Qëndrimi i tepërt ulur - i rrezikshëm

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shkencëtarët gjithnjë e më shumë paralajmërojnë për qëndrimin në kohë të gjatë ulur, edhe nëse rregullisht ushtroni, sepse mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Nuk ka rëndësi se ku qëndroni ulur, në zyrë, në shkollë, në veturë, para kompjuterit apo televizorit, po vetëm orët e përgjithshme që kaloni në pozitën ulur. Studimi është preliminar, por disa studime kanë treguar se personat të cilët të shumtën e ditës e kalojnë në pozitën e ulur, janë të dhënë pas shtimit të peshës dhe tek ata ekziston rreziku i shtuar nga infarkti, por edhe nga vdekja e parakohshme. Në komentin i cili është botuar në revistën shkencore ‘British Journal of Sports Medicine’, Elin Ekblom-Bak nga fakulteti suedez për shkencë sportive dhe mjekësore, ka theksuar se autoritetet janë duke studiuar definimin e aktivitetit trupor, për të paralajmëruar në rrezikun e qëndrimit ulur. Edhe pse zyrtarët shëndetësorë kanë dhënë drejtimet në të cilët sugjerohet sasitë më të vogla të aktiviteteve fizike, ata nuk i kanë këshilluar njerëzit që të mundohen të kufizojnë se sa kohë të kalojnë në pozitën ulur. “Pas katër orësh qëndrimi ulur, trupi fillon të dërgojë sinjale se kjo është e dëmshme”, ka thënë Ekblom-Bak. Ajo ka sqaruar se gjenet që rregullojnë sasinë e glukozës dhe yndyrave në trup, fillojnë të shkyçen. Qëndrimi afatgjatë ulur është i dëmshëm edhe për personat që ushtrojnë.

Të rrezikuar edhe ata që ushtrojnë
Tim Armstrong, ekspert për aktivitet trupor pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka deklaruar se personat që ushtrojnë çdo ditë, por që kalojnë shumë kohë të ulur, mund të kenë më shumë dobi, nëse këto ushtrime i shpërndajnë gjatë ditës, në vend që ato t’i kryejnë menjëherë. Në studimin i cili është zhvilluar gjatë vitit 2009, në bazë të përcjelljes së më shumë se 17.000 kanadezëve gjatë dhjetë viteve, studiuesit kanë konstatuar se personat që qëndrojnë më gjatë ulur, kanë rrezik më të madh nga vdekja, pavarësisht nga ajo nëse ushtrojnë apo jo. “Ne nuk kemi mjaft dëshmi për të thënë se sa është i dëmshëm qëndrimi ulur”, ka thënë Peter Katzmarzik nga qendra kërkimore ‘Pennington Biomedical’ në Baton Ruzh, i cili ka udhëhequr studimin kanadez. “Mirëpo, duket se sa më shumë që ngriheni dhe e ndërprisni uljen, aq më mirë”, ka porositur ai. Të dhënat nga studimi i kryer në SHBA gjatë viteve 2003-2004, kanë treguar se amerikanët qëndrojnë ulur më shumë se gjysmën e ditës, nga puna në tavolinat e zyrës, e deri tek ulja në veturë.KS
 
Qëndrimi ulur i rrezikshëm

Nuk ka rëndësi se ku qëndroni ulur, në zyrë, në shkollë, në veturë, para kompjuterit apo televizorit, po vetëm orët e përgjithshme që kaloni në pozitën ulur.





Sipas disa studime kanë treguar se personat të cilët të shumtën e ditës e kalojnë në pozitën e ulur, janë të dhënë pas shtimit të peshës dhe tek ata ekziston rreziku i shtuar nga infarkti, por edhe nga vdekja e parakohshme.

Në komentin i cili është botuar në revistën shkencore ‘British Journal of Sports Medicine’, Elin Ekblom-Bak nga fakulteti suedez për shkencë sportive dhe mjekësore, ka theksuar se autoritetet janë duke studiuar definimin e aktivitetit trupor, për të paralajmëruar në rrezikun e qëndrimit ulur.

Edhe pse zyrtarët shëndetësorë kanë dhënë drejtimet në të cilët sugjerohet sasitë më të vogla të aktiviteteve fizike, ata nuk i kanë këshilluar njerëzit që të mundohen të kufizojnë se sa kohë të kalojnë në pozitën ulur.

Pas katër orësh qëndrimi ulur, trupi fillon të dërgojë sinjale se kjo është e dëmshme”, ka thënë Ekblom-Bak. Ajo ka sqaruar se gjenet që rregullojnë sasinë e glukozës dhe yndyrave në trup, fillojnë të shkyçen. Qëndrimi afatgjatë ulur është i dëmshëm edhe për personat që ushtrojnë.

Tim Armstrong, ekspert për aktivitet trupor pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka deklaruar se personat që ushtrojnë çdo ditë, por që kalojnë shumë kohë të ulur, mund të kenë më shumë dobi, nëse këto ushtrime i shpërndajnë gjatë ditës, në vend që ato t’i kryejnë menjëherë.

Në studimin i cili është zhvilluar gjatë vitit 2009, në bazë të përcjelljes së më shumë se 17.000 kanadezëve gjatë dhjetë viteve, studiuesit kanë konstatuar se personat që qëndrojnë më gjatë ulur, kanë rrezik më të madh nga vdekja, pavarësisht nga ajo nëse ushtrojnë apo jo.

Ne nuk kemi mjaft dëshmi për të thënë se sa është i dëmshëm qëndrimi ulur”, ka thënë Peter Katzmarzik nga qendra kërkimore ‘Pennington Biomedical’ në Baton Ruzh, i cili ka udhëhequr studimin kanadez.

Mirëpo, duket se sa më shumë që ngriheni dhe e ndërprisni uljen, aq më mirë”, ka porositur ai. Të dhënat nga studimi i kryer në SHBA gjatë viteve 2003-2004, kanë treguar se amerikanët qëndrojnë ulur më shumë se gjysmën e ditës, nga puna në tavolinat e zyrës, e deri tek ulja në veturë. //keshilla
 
Titulli: Qëndrimi i tepërt ulur - i rrezikshëm

QKa u ba more , me nejt ne kam shum lodhet njeri , me nejt ul zban allah allah qka snin njeri :D ma mir mos me kan gjall valla :(
 
Titulli: Qëndrimi i tepërt ulur - i rrezikshëm

zdii une veti kaloje shume kohe ne pc amo dhe tv rri amo nuk e di nuk mundemi besu qe eshte vertete kjo qe shkrun ketu.
Me shume Rrespket..Qendrimi bossi..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top