Puç ushtarak ne Turqi.

Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Nga
Enver ROBELLI
16.07.2016 20:45

Turqia po përjeton orë dramatike dhe të përgjakshme. 36 vjet pas puçit të fundit ushtarak pjesë të armatës turke u përpoqën ta përzënë me dhunë nga pushteti qeverinë dhe presidentin e urryer Rexhep Taip Erdoan. Tentim për grusht shteti në Turqi? Fillimisht kjo tingëllonte si një anekdotë e keqe. Por anekdota e supozuar shpejt u bë e vërtetë e përgjakshme. Në kryeqytetin e vendit Ankara ushtria hapi zjarr kundër selisë së shërbimit sekret, në metropolin e Bosforit, në Stamboll, ushtarët bllokuan urat e rëndësishme, para aeroportit të Ataturkut të uniformuarit dhe përkrahësit e shefit të shtetit luanin lojën e maces dhe miut, stacionet televizive u morën nën kontroll.

Gjendja në Turqi vazhdon të jetë e paqartë, ende po numërohen viktimat, nga të dy palët kanë vdekur mbi 250 veta. Përkundër faktit se qeveria ia doli t’i prapakthejë puçistët, pasojat për demokracinë turke janë të rënda. Këtë fundjavë shumë turq do ta mbajnë mend si moment të përbaltjes së demokracisë – kësaj radhe nga një grup oficerësh.

Përpjekja për puç tregon sa shpërthyese është gjendja në këtë vend. Që puna erdhi deri këtu ka të bëjë me politikën katastrofale të Erdoanit. Dikur ai ishte bartës i shpresave me ambicie demokratike, por prej vitesh është shndërruar në autokrat, i cili burgos gazetarë, zhvillon gjueti kundër kritikëve, përjashton opozitën laike, kemaliste, pa ndonjë zor të madh e çon vendin në zgjedhje deri në momentin kur atij i pëlqen rezultati zgjedhor, dërgon ushtarë në luftën e pakuptimtë kundër kurdëve, dhe ndjek një agjendë islamiste, e cila një kohë të gjatë i ka favorizuar terroristët e të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Këtë situatë një pjesë e ushtrisë turke nuk deshi ta durojë më. Por puçistët e bënë hesapin pa popullin. Të premten në mesnatë ata shpallën gjendjen e shtetrrethimit dhe orën policore, por populli nuk u frikësua, njerëzit nuk qëndruan në shtëpi. Populli vërshoi rrugët, bllokoi kazermat dhe mbrojti demokracinë, ndonëse demokracia turke është shfytyruar deri në fund nga Erdoani. Nuk ishin vetëm përkrahësit e kryetarit të shtetit, të cilët me zemërim në gjoks kundërshtuan përpjekjen për zaptimin e pushtetit në mënyrë ilegale. Shkrimtarja e njohur turke Elif Shafak shkroi ne Twitter: «Turqia nuk ka nevojë as për sundim autoritar, as për puç ushtarak. اfarë i duhet këtij vendi të vetmuar është demokracia e vërtetë, liberale, pluraliste». Turqia ka vuajtur shumë dhe gjatë nën puçistë. Kush mendon ta çojë Erdoanin në dreq të mallkuar, këtë duhet të provojë ta bëjë në kutitë e votimit.

Tani ekziston frika se presidenti gjaknxehtë, i cili bashkë me klanin e tij dyshohet edhe për korrupsion, tani do të veprojë me ashpërsi edhe më të madhe kundër kritikëve të tij. Tashmë ka spekulime që thonë se Erdoan mund të ketë inskenuar vetë puçin për të konsoliduar edhe më shumë pushtetin e tij. Edhe diçka e tillë nuk mund të përjashtohet. Kur bëhet fjalë për mbajtjen e pushtetit, Erdoan ka dëshmuar se është i gatshëm të kalojë të gjitha vijat e kuqe.

Erdoan fajësoi lëvizjen e imamit Fetullah Gylen për përpjekje për grusht shteti. Gylen jeton në SHBA nga viti 1999. Erdoan dhe Gylen kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë, bashkë kanë fituar zgjedhje dhe kanë kufizuar kompetencat e armatës. Miqësia e dikurshme është shndërruar në armiqësi të rrezikshme për të ardhmen e Turqisë. Të dy palët, lëvizja e gylenistëve dhe partia e Erdoanit AKP, kanë ithtarët e tyre në administratë, në polici dhe në ushtri. Gylen kryeson një konglomerat të përbërë prej shtëpive mediale, klinikave, shkollave, të cilat janë aktive në 140 vende të botës. Rrjeti i Gylenit, një lloj sekti me etikë të theksuar pune dhe prirje më liberale se Erdoan, ka ende ndikim në Turqi: prokurorë që supozohet se janë të afërt me lëvizjen gyleniste kanë urdhëruar arrestimin e djemve të ministrave të qeverisë Erdoan, të cilët ishin të përzier në afera korruptive. Ata po ashtu kanë hetuar edhe rrethin e ngushtë të Erdoanit. Po ashtu Gylen ka kritikuar veprimet brutale kundër të rinjve turq, të cilët protestuan kundër planeve ndërtimore të Erdoanit në parkun Gezi në Stamboll. Që nga atëherë Erdoan zhvillon një fushatë të vërtetë kundër gylenistëve, të cilët ai i quan terroristë.

Aty ku sundojnë paranoja dhe arbitrariteti, shpejt mund të ketë kaos dhe gjakderdhje. Këtë e tregoi nata që shkoi në Turqi. Por Perëndimi ka nevojë për pushtet stabil në Ankara për t’u përballur me valën e refugjatëve dhe për të luftuar terrorizmin. Si vend anëtar i NATO-s Turqia është partner i rëndësishëm – përkundër dallimeve të thella mes Turqisë së Erdoanit dhe demokracive perëndimore. Për këtë arsye është me rëndësi që nga Washingtoni në Bruksel dhe deri në Berlin të përkrahet qeveria e zgjedhur në Turqi.

(Tages Anzeiger)
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

[/B]

Dhe une e riperseris pyetjen: Pas rrezimit te ketij radikali islamic, a do kete Turqia prosperitet dhe demokraci? Cili lider (meqe ti e njeh mire politiken) do mund te sillte demokracine e deshiruar per te tere popullin? Dde cilet nga vendet e permendura nga ti, egjipt,libi tunizi po jeton ne paqe dhe liri?? S'ka lidhje mbushje mendjesh: Pyetja ime bazohet ne fakte. Nqs ke mire, po s'pate: thuaj s'kam pergjigje soul dhe e mbyllim me kaq!


ok , sipas llogjikes tende i bije qe eshte gabim qe behet lufte te hiqet nje diktature,,, mire ishim dhe me Enverin ne !
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Po justifikon krimin me krim?
Me kujton te njejten kulture qe kemi hequr ne per shum vite...


Problemi Erdogan - Turqi - Shqiperi seshte inat apo simpati qeverisje, mirqenie apo sensibilizimi, me teper jane simpati fetare apo pushtimi.

Nese Erdogani dhe Turqia do ishte e krishter a do e shante Lauri? Aq sa shan vatikanin.
Nese Erdogani dhe Turqia do ishte e krishter a do e donte Riki me teper se vet vendin e tij duke mohuar pushtimin dhe duke i emeruar si njerez qe na sollen ndricimin? (ndricim leshi te me falesh per fjalorin)
A do i beje ti te gjitha ato urata nese do ishte i njejti person, e njejta arritje po i nje tjeter besimi?

A do mund ta quash ti Serbin vella pas 500 vjetesh? Kjo eshte hipokrizi, urre sllavin prej meje e me ler te "dashuroj" turkun pavarsisht cfar te kane ber ty.

Qeveria mund te kuptohet pasi flet ne gjuhen diplomatike, do quante "vellezer" cdo qeveri qe do mposhte pucin.

Askund nuk justifikova asgje, thjesht thash pyeta se cfare eshte normale... Ti mund te urresh cilido Fly, une mundohem kete ndjejn ta largoj, cdo gje do vin ne vend..
Nuk besoj se cenka aq gabim, te deshirosh te mbaroj ajo qe nisi, pa viktima, apo do u kenaqeshte zemra te ndodhte ajo qe ndodh ne Egjip...
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Erdogani, me i qartë se puçistët, për “Grushtin e shtetit”!
11:55 - 16/07/2016 Forum 0

Erdogani, me i qartë se puçistët, për “Grushtin e shtetit”!
Nga Mero Baze

Ushtarakët turq që tentuan të bënin një grusht shteti, ishin shumë larg paraardhësve të tyre të ushtrisë turke, që mbronin sekularizmin, dhe shumë afër grupeve bastarde terroriste, që duan të marrin pushtetin me dhunë. 24 orë pas përpjekjes së tyre, ende nuk ka një qëndrim politik të tyre, lidhur me arsyet që i çuan drejt vendimit për të rrëzuar me dhunë një qeveri të ligjshme. Ata nuk demonstruan asnjë ide në emër të Republikës, përse po e bënin këtë akt, dhe duket se ishin një hap pas Erdoganit, dhe kur bombarduan Pallatin e tij.

Ndryshe nga vendet e tjera të botës, ushtria turke ka një traditë “konstruktive” të spostimit nga pushteti përmes ushtrisë, së qeverive që prekin sekularizmin dhe orientojnë Republikën drejt religjionit, duke rrënuar bazat e Qemalizmit. Grushti i fundit i shtetit, ai i shtatorit të vitit 1980, nga gjenerali Evren (edhe ky me origjinë shqiptare nga Kosova), vendosi një regjim ushtarak derisa i rihapi rrugën zgjedhjeve të lira dhe vazhdimit normal të jetës politike në Stamboll.

Kushtetuta turke u ka pas dhënë të drejtën gjeneralëve të Shtatmadhorisë së ushtrisë turke, të ishin gardianë të sekularizmit dhe akti i tyre i fundit është nxjerrja jashtë ligjit e partisë së Erbakanit në vitin 1995, dhe arrestimit të vet Erdoganit, si një nga të zgjedhurit e asaj partie. Partia e re e Erdoganit është ngritur mbi rrënojat e partisë islamike të Erbakanit dhe vazhdon në rrugën e saj, por tashmë me një fuqi të re.

Falë naivitetit europian, Erdogani e përdori kërkesën e Turqisë për t’u anëtarësuar në BE, si një mënyrë për të hequr qafe autoritetin e ushtarakëve mbi Kushtetutën dhe të drejtën për të mbrojtur sekularizmin, duke e hequr atë kompetencë të tyre dhe duke bërë spastrime të mëdha në radhët e ushtrisë. Ai i hoqi Turqisë, siguresën institucionale kundër islamizimit të vendit dhe kundër triumfit të Anadollit mbi pjesën europiane turke. Vetë partia e Erdoganit, është një triumf i islamizmit mbi vlerat sekulariste të Turqisë dhe një tendencë që e bën Turqinë, përditë e më shumë islame se sa europiane. Beteja e intelektualëve turq, e gazetarëve dhe shoqërisë civile, është e pashpresë. Përballë tyre është fuqia e verbër e votave të Anadollit, që e shikojnë shpëtimtarin e tyre, si të dërguar të Allahut. Kjo u pa sot fare qartë pas dështimit të grushtit të shtetit.

Brenda katër orësh, Erdogan ka shkarkuar nga detyra rreth 2700 gjyqtarë. ثshtë e qartë se ai ka qenë më gati se puçistët, për puçin, dhe më i përgatitur se ata, për të përdorur gjakderdhjen për të hedhur dhe një hap më tej në grushtin e shtetit. Ai po ashtu po spastron deri në qelizë ushtrinë nga kasta konservatore e sekularistëve që nuk e pranojnë islamizimin e Turqisë. Ai duket se ka qenë me lista gati.

Pas dështimit të dhunës së disa oficerëve turq, Turqia po përjeton grushtin e vërtetë të shtetit, ku presidenti Erdogan, po spastron gjykatat, ushtrinë, median dhe shoqërinë civile, në emër të grushtit të shtetit. Ushtarakët që bënë grushtin e shtetit, nuk shpalosën asnjë ide politike dhe asnjë qëndrim të qartë për qëllimin e grushtit të shtetit, duke na e bërë kështu të gjithëve edhe më të mjegullt shkakun e asaj marrëzie, ndërsa Erdogan është shumë i qartë se ata vetëm disa orë pas dështimit të tyre. Ai po forcon pushtetin në kurriz të shtetit, me një shpejtësi të frikshme.

Në vitin 1995, kur partia e Erbakanit fitoi zgjedhjet dhe ushtria e nxorri jashtë ligjit, një editorialist i “Figaro”*s shkruajti një artikull mbreslënës, ku thoshte se: Turqia nuk mund të jetë “edhe demokratike, edhe properëndimore”. Nëse është demokratike, atje fitojnë antiperëndimorët, e nëse duam të jenë aty në pushtet properëndimorët, duhet të mbështetemi tek gjeneralët e ushtrisë, që natyrisht nuk janë demokratë. Por fatkeqësisht sot Turqia nuk është, as demokratike dhe as properëndimore. Aty janë vrarë disa ushtarakë që një dreq e di se çfarë deshën të bënin, por është në këmbë një Sulltan që shikohet qartë se çfarë po bën: Thjesht po thellon grushtin e shtetit në emër të pushtetit.

/Marre nga Tema/
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

ok , sipas llogjikes tende i bije qe eshte gabim qe behet lufte te hiqet nje diktature,,, mire ishim dhe me Enverin ne !

Pyetja ishte me Laurin!Dhe dua pergjigje nga ai se po i largohet perher


Sa per Ty. Une i jam pergjigjur kesaj pyetje me sa mbaj mend!Por nuk lodhem te ta riperseris: Jam pro heqjes te cdo "diktatori" apo lideri nga populli! Kundra minoritetit t'me vrase shumicen e njerezve dhe tu perdhose te drejten e votes se lire qe dhan. Kaq! Dhe serish te riperseris: Cdo shtet ka opozite!
Flisni kundra Erdoganit plot, Ama per mua si Soul je gabim te mbeshtesesh kete rast, pasi nuk e mbeshteten as te zotet e vendit! Paralelizmi me Enverin nuk qendron ne rastin qe po diskutojme!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.


Po mir ju qe mirreni aq shum me Turqinë. Lauri ne rend te parë, pastaj disa tjere qe keni deshirë perher ta njollosni Islamin e Turqinë, Ju kur jeni aq te afte dhe keni aq energji per te regullu gjendjen, ateher Pse nuk mirreni me çeshtjen shqiptare ne pergjithësi e cila vazhdimisht shkelet nga sllavët? e cila vazhdimisht Jeton e ndare e shkaterruar e paorganizuar.... PSE? Pse nuk dilni haptazi te tregoni se jeni te afte ne mbrojtje të vendit tuaj??? PO ketu me ore te gjata jeni ne gjendje të llomotitni, kur ne realitet prej juve spritet asgjë.

JU shumica keni fjale boshe, kurse punë jo.....



 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

i

Pyetja ishte me Laurin!Dhe dua pergjigje nga ai se po i largohet perher


Sa per Ty. Une i jam pergjigjur kesaj pyetje me sa mbaj mend!Por nuk lodhem te ta riperseris: Jam pro heqjes te cdo "diktatori" apo lideri nga populli! Kundra minoritetit t'me vrase shumicen e njerezve dhe tu perdhose te drejten e votes se lire qe dhan. Kaq! Dhe serish te riperseris: Cdo shtet ka opozite!
Flisni kundra Erdoganit plot, Ama per mua si Soul je gabim te mbeshtesesh kete rast, pasi nuk e mbeshteten as te zotet e vendit! Paralelizmi me Enverin nuk qendron ne rastin qe po diskutojme!


Ceshtje kendveshtrimesh e dashur ... paralelizem dhe pabesi, spastrim i kundershtareve, pasurim i tejskajshem si dhe absolutizem !
Une e ndjek me kersheri jo se kam ndonje antipati te veçante thjeshte po ndikon negativisht ne vendin tone!
Gabim qofsha, e uroj mos te jesh ti gabim!
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

t

Po mir ju qe mirreni aq shum me Turqinë. Lauri ne rend te parë, pastaj disa tjere qe keni deshirë perher ta njollosni Islamin e Turqinë, Ju kur jeni aq te afte dhe keni aq energji per te regullu gjendjen, ateher Pse nuk mirreni me çeshtjen shqiptare ne pergjithësi e cila vazhdimisht shkelet nga sllavët? e cila vazhdimisht Jeton e ndare e shkaterruar e paorganizuar.... PSE? Pse nuk dilni haptazi te tregoni se jeni te afte ne mbrojtje të vendit tuaj??? PO ketu me ore te gjata jeni ne gjendje të llomotitni, kur ne realitet prej juve spritet asgjë.

JU shumica keni fjale boshe, kurse punë jo.....






Mgjesi Jetesa, si u gdhive ? :)
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

@Soul, Une mbaj distance nga politika, eshte jashte sferave te intereseve te mia.
Me intereson historia reale dhe ideologjia e politikanit, ne kete rast e Erdogandit. E kaluara e tij eshte e zeze deri ne birucat e burgut qe ka bere, per korrupsion e radikalizem fetar.

Kjo ngjarje aktuale eshte nje konflikt i mbrendshem turk. Eshte nje revolucion mbrenda politikes turke, besoj te pakten qe ne kete pike jemi ndakort.
Ataturku, qe populli e quan "babai i turqeve", eshte themeluesi i nje shteti turk modern. Duke ndare shtetin nga strukturat fetare. Pra nje shtet laik, dhe ky shtet laik me kushtetute mbrohet nga ushtria turke.

Erdogan ben pjese ne krahun e kundert. Ka krijuar nje elite politike qe po mundohet permbyse edhe kushtetuten e shtetit qe te ndryshoje themelet e shtetit qe BABAI i TURQEVE ka krijuar.

Pra ne "telenovelen" turke Erdogan, ne keto oret e fundit te nje "puci" shtetror, ka burgosur te gjithe ata qe mbrojne themelet e shtetit te krijuar 100 vjet me pare.
Pra nqs do te kuptosh ti & co, kjo eshte nje betej e mbrendshme politike mes dy rrymave: shteti laik, demokratik e filo-europian i Ataturkut, me diktaturen orientale e fetare te Erdoganit. Ky eshte i lidhur vetem ne besimin fetar.

Mos harro se Turqia eshte nje konglomerat popujsh e kulturash, radikalizmi fetar ku synon erdogan, e ka rrugen e shkruter.
Dhe po ta jap tani ne paradhenje, qe ky eshte fundi i Erdoganit.

Pergjigjen politike qe ti kerkon ta jep Ataturku qe 100 vjet me pare.
Inteligjenca jote e larte, duhet pa tjeter te ulet nga nje here, e te kuptoje gjerat me elementare te shtresave me te ulta..:p

“Politikani që për të qeverisur
ka nevojë për ndihmën e fesë
nuk është veçse një burracak!
Dhe një burracaku
nuk i duhen dhënë kurrë
funksionet e kreut të shtetit!!"

MUSTAFA KEMAL ATATURK
ataturk2_zpsnidazs7x.jpg
 

Attachments

  • ataturk2_zpsnidazs7x.jpg
    ataturk2_zpsnidazs7x.jpg
    15.4 KB · Shikime: 0
  • ataturk2_zpsnidazs7x.jpg
    ataturk2_zpsnidazs7x.jpg
    15.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

t



Mgjesi Jetesa, si u gdhive ? :)

Miremengjesi Enderra, si u gdhive ti? :)

Une vazhdimisht mirë, po kah ju si shkon?
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

@Soul, u dorzove?

Puci i vertete ndaj shtetit turk sapo ka filluar nga Erdogan, me mijra arrestime ne rradhet e ushtrise, dhe gjykatesit e drejtesise.
Ju qe e "njihni" mire Turqine, duhet ti kuptoni pozicionet e se ciles pale. Te Erdoganit dhe te ushtrise turke. Kjo e fundit, ushtria, ka nje detyre kushtetuese qe te kontrolloje elementet qe perbejne qeverite, qe te mbaje larg nga qeveria element islamik e totalitar. Pra kata jane mbrojtesit e vertete te Turqise, nuk kane nevoje te bejne grusht shteti sepse jane vete shteti.
Jane mbi 1 milioin persona qe e perbejne kete force ushtarake, imagjino ti sesa te veshtire e ka te zhduke nje derr-dog-an me force.

Me sa po lexojme me teper keto dit, spastrime elementesh te rrezkshem islamik ne qeveri ka pasur qe ne vitet '60. Erdogan me rankun e tij kane pase dhimbje barku qe me kohe, ja pse Erdogan i mban afer kleriket e fese, edhe jasht vendit(ne per tokat tona).

Shoqi yt soul&co, nuk ja keni as idene e historise. Keta element erdoganit i kane rrenjet tek turqit e rinje te fillimit te shek 19. Nqs doni tu behet qefi per tolerance sulltanlleku para se te vinin ne pozite turqit e rinje, keta, turqit e rinje, ishin ata qe shtypen me gjak rivoltat e shqiptarve 1910.

Ataturku ushtrise ju la ne mbrojtje shtetin turk, qe kontrolloje e te mbaj larg keta turqit e rinje nga qeveria. Rryma politike e erdoganit eshte pikerisht ajo rryme.
Qe te mbizoteroje erdogan me klerin islamik, ka nevoje te zhduke me pare keta mbrojtesit e shtetit laik, te ndryshoje kushtetuten mbi te drejten e ushtrise per kontroll, e pastaj ne turqi do shohim ligjet e shariatit islam ne zbatim.

Ja pse Erdogan i duhej pa tjeter nje puc i shtire, qe ai vete te beje nje puc te vertete Tuqise me arrestimin e elementeve rival qe eshte ushtria.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Haha. Sa shpejt gezohesh. Ti i bere bisht 3-4 her pyetjes e une durova per pergjigjen. Prit se tani te lexova.
E nejse.. historine e di mire. Thanx qe na e kujtove ama ai shteti laik i ataturkut nuk ishte demokrat. Deri para ardhjes se erdogan kishte shkelje t elirise fetare. Shkelje qe si ke as ne boten perendimore. Vec per kete gje te pelqen ty ;) Sa per erdoganin. Ke 4 vjet qe thua do digjet ne turre te druve. Na thuaj vitin se ngelem duke pritur.
Sa per shtetete si libi e tunizi asgje spaske thene. Pastaj ca ka qene erdogani edhe ca eshte i i shpise njeh njerezit e tij te shtepise. Dhe populli turk e njeh mire. :D.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

[/B]

Dhe une e riperseris pyetjen: Pas rrezimit te ketij radikali islamic, a do kete Turqia prosperitet dhe demokraci? Cili lider (meqe ti e njeh mire politiken) do mund te sillte demokracine e deshiruar per te tere popullin? Dde cilet nga vendet e permendura nga ti, egjipt,libi tunizi po jeton ne paqe dhe liri?? S'ka lidhje mbushje mendjesh: Pyetja ime bazohet ne fakte. Nqs ke mire, po s'pate: thuaj s'kam pergjigje soul dhe e mbyllim me kaq!

Me leje Soul, po ja unë po e them një gjë: aq sa
eshtë bërë mirë pas përmbysjeve në vendet e tjera,
ashtu do të bëhej edhe këtu.
Këtë secili e din, por prap e njëjta vazhdon.
Më kujtohet koha para se ta rrëzonin Sadamin,
gjithë Bota u patë çu n'këmbë, donin ta hanin si ujqërit
e tërbuarë. Petjetër, me hjek çafe se s'bën, mu njësoj
duke u bazuar në gënjeshtrat që ja servirnin botës
USA me Britaninë anash, dhe tani pas ca vjetëve
u vërtetua një gabim mos të them shekullor ndoshta.
Dhe arësyetimi: "...kemi gabuar, por mirë është që Sadami nuk është më"!

Besoj se edhe Lauri e di këtë, dhe shpurdh kur s'ka kah t'ia mbajë.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Thanx qe na e kujtove ama ai shteti laik i ataturkut nuk ishte demokrat. Deri para ardhjes se erdogan kishte shkelje t elirise fetare. Shkelje qe si ke as ne boten perendimore. Vec per kete gje te pelqen ty ;) Sa per erdoganin. Ke 4 vjet qe thua do digjet ne turre te druve. Na thuaj vitin se ngelem duke pritur.
Sa per shtetete si libi e tunizi asgje spaske thene. Pastaj ca ka qene erdogani edhe ca eshte i i shpise njeh njerezit e tij te shtepise. Dhe populli turk e njeh mire. :D.

Shkelje te elites fetare?? Ne nje shtet laik nuk ka vend elita fetare. Ligjet e nje shteti laik nuk duhet te dalin ne baze te librit fetar nepermjet klerit..!! Turqia nuk eshte nje shtet islamik, si arabia, iran, qatarr & co.
Ti je ne terezi ti apo,, dukesh ke studiuar vetem ne shkolla islamike?

Me kete postim te le te kuptosh ne menyre perfekte qe je nje islamike e terbuar si miqt e tu ne fv.

Te flitet me element radikal si ju eshte vetem nje humbje kohe, ju nuk jeni ne kerkim te konoshences sepse ju mungon pikerisht koshenca. Ja pse ka konflikte fetare ne bote, sepse ju nuk keni idene e nje shteti demokratik.

/Mbarova pune me ty.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Imagjinoni sikur ne USA te kishte grusht shtetit nga pentagoni, dhe Obama ti bente thirrje njerzve ne 12 te nates te dalin ne Time Square :D
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Shkelje te elites fetare?? Ne nje shtet laik nuk ka vend elita fetare. Ligjet e nje shteti laik nuk duhet te dalin ne baze te librit fetar nepermjet klerit..!! Turqia nuk eshte nje shtet islamik, si arabia, iran, qatarr & co.
Ti je ne terezi ti apo,, dukesh ke studiuar vetem ne shkolla islamike?

Me kete postim te le te kuptosh ne menyre perfekte qe je nje islamike e terbuar si miqt e tu ne fv.

Te flitet me element radikal si ju eshte vetem nje humbje kohe, ju nuk jeni ne kerkim te konoshences sepse ju mungon pikerisht koshenca. Ja pse ka konflikte fetare ne bote, sepse ju nuk keni idene e nje shteti demokratik.

/Mbarova pune me ty.

JO ELITE FETARE! Kam Thene: LIRI FETARE (si Amerika, Anglia, :D)
Lexo mire ca shkruaj se qenke bere tym!
 
370 shqiptarë nga Lugina e Preshevës paraqiten si ushtarë vullnetarë të Erdoganit

-Zhvillimet e fundit tragjike pas tentim-deshtimit te rrezimit te qeverise turke te prire nga Rexhep Taip Erdogan ka shqetesuar jo vetem shqiptaret e Shqiperise e Kosoves, por edhe ata ne Luginen e Presheves.

E mira te miren se harron. 370 “asker” me shqiponja n balle nga Lugina drejt Turqise

Nisur nga ndihmat dhe kontributi i popullli dhe qeveria turk per shqiptaret ne Ballkan, sidomos ata ne Kosove para dhe gjate luftes deri ne pamvresi, shume shqiptar jane solidarizura me popullin turk dhe qeverin e Erdoganit me zhvillimet e fundit anti puçiste ne Tuqi te inicuar nga armite dhe sponazhet e huajaj kunder ketij vendi mik te shqiptareve.

Jo rrallehere Turqia dhe Erdogan terthorazi eshte treguar gadriane e shoptareve ne ballkn nga cdo kercnim i serbeve apo sllaveve ne rajon. Vec kesaj Turqia vazhdisht ka ndihmar populli shqiptare si ne ne Kasove ashtu edhe ne Luginen e Presheves per muajin Ramazan, nese kujtojme iftarim e fundit per 3000 shqiptare ne Bujanoc ofruar nga Stambolli edhe pse lotonte per atentatin ne Aeroport.

Sipas informacioneve te agjencise se lajmeve “Presheva jone” gjitha keto te mira dhe kontribute te Turqise per shqiptaret ne Kosoven Lindore, ka bere qe mbi 370 shqiptare nga Lugina e Presheves kane shprehur gatishmerine te jene ushtare te Erdoganit te mbrojte Turqise.

“Kur Turqia dhe Erdogan ndihmoi clirmin e Kosoves dhe po mbron shqiptaret nga serbet e sllavet ne ballkan, edhe ne kemi shprehur gatishmeirn tju bashkangjitemi dhe tju gjendemi afer per te mira e per te keqija qe doti arrijne shtetit turk…” deklaruan Asllani (nga Bilaci) Skyfteri, Albani nga Bujanoca dhe Presheva agjecine se lajmeve “Presheva Jone”

Shumica e bashkebiseduesve tane kane dekalruan se “kur Amerika si aleate e Turqise dhe Kosoves, kane shprehur gatishmiere te ndihmojne ne keto kriza Erdoganin me ushtare e armatim, pse jo edhe ne shqiptaret t mos e bejme nje gje te tille, aq me teper kur dihet per rolin dhe kotrbutin e Turqise ne ballkan si gardiane e shqiptareve e cila ka kercnuar disa hee Serbine per rastin e Kosoves..”

Kurse L. D. nga Medvegja atkualisht ne Fushe Kosova ka pohuar se “une vete i 12 me shoke te mi jemi te gatshem te nisemi qe sot per ne Turqi per te mrobrojtur demokracine ne ]ete shtet, Por per te mbrojtur edhe vellezrit tane turq dhe shqiptare qe kemi atje. Ja bejme me dije puqisteve dhe gjithe se Erdongan dhe Turqia nuk eshte e veteme, ka pas jo vetem shqiptaret e Lugines por edhe 7 milion shqiptar tjere..”
http://lajmpress.com/
 
Titulli: 370 shqiptarë nga Lugina e Preshevës paraqiten si ushtarë vullnetarë të Erdo

Me thënë të drejtën, pamarrëparasysh cilën anë e simpatizon
në një luftë qytetare, revolucion, puç a si të dëshirone quani
njerëzit duhen të rrinë anash dh t'i lënë rehat vetë t'i zgjidhin
problemet ebrendshme. Sot ti shikon t'i ndihmosh, nesër shkojnë 100000 nga një
vend tjetër, tjetri e armatos, tjetri u jep para, tjetri prap u jep njerëz
etc., etc., etc., dhe problemi në vend se të zvoglohet sa shkon
e rritet. Shembull më i mirë për këtë është vetë Siria.
Krejt Bota e ndihmuan dhe rezultati është se gjithëçka është
rrafsh me tokë.[/B dhe s'mbeti njeri i gjallë më atje. I Në fakt,
ndoshta edhe mu ky është ai rezultati që dikush ka parashikuar dhe e
ka dëshiruar.....
Andaj, vetëm përkrahje dhe ndihmë morale , çdo ndihmë tjeter
vetëm më keq e bën.

E nëse një shtet ushtron agresion ndaj një shteti tjetër suveren, atëherë vlejne
rregulla të tjera si sanksionet dhe deri tek intervenimet ushtarake.
 
Back
Top