Pyetje dhe pikëpyetje mbi edukimin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
GENTIANA KOاI

Debati

Nëse në një sallë me nxënës, mësues, prindër, punëdhënës e politikëbërës të arsimit, do të drejtohet pyetja “Cili është qëllimi i edukimit?”, ka gjasa që përgjigjet për këtë pyetje të jenë sa numri i të pranishmëve në sallë.

Disa mund të përqendrohen në vlerën personale të një “edukimi të mirë”. Sipas tyre, edukimi do të lidhej me përvetësimin e njohurive dhe të aftësive që i mundësojnë çdo individi përmbushjen e ambicieve dhe ofrimin e kontributit si pjesëtar i shoqërisë.

Të tjerë mund të theksojnë rolin e edukimit për të rritur pritshmëritë individuale dhe për të zgjeruar horizontin në mënyrë që individi të kuptojë impaktin që krijohet në jetën e tij, si dhe të komunitetit ku ai jeton. Që kjo të ndodhë, duhet që individi të mësojë si të menaxhojë “sprovat e dështuara” për sa kohë që këto gjenerojnë rezistencë, por edhe mundësi për të provuar hapa të mëtejshëm.

Një punëdhënës mund të theksojë aftësitë që të rinjtë duhet të fitojë përmes edukimit si p.sh.: kreativiteti, bashkëpunimi dhe produktiviteti në botën e punës.

Një përfaqësues i Ministrisë mund të theksojë rëndësinë e zhvillimit ekonomik kombëtar për të pasur një forcë pune të kualifikuar ose të cilësojë nevojën për të zhvilluar qytetarë proaktivë.

Të tjerë mund të kundërshtojnë një qasje utilitare dhe ta mbështetin këtë qëndrim në argumentin se edukimi është një pikëmbërritje në aspektin e së drejtës. Sipas këtij këndvështrimi, ai duhet ndërtuar mbi kuriozitetin e fëmijëve, duke stimuluar imagjinatën e tyre dhe duke i aftësuar në zbulimin e rrugëtimit te “nxënësit përgjatë gjithë jetës”. Ky nxënës duhet të jetë i aftë të përshtatet e gjithashtu të rinovojë, ndërkohë që bota ndryshon në mënyrë konstante rreth nesh.

Një prind mund të shprehë mendimin se mirëqenia emocionale dhe të mbështeturit mbi një bosht moral janë po aq të rëndësishme sa edhe arritja lëndore. Maturimi nga fëmija në një të rritur me fushë të gjerë interesash dhe rrethi shoqëror mund të baraspeshohet, sipas prindit, me nivelet e arritjes shkollore.

Një pjesë tjetër mund t’i adresohet impaktit të teknologjisë tek të mësuarit dhe mënyrës sesi kjo i ka hapur udhë informacionit, teorive dhe opinioneve. Edukimi, sipas këtij këndvështrimi, do ta pajiste gjeneratën e ardhshme me aftësitë e nevojshme për t’u angazhuar efektivisht në një moshë dixhitale.

Natyrisht që, pas kësaj vale këndvështrimesh, një pjesë e mirë e pjesëmarrësve do të shpreheshin se, sipas tyre, edukimi do të duhej të parashikonte dhe reflektonte një kombinim, madje edhe një shtrirje të gjerë të të gjitha këtyre dimensioneve.



Pikëpyetjet e çështjeve të debatit

Në një botë ideale do të debatonim mbi këto çështje dhe do të arrinim një areale të përbashkët mbi qëllimin e edukimit. Do të përcaktonim peshën specifike sipas pozicionimeve të ndryshme. Kjo do të na orientonte më pas drejt kornizës dhe përmbajtjes së kurrikulumit, të kuptuarit përkatës në lidhje me mësimnxënien dhe mësimdhënien, mënyrën sesi trajnohen mësuesit tanë dhe sesi hartohen provimet e statistikat duke përcaktuar kështu efikasitetin e sistemit.

E gjitha kjo në Shqipëri nuk është sendërtuar ende në mënyrë që të përfshijë të gjithë aktorët e nevojshëm për të nxitur një Debat Kombëtar mbi Edukimin.

Deri më sot, nismat nga ana e Ekzekutivit kanë shënuar përpjekje sporadike të përfshirjes së profesionistëve të “terrenit të edukimit” duke u kufizuar kryesisht në nivelin universitar ose duke dëgjuar zërin e institucioneve shtetërore deri në masën e përmbushjes së draft-projekteve mbi çështje të caktuara.

Profesionistët e terrenit, nga ana tjetër, nuk kanë arritur të krijojnë një Union ku të shkëmbejnë përvojë dhe të ofrojnë propozime të përbashkëta për t’u konsideruar nga politikëbërësit, gjë e cila do të mundësonte ndërtimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi që mbështet arritjen e qëllimit të përbashkët.

Pavarësisht faktorëve që e kanë mbajtur deri diku “të mbyllur” derën e sallës së komunikimit ndërinstitucional (që nuk janë objekt diskutimi i këtij shkrimi), në komunitetin profesional shqiptar të edukimit nuk ekziston mirëfilli Auditori Arsimor i Debatit Kombëtar mbi Edukimin.

Por a mund t’i referohemi ne një shoqërie me traditë në aspektin e debateve mbi qasjet ndaj edukimit, siç është ajo angleze? Personalisht besoj se po. Që të qartësoj arsyen e përzgjedhjes së kësaj përqasjeje, ka vlerë të sjell në vëmendje një moment historik në lidhje me tematikën e debatit.

37 vjet më parë, në Britaninë e Madhe, ministri i atëhershëm i Arsimit, Jim Callaghan, ndërmori nismën e një debati masiv mbi të ardhmen e edukimit. اështjet e parashtruara në atë debat janë akoma objekt diskutimi edhe në ditët e sotme. Pyetje të tilla si:

• ا’duhet të përmbajë kurrikula?

• Si do të vlerësohet performanca e një grupi të caktuar nxënësish?

• اfarë reforme i duhet bërë sistemit të Provimeve Kombëtare?

• Si do të adresohemi tek cilësia e mësimdhënies duke vërejtur me sy kritik metodologjinë “informale” dhe atë të ashtuquajtur “bashkëkohore”?

• Në ç’shkallë duhet aplikuar autonomia e institucioneve shkollore?

• Cila duhet të jetë natyra e edukimit dhe trajnimit të grupmoshës 16-19 vjeç?

• Në ç’masë po i ndjekin studentët fushat e studimeve inxhinierike dhe ato të shkencave të natyrës?

• A po rekrutojnë punëdhënësit kandidatë të pajisur me aftësitë e nevojshme për pozicionet/profesionet përkatëse?

• Si do të zhvillohen standardet e larta dhe aftësitë për t’i arritur ato në një botë në ndryshim?


Në thelb të të gjitha këtyre pyetjeve qëndronte qëllimi i edukimit. Callaghan theksonte se deri në atë kohë, edukimi konsistonte në zhvillimin e aftësive bazë të pjesës më të madhe të nxënësve, me qëllim që këta të punësoheshin në botën e industrisë. Pra qëllimi kryesor i edukimit kishte natyrë utilitare. Ai mirëpriste frymën e re të përqasjes mbi zhvillimin e potencialit të fëmijëve, i cili duhej sipas tij “të lulëzonte” (Fjalimi i mbajtur në kolegjin “Ruskin” në tetor 1976).



Impakti i debatit

Ka një sinjal dhe një ndryshim të rëndësishëm midis debatit në 1976 dhe atij që po mbahet në 2013 në Britaninë e Madhe. Fjalimi Jim Callaghan-it shkaktoi një stuhi, sepse u interpretua si ndërhyrje e qeverisë në botën profesionistëve të edukimit. Me gjithë debatin e shkaktuar, Callaghan nuk hoqi dorë nga nisma dhe, në vitet që pasuan ky impakt u rrit dhe përfshiu një sërë fushash brenda terrenit të edukimit, ku Parlamenti miratoi një sërë aktesh ligjore në lidhje me: mënyrën e drejtimit të shkollës, profesionin e mësuesit, procedurat e pranimit të nxënësve si dhe financimin e institucioneve arsimore.

Sot, roli i shtetit në fushën e edukimit merret si i mirëqenë dhe çështja që shtrohet për diskutim nuk lidhet me ushtrimin e rolit, por me masën e përfshirjes së tij (shtetit) në edukim.

Në Britaninë e Madhe, në 2013-n gjallon Debati Kombëtar mbi Edukimin, ku ASCL (Association of School and College Leaders) bashkë me aktorë të tjerë të edukimit, kanë ndërmarrë një sërë nismash si: publikime, konferenca, ftesa të hapura për pjesëmarrje në website-in “greateducationdebate.org.uk” etj., për të ndërtuar një edukim të së nesërmes me të gjithë kontributorët e komunitetit kombëtar e ndërkombëtar që dëshirojnë të jenë pjesë e nismës.

Në Shqipërinë e 2013-s, vërehet prirja për të ndërtuar një marrëdhënie bashkëpunimi në kuadër të reformave strukturore, ku vetë MAS e ka cilësuar bashkëpunimin si element të rëndësishëm të misionit të edukimit.

Urojmë që nismat në rrafshin kombëtar shqiptar të gjenerojnë hapa të mëtejshëm, që do të bëjnë të mundur konkretizimin e aspiratave edukative për sfidat që na presin në kontekstin evropian e më gjerë.



Ftesë për reflektim

Duke u mbështetur në parashtrimin e mësipërm, mund të përfitohet nga përvoja angleze për ta zhvilluar më tej mënyrën sesi sistemi arsimor shqiptar mund t’i adresohet (përmes përfshirjes më të gjerë në reformat strukturore e kurrikulare), pyetjes së shtruar në krye të këtij shkrimi “Cili është qëllimi i edukimit?” duke cilësuar “Si mendohet të arrihet ai?”.

Për këtë dua t’i referohem një thënieje të Michelangelo-s:

“Rreziku më i madh nuk qëndron tek fakti që objektivi ynë është tepër i lartë dhe ne mund të mos e arrijmë, por se mund të jetë tepër i ulët dhe ne mund t’ia dalim lehtësisht”.

Të gjithë ne bëjmë pj
esë në Sallën e Debatit, ndaj duhet të ofrojmë kontribut në zhvillimin e mëtejshëm të tij.
G.shqip
 
Back
Top