Qafa, simbol i elegancës dhe bukurisë !

PiNkY

Anëtar i Nderuar
f.0928111302555_m.jpg


Një qafë e bukur dhe e shëndetshme është simbol i elegancës dhe bukurisë. ثshtë njëra prej pjesëve të trupit që reflekton kujdesin dhe bukurinë tonë. Në të njëjtën kohë është një matës i moshës tonë reale.
Mr.Ph. Krenar Dobroshi

Kujdesi
Kujdesi që duhet t’i kushtoni qafës për ta mbajtur atë rinore dhe të bukur nuk është shumë i ndryshëm nga ai që duhet kushtuar trupit. Qafa duhet të pastrohet me produkte të buta në ujë të vakët. Fërkimi javor me eksfoliant (fërkues) të butë nuk duhet tepruar. Mund të përdoren qumësht për pastrim apo përbërës natyral me efekte qetësuese. Një prej mënyrave më të mira për ta hidratuar dhe tonifikuar gjatë verës është fërkimi me anë të copëzave të trangujve. Gjatë dimrit mund ta ndryshoni ujin prej të ftoftit në të nxehtë duke e rritur qarkullimin e gjakut në atë pjesë.

Produktet
Nëse dëshironi t’i shmangeni formimit të rrudhave të hershme, duhet të filloni të përdorni losione hidratante pas moshës 25 vjeçare dhe kur i kaloni 30 duhet t’i kushtoni më shumë kujdes. Lëkura në qafë është shumë e hollë prandaj duhet të hidratohet vazhdimisht. Duhet të mbrohet nga dëmtimet nga dielli gjatë verës me anë të kremrave mbrojtës.

Qëndrimi
Ndër faktorët kryesor është qëndrimi. Nëse nuk pohoni vazhdimisht me kokë poshtë, apo nuk e mbani kokën të ulur, pra nëse e mbani atë lartë me krenari, dukshëm do ta shtyjeni procesin e formimit të rrudhave.

daria-zaytseva.jpg

Pozita e gjumit
Nëse keni zakon të flini me dy jastëk apo më tepër, duhet ta ndryshoni në rast të kundërt muskujt e qafës do të jenë të tensionuara dhe do të kenë zgjatje të tepërt. Kjo veti poashtu parandalon qarkullimin e mirëfilltë të gjakut. Ka mendime kontradiktore nëse me të vërtetë kemi nevoje për jastëk apo jo. Sidoqoftë, specialistët pajtohen që tensioni dhe zgjatja e tepërt duhet mënjanuar.

Ushtrimet
Një tjetër shprehi që duhet ta largoni është kërcitja e qafës. Ky lloj veprimi nuk është ushtrim për qafë aq më pak i dobishëm. Me përsëritjen e këtij veprimi rrezikoni dëmtimin e nervave dhe humbjen e lëvizshmërisë për disa ditë apo përgjithmonë.
Qafa ka shumë pak lëvizje gjatë ditës, për këtë arsye duhet ta ushtrojmë rregullisht që ta mbajmë në formë të mrekullueshme. Nëse e përjashtojmë kërcitjen dhe shikimin përreth, qafa është e palëvizshme. Kur qafa nuk ka lëvizje të mjaftueshme, është e prirur për ngërçe dhe tendosje. /Telegrafi/
 
Titulli: Qafa, simbol i elegancës dhe bukurisë !

Meqe shprehja thote-'me doli goja pas qafe' -keshtuqe i takon qe edhe goja eshte simbol elegance e bukurie
Po nese eshte nje goje e shemtuar e me dhembe si kokrra misri te kalbur i takon qe ky studim bie poshte
Si rezultat me rregull 3-shi ky studim sme bind e pike.
 
Titulli: Qafa, simbol i elegancës dhe bukurisë !

Epo plakat thoshin: Qafgastare ;)
 
Titulli: Qafa, simbol i elegancës dhe bukurisë !

Shume e vertet. Nje qafe e lemuar, e gjate e holle te tregon me elegate dhe me te bukur.....qafa eshte edhe nje pjese ero.tike, e ndjeshme dhe sensuale...:D
 
Titulli: Qafa, simbol i elegancës dhe bukurisë !

Hmmmmmmmmmm me pelqejne vajzat qafegjata....
 
Titulli: Qafa, simbol i elegancës dhe bukurisë !

Nuk pashë shumë argumente për të kualifikuar qafën si një pjesë, simbol të elegances !....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top