"Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

Lauri

Anunnak
Parlamentari turk: Ja pse grushti i shtetit u organizua nga vetë Erdogani!

balik_zps54ef38jk.png

A ishte grushti i shtetit një regji e luajtur nga Erdogan? Akuza vjen nga njëri prej parlamentarëve më të vjetër të Ankarasë, ish *sekretari i partisë republikane dhe personazh shumë i njohur në politikën turke. Deniz Baykal, ka deklaruar duke ngritur një sërë pyetjesh se si është e mundur që një puç i mirëorganizuar të mund të dështonte në aq pak orë si asgjë të mos ishte?

Ose më mirë, sikur të ishte fiks një blof? Përmes një postimi në Twitter ai ka lëshuar një akuzë shumë të rëndë ndaj presidentit Erdogan. Ai e akuzon të parin e shtetit turk se ishte ai regjisori i asaj që ndodhi mbrëmë, me qëllim që të realizonte reformën kushtetuese për të rritur kompetencën e tij dhe për të pasur fuqi ekzekutive. Sipas tij, tentativa për grusht shteti ishte pikërisht mjeti me të cilin presidenti do të zgjerojë kompetencat e tij.
/dritare .net
 

Attachments

  • balik_zps54ef38jk.png
    balik_zps54ef38jk.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

@Ricky, Lauri Nostradamus ??
Do te shohim analiza shume interesante ditet ne vijim. Krimineli Erdogan do marre nje hu nga mbrapa.

ps.Po shqipfolsat qe japin jeten per nje Dog turk, ku do te gjejne vrime qe te futen..?
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

@Ricky, Lauri Nostradamus ??
Do te shohim analiza shume interesante ditet ne vijim. Krimineli Erdogan do marre nje hu nga mbrapa.

ps.Po shqipfolsat qe japin jeten per nje Dog turk, ku do te gjejne vrime qe te futen..?

Hiç mos ta ndin, krejt populli është me Erdoganin!
Kurr më mirë s'ka qenë!
Tash këtyre ua jep nga një hu b**thëve, shërbëtoreve të europës.
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

BBC: Erdogan, presidenti i pamëshirshëm i Turqisë

Ndërkohë që mbeten shumë pikëpyetje se kush qëndron realisht pas grushtit të shtetit në Turqi, BBC e quan presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, një president të pamëshirshëm.

“Erdogan gëzon një mbështetje të fortë dhe besnike mes bazës konservatore myslimane, ndërsa jashtë vendit shtohet zemërimi ndaj mbylljes së gojës që iu bën kritikëve, shpesh me forcë,”shkruan BBC.

“Gazetarët turq hetohen dhe gjykohen, gazetarët e huaj ngacmohen dhe deportohen. Muajin e shkuar, policia bastisi gazetën më të madhe të Turqisë, Zaman. Stafi i saj doli i gjakosur dhe i frikësuar…

Qasja autoritare e Erdogan nuk kufizohet vetëm në Turqi. Truprojat e tij kanë ngacmuar gazetarët në SHBA dhe një satirist gjerman është nën hetim në vendin e tij për ofendimin e presidentit turk në TV”.

BBC thekson se ka pasur katër përpjekje për grusht shteti në Turqi.

“Në vitin 2013, Erdogan triumfoi ndaj elitës ushtarake, kur oficerët e lartë u burgosën përjetë, me akuzën se po tentonin rrëzimin e partisë së Erdogan”.

“Kritikët e akuzojnë Erdogan se përdor gjyqësorin për të heshtur kundërshtarët politikë. Por mbështetësit e lavdërojnë pasi ai ka vënë poshtë edhe figura të rëndësishme, që shiheshin si gardianët e shtetit të krijuar nga Mustafa Kemal Ataturk”.

Pasi thekson shtypjen me dhunë të protestave dhe rastet korruptive që i kanë shpërthyer në gjirin e qeverisjes së tij, BBC thotë se “Erdogan ia dedikon suksesin politik gjatë dekadës së shkuar stabilitetit ekonomik, me një rritje ekonomike prej 4.5 përqind”.

“Por në vitin 2014, ekonomia nisi rënien dhe papunësia nisi të rritet”.

BBC shton se Erdogan është kritikuar për përpjekjet e tij që të imponojë vlerat islamike në vend.
/koha jone
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

BBC: Erdogan, presidenti i pamëshirshëm i Turqisë

Ndërkohë që mbeten shumë pikëpyetje se kush qëndron realisht pas grushtit të shtetit në Turqi, BBC e quan presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, një president të pamëshirshëm.

“Erdogan gëzon një mbështetje të fortë dhe besnike mes bazës konservatore myslimane, ndërsa jashtë vendit shtohet zemërimi ndaj mbylljes së gojës që iu bën kritikëve, shpesh me forcë,”shkruan BBC.

“Gazetarët turq hetohen dhe gjykohen, gazetarët e huaj ngacmohen dhe deportohen. Muajin e shkuar, policia bastisi gazetën më të madhe të Turqisë, Zaman. Stafi i saj doli i gjakosur dhe i frikësuar…

Qasja autoritare e Erdogan nuk kufizohet vetëm në Turqi. Truprojat e tij kanë ngacmuar gazetarët në SHBA dhe një satirist gjerman është nën hetim në vendin e tij për ofendimin e presidentit turk në TV”.

BBC thekson se ka pasur katër përpjekje për grusht shteti në Turqi.

“Në vitin 2013, Erdogan triumfoi ndaj elitës ushtarake, kur oficerët e lartë u burgosën përjetë, me akuzën se po tentonin rrëzimin e partisë së Erdogan”.

“Kritikët e akuzojnë Erdogan se përdor gjyqësorin për të heshtur kundërshtarët politikë. Por mbështetësit e lavdërojnë pasi ai ka vënë poshtë edhe figura të rëndësishme, që shiheshin si gardianët e shtetit të krijuar nga Mustafa Kemal Ataturk”.

Pasi thekson shtypjen me dhunë të protestave dhe rastet korruptive që i kanë shpërthyer në gjirin e qeverisjes së tij, BBC thotë se “Erdogan ia dedikon suksesin politik gjatë dekadës së shkuar stabilitetit ekonomik, me një rritje ekonomike prej 4.5 përqind”.

“Por në vitin 2014, ekonomia nisi rënien dhe papunësia nisi të rritet”.

BBC shton se Erdogan është kritikuar për përpjekjet e tij që të imponojë vlerat islamike në vend.
/koha jone

Po vallah, Islami si therra në sy. Kjo është e vërteta.
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

Pozicioni i Erdoganit eshte mjaft i qarte. Ja pse do te ndryshoje kushtetuten, dhe te beje nje shet islamik Turqine.

erd_zpsm7lkrc3h.png
 

Attachments

  • erd_zpsm7lkrc3h.png
    erd_zpsm7lkrc3h.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • erd_zpsm7lkrc3h.png
    erd_zpsm7lkrc3h.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

Washington Times, më 7 prill të këtij viti, kishte publikuar një shkrim në lidhje me mundësinë e një puçi ushtarak në Turqi, por që paralajmëronte se një puç i tillë do të organizohej nga vet presidenti Erdogan për të fituar më shumë pushtet si dhe për t’i mbajtur nën kontroll disidentët.

Më poshtë ju sjellim artikullin e përkthyer:


Erdogani i Turqisë shfrytëzon zërat e puçit ushtarak për të rritur pushtetin, për t’i mbajtur nën kontroll disidentët

Liderët ushtarakë të Turqisë, përball rritjes së spekulimeve brenda në vend dhe jashtë tij, ndërmorën javën e kaluar hapin e jashtëzakonshëm për të mohuar planet për një grusht shtet. Por me trazirat e brendshme, me kërcënimin në rritje nga terrorizmi, kaosin në rajon dhe historinë e intervenimeve ushtarake në Ankara, mohimet nuk i kanë heshtur zërat në Washington.

Gjeneralët turq kanë intervenuar në proceset politike gjashtë herë që nga viti 1960 si reagim ndaj tensioneve politike dhe të sigurisë, dhe intervenimi i fundit ka ndodhur më 1997.

Por disa e shohin presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke i përdorur madje edhe thashethemet për pushtim të ushtrisë si mënyrë për të konsoliduar pushtetin e tij vazhdimisht në rritje dhe për t’i mbajtur nën kontroll disidentët politikë.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit (AKP) është si një “lojtar i trajnuar mirë i arteve marciale”, ka thënë Aykan Erdemir, ish-anëtar opozitar i parlamentit në Turqi që tani shërben si drejtues i lartë në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracisë në Washington.

“Janë shumë të mirë për t’i kthyer sfidat në avantazh, dhe tani që thashethemet kanë nisur të shpërfaqen, ata e dinë shumë mirë se mund të përfitojnë nga ajo”, ka thënë Erdemir në një intervistë për Washington Times. “Kjo do të thotë se mediat e kontrolluar nga AKP, pro-qeveritare në Turqi i kanë kushtuar kohë dhe energji të konsiderueshme publikimit të këtyre thashethemeve për grusht shtet – pikërisht për faktin se ata e dinë që kjo do të lehtësojë deficitin e legjitimitetit të AKP-së”.

Ndërsa AKP, që është në pushtet për më shumë se një dekadë, është përballur me kritika në rritje, “nëse ju jepet zgjedhja mes një qeverie ushtarake dhe AKP-së, [votuesit] do të rreshtohen kah qeveria e zgjedhur, që është AKP”, thekson Erdemir.

Mirëpo, pozita e AKP-së është e ulët në mesin e të rinjve në Turqi, të cilët thonë se Erdogani mezi i fitoi zgjedhjet e vjeshtës duke shfrytëzuar agjentët e sigurisë për të mbyllur mediat dhe bizneset opozitare. Që nga ajo kohë, presidenti është akuzuar për bllokim të Facebookut, YouTubeit dhe mediave tjera sociale.

Edhe mediat në Rusi kanë transmetuar thashethemet e një puçi.

Marrëdhëniet e Moskës me Ankaranë u prishën pasi forcat turke rrëzuan një aeroplan luftarak rus nëntorin e vitit të kaluar afër kufirit me Sirinë.

Në një editorial të publikuar muajin e kaluar në ueb-faqen e lajmeve të kontrolluar nga Kremlini, “Sputnik International”, thoshte se ushtria turke po “e ndërton gradualisht ndikimin e saj politik, që si pasojë shtron rrugën e një puçi ushtarak”.
/G-E
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

Eh.. tani cfare nuk do dale xhanem. Ama e beri ky apo ai; Populli u cua ne kembe nga nje fjali 10 sekondeshe e tij ne ekran celulari. Pyes veten cilit lider ne bote do i pergjigjeshin ashtu? Askujt! Ore nuk te do kot tjetri. Ai eshte me i duhuri qe ka pas Turqia dhe populli e do! Sa te cuditshem dhe ju. Kur moret vesh per kryengritjen. O burraaa poshte erdogan. Populli foli. Tani qe fitoi ky thoni e beri vet. Mbani nje linje te pakten :p
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

Sa te cuditshem dhe ju. Kur moret vesh per kryengritjen. O burraaa poshte erdogan. Populli foli. Tani qe fitoi ky thoni e beri vet. Mbani nje linje te pakten :p

Ka folur pjesa e Erdoganit, dhe nuk perfaqeson popullin turk prej 75 milion..;)
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

As ata qe u ngriten kunder nuk perfaqesonin 75 milionshin ;)

Hajd lereni ket muhabet tani. Se sdo na pyse njeri ne. Ikni pushoni pak ikni:p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

As ata qe u ngriten kunder nuk perfaqesonin 75 milionshin ;)

Hajd lereni ket muhabet tani. Se sdo na pyse njeri ne. Ikni pushoni pak ikni:p

Jo nuk po e leme kete muhabet, se per kete eshte forumi.
Ata qe u ngriten kunder, me te gjitha gjasat, eshte produkt i vete Erdoganit qe te behet viktime e nje puci.
Kungulli do ece deri diku mbi uji, pastaj do bjere si te gjithe kungujt e tjere. Kete na e ka mesuar historia.
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

E mire rrini. Ama mos gjuni shpine e tjetrit kur keni tuajen prej xhami. U bo ftyra jone me i dhene mend nshpi tyre turqve. Ne po na rrjepin tanet dhe s'bejme dot xhap. As koken se ngrejme dot. Turqia nuk eshte me ajo qe ishte. Turqit treguan qe jane te zot! Ata mbrojten liderin qe fitoi me shumice. Vete e zgjodhen, vete e mbrojten! Jeten japin per vatan. Momentalisht sheshet e tyre jane plot. Kudo neper rruge denojne pucin. Ata jane nje shtet qe e dine cfare duan dhe do e mbrojne. Ju folni sa te doni. Po ja deshet kaq sh tmiren turqise shkoni atje te puci. Mbushuni me mend se na lodhet!
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

as ata qe u ngriten kunder nuk perfaqesonin 75 milionshin ;)

hajd lereni ket muhabet tani. Se sdo na pyse njeri ne. Ikni pushoni pak ikni:p
degjo mire turqia e kem shtet te drejt musliman qe na perfaqeson meve kudo qe jem esht i vetmi shtet musliman qe e edon popull erdogan
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

Armiqte e Islamit, shiqojeni ne TV miliona perkrahes ne mbeshtetje te Erdoganit. Kam thene, qente lehin, karvani ecen perpara !
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

Sa me pasjon dhe me emocjon flasin disa ketu !!

Nuk besoj ta kete sajuar Erdogani revolten , megjithse nje diktator eshte gati te bej
gjithçka per te mos leshuar pushtetin .
Qe eshte diktator dihet , por qe turqit kan nevoj per diktatur dhe kjo dihet .
E keqja e tij eshte se ka instaluar nje diktatur islamike dhe kete shume turq nuk ja falin
pasi ka shkelur principet e Turqis moderne te themeluar nga Ataturku shume vite me pare ,
pra ne kete pike ka kthim mbrapa .
Nuk mbeshtes asnje grust shteti dhe çdo vendim i marre nga shumica duhet te respektohet ,
por ne demokraci ka nje princip , duhet te respektohet dhe kundreshtari , mendimi ndryshe , opozita ,
princip te cilin Erdogan nuk e njeh dhe per kete perhere kam pasur bindjen qe do kete nje perfundim te keq .
Turqit jan popull gjaknxehte dhe po plasi lufta aty nuk dihen pasojat , nuk dihet se ku ndalon .
Nuk di kujt i intereson nje konflikt ne nje shtet kaq kyç te natos !
Mendja me shkon me shume tek Putini sesa tek Amerika .
Uroj qe Erdogan ta perkthej siç duhet mesazhin qe i percillet dhe te leje gradualisht karrigen ,
se perndyshe pasojat do jene fatale .
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

E mire rrini. Ama mos gjuni shpine e tjetrit kur keni tuajen prej xhami. U bo ftyra jone me i dhene mend nshpi tyre turqve. Ne po na rrjepin tanet dhe s'bejme dot xhap. As koken se ngrejme dot. Turqia nuk eshte me ajo qe ishte. Turqit treguan qe jane te zot! Ata mbrojten liderin qe fitoi me shumice. Vete e zgjodhen, vete e mbrojten! Jeten japin per vatan. Momentalisht sheshet e tyre jane plot. Kudo neper rruge denojne pucin. Ata jane nje shtet qe e dine cfare duan dhe do e mbrojne. Ju folni sa te doni. Po ja deshet kaq sh tmiren turqise shkoni atje te puci. Mbushuni me mend se na lodhet!
Oooooo turqit Jane ok dhe Jane kane gjithe , sepse jo rastesisht e kane sunduar boten . Po ne te "mencurit" e ballkanit e beme fet me shtetet tona ! Vetem na ka mbet ti japim mend popullit turk , se kush diktatori ! Haj medet cfare mileti ishimi kane . Zot na jep mend , amin .
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

turkey-coup.jpg



Mbi 2,800 të arrestuar, 265 të vrarë dhe 1,440 mbetën të plagosur në përpjekjen e grushtit ushtarak ndaj shtetit turk gjatë natës së mbrëmshme. Kryeministri turk tha se 2,839 ushtarë dhe zyrtarë të përfshirë në një përpjekje për grusht shteti brenda natës janë arrestuar. Të paktën 265 persona janë vrarë, përfshirë 104 pjesëmarrës pro-grushtit të shtetit, ndërsa 1,440 të tjerë u plagosën në veprimet ushtarake në Stamboll dhe Ankara, raportojnë mediet e huaja dhe vendore.
Një deklaratë e lexuar në TV-në kombëtare tha se “Këshilli i Paqes”, tani udhëheq vendin dhe se ka pasur një shtetrrethim duke e vënë në zbatim ligjin ushtarak në Turqi. ثshtë e paqartë se cili është grupi apo niveli i mbështetjes që ata mund të kenë fituar. Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se ai do të kapërcejë atë që e quajti një rebelim nga një pakicë.

A mund të jetë i përfshirë Perëndimi? — Perëndimorët kanë pasur qasje të vazhdueshme prapa dyerve të ushtrive të ndryshme në Euro-Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Në rast të dështimit të rrëzimit të udhëheqësve politikë nëpërmjet trazirave sociale, ‘Perandoria Perëndimore’ është përpjekur t’i përdor puçet ushtarake, të themelojë dhe mbështes grupe të armatosura, ose t’i vrasë udhëheqësit politikë, të cilët kanë vënë në pikëpyetje interesat gjeostrategjike të Perëndimit. SHBA është e njohur mirë me veprime të tilla kriminale.

Administrata Amerikane në Uashington, e cila sipas një studimi të universitetit Princeton cilësohet të jetë një Oligarki, ka një trashëgimi të bujshme të përfshirjes së fshehtë në puçe ushtarake [për të mos përmendur një numër të ndërhyrjeve kundër regjimeve armiqësore dhe kryengritjeve të mbështetura dhe të përpjekjeve të dështuara për vrasje, duke përfshirë një plan për të vrarë Fidel Kastron me një puro shpërthyese], veprimtari kjo e cila ka bërë që dora e fshehtë e Shteteve të Bashkuara të identifikohet si një “Lugat” i përshtatshëm dhe lehtë i identifikueshëm për tensionet e sotme politike në botë.
Pse po ndodh tani?

Grushti ndaj shtetit turk po ndodh në kohën kur marëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë po rikthehen, derisa Rusia po përballet me një kërcënim të mundshëm të një përpjekje të dyshuar të agresionit ushtarak nga ana e forcave shumëkombëshe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior [NATO], të cilët duket se janë të interesuar të zgjerohen më tutje në Euro-Azi. Pas Samitit të NATO-s në Varshavë të Polonisë, thuajse të gjitha shtetet anëtare kanë deklaruar se ata janë të lumtur që kanë rënë dakord në parim për të ecur “përpara”. Forcat e Atlantikut nuk kanë ku tjetër për të ecur përpara tani për tani, pos të vazhdojnë në territoret e Rusisë.





اfarë po ndodh në Turqi?


Turqia, një vend anëtare e NATO-s ka treguar vazhdimisht përpjekjen e saj për një veprimtari të pavarur politike, që jo pak herë e ka vënë atë në veprime të kundërta me interesat Perëndimore. Një veprimtari e tillë është dëshmuar të jetë e rrezikshme. Vendet si Iraku, Afganistani, Libia, Egjipti, Siria etj .., janë pak nga vendet që ne kemi qenë dëshmitarë për të parë çmimin të cilin një vend mund të ta paguajë për një veprim të tillë. Presidentët e Rusisë dhe Turqisë pritet të zhvillojnë bisedime në të ardhmen e afërt si ato të përpjekjeve për të rindërtuar besimin e ndërsjellë i cili ka qenë i dëmtuar rëndë pas një krize shtatë-mujore në marrëdhëniet dypalëshe. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan ka konfirmuar nga ana e tij se takimi i parashikuar me presidentin rus, Vladimir Putin do të mbahet së shpejti. Sipas tij, kjo mund të ndodhë në korrik apo në gusht para takimit të G20. Ky do të jetë takimi i parë në marrëdhëniet dypalëshe pas një krize e cila kishte filluar më 24 Nëntor, 2015, kur Turqia kishte rrëzuar një bombardues Rus ‘Su-24’ për të clin pretendohej se kishte shkelur në hapësirën ajrore turke.
»SHBA-të të pushojnë të qetë derisa zbatojnë politikën e tyre të jashmte me taktikën e lugatit, shkatërro, përqajë e sundo, ata kanë mbështetur projektet e shkatërrimit të cilësisë së brezave në Kosovë.« Vedat Xhymshiti



KOSOVA

SHBA-të janë të njohura mirë me mbështetjen e një administrate politike thellësisht të korruptuar në Kosovë, të cilët kanë shkaktuar shkatërrimin sistematik të kualitetit edukativ e arsimor në vend, kualitetit të jetës, shkatërrimit të ekonomisë, deri tek lehtësimi i rrethanave për rekrutimin e të rinjëve në organizatat terroriste të cilat mbështeten nga vetë SHBA-të për arsyet e njohura dhe të shkruara shumë herë më parë.

Përpjekjet Presidentit Erdoan për tu zgjeruar në Ballkan sidomos në Kosovë dhe Shqipëri duke përdorur fenë si një mjet për të ringjallur perandorinë e tij, kanë ngjallur një ndjenjë kërcënimi ndaj interesave gjeostrategjike të SHBA-së. Prandaj ka shumë gjasa që amerikanët të jenë të përfshirë në mbështetje të grushtit të shtetit ndaj Erdoanit. Megjithatë, gjashtëmbëdhjetë vite pas luftës në Kosovë, SHBA-ja e ka dëshmuar se qëllimshëm ka mbështetur projektet e shkatërrimit të cilësisë së brezave në Kosovë, duke qenë të vetëdijshëm me politikën e tyre të padrejtë, duket se ‘Oligarkët’ në Uashington brezin e arsimuar e shohin si kërcënim kundrejtë interesit të tyre të njëanshëm gjeostrategjik. Praktika e tyre, është dëshmuar që për të mirëmbajtur koloninë ose kontrollin e plotë të një territori me interes, popullata civile aty duhet të varet nga një shoqëri ekonomikisht, intelektualisht e politikisht të varfër. Taktika e lugatit, e cila po kërcënon paqen në botë, shkatërro, përqajë e sundo, është mirë e njohur nga popujt e sunduar sikur ai në Kosovë, që nga ka përjetuar zhvillime të tilla që nga Perandoria Osmane që shkatërronte shkollat, kulturën dhe fenë, deri tek ajo serbe që kërkonte zhdukjen e një etnie, deri tek kjo Perëndimore, që suksesshëm ka shkatërruar kualitetin e asaj që dy Perandoritë e para kishin dështuar ta bëjnë.

SHBA, Prapa Shtatë Grushteteve — Vlen të përmendet se pavarësisht zbehjes së ndikimit të SHBA-së në Kajro, mendimtarët dhe zhvillimet sugjerojnë se edhe Vëllazëria Myslimane dhe qeveria e mbështetur nga ushtria janë të lidhura me veprimet e Shteteve të Bashkuara në Egjipt. Në vazhdim do t’i rikujtoj lexuesit shtatë përfshirjet e famshme të SHBA-ve në puçe të suksesshme ushtarake.

Iran 1935: I njohur në Iran si “28 Mordad coup”, ishte puçi i cili shkaktoi përmbytjen e Kryeministrit të Iranit Mohammad Mosaddegh më 19 gusht 1953, i cili ishte zgjedhur në mënyrë demokratike. Grusht shteti, ishte ideuar nga Shtetet e Bashkuara nën projektin e emërtuar “TPAJAX Project”, i cili qe mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar nën emrin “Operacioni Boot”.
Guatemala 1954: Ndërmjet 18-27 qershorit të vitit 1954, një operacion i fshehtë i kryer nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, rrëzoi presidentin e Guatemalës Jacobo Arbenz, i cili qe zgjedhur në mënyrë demokratike.
Kongo 1960: Patrice Lumumba, kryeministri i parë i Kongos [më vonë Republika Demokratike e Kongos], ishte dëbuar nga forcat e presidentit kongolez Joseph Kasavubu në mes të ndërhyrjes së një operacioni të SHBA-ve i mbështetur nga një formacion ushtarak belg në vend, një përpjekje kjo e dhunshme për të ruajtur interesat e biznesit belg pas dekolonizimit të vendit.
Republika Dominikane 1961: Diktatura brutale e Rafael Trujillo, e cila ishte e përfshirë në spastrimin etnik të mijëra haitianëve në Republikën Domenikane dhe tentim vrasjen e presidentit të Venezuelës, përfundoi kur ai u pritë dhe u vra nga disidentët e armatosur politikë. Edhe pse njeriu i armatosur i cili qëlloi Trujillon pohoi se “Askush nuk më tha të shkoj dhe të vras Trujillon”, ai në fakt e kishte bërë atë me mbështetjen e CIA-s.
Vietnami Jugor 1963: Shtetet e Bashkuara tashmë ishin të përfshirë thellë në Vietnamin e Jugut në vitin 1963, dhe marrëdhëniet e saj me udhëheqësin e vendit, Ngo Dinh Diem po kalonin nëpërmjet një tensioni në rritje. Sipas Letrave të Pentagonit, më 23 gusht 1963, gjeneralët Vietnamezë të Jugut, kishin komplotuar një goditje e cila ishte koordinuar me zyrtarë të SHBA-së në lidhje me planin e tyre. Gjeneralët e kishin vrarë udhëheqësin Diem më 1 nëntor 1963 me mbështetjen e SHBA-së, për të cilin veprim u dokumentua se rreth $40,000 kishin ardhur nga CIA pikërisht për atë operacion.
Brazil 1964: Nga frika se qeveria e presidentit brazilian Joao Goulart “do të bënte Brazilin sikur Kinën e viteve 1960” sipas fjalëve të ambasadorit amerikan Lincoln Gordon, Shtetet e Bashkuara mbështetën një grusht shteti në vitin 1964 të udhëhequr nga Humberto Castello Branco, atëherë shef i shtabit të ushtrisë braziliane. Në ditët e para të grushtit të shtetit, CIA kishte inkurajuar protesta në rrugë kundër qeverisë dhe kishte siguruar karburantin dhe “armët me origjinë jo-amerikane” për ata që mbështesnin ushtrinë.
Chile 1973: Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do ta donin kandidatin socialist Salvador Allende, i cili në mënyrë demokratike qe zgjedhur president i Kilit për të marrë detyrën në vitin 1970. Presidenti Richard Nixon i kishte thënë CIA-s për të “bërë Ekonominë [kiliane] të bërtas,” dhe kështu agjencia ka punuar me tri grupe kiliane, që secili të përfshihej në komplot për të organizuar një grusht shteti kundër Allendes në vitin 1970. Agjencia shkoi aq larg sa për të siguruar armë, por planet ishin shpërbërë pasi CIA kishte humbur besimin në operatorët e saj. Përpjekjet e SHBA-së për të shkatërruar ekonominë kiliane vazhduan deri në kohën kur gjenerali Augusto Pinochet udhëhoqi një grusht shteti ushtarak kundër Allendes në vitin 1973. Llogaritë zyrtare të CIA-s në raport me marrjen e dhunshme të pushtetit më 11 shtator 1973, vejnë në dukje se agjencia “ishte në dijeni të komplotit ushtarak të grushtit të shtetit, dhe se kishte marrëdhënie të vazhdueshme të mbledhjes së informatave të inteligjencës me disa nga komplotistët. CIA gjithashtu ishte e përfshirë në një propagandë mbështetëse për regjimin e Pinochetit pasi ai kishte marrë pushtetin në vitin 1973, pavarësisht njohurive të tyre lidhur me abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe vrasjen e disidentëve politikë.

»Grushteti i vitit 2016, ishte pothuajse identik me atë kur të vitit 2013 në Egjipt, i cili ishte mbështetur nga presidenti Obama.« THEFrontliner.net



Kush është Presidenti Erdoan?

Rexhep Tajip Erdoan, është një islamist politik, i cili ka refuzuar të njoh trashëgiminë laike të Turqisë moderne. Z. Erdoan ka qenë gjithnjë e më autoritarë – dhe duke supozuar se nëse përpjekjet për grusht shteti i shpëtojnë shtypjes nga ai, ato mund të përsëriten edhe më shumë, mënyrë kjo dhe të tjera veprime politike të cilat sugjerojnë se ai është duke u përpjekur për ta kthyer veten në një president të fortë ekzekutiv në vend.

Që në fillim qeveria e zotit Erdoan bashkë me Aleatët Perëndimorë, ka qenë e përfshirë thellësisht në luftën në Siri, duke mbështetur opozitën islamike ndaj Presidentit Asad – por dhuna është përhapur përtej kufirit, duke ndihmuar për të rindezë luftën me PKK-në kurde, e cila gëzon mbështetje nga Uashingtoni zyrtarë – dhe duke e bërë Turqinë në një objektiv për kryengritësit e armatosur të mbështetur nga Perëndimi dhe aleatët e saj Sauditë, të cilët e quajnë veten Shteti Islamik. Turqia është përballur me rritje të trazirave, derisa përpjekjet për ta përmbysur presidentin Erdoan duket se nuk do t’i japin fund qeverisjes së tij.


I menduar si ‘Truri politik’ i Grushtetit, Fetullah Gylen, i cili akuzohet se qëndron prapa përpjekjeve për ta përmbytur epokën udhëheqëse të presidentit Erdoan, gëzon mbështetje nga SHBA-të që nga viti 1999, kur ai emigroi në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se udhëtimin po e bënte për trajtim mjekësor. Arratisja e tij ishte e pritshme, pasi ai ishte në pritje për t’u gjykuar lidhur me dyshimet e përpjekjes së tij për të favorizuar ngritjen e një shteti islamik në Turqi.


Kush është Gylen?

Muhammed Fetullah Gylen, është një predikues turk, ish-imam, shkrimtar dhe figurë politike. Ai është themeluesi i lëvizjes Gylen. Ai aktualisht jeton në mërgim në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara. Pavarësisht nga pretendimet e Gylenit dhe pasuesit e tij “se organizata është jo-politike në natyrën dhe veprimet e saj,” analistët besojnë se një numër arrestimesh të bëra kundër aleatëve të presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan, të cilat ishin të lidhura me korrupsionin në vitin 2013, pasqyruan një luftë në rritje për pushtet politik ndërmjet Gylenit dhe kryemistrit Erdoan në atë kohë. Arrestimet çuan në publikimin e skandalit më të madh të korrupsionit në Turqi, në të clin u zbulua përfshirja e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Mbështetësit e AKP-së, së bashku me vetë Erdoanin dhe partitë opozitare kanë thënë se koreografi i këtyre zhvillimeve ishte Gyleni, duke bërë që në dhjetor të vitit 2013 qeveria e Erdoanit të sjellte një vendim për t’i mbyllur të gjitha shkollat parauniversitare të lëvizjes së Gylenit në Turqi.

Qeveria Erdoan ka thënë se hetimi i korrupsionit dhe komentet e Gylenit janë një agjendë afatgjatë politike e lëvizjes së Gylenit për të depërtuar në organet e sigurisë, inteligjencës, dhe institucionet e drejtësisë të shtetit turk, një akuzë pothuajse identike me akuzat kundër Gylenit nga Kryeprokurori i Republikës së Turqisë në gjyqin e tij në vitin 2000, para se Turqia të qeverisej nga partia e Erdoanit e cila kur kishte ardhur në pushtet e kishte liruar atë [Gylenin] nga këto akuza, për të cilat ai ishte gjykuar në mungesë gjashtëmbëdhjetë vite më parë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë Anadolu dhe kanali i lajmeve NTV, raportojnë se 2,745 gjyqtarë u larguan nga puna në të gjithë vendin të shtunën në mesditë. Vendimi është marrë nga organi mbikëqyrës i gjyqtarëve dhe prokurorëve – takimi thuhet se është mbajtur për të diskutuar masat disiplinore ndaj atyre që dyshohet se kanë lidhje me të dyshuarin e grushtit të shtetit, të përbetuarin Fetullah Gylen.

Marëdhëniet Kundërthënëse Turqi-SHBA

SHBA dhe Turqia kanë pasur një bashkëpunim kontravers gjatë dy viteve të fundit. SHBA ka përdorur bazën ajrore Inçirlik në Turqinë jugore për të zbatuar operacionet e saj me sulme ajrore ndaj luftetarëve të ISIS në Irak dhe Siri. Por lidhjet e Turqisë me SHBA-të janë në një pikëpyetje serioze në 24 orët e fundit. Fetullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për grusht shtetin e dështuar, jeton në SHBA. Kryeministri Binali Yildirim tha se çdo shtet i cili “qëndron” përkrah Z. Gylen “nuk do të jetë një mik i Turqisë dhe se do të konsiderohet në luftë me Turqinë”. Ajo çfarë dihet deri më tani, është se Turqia ka vendosur të sanksionojë qasjen e SHBA-ve në bazën ajrore në Incirlik.

Në anën tjetër përpjekjet e Turqisë për të stabilizuar marëdhëniet diplomatike dhe besimin e ndërsjellë me Rusinë, ka bërë që Perëndimi të reagoj ftohtë ndaj puçistëve, pasi miqësia e shtetit turk me rusët, do të pengonte apetitet e qarta Perëndimore për zgjerim territorial në Rusi. Derisa rrethanat politike sugjerojnë se SHBA-të mund të jenë të përfshira, ata nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me veprimtarinë e Fetullah Gylen në SHBA, i cili i ka mohuar pretendimet e qeverisë turke ndaj tij, duke thënë se grusht shteti mund të ketë qenë i ‘organizuar’ nga vetë regjimi i Erdoan.

Lëvizja Gylen, ka vazhduar përpjekjet e saja për zgjerim në vendet e Ballkanit Perëndimorë, derisa një natyrë e veprimit të makinerisë propagandistike për të krijuar gjendje të konfuzionit informativ në Turqi, ka nisur me mediat korporative me selitë e tyre në SHBA. Turqia ka kërkuar arrestimin e Klerikut që e sheh si një kërcënim për stabilitetin e saj politikë dhe të sigurisë, ndërsa sekretari John Kerry, ka thënë se Turqia duhet të paraqesë ‘dëshmitë që mbështesin pretendimin’ në mënyrë që SHBA të shqyrtojë kërkesën për ekstradim.

Ja dhe nje analiz per ngjarjet e fundit ne turqi nga Vudi Xhymshiti
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan



Grushti ndaj shtetit turk po ndodh në kohën kur marëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë po rikthehen, derisa Rusia po përballet me një kërcënim të mundshëm të një përpjekje të dyshuar të agresionit ushtarak nga ana e forcave shumëkombëshe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior [NATO], të cilët duket se janë të interesuar të zgjerohen më tutje në Euro-Azi. Pas Samitit të NATO-s në Varshavë të Polonisë, thuajse të gjitha shtetet anëtare kanë deklaruar se ata janë të lumtur që kanë rënë dakord në parim për të ecur “përpara”. Forcat e Atlantikut nuk kanë ku tjetër për të ecur përpara tani për tani, pos të vazhdojnë në territoret e Rusisë


KOSOVA

SHBA-të janë të njohura mirë me mbështetjen e një administrate politike thellësisht të korruptuar në Kosovë, të cilët kanë shkaktuar shkatërrimin sistematik të kualitetit edukativ e arsimor në vend, kualitetit të jetës, shkatërrimit të ekonomisë, deri tek lehtësimi i rrethanave për rekrutimin e të rinjëve në organizatat terroriste të cilat mbështeten nga vetë SHBA-të për arsyet e njohura dhe të shkruara shumë herë më parë.

Përpjekjet Presidentit Erdoan për tu zgjeruar në Ballkan sidomos në Kosovë dhe Shqipëri duke përdorur fenë si një mjet për të ringjallur perandorinë e tij, kanë ngjallur një ndjenjë kërcënimi ndaj interesave gjeostrategjike të SHBA-së. Prandaj ka shumë gjasa që amerikanët të jenë të përfshirë në mbështetje të grushtit të shtetit ndaj Erdoanit. Megjithatë, gjashtëmbëdhjetë vite pas luftës në Kosovë, SHBA-ja e ka dëshmuar se qëllimshëm ka mbështetur projektet e shkatërrimit të cilësisë së brezave në Kosovë, duke qenë të vetëdijshëm me politikën e tyre të padrejtë, duket se ‘Oligarkët’ në Uashington brezin e arsimuar e shohin si kërcënim kundrejtë interesit të tyre të njëanshëm gjeostrategjik. Praktika e tyre, është dëshmuar që për të mirëmbajtur koloninë ose kontrollin e plotë të një territori me interes, popullata civile aty duhet të varet nga një shoqëri ekonomikisht, intelektualisht e politikisht të varfër. Taktika e lugatit, e cila po kërcënon paqen në botë, shkatërro, përqajë e sundo, është mirë e njohur nga popujt e sunduar sikur ai në Kosovë, që nga ka përjetuar zhvillime të tilla që nga Perandoria Osmane që shkatërronte shkollat, kulturën dhe fenë, deri tek ajo serbe që kërkonte zhdukjen e një etnie, deri tek kjo Perëndimore, që suksesshëm ka shkatërruar kualitetin e asaj që dy Perandoritë e para kishin dështuar ta bëjnë.

Ja dhe nje analiz per ngjarjet e fundit ne turqi nga Vudi Xhymshiti

Eu qov Turki bashke me Rusine e pshtona prej Amerike :alarm::alarm::alarm:

O njerez, pash buken qe po hani, a jeni normal?!?! :gjyshe::gjyshe::gjyshe:
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

Vite më vonë kështu do të shkruaj historia:

"Grusht shteti i 27 Majit 1960 i tha Ezanit stop. Ne 15 Korrik 2016 Ezani i tha grusht shtetit stop."

(e huazuar)
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

Te leje Erdogani karrigen? Pse? Se ka ca baballare qe duan komunizmin mbrapsht! Po ku kish pare ndonjehere Turqia demokraci para Erdoganit aman. Te lere Erdogani karrigen pasi populli e uli ne ate karrige?! Eh!

Kjo vidio i shkon fiks per shtati realitetit te tanishem Atje! Sic versulen te ngrine flamurin u versulen peshe per ndalimin e marrjes se popullit me Tanke! Ne cilin vend te botes merret demokracia me TANKE???? !!!
Enjoy everybody. Kush di Turqisht te na e kishit perkthy mire do ishte :D
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Nuk ka pushtet me te madh, se pushteti i popullit!
~ Recep Tayyip Erdogan ~
Kjo thenie eshte veshtire te kuptohet nga ne shqiptaret, te cilet jemi akoma ne fund tuneli per te kuptuar fuqine qe kemi!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

Gulen: Grusht shteti është skenar i montuar, Erdogani s’ka tolerancë për asgjë

Fetullah Gulen, i cili po akuzohet nga shteti turk se ka iniciuar grusht shtetin e djeshëm, ka thënë se ky organizim është skenar i montuar.

Gulen_zpsdvsps65l.jpg

“Ka mundësi të ketë qenë një grusht shtet me skenar. Kjo mund të jetë e destinuar për akuzat gjyqësore dhe shoqatat”, ka thënë Gulen.

Ai, siç raporton Reuters, e ka kritikuar Qeverinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se demokracia nuk mund të arrihet përmes aksioneve ushtarake.

“Siç duket ata nuk kanë tolerancë për asnjë lëvizje, asnjë grup, asnjë organizatë që nuk është nën kontrollin e tyre të plotë”, ka thënë ai.
/KP
 

Attachments

  • Gulen_zpsdvsps65l.jpg
    Gulen_zpsdvsps65l.jpg
    48.4 KB · Shikime: 0
  • Gulen_zpsdvsps65l.jpg
    Gulen_zpsdvsps65l.jpg
    48.4 KB · Shikime: 0
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

John Kerry paralajmëron Turqinë: Kujdes me insinuatat kundër Amerikës

jon_zpszygryttq.jpg

SHBA e ka mbështetur me deklarata Presidentin Erdogan, gjatë puçit të djeshëm, por nuk ia përtoi një përgjigje të fortë sot, kur zyrtarët turq filluan të përfshijnë Amerikën në paranojat e tyre “të armikut të jashtëm”.
“Insinuatat publike, apo pretendimet për ndonjë rol të Shteteve të Bashkuara në përpjekjen e dështuar për grusht janë tërësisht pathemel dhe të dëmshme për marrëdhëniet tona dypalëshe”, tha ndër të tjera Sekretari i Shtetit John Kerry gjatë një bisede telefonike me homologun e tij turk, sipas Departamentit të Shtetit.
Mbyllja e hapësirës ajrore turke, për shkak të grushtit, gjithashtu po pengon operacionet amerikane kundër ISIS-it në Siri dhe Irak.

Në fakt, moll e sherrit mund të jetë Fethullah Gylen që jeton si mërgimtar në Pennsylvania, ish-aleati i ngushtë i Erdoganit, tani kundërshtarë të vendosur. Gylen ka një rrjet shkollash e bamirësish që promovojnë një formë mistike të Islamit, si dhe rëndësinë e arsimit, shkencës dhe dialogut ndërfetar.

Erdogan e ka akuzuar Gylenin se ka qenë organizator i grushtit të shtetit, duke hutuar pak median e huaj që priste që oficerët të përshkruheshin se kemalistë, adhurues të Ataturkut dhe jo të bamirësit të strehuar në kantundet e Pensilvanisë.
Nuk ka dyshim që Gylen dëshiron që Erdogani të humbasë pushtetin, sidomos tani që rrjeti i tij i shkollave dhe organizatave në Turqi ka pësuar hakmarrjen e presidentit turk. Mirëpo, ai e dënoi të premten në darkë grushtin ashtu si bëri edhe organizata e tij.

Sot, ata kanë thënë madje që grushti mund të jetë sajuar nga vetë Erdogani.
Duke folur në TV, sot, Erdogani tha Turqia nuk i ka refuzuar ndonjë kërkesë ekstradimi për terroristë Amerikës, prandaj, “nëse jemi partnerë strategjikë, atëhere ju duhet t’i përgjigjeni kërkesës sonë”, tha ai.
Analistët dyshojnë që Erdogan do të vijojë të mbajë të papërdorshme bazën e Inxhirllëkut që është e rëndësishme për operacionet amerikane në Lindjen e Mesme për të dëtyruar dorëzimin e armikut të tij personal.
Suleyman Sojluja, ministër i punës, iu dha roli i atij që duhet të thotë atë që ata që kanë mend nuk e thonë, se SHBA mund të ketë qenë mbas grushtit të shtetit.

Sigurisht që po të kishte qenë SHBA mbrapa grushtit të shtetit ai nuk do të kishte mbaruar për pak orë, po në Washington janë mësuar që akuzohen për çdo gjë.
Gjatë një takimi të mëparshëm me gazetarë. Kerry tha se Turqia duhet të bëjë së pari një kërkesë ekstradimi, pastaj të SHBA do të ketë mundësinë për të marrë vendim.
Deri tani nuk është paraqitur ndonjë kërkesë e tij dhe as ndonjë evidencë që dëshmon se si e bëri Gyleni nga Pensilvania grushtin në Turqi. Kërkesat në fjalime televizive nuk janë kërkesa ligjore, janë thjesht tym për miletin.
Dëshmia ka rëndësi në rastet e ekstradimit, që janë praktikisht procese gjyqësore, po e vërteta ka pak rëndësi për militantët për të cilët fjala e udhëheqësit është urdhër i pakundërshtueshëm. Shkollat dhe zyrat e organizatës Hizmet të Gylenit janë sulmuar në një numër vendesh të Europës Perëndimore ku turqit pro-Erdogan u mobilizuan për hakmarrje.

Në një intervistë për median, në SHBA, imami i moshuar tha se kishte 15 vjet që nuk e vizitonte më Turqinë. Ai tha se nuk e di se kush e quan veten gulenist më në Turqi, po tha se ai as mund të bëjë grushte as nuk i pranon grushtet e shtetit si mjet.
I pyetur e pse u bë ky grusht, ai tha se “ka plot arsye që mund t’i kenë shtyrë njerëzit që të organizojnë grusht të tillë”.
Në SHBA, është e ndaluar me ligj që të organizosh grusht shteti në një vend tjetër. Nëse Gylen do të provohej fajtor, ai do të rrezikonte burgun edhe në SHBA, përveçse ekstradimit në Turqi.
(Ruben Avxhiu)
 

Attachments

  • jon_zpszygryttq.jpg
    jon_zpszygryttq.jpg
    34.7 KB · Shikime: 0
  • jon_zpszygryttq.jpg
    jon_zpszygryttq.jpg
    34.7 KB · Shikime: 0
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

Kur flet gyleni per erdoganin no comment.
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

Kur flet gyleni per erdoganin no comment.

Njeri perher duhet ta kuptoj se ku e ka vendin dhe ne te vertet cfar roli ka.

Mua mduket ky Fetullah Gylen shum tip i merzitshem....
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

13716071_1730441533873703_6360480595556890847_n.png


Ps: Si nuk u cuan njehere trimat e Shqiperise tek ne te bejne nje revolucion te tille apo vetem ne fjale tregojne patriotllekun se me vepra sua mban...!
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

Reishtag i vonë i sulltan Erdoganit

eri1_zps8r4mcyg2.png

Sipas deputetit më të vjetër turk, republikanit Deniz Baykal, e gjithë kjo çka ndodhur me grushtin e shtetit të 16 korrikut 2016 në Stamboll dhe Ankara, të duket e pabesueshme. Si qenka e mundur që një grusht shteti ushtarak i mirë organizuar të nis e shuhet brenda dy orëve. Si në një film. ثshtë për të përgëzuar aktorët e këtij filmi të cilët i kanë luajtur rolet shumë mirë.

eri2_zpstudba0if.png

Gjenerali shqiptaro-turk i arrestuar Adem Huduti

e ish kryetar parlamenti, vë në dyshim shumëçka thuhet për grushtin ushtarak të shtetit në Turqi. Ndërkohë mësohet se ushtaraku me gradën më të lartë në ushtri i arrestuar ështëgjeneral Adem Huduti. Ky është një shqiptar i lindur në Kosovë në vitin 1952. Ka emigruar në Turqi dhe është diplomuar në Akademinë Ushtarake në vitin 1973. Ai deri në çastin e grushtit të shtetit ishte me detyrën e komandantit të Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë. Gjithsesi kryesimi i grupit ushtarak konsiderohet një koloneli që ishte i shkarkuar nga detyra në mars 2016 Muharrem Kosesepse konsiderohej si gylenist. Ai kishte një betejë ligjore sepse e konsideronte shkarkimin e tij të paligjshëm. Por pakënaqësi nuk kishte vetëm ai. Gjykatat turke, që deri në këtë grusht shteti nuk ishin të gjitha nën tutelën e Erdoganit, mesa duket i kishin në shqyrtim këto çështje që mund të mos trajtoheshin gjithherë siç i pëlqente presidentit. Kush është Muharrem Kose pak dihet. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Ankarasë në vitet 1988-1992. Makthet e presidentit turk Erdogan nuk e lenë të bëjë gjumë të qetë, sepse i shfaqen kudo gylenistë dhe një prej atyre që vuri në rreth të kuq ishte dhe ky ushtarak. Spiunët e Erdoganit i nuhasnin të gjitha këto pakënaqësi dhe mund të kenë depërtuar në rrethin e ngushtë të pakënaqurve si Muharrem Kose. Natyrshëm lind pyetja, a është edhe Muharrem Kose një shqiptar i Turqisë sepse në ushtrinë turke ka shumë nga shqiptarët e emigruar apo të lindur në Turqi por me prindër shqiptarë. Për të thuhet seështë vrarë gjatë grushtit të shtetit.


eri3_zpsxlvwyuxo.png

Kol. Muharrem Kose që udhëhoqi revoltën konsiderohet i vrarë.

Kol. Muharrem Kose që udhëhoqi revoltën konsiderohet i vrarë.Kohët e fundit presidenti Erdogan që e sheh veten me një pushtet absolut, kishte ndërmarrë disa masa për ta blinduar pushtetin. Kjo ishte dhe miratimi i një ligji për heqjen e imunitetit dhe ndjekjet penale të deputetëve. Kjo ngjalli pakënaqësi në Turqi. Ankimi që opozita turke i bëri këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese u kthye duke u konsideruar e ligjshme. Kështu u hap rruga që Erdogani dhe klika e tij të kishin mundësi të eliminonin të gjithë kundërshtarët në parlament, por syrin e kishte edhe në ushtri dhe në gjyqësor, për të zhdukur përfundimisht influencat e kundërshtarit të tij Gylen, që ka bërë strehë në Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Po kujt i interesonte ky grusht shteti i dështuar. اfarë synonin ushtarakët edhe si e nisen këtë grusht shteti pa marrë asnjë masë për të paralizuar presidentin Erdogan, madje duke e lënë edhe të lidhet me një televizion, CNN turk. Marrja e aeroportit dhe lëshimi i tij vetëm pas një gjysmë ore vë në dyshim gjithçka. Përhapja e lajmeve se Erdogan kërkonte strehim në Gjermani apo në Britani ishin sajime të inteligjencës turke. Biseda me celular nga avioni ishte edhe ajo një mizanskenë e organizuar si nëpër filma. Dhe fiks pas 2 orësh avioni zbret pa asnjë problem në aeroportin Ataturk dhe në kushtet e një grusht shteti Erdogani lehtësisht mban dhe një fjalim, i ulur sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Fytyra e tij e qetë dhe pa shprehje nuk përjetonte asnjë emocion të ndonjë frike sepse jemi në kushtet e grushtit të shtetit. Gjithçka thotë për të kundërtën. Dhe kameramanët për transmetim direkt në televizion ishin gati. Mungonte vetëm Ciaku regjisorial. Dhe imazhi i Erdoganit, si një udhëheqës i madh dhe i pamposhtur rritet në sytë e masave të injektuara me një lloj propagandë fetare, sepse pro Erdoganit dolën me thirrje të gjithë imamët e xhamive të Turqisë. اfarë ishte kjo? Demokraci imamësh?! Ku e dinin ata çfarë po ngjiste kur gjithçka paska qenë e izoluar dhe e pjesshme. Pra edhe kjo histori me imamë është e parapërgatitur dhe pjesë e skenarit të shërbimit sekret në duart e Erdoganit.


eri4_zps57bmygky.png

Grushti i shtetit i sajuar që u shkërmoq për 120 minuta.

Grushti i shtetit i sajuar që u shkërmoq për 120 minuta.Pra i gjithë ky grusht shteti u zhvillua sa kërkon një shfaqje në teatër a një film në ekran, pse mund të jetë manipuluar nga pasuesit e Erdoganit dhe shërbimi të tij sekret? Më saktë, në aq kohë sa do të zgjaste udhëtimi i Erdoganit nga pushimet në jug të Turqisë e deri në aeroportin e Stambollit. Pra është e dukshme se urdhëri është dhënë të qe gjithçka zhvillohej sa të zgjaste udhëtimi. Kur të mbërrinte sulltani në Stamboll, gjithçka duhej të ishte e përfunduar.

Pra gjithçka padishahu i neo-osmanizmit e orkestronte nga ajri me celular. Mirë kish parashikuar “Washington Times” me 7 prill 2016, pra katër muaj më parë se në Turqi është e mundur të sajohet një grusht shteti për të përforcuar pushtetin e Erdoganit.

Pra jo të gjithë mund ta gëlltisin këtë lloj puçi me puçistë që marrin pushtetin dhe vetshpartallohen. Por llogaria e efektit është bërë që të trullosen turmat e verbra, ata që ju bëri thirrje të dilnin në rrugë dhe punë minutash u gjendën në rrugë, a thua se të gjithë ishin të veshur e ngjeshur te gatshëm për aksion. Dhe ashtu duket se kanë qenë. Ushtaraket puçistë e paskan lënë të komunikonte lirshëm me televizionin, kësisoj me popullin, i cili dëgjonte thirrjen dilni të shtypni puçin për të mbrojt gjoja demokracinë.
I gjithë ky skenar sado i punuar mirë nga segmentet e sigurimit të shtetit turk, nëse do ta shikosh me qetësi e vëmendje duket aty këtu i qepur me pe të kuq. Se thonë dhe kështu, që disa minuta para se të niste grushti i shtetit, Erdogani kishte dalë nga hoteli për të shkuar urgjentisht në Stamboll, kështu që një grup komplotistësh shkuan por nuk e gjeten. Përrallë e bukur. Po pse qe nisur për Stamboll nëse nuk do ta dinte se do të niste një komplot kundër pushtetit të tij personal të pakufizuar. Këto sugjerime mediatike nga makina propogandistike e Erdoganit nuk i ha askush. Po si mund të ketë ndodhur?Rrahjet publike të ushtarëve nga pasuesit e Erdoganit.

Gjasat janë që pakënaqësinë e ushtarakëve të liruar nga ushtria me urdhër të diktatorit Erdogan, që kanë qenë rreth 2000, e kanë manipuluar për një revoltë shërbimet e sigurimit të qeverise turke. Diçka e ngjashme me Rajshtagun 1933 që solli konsolidimin e pushtetit absolut të Adolf Hitlerit. Ky stil është i njohur dhe aplikuar gjithandej nga diktatorët. Erdogani nuk është as i pari e as i fundit diktator në shfrytëzimin e të tilla metodave konspirative.


eri6_zpsoiu5rvco.png

Hordhitë e Erdoganit masakrojnë ushtarët nëpër rrugë

Tanimë të gjithë e dinë se çfarë ndodhi në Kumanovë. Agjentë të shërbimit sekret maqedonas në konspiracion të plotë, nxitën elementet atdhetarë shqiptarë të nisnin një lëvizje luftarake brenda Maqedonisë. Madje duke e ndihmuar ata. Këta segmente, spiunët e Maqedonisë, ishin në dijeni të gjithçkaje pra në një mënyrë apo në një tjetër ky grup atdhetarësh shqiptarë pa dijeninë e tyre kishin rënë viktimë e një skeme të kontrolluar. Dhe në momentin që e panë të përshtatshme, forcat qeveritare maqedonase ndërhynë për të shtypur gjoja komplotin. Dhe ja arriti. Vetë e sajoj e vetë e shtypi në mënyrë të përgjakshme për hir të përfitimeve politike.

Një skemë e tillë duket hapur se është aplikuar në Stamboll dhe në Ankara. Janë shfrytëzuar të pakënaqurit në radhët e ushtrisë. Ai grup ushtarakësh i frymëzuar nga vepra e Ataturkut për një shtet laik, e jo siç e ka kthyer Erdogani me frymë fetare, ka qenë krejtësisht i bindur se po rrëzonin një tiran, i cili shtypte çdo shprehje lirie e prej të cilit nuk mund të shpëtonin në kushte kur ai kontrollonte çdo gjë në Turqi. Madje ai kishte manipuluar njerëzit nëpërmjet përdorimin të fesë myslimane për përfitime politike. Vetë partia e tij e tillë është. Jo më kot u futen në lojë te gjithë imamët e xhamive të Turqisë. Se sa e mbrojnë demokracinë imamët shihet kur i dëgjon predikimet e tyre në tërë Lindjen e Mesme por madje edhe në Ballkan. Ata as që e përmendin kurrë Ataturkun, i cili ndërtoi shtetin modern e laik turk. Të cilin Erdogani e ktheu në një shtet me prirje fetare duke na kujtuar kohën kur Sulltani ishte edhe drejtuesi i fesë me një pushtet absolut.


eri7_zpsh1kpjqc8.png

Imamët e xhamive, përkrahës të Erdoganit masakrojnë ushtarët

Por me këtë grusht shteti të manipuluar nga shërbimet sekrete turke, fitimi më i madh i Erdoganit është se ai llogarit se, me këtë çfarë ndodhi, e dërrmoi përfundimisht kundërshtarin e tij politik Gylen. Jo me kot ai gjithçka që ndodhi dhe vetë e orkestroi ja faturoi Gylenit duke u ngutur ta konsideroje publikisht si terrorist. Kushdo që ka një mendje të kthjelltë e kupton se kambanat bien për amerikanët të cilëve indirekt u thotë se po strehoni një terrorist. Akuzë e rëndë kjo për amerikanët sa sekretari i shtetit Xhon Kerri u ngut ti kërkojë prova për akuzat publike që bën Erdogani. Qëllimi i Sadamit të Turqisë është i kuptueshëm, ekstradimi dhe ekzekutimi i kundërshtarit të tij politik.

Në çdo kënd ta shikosh ky grusht shteti i shërben Erdoganit për të konsoliduar përfundimish pushtetin absolut dhe kësaj ja arriti. Tani ai është i papërmbajtur. Nisi spastrimi i ushtrisë nga çdo njeri i dyshuar si gylenist. Arrestoi në një ditë mbi dy mijë ushtarakë dhe civile. Mediat thonëse nga 29 kolonelë dhe 5 gjeneralë që janë arrestuar deri tani, 25 prej tyre kanë prejardhje shqiptare. Kësisoj pastrohet edhe Armata turke nga shqiptarëve që kanë qenë elita e ushtrisë dhe kanë pasur një karrierë ushtarake të shkëlqyer. Erdogani foli edhe për kthimin e dënimit me vdekje. Por kjo larje hesapesh me ushtarakët kryelartë nuk është e mjaftueshme për orekset e tij. Që të konsolidohet përfundimisht pushteti duhet kapur edhe i gjithë pushtetin gjyqësor, ndaj pa kaluar 24 orë afro 3000 mijë gjykatës u pushuan, me qindra u arrestuan. Kësisoj dënohen të gjithë ata që kishin pakënaqësi me pushtetin absolut të Erdoganit. Si mund të jetë diktatura ndryshe?

Të gjithë këto janë të dukshme dhe jo fort të vështira për tu kuptuar, mirëpo na del një diplomat shqiptar, emrin e të cilit as ja vlen ta përmendësh, e na thotë në TV News 24, se ushtarakët e revoltuar janë “një organizatë terroriste”. Flet me një kompetencë budallaqe sikur ky diplomati ynë të ishte një zëdhënës personal i Erdoganit në Tiranë dhe pjesë e makinës së tij propogandistike. ثshtë më të vërtetë për tu shqetësuar se sa poshtë ka rënë dhe ku është katandisur niveli profesional i diplomatëve shqiptarë, të cilët kanë zënë vende të ngrohta nëpër ambasada e ku nuk bëjnë asgjë. Madje as nuk lexojnë.

Kryekreje ajo çfarë pamë në orët e para të datës 16 korrik 2016 dhe që u shit si një grusht ushtarak shteti në Turqi, ishte një sajim i shërbimeve sekrete turke për të eliminuar të gjithë kundërshtarët politikë, qofshin këta të brendshëm apo që veprojnë jashtë. Kryesisht asaj që ja kanë frikën në palcë, lëvizjes fetare të moderuar Gylen e cila është për një shtet laik e demokraci më të madhe. Njëkohësisht klika e Erdoganit llogarit pastrimin e tërë institucioneve të shtetit prej atyre që nuk e shohim me sy të mirë autoritetin absolut deri në dimensionet e një sulltani të Taip Rexhep Erdoganit. Edhe thirrja publike që bëri ky autokrat për amerikanët që të dorëzojnë 75 vjeçarin Fetullah Gylen, tregon se gjithçka që ndodhi në dy orë si në një film “action” ishte për këtë qëllim.

Turmat nëpër rrugët e sheshet e Stambollit dhe Ankarasë të udhëhequra nga imamët fanatike, ashtu edhe shumë erdoganistë turkoshake shqiptarë që u lumturuan se u shpëtoi Erdogani i tyre nga komploti i një shqiptari nga Kosova, mbase e hëngrën me dëshirë sapunin e Stambollit për djathë në këtë instrumentim fatal. Por nuk besojmë se do ta hanë po ashtu autoritetet amerikane. Amerika e di mirë çfarë është demokracia dhe demagogjia mbi demokracinë e cila istrumentalizohet nga autokratët.

Ndërkohë shfaqen skena terrori anë e mban Turqisë. Shfaqen foto e video makabre në rrjetat sociale. Njëra prej tyre e tmerrshme. Një llahtar i vërtetë që duhet të trondit ndërgjegjen e botës se qytetruar. Një ushtar që u dorëzua tek ura e Bosforit u rrah për vdekje dhe iu pre koka publikisht. Dhe sa të tjerëve po ashtu jashtë vështrimit të kamerave dhe syve të publikut. Merret me mend. Mjerë kush u dorëzua i gjallë. Aq sa BBC doli me komentin politik me titull “Erdogani, presidenti i pamëshirshëm i Turqisë”. Dhe thonë triumfoi demokracia në Turqi. Cila demokraci?! Demokracia e kokëprerëve?!

Udhëheqësi më i madh që ka nxjerrë kombi turk Mustafa Qemali, në një sentencë të tij thotë: “Politikani që për të qeverisur ka nevojë për ndihmën e fesë nuk është veçse një burracak! Dhe një burracaku nuk i duhen dhënë kurrë funksionet e kreut të shtetit”. Ne i pamë e i dëgjuam thirrjet që bënë imamët për të mbrojtur kalifin e Ankarasë. I pamë edhe turmat e manipuluara që shkuan deri në masakrimin e ushtarëve të pafajshëm. Thënë shkurt e qartë në Turqi triumfoi mesjeta dhe një tiran i paprinciptë me emrin Erdogan, jo më pak mizor e i përgjakshëm se Sulltan Abdyl Hamiti i Dytë.

Ushtarit të dorëzuar tek Ura e Bosforit, pas torturave mizore i pritet koka publikisht mëngjesin e 16 korrikut 2016.


/Kolec Traboini
 

Attachments

  • eri7_zpsh1kpjqc8.png
    eri7_zpsh1kpjqc8.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • eri6_zpsoiu5rvco.png
    eri6_zpsoiu5rvco.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • eri4_zps57bmygky.png
    eri4_zps57bmygky.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • eri3_zpsxlvwyuxo.png
    eri3_zpsxlvwyuxo.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • eri2_zpstudba0if.png
    eri2_zpstudba0if.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • eri1_zps8r4mcyg2.png
    eri1_zps8r4mcyg2.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • eri7_zpsh1kpjqc8.png
    eri7_zpsh1kpjqc8.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • eri6_zpsoiu5rvco.png
    eri6_zpsoiu5rvco.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • eri4_zps57bmygky.png
    eri4_zps57bmygky.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • eri3_zpsxlvwyuxo.png
    eri3_zpsxlvwyuxo.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • eri2_zpstudba0if.png
    eri2_zpstudba0if.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • eri1_zps8r4mcyg2.png
    eri1_zps8r4mcyg2.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

prerje koke ne nje demokraci... hajde behen kurban shqiptaret edhe per kete pusht.
Po si nuk zune mend shqiptaret edhe turqit qe me skenderbeun e cuditshme !
Nuk te behet I joti ai qe Te ka djeg e plackit, me e shumta do shfrytezohesh e do vritesh, pritesh, djegesh e perdhunohesh kur ti jepet rasti mizorit!
 
Titulli: "Puc shteti" i sajuar nga Erdogan

prerje koke ne nje demokraci... hajde behen kurban shqiptaret edhe per kete pusht.
Po si nuk zune mend shqiptaret edhe turqit qe me skenderbeun e cuditshme !
Nuk te behet I joti ai qe Te ka djeg e plackit, me e shumta do shfrytezohesh e do vritesh, pritesh, djegesh e perdhunohesh kur ti jepet rasti mizorit!

Pse çfarë ndodh me tradhëtarët në vendet e tjera, mos i blejnë kapelë?

S'po kuptoj se si nuk jeni në gjendje tن dalloni të bardhën nga e zeza.
Si gjithmonë, çdo gjë në Lindje është e egër, brutale, kurse në Perëndim
është demokraci, kulturë e lartë, përdorimi i dhunës as që mund të paramendohet!


Sa për, kur jemi tek plaçkitjet e vrasjet, edhe këtu paske harruar apo nuk dëshiron
të dijsh se Europa është ajo e para që të dhunuar e plaqitur, vrarë etc., etc.,
duke filluar këtu nga Roma e lashtë si dhe pasardhësit e tyre (italianët), sërbët, grekët,
malazezët, bullgarët, gjermanët dhe si dhe vetëm dreqi i mallkuar personalisht ka harruar
të vijë.

Unë jam i bindur se këtu disa me urrejtjen që kanë për një të kaluar
ku edhe vetë kemi faj, harrojnë humanizmin dhe i gëzohen një katastrofe,
që për fat të keq përfundoi pa sukses.
Sipas reaksioneve që po shoh nga disa, jam poashtu shumë i bindur
se sikur të kishin vdekur edhe 1 milionë njërëz gjatë këtyre trazirave,
prap do të ishin gëzuar, njësoj sikur që janë gëzuar ne shtetet perëndimore.
Kjo është vërtetë për keqardhje, sidomos kur ato shtete janë aleate të ngushta.

Nga, kjo Turqia duhet të nxjerr mësim, se kaurët nuk kanë shumë besë,
dhe se mbështetja në ta është vetëm derisa të kenë interes.
Vërtetë është për t'iu ardhur turp.
 
Back
Top