Puç ushtarak ne Turqi.

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Kryeministri turk, Binali Yildirim ka thënë se ka pasur një tentim grushtetit.


Ai është paraqitur direkt në televizionin shtetëror duke thënë se disa individë në ushtri kanë provuar ta marrin pushtetin me dhunë, por kanë dështuar në këtë përpjekje dhe për këtë “do të paguajnë shtrenjtë”.

Këto informacione vijnë pak kohë pas raportimeve se mbi qiellin e Stambollit dhe Ankarasë janë parë helikopterë dhe aeroplanë ushtarakë, transmeton GazetaExpress.

Raportohet se një helikopterë ka hapur zjarr në njërën prej distrikteve të Ankarasë ku ndodhet edhe ndërtesa kryesore e Inteligjencës Kombëtare të Turqisë.

Sipas kryeministrit turk, Yildirim, forcat turke janë duke u munduar që të zgjidhin këtë situatë./GazetaExpress/
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Grusht shteti në Turqi, Ushtria merr nën kontroll pushtetin. Yildirim: Shërbimet sekrete po veprojnë

1468613463s4.reutersmedia.net.jpg


Një pjesë e ushtrisë po tenton një grusht shteti në Turqi. Ky është alarmi i dhënë nga kryeministri turk, Binali Yildirim, pas raportimeve se avionë luftarakë dhe helikopterë kanë fluturuar shumë ulët mbi Ankara dhe Stamboll. Ushtria turke ka publikuar një deklaratë, sipas së cilës theksohet se ata kanë marrë nën kontroll qeverinë e vendit në emër të rendit demokratik, duke shtuar se të gjitha marrëdhëniet diplomatike me të huajt do të vijojnë dhe se të drejtat e njeriut do të respektohen.

Të shtëna janë raportuar edhe në kryeqytetin turk, Ankara, ku janë parë gjithashtu avionë dhe helikopterë ushtarakë nëpër qiell. Sipas raportimeve në “Twitter”, autoritetet kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, mbi të cilat janë parë të fluturojnë avionët luftarakë.

Një helikopter ushtrie raportohet të ketë hapur zjarr në një lagje të Ankarasë, aty ku ndodhet edhe selia e Shërbimeve Sekrete turke. Sipas Yildirim, forcat e sigurisë së Turqisë janë duke bërë gjithçka nevojitet për të zgjidhur situatën.

Incidentet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e të gjitha medieve botërore, për shkak se kryeministri Yildirim ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur shkurtimisht.

“Disa persona kanë ndërmarrë në mënyrë të paligjshme veprime jashtë zinxhirit të tyre të komandës”, tha Yildirim në konferencën e transmetuar nga kanali privat televiziv “NTV”. “Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet ende në pushtet. Kjo qeveri do të veprojë për sa kohë që populli ta vendosë këtë gjë”.

Megjithatë, pamjet e publikuara nga “NTV” tregojnë tanket teksa futen në hyrjen e Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, që vetëm pak kohë më parë ra pre e një sulmi terrorist.

Udhëheqësi aktual, Presidenti Recep Tayyip Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2002 dhe u bë i pari president i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli në vitin 2014. Ai ka centralizuar në vijimësi pushtetin qeveritar te figura e presidentit që prej atëherë, edhe pse dikur të qenit president ishte thjesht një post ceremonial.

Erdogan ka përkeqësuar lirinë e shtypit dhe të shprehjes dhe ka vendosur rregulla të ashpra fetare në qeverinë turke. Shumica e mbështetësve të tij politik janë të përqëndruar nëpër zona rurale, konservatore, por edhe zonat me myslimanë në vend.

Pamjet e “Dogan News Agency” tregojnë devijimin e makinave dhe autobusëve nga dy urat mbi Bosfor, ndërkohë që “CNN Turkey” shfaq dy mjete të rënda të ushtrisë të pozicionohen së bashku me një grup ushtarësh në hyrje të njërës prej dy urave.

Një zyrtar turk tha se ushtarë janë dislokuar edhe në qytete të tjera të Turqisë, por pa specifikuar se në cilat.

Arsyeja se përse Forcat Ajrore të Turqisë janë ngritur në veprim mbrëmjen e kësaj të premteje mbeten ende të paqarta.

Por mësohet se rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter” janë bllokuar në Ankara gjatë së premtes, siç raporton “Ria Novosti”. Sipas medieve lokale, i gjithë personeli i sigurisë është thirrur urgjentisht në detyrë.

/ Top Channel

1468614234_578945d7c46188da348b456e.jpg


1468614270_CnblVkZXEAEQ9zL.jpg%20large.jpg


1468614287_CnbhzlzWIAA66YG.jpg%20large.jpg


1468614306_CnbpqJGXEAArI__.jpg


1468616178_578948abc3618861308b458b.jpg
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Ky puci ka filluar moti ne Turqi kush ka pas sy ti shikoj ngjarjet se si kane rrjedh ne Turqi .
Po te isha ne vend te turkeve do te dilesha ne rruge i madhe dhe i vogel .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Turqit qe i thone vetes turq duhet te mbeshtesin ushtrise sepse babai i kombit Turk Mustafa Qemali e la amanet-Kurre me sulltane dhe padishahe.Force dhe kurajo ushtarakeve turq, bjerini derrit, shporreni nga sarajet, ka ikur koha e sulltanit te qeflishem, eshte koha per demokraci!
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Veper e CIA-s dhe Amerikes. Ajo cfare i ndodhi Egjiptit, planifikojne t'i ndodhe edhe Turqise. Zoti e ndihmofte Turqine, Amin !
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Ne perkrahje te laicitetit ne Turqi.

E kam thene ketu ne forum se arrestimi i qindra ushtarakeve perfshi dhe gjeneral, arrestimi i gazetareve dhe bllokimi i mediave te lira do te jete nje bumerang per Erdoganin.

Uroje qe viktima civile te mos kete.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Populli Turk në këmbë pas thirjes së Erdoganit:

https://postimage.org/


Informacionet me te reja nga Turqia flasin per deshtim te grusht shtetit. Sipas agjencise se lajmeve Ahaber, qytetaret iu kane pergjigjur masivisht thirrjes se Erdoganit per te dalur ne rruge, ne mbeshtetje te qeverise.
Jane raportuar edhe arrestime nga policia te fraksionit destabilizues te ushtrise.
Gjate nje konference qe sapo u mbajt, presidenti i vendit Rexhep Tajip Erdogan tha se pushteti eshte ne duart e qeverise, dhe se puqistet do te paguajne cmimin me te rende.
Vet presidenti ka deklaruar se jane dy grupe qe kane dore ne kete puq, duke iu referuar nje fraksioni brenda ushtrise, dhe grupit tashme te shpallur terrorist, FETO.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Turks are taking to the streets in support of President Erdoğan' and occupying military vehicles.

https://postimage.org/
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

TIRANA: NUK MBثSHTESIM USHTRINث TURKE

Grushti i shtetit kësaj here i ushtrisë duket se ka sukses dhe nuk është si herët e mëparshme. Ushtria ka njoftuar se ka marre pushtetin dhe ka nën kontroll Aeroportin e Ataturkut dhe televizionin publik.

Avionët dhe helikopterët e ushtrisë fluturojnë mbi qiellin e Stambollit dhe Ankarasë. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se janë arrestuar të gjithë anëtarët e qeverisë.

Aeroporti i Ataturkut është shumë i frekuentuar nga shqiptarët, të cilët jo vetëm shkojnë në Turqi, apo edhe janë transit nga ky vend, por edhe tashmë në kulmin e sezonit të verës janë të shumtë ata që zgjedhin të pushojnë në Turqi. Të gjitha fluturimet atje janë anuluar.

Ka një kaos total ne komunikim. Ambasadori i Shqipërisë dhe Konsulli ynë atje ndodhën në Tiranë për takimin vjetor të ambasadorëve.

Një burim pranë qeverisë shqiptare deklaroi për Top Channel se Shqipëria mbështet qeverinë demokratike të zgjedhur të Turqisë. Ky nuk është qëndrim zyrtar, por vjen nga një burim i nivelit të lartë./TCH


Nderkohe, arrestohen edhe puqistet:

https://postimage.org/app.php


Ne anen tjeter protestuesit ne mbeshtetje te Erdoganit:

https://postimage.org/

https://postimage.org/

Kryetari i Dijanetit, Mehmet Gyrmez, thirr imamët t'i ndezin dritat e minareve dhe të xhamive, e të lexohen salate e dua prej minareve.

Gjithashtu raportohet se lideri i grushtshtetit ushtarak ne Turqi, eshte dorezuar.


Lajmi i fundit:
Shefi i Divisionit te Pare te Ushtrise Turke ka deklaruar se nuk e mbeshtete puqin ushtarak per ta rrezuar qeverine e vendit. Te njejten deklarate e ka dhene edhe shefi i Marines turke.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Turqi, puqi ushtarak drejt dështimit (E përditësuar)

Një grup brenda ushtrisë turke ka ndërmarrë veprime të paligjshme jashtë zinxhirit komandues në një tentativë grusht shteti, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan para pak castesh.

“Unë jam duke i bërë thirrje kombit tonë. Dilni në sheshe, t’ju japim përgjigjen më të mirë puqistëve”, ka thënë Erdogan në videomesazhin nga një telefon celular që u transmetua në një lidhje telefonike.

“Unë nuk besoj se kjo përpjekje për grusht shteti do të jetë i suksesshëm. Ky eshte deshtimi me i madh i grusht shtetit në historine e vendit tonë,” tha ai.

Turqit me sa duket u janë përgjigjur me marshime në rrugë të gjithë vendin.

Komandanti i parë i Ushtrisë Umit Dundar ka thënë se komplotistet e grusht shtetit përfaqësojnë një pakicë të vogël në komandën e ushtrisë.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ne jemi duke marrë masat e nevojshme ndaj ushtarëve të cilët nuk veprojnë në kuadër të zinxhirit komandues.”

Erdogan tha se nuk ka pasur asnjë përpjekje kundër tij dhe se presidenca turke ka thënë se presidenti është në një vend të sigurt.

Erdogan ka identifikuar grupin si pjesëtarë të organizatës Feto / PDY, te cilet tre vjet më parë organizuan një përmbysje të pasuksesshme të qeverisë.

“Ky është një rebelim kundër demokracisë dhe vullnetit kombëtar”, tha kryeministri Binali Yildirim. “Ne nuk do të lejojmë këtë. Kurrë nuk do të ketë asnjë kompromis për demokracinë. Autorët do të paguajë çmimin më të rëndë. ”

Kryeministri Yildirim tha se “disa ndërtesa të rëndësishme” në kryeqytet janë nën një bllokadë.

Raportet flasin se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar, është marrë peng, dhe se puqistët kanë marrë kontrollin transmetuesit shtetëror TRT, duke e detyruar një spikere për të lexuar një deklaratë që thoshte se ushtria kishte marrë pushtetin. Presidenca tha se deklarata ishte e pavlefshme.

Anadolu Agency ka mësuar se agjencia e komunikimeve satelitore Turksat ka ndërprerë “livestream” pas deklaratës së detyruar. Njoftohet se grusht shteti ka kryer një sulm ajror në stacionin e parë të agjencisë në Gِlbasi, 20 kilometra jashtë kryeqytetit të Ankarasë.

“Ne do të kuptojmë se kush janë ata dhe qëllimi i tyre së shpejti dhe do të bëjë atë që është e nevojshme. Kombi ynë duhet të jetoj i qetë. Ne kurrë nuk do të tolerojmë aktivitete të tilla ilegale të cilat rrezikojnë demokracinë, “tha Jildirim.

Ushtarët kanë bllokuar dy urat në Stamboll, dhe tanket janë vendosur jashtë Aeroportit Ataturk.

Kryeministri tha se policia do të “hakmerret” dhe se “ajo që është e nevojshme do të bëhet edhe nëse kërkon dënimin me vdekje”.

Lideri i opozitës Lëvizjes Nacionaliste Devlet Bahçeli e ka thirrur kryeministrin për të shprehur solidaritetin, duke e quajtur përpjekjen e grushtshtetit të papranueshme, thanë burime të ministrisë.

Opozita kryesore, Partia Popullore Republikane (CHP) e opozitës, udhëhequr nga Kiliçdaroglu ka thënë: “Ky vend është shkatërruar me grushtet, ne nuk duam që të kalojmë nëpër të njëjtat probleme.”.

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry tha se shpreson për “stabilitet, paqe dhe vazhdimësi” në Turqi, duke vënë në dukje se ai nuk kishte asnjë ide se çfarë saktësisht kanë ndodhur në vend.

“Kam dëgjuar raportet që të tjerët kanë dëgjuar”, tha Kerry duke folur në Moskë, duke shtuar: “Unë nuk kam ndonjë informatë të hollësishme në këtë pikë”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Ned Price lëshoi një deklaratë ku thoshte se Presidenti Barack Obama u informua nga skuadra e tij e Sigurisë Kombëtare. /MESAZHI/
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Zot mbroje popullin e Turqise!
Dhe prishi kurthet dashakeqeve!
Duan te bejne nje Egjipt te dyte!
Populli do fitoje! Me leje Te Zotit!
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Si nuk mësojnë njerëzit nga gabimet e tjerëve?

Njerëzit për rreth kenaqen kur shikojnë duke u vrarë mes vete,
dhe natyrisht duke hudhur edhe me tepër në shenjë ndihmeje
benzinë, e që numri i të vrarëve të jetë i pafund si në Siri
e Afrikën Veriore.

Keq mirë, është problem i tyre i brendshëm, të tjerët mund të pijnë
kafe dhe vetëm të shikojnë.
Edhe Asadin deshtë ta rrëzojnë, po shih çka ndodhi.
E kanë ndihmu shumë mirë. Krejt rrafsh është bërë.
Pra, ushtria duhet t'i lërë budallakitë, dhe të kthehet aty ku e ka vendin.
Edhe me Erdogani e si çdo presidfent tjetër, duhet pasur durim,
askush nuk qëndron për gjithmonë, po edhe nuk jetojnë pafund.
Vjen dita ose ndërrohen, ose vdesin.

Si gjithmonë, në këso punë të fëlliqëta i rrasin hundtë dikush që se ka punën
dhe nuk ia don t'mirën, por që u shkon përshtati vetëm tyre.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Erdhi dita. Erdogan do perfundoje me nje hu ne prapanice si Gedafi.
100 here e kam thene.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Kaos në Turqi, 60 të vdekur, mbi 335 të arrestuar

Dielli ka lindur në Ankara dhe dëmet e një nate më parë duken më qartë. Pavarësisht se Presidenti Erdogan, qeveria dhe Inteligjenca raportuan se grushti i shtetit dështoi, ende nuk është shumë e qartë se çfarë po ndodhë në Ankara.

Mbi 335 ushtarë pjesëmarrës në grushtin e shtetit janë arrestuar, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën nga përleshjet është 60. Forcat qeveritare kanë përdorur avionët luftarakë F-16 për të rrëzuar një tjetër helikopterë dhe për të qëlluar mbi tanket pranë pallatit presidencial.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka urdhëruar ushtrinë që të qëllojë mbi çdo mjet që zotërohet nga organizatorët e grushtit të shtetit. Yildirim akuzoi ushtrinë se ka qëlluar mbi civilë të pafajshëm.

Presidenti Rexhep Erdogan foli para mbështetësve për t’i garantuar të gjithë se përgjegjësit e ngjarjes së mbrëmshme do të marrin dënimin e merituar.
Top-Channel.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Pushkatim derrave e armiqëve.
Shkoni rrëzone ndonjë qeveri tjetër.
Këtu është zot shpie Erdogan aga.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Shume domethenes fakti qe njeriu i cili prej vitesh i ka luftuar dhe i ka mbyllur rrjetet sociale ju drejtua popullit te tij drejteperdrejte ne televizor nga vrima e miut nepemjet nje....,..................................rrjeti social

Te mos flasim pastaj per zerin dhe mimiken e fytyres ku binte ne sy trimeria dhe vendosmeria e 'burrecit te shtetit'

Nejse o Rexhe, fundi po te afrohet, uroj per ty nga ana humane te mos perfundosh si gedafi!
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Populli foli! Dha nje mesazh anembane. Me tanke nuk triumfon askush. Populli turk diti te mbroje te drejten e tyre. Mbrojten ate qe e zgjodhen vete. Per me teper deshmuan se populli ka nevoje per nje lider! Kushdo qe mendon se Ergodan duhet hequr(edhe pse ka 100 gabime) mos kujtoni se do vij ne krye dikush me i mire se ai. Per cdo njeri qe gezohet te mos harroj se nje turqi ne lufte eshte nje ballkan ne flake.

Ishin nje grup me ushtar kunder popullit te tere. Ai qe do liri nuk lufto kunder popullit!
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Populli foli! Dha nje mesazh anembane. Me tanke nuk triumfon askush. Populli turk diti te mbroje te drejten e tyre. Mbrojten ate qe e zgjodhen vete. Per me teper deshmuan se populli ka nevoje per nje lider! Kushdo qe mendon se Ergodan duhet hequr(edhe pse ka 100 gabime) mos kujtoni se do vij ne krye dikush me i mire se ai. Per cdo njeri qe gezohet te mos harroj se nje turqi ne lufte eshte nje ballkan ne flake.

Ishin nje grup me ushtar kunder popullit te tere. Ai qe do liri nuk lufto kunder popullit!

Po pra, çysh thonë te na, ik Shaqiri e vjen Beqiri, kurse pasojat mbesin.

Janë mësuar keta t'i shohin rrugët e mbushura me kufoma e të larë në gjak,
të vrarë nja 1 milion a më shumë për një Sadam, Gadaf apo Asad.


Mirëpo, kjo është një strategji e përndimit që përdor si pretekst rrëzimin
e ndonjë personi me qëllim te shkatërrimit të tij, dhe fatkeqësisht deri më
tani ia kanë arrijtur qëllimit: pothuajse i tëri Orienti është në kaos.

Po, le të tregojnë këta ku u bë më mirë, aty ku u rrëzua një president
apo diktator? - Askund. Më keq është bërë, e më mirë aspak.
Kanë kijuar xhehnem për së gjalli!
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Erdoganit i ka ardh fundi ,,,per fat te keq ka ca njerez qe perfitojne dhe e adhurojne si Zot ...Kjo eshte fatkeqesia e turqve qe duan liri dhe demokraci !

Kjo ishte krisma e pare ,,,nuk do heq dore lehte ky pa marr gjak te pafajshem me vete .

Tipike diktatoriale.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Derrat Turq qê po shtypin lirin e fjales ata them te japin doreheqie e ti lënê vend tê tjerve .
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

E vertet Riki. Ne cdo shtet ku.luftuan per te hedh diktatorin vazhdojne luftrat. Dhe kush e peson? Populli i shkrete :(. Nuk jam simpatizante e Erdoganit por jam me vuajtjet e popullit. Per me teper kur mendo cpasoja do kete tek ne. Para nje ore pashe nje vidip ku ish luftetar i uck me mbesjtetes thonin se japin jeten per turqi. Lufte nturqi do te thote lufte ne ballkan. Le ti lutemi zotit per paqe dhe kush esht fajtor i vertetr ai ta marre denimin.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Mos ka gisht Amerika ketu?
Se vdes ajo te krijoj destabilitet ne shtetet me shumice islame,sic beri me Egjiptin etj..
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

A thu kemi dhe ne shqiptaret kesi ushtriet , pyes veten ?
Si ore nuk jemi te zote te bejm as edhe nje grusht shteti ,,,Turqia per te saten here , e mire ja u bejne !
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

A thu kemi dhe ne shqiptaret kesi ushtriet , pyes veten ?
Si ore nuk jemi te zote te bejm as edhe nje grusht shteti ,,,Turqia per te saten here , e mire ja u bejne !
Shteti jone nuk po ja del pa puç,dhe jo me puç..do shkaterrohej fare.nuk e kupton qe puçi nuk sjell asgje te mire,vecse populli eshte ai qe i vuan pasojat.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Shteti jone nuk po ja del pa puç,dhe jo me puç..do shkaterrohej fare.nuk e kupton qe puçi nuk sjell asgje te mire,vecse populli eshte ai qe i vuan pasojat.

Pse cfare po perjeton populli yne tani per tani ?
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Erdogan: S’do largohem nga Turqia, përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë

1468633838Erdo.jpg


Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdgoan, u rikthye në Stamboll në orët e para të së shtunës. Ai u prit nga qindra njerëz në Aeroportin “Ataturk”, ndërsa pak minuta më vonë bëri një deklaratë kur premtoi se të gjithë ata që e kishin organizuar grushtin e shtetit do ta paguanin shtrenjtë.

Në kohën kur po mbante fjalimin e tij, Erdogan tha se disa ushtarakë po arrestohen, por nuk mohoi mundësinë që të ketë arrestime edhe për krerë e Ushtrisë. Ai deklaroi se disa prej kokave të Ushtrisë po merrnin urdhëra nga Pensilvania, duke iu referuar kështu armikut të tij, Fethullah Gulen.

“Një grup njerëzish organizuan grushtin e shtetit. Ju siguroj se personat përgjegjës do të marrin përgjigjen. Ky ishte një atentant ndaj atdheut nga strukturat paralele. Disa po arrestohen, por priten edhe të tjerë. Ata që e organizuan do ta paguajnë shtrenjtë”, deklaroi ai.

Erdogan njoftoi se hoteli ku po qëndronte për pushime ishte hedhur në erë vetëm pak minuta pasi ai ishte larguar nga aty, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm ishte rrëmbyer nga organizatorët e grushtit të shtetit.

Po ashtu, Erdogan paralajmëroi një “revolucion” në radhët e ushtrisë duke njoftuar ndryshime. I pyetur nëse e dinte ku ishte shefi i Ushtrisë, Erdogani u përgjigj negativisht. Ai tha se do të qëndronte në Turqi, me njerëzit e tij, duke mohuar lajmet se po kërkonte të largohej jashtë vendit.

/ Top Channel
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Tani Erdogan per shtate pale qejfe do filloje pastrimin ne mase te atyre qe tentuan grushtin e shtetit.
Mijera jete ndoshta me shume,do merren ne heshtje dhe pa dijeni,sherbimet sekrete do bejne luften e ferrit,sic bente Enveri dikur neper burgjet e Spacit.
Intelektual,ushtarake,te rinje dhe cdo individ qe shihet me nje menjdje ndryshe,apo kunder shtetit diktatorial te ti do ekzekutohet pa meshire.
 
Titulli: Puç ushtarak ne Turqi.

Tani Erdogan per shtate pale qejfe do filloje pastrimin ne mase te atyre qe tentuan grushtin e shtetit.
Mijera jete ndoshta me shume,do merren ne heshtje dhe pa dijeni,sherbimet sekrete do bejne luften e ferrit,sic bente Enveri dikur neper burgjet e Spacit.
Intelektual,ushtarake,te rinje dhe cdo individ qe shihet me nje menjdje ndryshe,apo kunder shtetit diktatorial te ti do ekzekutohet pa meshire.

Vetem ata qe e kane perjetuar kete kohe e dine qe kjo eshte diktature 100 karateshe ,cfare po udheheq Erdogan!
 
Back
Top