Pse themi lamtumire...?!!!

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Lamtumire.

Pershendetje te dashur anetare, jepni mendimin e opinionet tuaja.

Lamtumira eshte gjitmone lamtumir apo ka edhe vend per kthim?

Cila eshte menyra me e mire apo me e lehte per ti thene dikujt?

Eshte nje shprehje qe e perdorim kur largohemi per diku, ose kur ndahemi nga

nje person i zemre.

A eshte per ju Lamtumira kur I keput te gjitha lidhjet?

A keni thene ndonjhere Lamtumire e me pas tejeti takuar serisht?

Si eshte menyra me e mire per ti thene Lamtumire nje njeriu?

A eshte e lehte te thuash lamtumire?

A mendoni me mire nje lamtumire tani apo ne nje dite qe do te ishte e pavlere

ajo?

Cila ka qene Lamtumira e fundit qe keni thene?

Une mendoj se me mire do te ishte me nje sms apo nje email. Po me e mira

do te ishte tia thuash ne sy, ta keshe perballe e ta shikosh, e ti besh gjerat

me ndjenje.

Lamtumire i thuhet njeriut te zemres nese ka bere nje gje veper shume te

madhe negative.

Ndoshta ne raste te vecanta do te zgjidhja sms ose email apo nje leter, se

nuk do te deshiroja qe te tregohesha e dobet perballe tij...

Une personalisht e kam thene kete fjale kur kam qene pak me e re se kam

qene tani, kam

pasur nje te dashur e ai me tradhetoi, e si pasoj i thashe lamtumire, e sot e

kesaj dite e

kam mbajtur, e nuk kam lene vend per kthim, por ne ato momenti isha shume e trishtuar e

shume e dashuruar, une mund ta kisha falur, lamtumiren ia kam thene ne

menyren me

brutale, ja thashe te sy e drejtperdrej e te shfryesha, mos ta pafsha boje,

edhe pse ai donte

te bente negociate por kthim nuk kishte, e per kete gje jam e lumtur....

Po lexoja nje dite fjalorin e aty po thonte se kjo fjale perdoret edhe si

pershendetje, eshte

nje lamtumire e detyruar, ndonjhere personalisht nuk i perdor, sepse krijon

mundesine me

persona te cilet nuk le vend per fjale te tilla.

Ndonjehere kete fjale e themi edhe ne nje moment nxehjeje, por edhe ne nje

moment

presioni me mire veprim.

Mua me ka ndodhur qe me kane thene lamtumire e jane kthyer..

Lamtumira nje fjale e hidhur…

Ndonjehere mendoj se fjala lamtumire eshte nje fjale shume e eger e nuk doja

te degjoja e

perdoria ndonjehere...

ndonjehere lamtumira eshte me shume dhimbje.

Adoleshensa ka gjera shume te bukura, por edhe te hidhura, une nuk kam

shkuar ne

mbremjen e matures e kjo per mua ka qene nje nder pengjet, sepse une

thashe e mbarova

kete e nuk dua te shikoj me e se cfare i permbledh te gjithe keto, e i thashe

lamtumire, jo gjithmone lamtumire behete ndermjet nje personi.

Ndonjehere lamtumira behete tek njerezit qe ne i duam, e i duam me zemer, e

kam thene edhe sot e kesaj dite e kuptoj se kam bere mire sepse e kam pare

me pas se cafre njeriu ishte, e e shfajsoja veten se pse nuk arrita ta njoh

ashtu sic duhet.

Kur kam bere pervjetorin, aty u njoha me shume njerez te rinje, e une vetem

aty i njoha e aty do tu ndaja, e per mua ka qene nje lamtumire, por ne kete

rast nje lamtumire e mirfillte e me nje perqafim.

Lamtumira peshon sa nje jete, e nuk mund te thuhet qe jane apo ka qene nje

e vetme, ndonjehere per mua fjala lamtumire nuk egziston, nuk mendoj se dy

zemra mudn te harrone, nese jane dashur, por kjo nuk eshte ne doren tone,

harrim ndjenje, kohe e shkuar, eshte nje kohe qe ne kemi derdhur lot, dhe te

cilet nuk e dime nese do ti kemi me vone keto lote, lamtumira jeton ndermjet

gurit e gurit, drurit e drurit, por jo tek njerezit.

Une te djeshmes nuk i them lamtumire se ate e kam jetuar une. E per mua

ajo ka qene nje

shkolle e djeshmes.

Ne shqiptaret nuk jemi mesuar ta perdorim kete fjale. (mendimi im)

Nese do ta shikojme ket fjala, ajo eshte nje fjale shume e bukur, i lam te

miren njeri-tjetrit.

Une kete fjale e kam lexuar ne nje liber lamtumire arme, e i kam pyetur

prinderit e mi se cfare kuptimi ka, me thane se kjo eshte nje fjale qe perdoret

rralle e ne raste te vecant.

Kam pasur nje mike, shoqe te ngusht jemi rritur bashe, kemi qene me shume

se motra, por ajo u largua ne gjermani e ne i mbanim lidhjet me telefon, por

nje dite mikja ime me tradheton sepse me nxjerr nje sekretin tim, edhe per

mua kjo ishte nje zhgenjim i madhe, e kur me mori ne telefon une po i flisja

shume ftohte, e me pyet se pse, i them qe ti ke gabuar qe me ke nxjerre

sekretin tim, e i thashe se ne nuk mund te jemi me shoqe e mos

me merr me ne telefon, e ajo me tha se po me thua lamtumire ? une i thashe

se po. Pas dy

javesh marr vesh se ajo kishte vdekur, nuk e keni idene se si jam ndiere...

ndonjehere ne keto raste mendoja se do te ishte me mire te mos ishte thene

kjo lamtumire, apo lamtumire per ne nje vend me te mire e pa lamtumire.
 
i urrej ndarjet, urrej momentin kur duhet ti perqafoj fort njerzit qe kam perzemer dhe ti them"lamtumire" Zakonisht kte fjale e zevendesoj me "mirupafshim" keshtu me pelqen me shume...

Kurse , nese i them ato "lamtumirat" e hidhura... pasi te me ken lenduar "lamtumira" permban brenda "mos ti pafsha syt me " :D Thjesht sbesoj se mund te ket kthim mbrapa (keto kthime mund te ndodhnin me perpara se t arrihej deri ne te fundit fare)
 
Lamtumire..
Skam qejf qe te ndahem nga dikush..PO kur them bye e bej ne menyren time...
Nuk takohem...me te edhe ngadal i vjen fundii
 
Fjala lamtumire eshte fjale qe keqkuptohet per mendimin tim, te pakten per kuptimin ne te cilen perdoret dhe per kohen e sotme..Vete si fjale lamtumire i bie "u lame me te mire", dicka e tille, pra sdo te thote qe u ndave pergjithmone nga ai/ajo/ata/ato :D..sepse per sa kohe je gjalle mund te takohesh serish.. Ndersa ti thuash lamtumire nje njeriu qe ka vdekur ka me shume kuptim..(dmth ne kte bote u lame (ndame) me te mira)..
Per mua eshte fjale qe se perdor pothuajse fare, pervecse ne kuptimin, "sdua te ti shoh me syte"..:D
Gjithsesi une e kam zemren e "dobet"..;)
 
Lamtumir........ Sa fjal e bukur edhe e frikshem......dikur per mua fjala lamtumir ishte shume e madhe edhe thosha kam deshir ta provoj se ku perdoret por pash qe ishte shume e vogel......
E kam then vetem nje her shoqes time ajo ishte gjithcka per mua ishte si moter me tradhetoj me beri ate qe se prisjam nga as nje njeri ne bote edhe kur i thashe lamtumir mu duk shum pak gjithsesi mundohem te mos i perdor fjalet qe na ndajn.....
Me mir nje bye baby....
 
Deri ne ditet e sotme ende se kam perdor fjalen ''lamtumire'',ndarjet vijn dhe pa e then kete fjale,ndoshta ajo eshte nje fjale me shume kuptim por s'me ka ndodh ta perdore kete fjale,mua me duket sikur vetem neper filma e telenovela perdoret.
Kur ndahesh nga nje njeri qe te ka ber te vuash apo keq ,nuk gjej kohen ti them lamtumire,mbase indiferenca dhe heqja dore nje here e pergjithmone nga ky person mund te kuptohet dhe nga mosreagimi,ne kuptimin qe dikush qe me ka ber keq heq dore nga shoqeria e tij dhe nuk kam nevoj as per shpjegime por thjesht mbyll kapitullin me te.
 
Pse themi lamtumire...?!!!

Frika e braktisjes: Pse themi lamtumire?!!

SHEMBULL....Ndersa moshataret e mia benin me meshkujt prova fluturimi, une beja prova braktisjesh. Pas 20 ditesh kinemaje, pizzash, normaliteti, ndjeja urgjencen per te mos i pare me. Ua jepja lamtumiren nepermjet sms-ve: “Nuk funksionon”, sikur te behej fjale per nje elektroshtepiak. Nje i ndrojtur me ka kthyer pergjigje me nje zile dhe u zhduk e s’u pa me. Nje llafazan me shkroi nje leter prej 5 faqesh ku me tregonte per nje punonjes qe kish fituar demshperblimin nga puna meqenese e kishin pushuar me nje sms, duke e mbyllur me: “Sa deme morale do me duhej te te kerkoja ty?” Tani punon si avokat. Nje pasanik me bleu nje celular shume te kushtueshem per te me bindur qe ta merrja ne telefon. Nuk pranova: me pelqejne dhuratat, jo investimet. Tani punon si ekonomist. Me ata kisha qene e parashikueshme, e pabesueshme, perseritese: kurre nje foto bashke, kurre nje premtim. E megjithate, nese i takoja rastesisht, kembengulnin qe te ndalesha, te me ofronin me cdo kusht nje kafe, guxonin, me pyesnin pse kishte mbaruar valle, e une pyesja veten pse kishte filluar valle, pse nuk me ofendonin, pse nuk ndjenin cenimin, krenarine, verberine.

Ikja gjithmone para fundit: une per ta nuk kisha arritur te behesha bezdi, lodhje.. kisha ngelur keqardhje, peng, deshire e parealizuar, dhe ata per mua nuk kishin arritur te beheshin mungese.

Te njoha ne nje piceri, ne nje darke fakulteti. Ishe ulur prane nje vajze qe ishte e bindur qe gjyshja e saj kish qene mbretereshe e Etiopise, e ti e shihje me medyshje. Zura vend prane teje, mendova: je ti. Nje dite kur t’ua tregosh te tjereve fillimin tone do thuash qe ishe duke folur me nje princeshe dhe erdhi te te bezdiste nje “mishkonje”, une do te them: kujt i thua mishkonje? Por njekohesisht do ndihem e lehtesuar duke ditur qe nuk duhet patjeter te jem “e madhe”. U pame perseri ne 18 maj ne oren 18, ne mbarim te leksioneve me prisje. I kerkove numrin tim te telefonit nje shoqeje te perbashket dhe une u nxeha me te pse ta kishte dhene.

Frike prej teje, prej neteve tona te kaluara mes shetitjesh te coroditura neper Rome. E di? Me duket sikur disa sheshe e disa rruge i kemi pare vetem ne.. nuk i kam gjetur dot me. Me cove ne restorante luksoze, por vetem tek kinezet more guximin per te me puthur. Dy dite me pas provova te te lija: “Nuk funksionon”.. u ngule poshte shtepise time, qave, me the: “E sistemojme!” dhe provuam serish. Qe te me mesoje si mbahet dhe si mund te lesh qe te te mbajne prej dore u desh ca kohe.. une shume e zonja per t’u dorezuar, me kapje prej dore, me tregoje nje shenje diku atje tej e me thoje: “mbama doren deri atje, pothuajse arritem”.

Fillova te kerkoja doren tende para se ti te merrje te timen. Morem ne shtepi qindra filma ne dvd, asnje nuk ndoqem, reshtem se maskuari difektet tona, hunda ime me maje te rene, gjatesia jote, floket e tu te nevrikosur, te mite akoma me te nevrikosur, gjuri yt, shenja qe kam prane veshit.. ti qe e ndiqje me gisht ne cdo imtesi te saj dhe mua qe me dukej sikur ate po e krijoje ti ne ate moment. Ndertuam nje fjalor te tonin, prej fjalesh te vockla dhe te ekzagjeruara, prej projektesh pa fund: nje femije me floke te nevrikosur ne menyre te paevitueshme, dhe me dhembe si perla, ti i meson se si te ngase makinen dhe une qe i them qe ta ngase me qetesi, une qe i shkruaj perrallat dhe ti qe e meson te enderroje.

Njezet ditet kishin skaduar prej muajsh, vitesh, nuk mbaja me llogari. Deshira ngelej e paprekur dhe ne vend qe te pakesohej, rritej. Dhe me mungoje edhe kur ishe.

Me dhe nje unaze dhe te thashe “eshte e gjere” pa e provuar akoma. Ne kishe e kishe fiksim qe te shkonim bashke, une nuk isha besimtare, por njehere ta plotesova deshiren. Foton tone te pare na e shkrepi nje maroken. Une provova te thoja jo, asnje foto, po ti doje aq shume, bere ate fytyren.. kur beje ate fytyren une mendoja gjithmone “po pse jo?”.

Ditelindja ime, me dhurove byrzylykun me zemer, ate qe e kishim pare njehere bashke ne vitrine, dhe ti i vemendshem e kishe mbajtur mend qe me kish pelqyer. Jemi ne te njejten foto: une e zbehte, pothuajse transparente, ti i erret; une me turinj varur si gjithmone, ti qe buzeqesh. Ta shohesh me vemendje, na ndan nje nderprerje, nje vize, nje e prere vertikale: e bera nje nate kur doja te fshija provat e historise tone dhe nje cast me vone isha po une qe po e sistemoja me skotc.

Foton e vendosa ne nje kuti bashke me byrzylykun me zemer, unazen dhe te gjitha letrat dhe fjalet qe nuk na ngjajne me. Por ndoshta nje gjest eshte thjesht nje gjest, nje fraze eshte si gjithe te tjerat.. perpiqem te bind veten sa here qe nje djale me perkedhel, duart jane duar, te tuat, te tijat, te nje tjetri.. c’ndryshim ka? Ai ndjek linjat e mia, zbret ne qafe, pastaj ngjitet serish, ndalon ne shenjen qe kam prane veshit dhe me vjen natyrshem qe t’ia largoj doren e bezdisur. Me kujtohen fjalet e tua, do te doja qe fjalet te mos kene kaq rendesi, do te doja qe te mos me prangosnin pas kujt m’i ka thene, pas kujt ia kam thene.

Dhe mallkoj kujtimet e lumtura sepse dhembin me shume se ato te trishtuarat. Vuaj nga gastriti, por nuk doja te hiqja dore nga Coca: ti ma pergatisje qe te mos kishte me gaz, merrje nje luge dhe e trazoje fort. Te kam dashur per keto vemendje te vogla, per budallalliqet qe me lije te beja, sepse nuk doja te isha e zgjuar, doja te isha cupelinke dhe e papjekur. Te kam dashur sepse ndonjehere nuk arrija te isha e forte, doja vetem te rreshkisja mes kraheve te tu e te te degjoja tek me thoje “cdo gje kalon, do kaloje dhe kjo”, edhe pse s’ishte e vertete: cdo gje kalon, pervec nesh.

Te kam dashur sepse nese nuk haja kisha dike qe me bertiste, sepse ma beje me hile dhe me vendosje sheqerin ne caj, sepse nese me dhimbte dhemballa e pjekurise dhe me enjtej faqja, ti doje te me puthje prapeseprape, sepse kembengulje qe te shihje filma horror dhe pastaj ishe i pari qe trembeshe, sepse pas nje viti akoma te shpjegoja rrugen per te shtepia ime e ti ngrije syte drejt qiellit duke me perseritur: “e njoh rrugen!”. Sepse kur me perqafoje, humbisja, sepse cdo gje qe ishte normale behej speciale, sepse ishim nje edhe pse ishim dy, por mbi te gjitha te kam dashur sepse ti me ke dashur. Frike prej teje, prej rrymes. Ishim kaq mire, ku ishte fundi? Ku ishte kontrolli? Ku autonomia?

Qe kur te lashe, me nje sms, sillem sikur te mund te te takoja kudo: ne nje muze, ne nje galeri, ne cdo lloj vendi publik qe mund te ndodhem, fiksoj shikimin nga porta duke pritur qe ti te hysh. Perpiqem qe nderkohe te jem e buzeqeshur, ne prezence njerezish me rendesi e te suksesshem e mendoj: sikur te hyje tani, tani, ne kete moment, do ishte perfekte. Qe kur te lashe cdo moment i imi eshte ndertuar sikur ti te merrje pjese ne te.

Punoj prane shtepise tende, por i bie gjate per te mos kaluar aty poshte, tmerrohem nga ideja qe mund te te takoj ne prezence te ndonje tjetre, duart e tua mbi belin e saj, tek kaloni rrugen me nxitim duke e ditur qe me pas do perfundoni ne krevat e do ju zere gjumi te lodhur. Po ja qe erdhi dita e u takuam edhe ne kete qytet te madh, krejt pa dashje: takohemi ne spital, une sapo kam bere nje vizite, di sapo ke bere analizat e gjakut. Nuk kembengul qe te me ndalosh, nuk me ofron kafene.. me thua fjale jo te denja per ty e per mua, per ne; do te doja te te shpjegoja, por te te shpjegoj cfare??

Frika e braktisjes te shtyn te besh gjera absurde, e nga frika se mos te thone “lamtumire” nje dite, je ti e para qe e thua e menjehere.. me pyet “si je?” dhe une e pranoj “keq”. Me shikon nga koka te kembet e me thua “nuk duket”, “gjithsesi ti je e forte, je e zgjuar”.. (po, une jam e forte, jam e zgjuar..) “ti nuk e ke zemren si gjithe te tjeret” (po, une nuk e kam zemren si gjithe te tjeret, sepse une kam vetem nje zemer, te tjeret kane te pakten nga nje per cdo rast).

Me shoqeron te makina, hipi, provoj ta ndez, hic. Provoj perseri, provon dhe ti por rezultati eshte i njejte. Nuk fitova une, nuk fitove ti. Shtyjme te njejten makine qe nuk u nis, nuk funksionoi kush e di pse.. duhet te jete bateria sepse benzine ka, premisat per te shkuar larg ishin. Shtyjme dhe flasim, fjalet e tua kaq te mprehta, te miat kaq te turbullta. Mendoj: po te them njemije fraza tani, por do te doja te te thoja vetem nje, e nuk ia arrij..
 
"Frika e braktisjes te shtyn te besh gjera absurde, e nga frika se mos te thone “lamtumire” nje dite, je ti e para qe e thua e menjehere.. "

Kjo eshte pergjigja e pyetjes tende...


P.s. Edhe pse mu duk si historia e nje filmi qe kam pare,prap lente te kuptonte qe eshte shkrim shume i ndjere.
 
Nuk e di ne eshte faji i memories time apo i shkrimit te mesiperm, por eshte hera e pare qe nje histori e tille me zevendeson gjithcka tjeter qe kam lexuar, shkruar, enderruar mbase...

Jam teresisht i mallengjyer nga ky shkrim, i kujtdo qofte ai.

Madje gjej dicka te perbashket, ndoshta ngushelluese.

Pikerisht ne castin kur ndjehem mire, kur ndjehemi mire, kur gjithcka shkon per mrekulli, kur syte qeshin bashke me mimiken e fytyres, zgjedh te braktis castin.

Ndoshta parandjenjat komunikojne fshehurazi me ndjenjat, per te me bindur qe eshte me bukur te me kujtojne ne castin me te bukur, te mungoj pikerisht ne castin e fitores e jo ate te kapitullimit te nje perandorie ku perandori fshihet mes lumturise skllaverore. :)
 
Lamtumire mund te thuhet1.kur nuk e do dike2.kur nuk vazhdon dot me dike vetem per gjynah sese e sheh qe ai/ajo te do.3.kur hyn nje person i ri ne jeten tende.4.kur nuk ndjehesh i plotsuar me ate qe ke perkrah.5.per krenari edhe pse e do personin qe po e le ndahesh per krenari te grindjeve debateve!
 
"Ikja gjithmone para fundit: une per ta nuk kisha arritur te behesha bezdi, lodhje.. kisha ngelur keqardhje, peng, deshire e parealizuar, dhe ata per mua nuk kishin arritur te beheshin mungese."


e perkryer
 
Se kam thene kurre si fjale
kam perdorur shprehje te tjera
mendoj se dikush qe thote Lamtumire
kthehet gjithmone
 
Lamtumire mund te thuhet1.kur nuk e do dike2.kur nuk vazhdon dot me dike vetem per gjynah sese e sheh qe ai/ajo te do.3.kur hyn nje person i ri ne jeten tende.4.kur nuk ndjehesh i plotsuar me ate qe ke perkrah.5.per krenari edhe pse e do personin qe po e le ndahesh per krenari te grindjeve debateve!

me ate te 5 jam dakort!
 
Sexy.. ku e gjete kete? :D

Ky shkrim eshte publikuar disa kohe me pare ne nje gazete italiane (La Repubblica me duket) dhe mund te them qe e njoh shume mire.. tentova nje perkthim te detajuar per t'ua sjelle per lexim ne forumin e meparshem. Me vjen mire qe ri-sillet ketu pikerisht prej pussycat maçokes. :D

Nuk kam c'te komentoj, me ka goditur si shkrim qe atehere.. eshte shume e lehte qe kushdo prej nesh te gjeje dicka te vetvetes brenda atyre rreshtave..
 
Redaktimi i fundit:
eh un kam then lamtumire dhe jam kthyer.me kane then lamtumire dhe jane kthyer........per fat te keq jam nga ato femra qe falin shpejt.......
 
Pe: Pse themi lamtumire...?!!!

Lamtumire do te thote,te mos kthehesh me,te pakten une po e thash nuk kthehem me prapa..Tani varet edhe tek njerezit,dikush mund edhe te pendohet ose edhe varet si e konceptojne lamtumiren..Mund te thuash lamtumire gjate nje ndarje te ''madhe''(dashurie),e kjo ndoshta ska kthim prapa..Zakonisht e perdorim fjalen lamtumire edhe kur duam te shkojme diku por kthehemi,pas disa kohesh..Une se perdor shpesh kete fjale pasi me duket pak si ''e rrepte'',ka fjale te tjera qe mund ta zbusin ose dhe ta zevendesojne kete ...
 
Pe: Pse themi lamtumire...?!!!

Sepse thuhet lamtumir :p nga nje her lamtumiar esht ne te mir te vetes dhe personit qe ja thua me kalimin e kohes dhe personi qe i thua lamtumir e kupton dhe vet qe ka qen me e mira e munce qe mund te beje :D
 
Re: Pse themi lamtumire...?!!!

E kam thene kete fjale vetem njehere.....me qellim ta le te lire ate person.

Por me deshiren e paralizueshme,utopin qe nje dite te jemi bashk
!
 
Titulli: Pse themi lamtumire...?!!!

Un kam perdore fjalen lamtumir edhe pse shum shum me veshtersi ! po nese thua nje her lamturmi nuk duhet te kthesh koken pas pamvarsish si levizin gjerat apo cfar drejtim marin.Ateher kur e sheh se i ka ardh fundi i tegithave thuhet fjal Lamtumir:confused:
 
Ndonjeher i themi lamtumir dikujt me shpresen se sdo te flasim,ta takojm me.
Por,ndodh që fati te bashkon sërish me ate që deri dje i thoje lamtumir.
 
Lamtumire i thuhet vetem atyre qe ikin nga kjo jete, atyre qe jane ketu , te cilet per nje arsye apo tjeter largohen do i thoja shnet e jete!
 
Sepse kemi harruar tja themi më herët.
 
Lamtumire eshte nje fjale qe sme shkon ....largimi si cift nuk eshte lamtumire thjesht eshte nje ndarje ...lamtumire eshte fjale makaber per mua
 
Sepse nganjehere eshte e vetmja zgjidhje e situates!!
 
Ka mjaft fjale e shprehje te themi fund ....lamtumire nuk them kurre
 
Hapa fjalorin e pashe qe kishte shume fjale pervec lamtumire ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top