Psikologjia e turmave” – Sigmund Frojd

Njeriu pranon shume fakte,pranon sh evolime dhe trsformime deri edhe cdo metamorfoze qe i detyron koha,ambienti apo rasti arrin te pershtatet ta pranoje apo te mesoje te bashkjetoje me te... sepse ndodhin papritur,ndersa vdekja,vdekja eshte stacioni i fundit i te njohures tone... pas saj eshte vetem besimi!
 
Marrëdhëniet tona me vdekjen

Faktori i dytë, nga i cili rrjedh ndjenja që provojmë sikur kemi humbur në këtë botë, dikur tepër të bukur e familjare, është shqetësimi që na krijon raporti ynë me vdekjen, ashtu siç e kemi patur të ngulitur deri tani. Ky raport nuk ka qenë i sinqertë. Për mendimin tonë, ne kemi qenë, natyrisht, gati ta pranojmë mendimin se vdekja është rrjedhim i gjithë jetës, që secili prej nesh i detyrohet natyrës me një vdekje dhe duhet të jetë gati ta paguajë këtë borxh, me një fjalë, që vdekja është e natyrshme, e pandryshueshme dhe e pashmangshme. Në fakt, ne e kemi bërë zakon të sillemi sikur puna qëndronte ndryshe. Kemi treguar hapur një prirje për ta lënë mënjanë vdekjen, për ta përjashtuar nga jeta. Kemi provuar ta kalojmë në heshtje; a nuk kemi proverbin: e kujton si vdekjen? Sigurisht, si vdekjen e tij. A thua se vdekja jonë nuk lidhet me ne dhe nuk është aq e shpeshtë sa të ketë lidhje me ne e që ne vazhdojmë të ekzistojmë duke qenë vetëm spektatorë. Pikërisht kjo është arsyeja që në shkollën psikoanalitike është guxuar të bëhet kjo deklaratë: në thelb, askush nuk beson te vdekja e vet apo që, është e njëjta gjë, në pavetëdije secili nga ne është i bindur për pavdekësinë e vet.

Përsa i përket vdekjes së një tjetri, njeriu i qytetëruar shmanget me kujdes të flasë për këtë mundësi me qëllim që ai që e ka afër vdekjen, të mos e dëgjojë. Vetëm fëmijët nuk e përfillin këtë përkufizim; ata kërcënojnë pa u trembur me vdekjen e mundshme dhe gjejnë edhe mjetin për t’i thënë në sy një personi të dashur fjali të tilla si: e dashur nënë, kur ti, fatkeqësisht, të kesh vdekur, unë do të bëhem kështu e ashtu. Një i rritur i qytetëruar nuk do t’i bënte vend me kënaqësi në mendimet e veta vdekjes së një tjetri sepse do t’i dukej vetja i ashpër e i poshtër, me përjashtim të rasteve kur është profesion i tillë si mjeku, avokati apo dikush tjetër që e lidh puna me vdekjen. Është e lejueshme të mendohet për vdekjen e tjetrit vetëm kur ajo lidhet me një përfitim në fushën e lirisë, të së mirës, të situatës. Natyrisht, vdekja nuk mund të ndalet nga delikatesa e ndjenjave tona; kur ajo ndodh, ne çdo herë prekemi e goditemi thellë në shpresat tona. Ne e vëmë thekshin rregullisht te shkaku i rastësishëm i vdekjes, si aksidenti, sëmundja, infeksioni, mosha e madhe dhe në këtë mënyrë tradhtojmë aspiratën tonë për ta ulur domosdoshmërinë e vdekjes në nivelin e një aksidenti të rastit. Në një grumbullim rastesh vdekja na duket si një gjë para së gjithash tepër e tmerrshme. Në lidhje me vetë vdekjen ne mbajmë një qëndrim të veçantë që i ngjan admirimit që tregohet ndaj atij që ka arritur diçka tepër të vështirë, heqim çdo lloj kritike ndaj tij, mbyllim sytë para asaj që ai s’e ka bërë mirë dhe urdhërojmë: de mortais nil nisi bene, dhe e gjejmë të ligjshme që fjalimi funebër dhe guri i varrit të nderojmë vetëm meritat e tyre. Qëndrimi ynë ndaj vdekjes e për të cilin ajo nuk ka nevojë, kalon për ne para së vërtetës dhe me siguri edhe për shumicën nga ne para qëndrimit që lidhet me njeriun e gjallë…
Jo gjithmone ..ja per xhaxhin enver,per hitlerin.... nuk do flisja mire:) :)
 
Ne varemi thellsisht nga lloj i psikollogjise qe na serviret si turma te rekrutuara te disave.
PRa ne thelb,psikollogjia e turmave duhet te jete pozitive,te pakten pjesa kur bashkveprohet dhe pjesa e shkembimeve.
Kjo do ishte e mira absolute, gje e cila nuk qendron.
Keshtu qe rasti me siper i trajtuar me vdekjen vjen disi me imun, me i duhur ne sens psikollogjie,pra jep nje shkalle te morfosit te sjelljes njerzore.
Pune eshte kur turmen e zhveshin nga psikollogjia baze ose e thelbit per te qene i pavarur nga riaktivizimi i unit dhe mbiunit te ti.
Dhe shpesh neper sisteme totalitare apo politike eshte tentuar per te bere dicka te tille.
Keto jane ato psikollogjite vrastare te nje shoqerie.
 
Para ca vitesh me vdiq nje kusheri qe na kishte bere te gjitheve te besonim sikur sdo vdiste kurre,por kjo tjeter gje.
Ama kam idene qe nga ajo vdekje ,asnje vdekje tj sme ka bere me pershtypje. Asnje semundje.

Mbase se kjo ska ndodhur ndonje rast i aferti imi,por nuk arrij te ndjej dhimbje.
Dmth....
Mbase se une besoj ne Zot,besoj ne nje tj jete dhe ashtu do perfundojme te gjithe.
Me duket gje normale ?
 
Frojdi e trajtonte kete ceshtje si prioritet per te zbuluar efektin hipnozues nga liderat autoritar. Ne ket kendveshtrim ai mendonte se aftesia e ketyre liderave per te bindur turmen ishin nga metodat qe perdornin duke perfshire elementin psikologjik , si faktorin kryesor.
 
Psikologjia e turmave( psicologia delle folle) eshte shkruar nga le bon nga mesi i shek 18. Francezi Gustav le bon. Apo ben fjalen per nje liber tjeter te frojdi

IMG20200423144607.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top