Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Arfenilla

Themelues i Forumit
f.0630011254141_m.jpg

Një studim i ri i kryer nga Universiteti Cambridge ka konstatuar se burrat në të vërtetë bëhen më të lumtur nëse kryejnë punë shtëpie.
Studimi më i ri nga profesoresha në Universitetin e Cambridges, Jacqueline Scott, si dhe një ekip akademikësh, e ka bazuar pohimin e vet në rezultatet e “European Social Study”, një sondazh i financuar nga Brukseli që përfshin 30.000 veta në 34 shtete. Ata janë pyetur se sa kohë kalojnë për zierje, larje, pastrim, blerje dhe mirëmbajtje të shtëpisë.

Ekipi i akademikëve ka bërë të ditur se ata kishin pritur të gjejnë përkeqësim të grindjeve familjare dhe rënie të mirëqenies së burrave, kur ata të kryejnë më shumë punë shtëpie. Megjithatë, ata kanë raportuar se ndodh pikërisht e kundërta.

Bashkëshortët dhe të dashurit ndihen fajtorë kur nuk e kryejnë pjesën e tyre të punëve në shtëpi, tregon studimi i financuar nga tatimpaguesit rreth dallimeve midis burrave dhe grave. Në studim megjithatë thuhet po ashtu se burrat preferojnë një jetë të qetë me punë shtëpie, krahasuar me një jetë të zhurmshme dhe me shkëputje nga pjesa tjetër.

Rezultatet bien në kundërshtim me grupin e madh të hulumtimeve që sugjerojnë se me gjithë avancimin e grave në punë dhe karrierë, burrat vazhdojnë që pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë t'ua lënë partnereve të tyre. /Tele
 
Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

more keta shkenctaret sqenkan kerkah hiq po cili burr nihet i lumtur kur duhet me i la enet . paskan fol ne ajer keta shkenctar.
 
Pe: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

A ka më mirë se për budallakina të paguhesh?
Derisa të tjerët dërmohen për ta fituar kafshatën
e gojës, këta ndoshta fitojnë miliona duke treguar
përralla...
 
Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Edhe une mendoj qe punet duhet te kryhen sipas mundesive dhe jo te lihen veq nga nje ane...

Ani burrat mi la enet -haha, veq mos te kercasin shum...
 
Po edhe bebat ne meshkujt kemi mi rrit e grat kane me shku ne pune . Pastaj ne kemi me bo buken ato kan me ardh sI SHEFICA pastaj rrobat duhet me ja pastru shtepine me rregullu ato me i pas vetem SHEFE.
 
hahahahhahaha mos po doni edhe me iu kendu kenge duke i lare enet jo ?
 
Pe: Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Po edhe bebat ne meshkujt kemi mi rrit e grat kane me shku ne pune . Pastaj ne kemi me bo buken ato kan me ardh sI SHEFICA pastaj rrobat duhet me ja pastru shtepine me rregullu ato me i pas vetem SHEFE.

Pse jo?LOL E di ate fjalen ti,topat ne lufte e gruaja ne shtepi thone gjithmone fjalen e fundit LOL...

Gjithsesi keta studime si besoj shume,pasi ne shtepi jetojne te dy,hane te dy,bejne pis te dy keshtu qe ska rendesi si ndahen gjerat,pastron burri apo gruaja,marreveshja ka rendesi...Ndarja e puneve ka rendesine e saj,por nuk shoh dallim gjinie,se kush duhet te pastroje apo te gatuaje...Nese burri pastron,gruaja gatuan,ose gruaja gatuan burri lan enet etj etj...Nje dore lan tjetren e te dyja lajne fetyren:)
 
Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Ehhh te rralle me duken jan burrat e tille qe do beni punet e shtepise:)..s'o gje e keqe vetem se disa ''Burra'' e shohin si perulje te personalitet te tyre nese do fillonte te mirrej me punet e shtepise...fjalet e shpeshta qe degjojm nga meshkujt jan per cka kam Gruan un te mirret me punet e shtepis..sme takon mua ti laj enet:p
 
Redaktimi i fundit:

Normale une mezi pres te djelen te zgjohem ne oren 5 te mengjesit dhe te filloj te pastroj shpine e bej drite ......
 
Pe: Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Ehhh te rralle me duken jan burrat e tille qe do beni punet e shtepise:)..s'o gje e keqe vetem se disa ''Burra'' e shohin si perulje te personalitet te tyre nese do fillonte te mirrej me punet e shtepise...fjalet e shpeshta qe degjojm nga meshkujt jan per cka kam Gruan un te mirret me punet e shtepis..sme takon mua ti laj enet:p

Keta jane mendime te mykura te meshkujve MACCHO ne aparence...Pasi spo i thote njeri te beje ndonje gje te madhe,te laje ato qe ha,te pastroje aty ku rri dhe ai vete,me shume eshte edukate kjo gje,se sa gje tjeter...Pastaj eshte ceshtje tjeter nese e llaston femr apo e toleron,ketu fillojne e nagterrohen gjerat,se tolerancen e marrin per dobesi...Fundi i fundit ska pse pret as burri as gruaja kush do beje dicka,mjafton te kene deshire...Nese nje mashkull shprehet sic thua ti une,do laja pjaten time do ja lija te tijen,do laja rrobat e mia do lija te tijat pa lare...Nese do duhet te ngulesh nje gozhde ne mur do ja le burrit,do prishet dicka do ja le burrit,sdo mbaj cantat une si lopa,po do ja le burrit,do ndodhi dicka tjeter do ja le burrit,sjam martuar per te bere punetore krahu duke pasur burrin...
 
Pe: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Nuk është shumë vështirë të shihet se në këtë drejtim vetë natyra
ka bërë dallime në mes të femrës dhe mashkullit.
Nuk është se është ndonjë katastrofë e madhe që mashkulli
të bëjë punët e shtëpisë, por vetëm në raste urgjente.
Si dhe e njëjta budallaki do të ishtë të kërkohen nga gruaja
të kryhen punët e vështira fizike.
Pra duhet ta vëjmë gishitin në kokë para se të kërkohet
barazi absolute. Koftorin dihet kush e bartë!

Dhe sa për lumturi po ju them sinqerisht se as që mund të flitet.
Më me dëshirë kisha bërë ndonjë punë të rëndë fizike
se të bëjë punët e shtëpisë. Nuk jam i krijuar për këtë.
Nuk dua të them se edhe ky konstatim i imi është absolut,
nga se ekziston edhe një lloj i burrecave (pederave) që kanë
qejf të sillen n'magje, rreth uçkurit....
 
Titulli: Pe: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Sa per kureshtjen time ..Cfare punesh te renda ju takon te bejne burrave ne ditet e sotme?

Te dalin per gjah?
Te bejne dru ne mal?
Te shkojne ne lufte ?

Cilat nga keto jane aktuale?
Nderkohe qe per femren vetem jane shtuar punet ....Per krah atyre puneve klasike (sic eshte mirmbajtja e shtepise,dhe rritja e femijeve) femres i duhet te jete e sukseshme ne pune ,karriere e te konkuroje ne fusha te mbizoteruara nga meshkujt.
Nuk e quaj aspak si deshire apo percmim i burrit (nuk eshte se i ulen vlerat) thjesht eshte nje organizim i ri i shoqerise sone.
 
Pe: Titulli: Pe: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Zonjë, mos bëjë shaka.
Përdore pakëz trurin e vogël.

pak luftëra po bëhen në Botë?
Mos nëna ime po lufton atje??????
 
Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

O femra sa dush pretendoni ne kerkesat e juaja ekstreme .
Po kuptone njeher e pergjithemon se Zotllakun - Te drejtat dhe pergjegjesit ne kete bote 'per ta drejtuar ate dhe per te qen prijes i saj Zoti neve na ka autorizu per kete qeshtje.
Pergjegjes per grat jemi ne ' e jo e kundera grat per neve .
Sepse Zoti na ka dhen forcen ' intelegjencen dhe mundesit per ta Sunduar Boten .
E kur gruaja eshte nen sundimin dhe pergjegjesin e burrit te saj . Si ather ajo mund te jete ose te kerkoj te drejta qe si takojn .
 
Pe: Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

O femra sa dush pretendoni ne kerkesat e juaja ekstreme .
Po kuptone njeher e pergjithemon se Zotllakun - Te drejtat dhe pergjegjesit ne kete bote 'per ta drejtuar ate dhe per te qen prijes i saj Zoti neve na ka autorizu per kete qeshtje.
Pergjegjes per grat jemi ne ' e jo e kundera grat per neve .
Sepse Zoti na ka dhen forcen ' intelegjencen dhe mundesit per ta Sunduar Boten .
E kur gruaja eshte nen sundimin dhe pergjegjesin e burrit te saj . Si ather ajo mund te jete ose te kerkoj te drejta qe si takojn .

Ke do sundosh?Mbreteri?Inteligjencen me thuaj pak si e gjete qe e keni ju??Si e matet?...Kush ja percakton te drejtat e gruas?Ti?Mashkulli?...Spo kerkohen te drejta extreme,spo kerkohen kerkesa te parealizuara,fundi i fundit sjane as kerkesa,jane dicka LOGJIKE...
Ca ka te keqe te laj enet burri?Ca ka te keqe te gatuaje gruaja,e burri fshin pluhurat,apo ve rrobat ne lavatrice?Nuk i prishet manikyri burrit,as nuk i bie burreria,pasi burreria e nje mashkulli nuk matet me sa pak pune shtepie ben,por matet ne karakter e ne tru...E jo cdokush qe eshte mashkull eshte i zgjuar:)
 
Titulli: Pe: Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Ke do sundosh?Mbreteri?Inteligjencen me thuaj pak si e gjete qe e keni ju??Si e matet?...Kush ja percakton te drejtat e gruas?Ti?Mashkulli?...Spo kerkohen te drejta extreme,spo kerkohen kerkesa te parealizuara,fundi i fundit sjane as kerkesa,jane dicka LOGJIKE...
Ca ka te keqe te laj enet burri?Ca ka te keqe te gatuaje gruaja,e burri fshin pluhurat,apo ve rrobat ne lavatrice?Nuk i prishet manikyri burrit,as nuk i bie burreria,pasi burreria e nje mashkulli nuk matet me sa pak pune shtepie ben,por matet ne karakter e ne tru...E jo cdokush qe eshte mashkull eshte i zgjuar:)

Pyetjen shume mire e ke shtruar ' se kush eshte Ai apo kush eshte percaktues i te drejtave dhe detyrave te grave dhe burrave ne shoqeri. E nderuar percaktues i te drejtave dhe detyrave te grave ne shoqeri ashtu si edhe i burrave eshte Krijuesi(ALLAHU) i grave dhe I burrave . E keto gra te verberuara qe e kane harruar Zotin e tyre ' munden ta marrin librin e tij dhe ta lexojn dhe ta studijojn mire ' E ta shofin se ku e kan vendin e tyre ne shoqeri ' cilat jane te drejtat e tyre .
Kjo ka qen dhe ko me qen perhere se Zoti si gruas ashtu si burrit ja ka percaktu te drejtat sipas mundesive ' fizike psikolgjike etj jo siq po kekojn femrat e caktuara kerkessat etyre te mbeshtetur vetem ne numra !
Cfare po kerkojn femrat ne te drejta e tyre ne shumicen e rasteve ' sikur ne te themi mbase femrat lindin ' pse edhe ne meshkujt smund te lindemi ! A nuk eshte ky budallallek me i madhi qe mund te bej njeriu .
Keto femra jane per mendimin tim injoraante ! sepse ka shume femra spo i perfshij te gjitha qe e din veendine tyre ne shoqeri dhe vete e pranojn se sa ka mundesi nje femer te kerkoj apo te kryej ato detyra te cilat nuk jane te saj .
Une jame i pajtimit qe edhe burri ti ndihmoj gruas sips mundesis se tij ' po shtu e kunderta nga gruja .
 
Pe: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Unë për vete do ta kisha arësyetuar, nëse dikush do të thoshte
se femra meriton më tepër rrespekt, të jetë për mbrotjen e të lirive tyre,
të jenë kundër keqpërdorimeve, dhunës e etj. ndaj tyre është krejt OK.
Mirëpo, nëse del dikush dhe mohon se femra dhe mashkulli bilogjikisht
janë të njëjtë, është gabim trashanik.
Besoj se askush nuk e ka vështirë të gjejë lloje të punës të cilat mashkulli mund tî kryejë,
kurse femra nuk mundet! Kjo nuk ndodh vetëm profesionalisht, por edhe në punët
e shtëpisë.
Marr vetëm shembull: kur vie puna bartje të mobiljeve, riparimin e tyre,
ndërrimin e rrotës së autos, sjelljen ne shtëpi të gjërave ushqyese.....
Sinqerisht, mund të shkruajë një libër ku femrat jo t'i bëjnë por as që
mund t'i lëvizin nga vendi!

Sinqerisht, një krahasim i femrës me mashkullin, po më duket s'ikur
t'i hudhesh me kokë murit. Duhet njeriu njëherë e përgjithmonë të
kuptojë se punët ndahen sipas fuqisë.
 
Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

O femra sa dush pretendoni ne kerkesat e juaja ekstreme .
Po kuptone njeher e pergjithemon se Zotllakun - Te drejtat dhe pergjegjesit ne kete bote 'per ta drejtuar ate dhe per te qen prijes i saj Zoti neve na ka autorizu per kete qeshtje.
Pergjegjes per grat jemi ne ' e jo e kundera grat per neve .
Sepse Zoti na ka dhen forcen ' intelegjencen dhe mundesit per ta Sunduar Boten .
E kur gruaja eshte nen sundimin dhe pergjegjesin e burrit te saj . Si ather ajo mund te jete ose te kerkoj te drejta qe si takojn .

Tuana i bejm punet e shtepis ' ama jo siq po pretedojn femrat 50 =50 . Kur e shohim qe kan nevoj grat i ndihmojm .

Gruaja qenka nen sundim? Pse eshte objekt qe e nenshtroni ju si keni deshire? Apo se ju paska dhene forcen, mendoni qe keni te drejte te drejtoni boten.

Nuk keni vetem ju inteligjence e fuqi. Mos u fryni kot ne pupla.

Marim nje shembull tjeter, nje mashkull qe jeton vetem ne shtepi, kush duhet t'ja bej punet? Mos valle te vij mamaja ti mbledhi krevatin e ti laj enet? Apo duhet te mari nje sherbetore?!

Se kuptoj ku qendron tragjedia te besh pune ne shtepi. Ti jeton ne ate shtepi, nuk jeton komshiu. Nuk ke deshire ta shikosh te mbledhur?? Apo ha ti dreke, e prit te vij nusja ne darke te laj enet. Ky eshte turp ndaj vetes njehere, e ne radhe te dyte per ate qe pranon keto kondita....

Asnjeri s'eshte turperuar nga puna, aq me shume nga puna per shtepine tende. S'eshte turp as te lash enet, e as te fshish pluhurat.

Nqs ego-ja ju vret e s'ju le siperfaqe te levizni ndonje gisht, atehere keni fat qe keni gjetur femra qe pranojne "sundimin".
 
Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

kto meshkujt e forumit kot bejne po hee...se kur ju thot gruaja marrin fshesen me korent e ikin pastrojn me vrap :D

na bejne si machoss ktu lol
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Pyetjen shume mire e ke shtruar ' se kush eshte Ai apo kush eshte percaktues i te drejtave dhe detyrave te grave dhe burrave ne shoqeri. E nderuar percaktues i te drejtave dhe detyrave te grave ne shoqeri ashtu si edhe i burrave eshte Krijuesi(ALLAHU) i grave dhe I burrave . E keto gra te verberuara qe e kane harruar Zotin e tyre ' munden ta marrin librin e tij dhe ta lexojn dhe ta studijojn mire ' E ta shofin se ku e kan vendin e tyre ne shoqeri ' cilat jane te drejtat e tyre .
Kjo ka qen dhe ko me qen perhere se Zoti si gruas ashtu si burrit ja ka percaktu te drejtat sipas mundesive ' fizike psikolgjike etj jo siq po kekojn femrat e caktuara kerkessat etyre te mbeshtetur vetem ne numra !
Cfare po kerkojn femrat ne te drejta e tyre ne shumicen e rasteve ' sikur ne te themi mbase femrat lindin ' pse edhe ne meshkujt smund te lindemi ! A nuk eshte ky budallallek me i madhi qe mund te bej njeriu .
Keto femra jane per mendimin tim injoraante ! sepse ka shume femra spo i perfshij te gjitha qe e din veendine tyre ne shoqeri dhe vete e pranojn se sa ka mundesi nje femer te kerkoj apo te kryej ato detyra te cilat nuk jane te saj .
Une jame i pajtimit qe edhe burri ti ndihmoj gruas sips mundesis se tij ' po shtu e kunderta nga gruja .

Ate pjesen e pare ja ka dhene ai e ky e kjo ja ve nje vize te madhe...Pasi se je mashkull nga natyra apo se te ka bere zoti mashkull sdo te thote qe te ka dhene dhe tru,e tru te funksiunueshem...Dmth se je mashkull sdo te thote qe je sezben i zgjuar...Forca fizike qe ju ka dhene perseri natyra ca lidhje ka me mendjen dhe psikologjine??Pasi te jesh i forte ne trup sdo te thote te jesh inteligjent...

Gjeja tjeter,ti po ngaterron detyrimet e shtepise me zgjedhjet e njerezve,pasi nese ai mashkull pranon te linde femije,eshte zgjedhja e tij dhe e partneres/gruas se tij,por detyrimet e shtepise jane detyrime morale,edukate dhe mbi te gjitha te logjikshme...Fundi i fundit per shtepine tende,po punon,aty ku jeton,ti thua duhet te te mbuloje pislleku deri ne gjunje e te mos e pastrosh pasi eshte pune e gruas??Ti do te thuash qe u derdh dicka,do presesh sa te vije gruaja ta pastrosh se ti smund te pastrosh se eshte pune e gruas??...Te te them nje barcolete cik si me ironi,qe te kuptosh ne nje shtepi gjerat sjane te ndara...

Nje burr dhe nje grua u zinin gjithmone per punet e shtepise,jo beji ti,jo bej une...Nje dite ka thene burri : - Grua une do merrem me punet jashte shtepise,pazar,punoj tokat,bagetine,do sjell lekun ne shtepi,e ti do merresh me larje,shperlarje,hekurosje,gatim e punet e shtepise...Ok ka thene gruaja ashtu e bejme...Kane kaluar disa kohe ashtu,ndersa nje dite burri duke u kthyer nga puna,vape ishte,ulet te pije nje pije freskuese,vjen nje djal i ri me vrap dhe i thote :
- O filani X,po del tym e flake nga kuzhina e shtepise tende...I thote ky : - Eshte pune e gruas ajo ca ndodh mbrenda shtepise,cme duhet mua:)

Kjo ishte qe te kuptoje i nderuar Deuid qe derisa martohesh me nje njeri,je martuar me cdo gje mbrenda shtepise,ke formuar nje bashkejetese,ku ska rregulla baze,as te vulosura,kujt i takon te beje ate apo kete,kush te kete mundesine te beje,le te beje,derisa te dy kane nje qellim,formimin e nje lidhje,formimin e nje familje te shendoshte...:)
 
Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Gruaja qenka nen sundim? Pse eshte objekt qe e nenshtroni ju si keni deshire? Apo se ju paska dhene forcen, mendoni qe keni te drejte te drejtoni boten.

Nuk keni vetem ju inteligjence e fuqi. Mos u fryni kot ne pupla.

Marim nje shembull tjeter, nje mashkull qe jeton vetem ne shtepi, kush duhet t'ja bej punet? Mos valle te vij mamaja ti mbledhi krevatin e ti laj enet? Apo duhet te mari nje sherbetore?!

Se kuptoj ku qendron tragjedia te besh pune ne shtepi. Ti jeton ne ate shtepi, nuk jeton komshiu. Nuk ke deshire ta shikosh te mbledhur?? Apo ha ti dreke, e prit te vij nusja ne darke te laj enet. Ky eshte turp ndaj vetes njehere, e ne radhe te dyte per ate qe pranon keto kondita....

Asnjeri s'eshte turperuar nga puna, aq me shume nga puna per shtepine tende. S'eshte turp as te lash enet, e as te fshish pluhurat.

Nqs ego-ja ju vret e s'ju le siperfaqe te levizni ndonje gisht, atehere keni fat qe keni gjetur femra qe pranojne "sundimin".
Per te drejtat dhe pergjegjesit e grave mund te lexojsh neshkimin tim me lart. Une spo pohoj qe mashkulli nuk duhet te punoj ne shtepi ' por punet e shtepis ' kujdesi per shtepin eshte i gruas ' e jo i burrit sepse burri eshte i obliguar te punoj ta siguroj ushqimin ' blerjen e rrobave etj . Kurse gruaja te kujdeset per ushqimin 'teshat shtepin etj. Kjo eshte shume e kuptueshme ' nuk don shume logjike ' e edhe me heret kam thene qee burri ndonjeher duhet te ndihmoj gruas se vete . A ma siq po bejn shume burra te cilet grat i qojn ne pune e vete rrin ne shtepi ! eshte pak e logjikshme per mua .
Nese nje femer smund ti kryen punet E profesionIT dhe ato te familjes ' me primare PER TE eshte qe punet e familjes ti kryej ' edukimit te feijeve sesa ta zgjedh punen jashtte shtepis.

Veq te kuptohmei e nderuar nje shtepi ' duhet ta kete Zotin e shtepis ! E mendoi qe burri eshte krijuar per kete edhe krejt problemi qendron nekete pike . Sa dush pretendoni sjellne pshtjellne qesshtjen ' serish ne fjalet tona po bini se gruja eshte dhe duhet te jete nen sunin e burrit ' qe te egzistoj nje familje prefekte .
 
Pe: Titulli: Pe: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Sa per kureshtjen time ..Cfare punesh te renda ju takon te bejne burrave ne ditet e sotme?

Te dalin per gjah?
Te bejne dru ne mal?
Te shkojne ne lufte ?

Cilat nga keto jane aktuale?
Nderkohe qe per femren vetem jane shtuar punet ....Per krah atyre puneve klasike (sic eshte mirmbajtja e shtepise,dhe rritja e femijeve) femres i duhet te jete e sukseshme ne pune ,karriere e te konkuroje ne fusha te mbizoteruara nga meshkujt.
Nuk e quaj aspak si deshire apo percmim i burrit (nuk eshte se i ulen vlerat) thjesht eshte nje organizim i ri i shoqerise sone.

Zonjë,

ta bëshë një pyetje të tillë është s'ikur mos të jesh
aspak në rrjedhat e jetës! Të jesh e verbër!
A ndoshta po kujton se të gjithë meshkujt punojnë në zyre?
Në anën tjetër, krahas punëve klasike që thua ti, edhe burri
ka punët e veta. Nuk është se gruaja bënë punët e shtëpisë,
e burri shikon Tv tërë ditën.

Në anën tjetër, nëse femrat janë aktive, punojnë etj. as që kanë shansë
ta bëjnë atë pa ndihmën e bashkëshortit, Pra, i shtohet puna femrës, i shtohet
edhe mashkullit. Shumë logjike. Nëse unë edhe gruaja ime vijm në të njëjtën
kohë, do të ishte primitivizëm të shtrihem në kolltuk, derisa ajo
ta bëjë darkën etj etj.. Nëse kam punë tjetër, ok por nëse jo darkën e bëjmë bashkë,
se përndryshe nuk do të jemi gati për ditën e nesërme. Pra është edhe koha në pyetje!
 
Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Dhe ndoshta por nuk e besoj sepse kush lind dembel ashtu do vdesi, kshuqe nuk i besoj shum ketyre gjerave, ska te bej nese burri esht i lumtur apo i merzitur kur burrit i vjen keq per bruan i ben dhe kur esht i merzitur.
 
Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Po mua pse me del e kundrta e ksaj ? Kur sjam i lumtur e jam me nerva e i merzitur me kap nervi te bej ndo nje pune ne shpi lool apo jam une gabim jo studimi lol
 
Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

nga ky studim del qe une me burrin tim qenkemi te dy te lumtur se ja marim punet njeri tjetrit nga dora :p, Lol ...

Sa i perket faktit kush duhet ti bej, ska prerje me thike aty. Te dy kontribojne ne familje. Sidomos nqs punojn te dy jasht ateher dhe punet e shpise 50-50 madje burri me shume se gruaja ska aq force fizike sa ai :D. Nqs gruaja eshte shtepiake dhe burri punon jasht ateher gruas i bie te bej me shume se eshte ne shtepi, por kjo sdo te thote qe burri mos ta ndihmoj kur te kthehet me aq sa ka mundesi. Ishte Profet Muhamedi (a.s) dhe gatuante, qepte rrobat pastronte shtepine etj... kshuqe... konkluzjonin nxirreni vete :p
 
E moj e se ishte Profeti duhet ta bejem e ne loool si jo :p
 
Titulli: Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

kto meshkujt e forumit kot bejne po hee...se kur ju thot gruaja marrin fshesen me korent e ikin pastrojn me vrap :D

na bejne si machoss ktu lol

Varet kush te ka ren per pjes ty ose me sakt si e do ti po e deshe nga kta qe ta lesh ne shpi te te hekuros kemishat e te te laj e cimdenon e te ta bej e darken gati,nderkoh qe ti ke dal per qejf me shoqet e ate e le pa frik ne shpi madje dhe duke i dhen urdher se cfar duhet te bej jam dakort , po jo te thuash te gjith meshkujt e forumit lol se te duhet pune per ta vertetuar kte bejem kot apo jo :D
 
Lumturia bika mbi mua,se mua me duhet ti bej punte e shpise. :(
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top