njeriut se sheh dot
 
Supersticioz 👻
E vertetë që qentë janë shumë me sensibël se njeriu..në huhatje, e në shikim bashkë me kalin.
Qentë, çfarë të bën më kurjoz se këta fantazmat, është fakti që janë në gjendje të ndjejnë termetin para se të fillojnë lëkundjet..:)
 
Në fshatra ka shumë histori të tilla.
Duhet të ketë ndonjë shpjegim.

Po ndaj dy histori:
1. Hera e parë që dëgjoja për xhindet, kam qenë fëmijë dhe më ka tmerruar kjo historia, na e tregoi një fëmijë tjetër më i madh se ne.

Ishte një tip trimi i fshatit dhe po ecte natën me gomar mes pyllit kur dëgjon një zë keci, zbret nga gomari, e mer kecin në krahë dhe hipën prapë në gomar, rrugës po e ledhatonte kecin dhe i thoshte: kec i lalës kec, kec i lalës kec…

Kur papritur keci kishte khyer kokën, e kishte parë në sy dhe i kishte folur: kec i lalës kec 😁

Të nesërmen duke folur me njëri tjetrin asnjë nuk e kishte bërë gjumin rehat, sidomos disa vajza 😁

2. Këtë tjetrën ma kanë treguar tani vonë dmth para 15 viteve shoferi që punonte me makinën e punës dhe rrinim gjithë ditën bashkë, ishte baba me tre fëmijë në atë kohë dhe njeri tamam i rregullt.

Ke fshati i tij këtej nga këto fshatrat nga rr. Elbasanit lart (ja harrova emrin tani), një nga këto shtëpitë e vjetra ja kishin shitur një familjeje nga një fshat i Kuksit dhe pas disa vitesh që bënin jetesë normale ato kishin filluar natën i binin gura mbi çati. Kjo shpia ishte në një vend të izoluar se ata që e kishin kishin ardhur në Tiranë, ata që e blenë punonin edhe tokën rreth e rrotull kishin edhe ullinj. Kishin ardhur edhe njerëzit e tyre nga fshati i Kuksit duke bërë roje natën se menduan mos ua bënte ndonjë fshatar i zonës për t’i larguar. Vazhdonte historia nja një javë a dy javë rrjesht, ishte bërë problematike deri sa kishin marë një Hoxhë dhe nuk e di ça kishte bërë Hoxha po kishin pushuar pastaj. Hidhnin xhindet gura thoshte ky shoferi, në disa raste edhe me madhësinë e gjysëm tulle.
 
Mua kjo gjë më ka ndodhur shpesh me macen kur kam qenë vetëm në dhomë me tv fikur, pa muzikë, qetësi duke lexuar dhe si ndodh shpesh papritur zhytesh në mendime, në momente të tilla macja mjaullinte papritur dhe fërkohej, jo se ishte e trembur por thjesht kërkonte vëmendje.

Me dikë që i ka fiksim këto fenomenet paranormale ra biseda dhe e pyeta për kuriozitet.

Më tha që ke qenë duke kaluar në dimension tjetër, ndodh me disa lloj njerëzish. Macet dhe kafshë të tjera kanë nivele të tjera perceptimi dhe ndjeshmërie dhe ajo thjesht ka bërë të sajën për të të mbajtur në dimensionin aktual.
Po mir se ajo nuk din me fol🤣🤣nrm se mjaullin😝
 
Në fshatra ka shumë histori të tilla.
Duhet të ketë ndonjë shpjegim.

Po ndaj dy histori:
1. Hera e parë që dëgjoja për xhindet, kam qenë fëmijë dhe më ka tmerruar kjo historia, na e tregoi një fëmijë tjetër më i madh se ne.

Ishte një tip trimi i fshatit dhe po ecte natën me gomar mes pyllit kur dëgjon një zë keci, zbret nga gomari, e mer kecin në krahë dhe hipën prapë në gomar, rrugës po e ledhatonte kecin dhe i thoshte: kec i lalës kec, kec i lalës kec…

Kur papritur keci kishte khyer kokën, e kishte parë në sy dhe i kishte folur: kec i lalës kec 😁

Të nesërmen duke folur me njëri tjetrin asnjë nuk e kishte bërë gjumin rehat, sidomos disa vajza 😁

2. Këtë tjetrën ma kanë treguar tani vonë dmth para 15 viteve shoferi që punonte me makinën e punës dhe rrinim gjithë ditën bashkë, ishte baba me tre fëmijë në atë kohë dhe njeri tamam i rregullt.

Ke fshati i tij këtej nga këto fshatrat nga rr. Elbasanit lart (ja harrova emrin tani), një nga këto shtëpitë e vjetra ja kishin shitur një familjeje nga një fshat i Kuksit dhe pas disa vitesh që bënin jetesë normale ato kishin filluar natën i binin gura mbi çati. Kjo shpia ishte në një vend të izoluar se ata që e kishin kishin ardhur në Tiranë, ata që e blenë punonin edhe tokën rreth e rrotull kishin edhe ullinj. Kishin ardhur edhe njerëzit e tyre nga fshati i Kuksit duke bërë roje natën se menduan mos ua bënte ndonjë fshatar i zonës për t’i larguar. Vazhdonte historia nja një javë a dy javë rrjesht, ishte bërë problematike deri sa kishin marë një Hoxhë dhe nuk e di ça kishte bërë Hoxha po kishin pushuar pastaj. Hidhnin xhindet gura thoshte ky shoferi, në disa raste edhe me madhësinë e gjysëm tulle.
Dhe pse duhet ti lexoja kto pikerisht ne mes te nates 😭😭😭
 
Dhe pse duhet ti lexoja kto pikerisht ne mes te nates 😭😭😭

Ka qenë një lojë, e mësova diku nga klasa e 6-të apo e 7-të.
Po ta tregoj tani që është ditë 😁

Këta që e kishin pësuar, mernin një nga fëmijët e lagjes që t'ja bënin lojën. Loja bëhej netëve të verës kur kur rrinin gjthë kalamajt e lagjes deri vonë. Fillimisht fillonte kur sapo ishte errsuar me këto historirat me xhinde 😁 Pastaj, grupi me 4-5 veta merte një nga kalamajt e lagjes (bashkëmoshatarë ishim të gjithë) dhe e fuste ke një shkallë pallati. Të gjithë qëndronin në heshtje shikonin "viktimën" që ndodhej i/e rrethuar dhe ndërkohë fliste vetëm njëri apo njëra dhe tregonte historinë:

Në një qytet të zi, të zi, të zi
Ishte një shtëpi, e zezë, e zezë, e zezë,
në këtë shtëpi të zezë, të zezë, të zezë,
ishte një dhomë e zezë, e zezë, e zezë,
ke kjo dhoma e zezë e zezë, e zezë,
ishte një arkivol, i zi, zi, izi,
ke ky arkivoli i zi, i zi, i zi,
ishte një njeri i zi, i zi, i zi,
ky njeriu i zi, i zi, i zi,
ngrihet dhe thotë:
KUSH MA MORI UNAZËN (Ke kjo pjesa kordinohej dhe ulëriste grupi 😁)

Kur kam parë këtë videon më ka kujtuar reagimin e një shoku ke kjo historia 😁


 
Top