Putin: SHBA po bën lojë të dyfishtë, mbështet dhe lufton terrorizmin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1445595979putinokoko.jpg


Presidenti rus, Vladimir Putin sulmon Shtetet e Bashkuara për politikën e ndjekur në Lindjen e Mesme, duke akuzuar Uashingtonin për mbështetje të terrorizmit dhe për lojë të dyfishtë.

Duke folur në forumin vjetor të Valdait në Sochi, ku marrin pjesë analistë e politikanë rusë dhe ndërkombëtare, shefi i Kremlinit tha se Amerika ishte përpjekur t’i përdorte grupet terroriste si vegël për rrëzimin e regjimeve që nuk pëlqente.

"ثshtë gjithmonë e vështirë të bësh lojë të dyfishtë; t’u shpallësh luftë terroristëve dhe në të njëjtën kohë të përdorësh disa prej grupeve si gurë shahu në favorin tend. Nuk është e nevojshme të luash me fjalë dhe të ndash terroristët në të moderuar dhe jo të moderuar. Dua të di se cili është ndryshimi mes tyre?”, tha Putin.

Perëndimi akuzon Moskën se po sulmon grupet e moderuara rebele gjatë fushatës bombarduese në Siri, që sipas Rusisë është kryesisht e fokusuar kundër militantëve të Shtetit Islamik. Por, deklaratat e tij apo të zyrtarëve të tjerë rusë, sugjerojnë se Moska i konsideron si një shënjestër të paligjshme të gjitha grupet e armatosura kundër Bashar al Asadit.

Presidentit sirian iu rezervua një pritje miqësore të martën në Rusi, ndërsa të enjten Putin ritheksoi se e konsideronte presidentin dhe qeverinë siriane si plotësisht të ligjshme. Sipas tij, Perëndimi po tregohej mendjengushtë duke u fokusuar në figurën e Asadit e duke shpërfillur një kërcënim shumë më të madh, siç është ISIS.

"I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë në kontroll një pjesë të madhe territori. Si është e mundur kjo? Mendojni pak. Nëse Damasku ose Bagdadi do të pushtohen nga grupet terroriste ato do të bëhen autoritetet zyrtare dhe do të kenë një pikë nisjeje për zgjerimin global. A e mendon dikush këtë apo jo?", shtoi Putin.

Putin sugjeroi se qeveria siriane do të ishte e gatshme për të bashkëpunuar me grupet rebele që duan të luftojnë kundër ISIS. Lideri rus tha se e kishte pyetur Asadin lidhur me një mundësi të tille dhe se ky i fundit i ishte përgjigjur pozitivisht. Ai u bëri thirrje grupeve kurde të bashkonin forcat me qeverinë siriane dhe irakiane kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Një sondazh i publikuar të enjten sugjeroi se bombardimet në Siri, kanë ndikuar në rritjen e popullariteti të Putinit. 90 përqind e të intervistuarve e mbështesin atë, ndërsa në vitin 2012, para një fushate kundër opozitës dhe aneksimit të Krimesë, mbështja për të ishte në kuotën e 58.8 përqindëshit.

/ Top Channel
 
Titulli: Putin: SHBA po bën lojë të dyfishtë, mbështet dhe lufton terrorizmin

Nuk e di sa force ka Rusia te perballijr nje lufte.

Shpresoj qe Kitra ose Lauri te me sqarojne disi se te tjeret jane shume te zene ne tema serioze lojrash.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Putin: SHBA po bën lojë të dyfishtë, mbështet dhe lufton terrorizmin

Haha, SHBA nuk mbështet terrorizmin, ajo e pjell terrrorizmin,
dhe mandej e lufton atë!
 
Titulli: Putin: SHBA po bën lojë të dyfishtë, mbështet dhe lufton terrorizmin

Haha, SHBA nuk mbështet terrorizmin, ajo e pjell terrrorizmin,
dhe mandej e lufton atë!

Pa te keqen e e boshtit Arabi Katar Turqi, qe jane sponsoret me njerez dhe pregaditje psikologjike per nje lufte jihadiste.

@Marla, Rusia eshte potenca me e madhe ne bote per n. armesh berthamore me 8'420 bomba nukleare.
Usa 7'650. Franca 300, Britania 160 etj etj

Te mos ju shkoje mendja te shkelin ata butona, se mbaron cdo gje si nje fllucke sapuni. Prandaj kur vihen ne loje Rusia dhe USA (&Nato) ne qeshtje me konflikte armesh rrine mjaft larg njera-tjetres.
Ta garantoj se nuk i plas asnjeres pale se shuhet e gjithe popullsia e botes ne 5 min.

nuk_zpsageabje3.png

Test nucleare Crossroads
 

Attachments

  • nuk_zpsageabje3.png
    nuk_zpsageabje3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • nuk_zpsageabje3.png
    nuk_zpsageabje3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Putin: SHBA po bën lojë të dyfishtë, mbështet dhe lufton terrorizmin

Po pse kam idene une qe i kane ble amerikont te gjitha armet nukleare te ruseve apo ja fus kot
 
Titulli: Putin: SHBA po bën lojë të dyfishtë, mbështet dhe lufton terrorizmin

hahaha po kush ai qe te jep armet ty dhe c'armatoset per vete Lol
the mire : ja fute kot :p
 
Titulli: Putin: SHBA po bën lojë të dyfishtë, mbështet dhe lufton terrorizmin

Mbas renies se komunizmit shperberjes se republikave ruse renies se ekonomise vendase amerikant perfituan nga situata blene trurin (shkencetaret rus) si dhe blene armatimet nukleare qe ju interesonin atyre,
.
Dhe e dyta... amerikont investojne shuma maramendese nga buxheti vjetor per teknologjine e armeve kurse rusia ka ngel ne vend numero.

Dhe e treta NATO qe indirekt prap jane amerikont.

Duke permendur keto te treja une jam teper skeptike per fuqine e ushtrise dhe armatimeve ruse dhe si rrjedhoje e "luftes" Siri Rusi.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Putin: SHBA po bën lojë të dyfishtë, mbështet dhe lufton terrorizmin

Un nuk di pse duhet rusia te akuzoj Shba ,kur qe te dyjat jan super fuqi qe po e sjellin gjith globin ne gisht per interesat e tyre
 
Titulli: Putin: SHBA po bën lojë të dyfishtë, mbështet dhe lufton terrorizmin

Politika amerikane e dekadave te fundit ka qene shkaterrimtare dhe i ka shkaktuar gjithe globit nje amulli dhe ngerthyerje qe e paguajme te gjithe nga pak, pavaresisht se nuk kuptohet. Po nuk bere si do Amerika brenda pak kohesh ose e gjen vendin qe perfaqeson ne nje rremuje e anarki totale, ose ti personalisht perfundon i vrare si qen rrugac.

Te jesh njerezor dhe te shpresosh per nje realitet ku imponimi mos kthehet ne nje menyre veprimi konstante nuk do te thote te jesh anti amerikan dhe as pro rus.

hajduti
 
Back
Top