Pse të gjithë njerëzit e duan muzikën?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kohët e fundit biologjistët janë të interesuar të thellojnë studimet mbi sjelljet më të bukura njerëzore, siç janë të kënduarit, të pikturuarit, të kërcyerit, etj. “Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, luajeni atë, me jepni emocionin që ajo përcjell”. Prodhimi dhe konsumimi i muzikës është një pjesë e madhe dhe e rëndësishme e ekonomisë. E para herë kur është regjistruar muzika njihet fonografi Edison, i cili e çoi muzikën në baret muzikore apo mbrëmje muzikore ku nuk mund të paguheshin këngëtarë që këndonin live. Në ditët e sotme njerëzit pëlqejnë rrymat e ndryshme muzikore dhe blejnë gjithçka të re që del në tregun muzikor. Kështu mund të kenë muzikën e dëshiruar në shtëpinë e tyre, punën, makinën, etj. Por pse njerëzit e pëlqejnë kaq shumë muzikë? Cilat janë efektet që ajo përcjell në gjendjen emocionale? A ndihen efektet e muzikës në shëndetin e njeriut? Për këto arsye “Tirana Observer” sjell një speciale të botuar nga “The Economist” për të gjithë të pasionuarit pas muzikës.
Muzika ju shtyn drejt dashurisë
Edhe në shënimet e Shekspirit do të gjenim mendime të tilla, të cilat do të komentonin efektet e muzikës tek të dashuruarit. E natyrisht edhe në takimet e dashurisë të personazheve të tij nuk mungonte sfondi muzikor, qoftë dhe cicërimat e zogjve. Të këndosh bukur, sigurisht që është seksi. Por a është arsyeja seksuale një faktor i fortë që muzika ekziston? Kjo do na bënte të kalonim pak edhe të psikologjia e Frojdit apo mendimet e Charles Darvinit. ثshtë zbuluar se vendosja në sfond e muzikës së lehtë është shumë efektive në rritjen e përqendrimit dhe të performancës.
Efektet e muzikës mbi shpirtin dhe mendjen
Muzika ka një influencë tepër të fuqishme mbi trupin, mendjen tonë dhe gjithashtu mbi emocionet tona. Mjafton vetëm një tingull dhe ai e stimulon te gjithë trupin, ndërsa një melodi e fuqishme arrin të na bëjë të qajmë papushim ose të gëzojmë dhe të shpërthejmë, duke kërcyer. Muzika ndikon mbi njerëzit në mënyra të ndryshme, madje dhe tek i njëjti person ndikon ndryshe në kohë të ndryshme. Kjo ndodh për të vetmen arsye, se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj muzikës. Muzika ka një ndikim shumë të madh në proceset ritmike, koordinimin fizik, të menduarit kritik, në procesin e të kujtuarit, të dëgjuarit dhe në logjikë. Por ndikim më të madh ajo ka në procesin e të menduarit. Kjo vjen si rrjedhojë e faktit që në muzikë kemi rritje të aftësive konjitive dhe mënyra e lartë e të menduarit është në limitet e saj. Niveli i energjisë që është i domosdoshëm në muzikë, aftësia për të organizuar kohën, vetëdisiplinimi, të menduarit abstrakt luajnë një rol pozitiv në procesin e të menduarit. Muzika luan një rol shumë pozitiv dhe në procesin e të mësuarit. ثshtë zbuluar se, vendosja në sfond e muzikës së lehtë është shumë efektive në rritjen e përqendrimit dhe të performancës. Ekzistojnë hipotezat se disa lloje të veçanta instrumentesh më tepër të lehta dhe të mesmet japin një ndihmesë shumë të madhe në procesin e të mësuarit.
Shpirti dhe muzika
Ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie? Dhe në ç’mënyrë muzika mund të ketë efekte terapeutike dhe të qëndrojë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme? Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se, muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Madje për këtë arsye është mbajtur edhe një konferencë me temën, “Muzika, shkenca dhe mendimi”. Lidhja racionale mendim-muzikë nuk ekziston vetëm te fëmijët. ثshtë provuar se, muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alarmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje ose tërheqje seksuale.
Të gjithë dëgjojmë muzikë
Në çdo ambient mund të dëgjosh muzikë ose një melodi që të kujton një situatë të caktuar, tinguj të lidhur me imazhe, muzikë në radio, muzikë nëpër reklama etj. Por, çfarë është muzika? Si është e përbërë në të vërtetë dhe cilët janë efektet e saj mbi mendjen dhe shpirtin tonë? Shumë shkencëtarë dhe neurologë studiojnë efektin e muzikës mbi trupin dhe psikikën tonë, duke u futur në një sferë shumë më të veçantë, deri sa kanë arritur në efektet e mira që ka muzika mbi trupin, por edhe shpirtin tonë. ثshtë e ditur që muzika të ndihmon të relaksohesh, sidomos ajo klasike. Për këtë arsye, në shumë studio dentistësh vihet muzikë e Moxartit. Muzika gjithashtu mund të shoqërojë seancat e masazhit, meditimit ose edhe një ditë të zakonshme në zyrë apo në shtëpi. E gjithë kjo vlen për njerëzit “normalë”, ndërsa shumicës së muzikantëve u pëlqen të dëgjojnë muzikë, por kjo nuk ua ul tensionin. Për t’u relaksuar ata preferojnë qetësinë. Vetëm në këtë mënyrë truri i tyre mund të qetësohet me të vërtetë. Muzika duket se ka efekte shumë pozitive jo vetëm tek qeniet njerëzore, por edhe tek bimët. Disa agronomë biologjikë përdorin disa tinguj të veçantë (për shembull cicërimën e zogjve), të cilët favorizojnë çeljen e stomave. Përdorimi i muzikës, i shoqëruar me një solucion për gjethet, duket se është një fertilizues shumë i mirë, pasi në këtë mënyrë bima thith një sasi më të madhe ushqyesish. Për më tepër, muzika është përdorur edhe për rritjen e ullinjve në mënyrë më të shëndetshme dhe të shpejtë. Mbi muzikën ka aq shumë gjëra për të thënë, por mënyra më e mirë për ta kuptuar është të eksperimentosh personalisht efektet mahnitëse të kësaj “perëndeshe”. Eksperimentojeni vetë muzikën! Nuk mund t’iu bëjë asgjë tjetër përveçse mirë!
Provoni të këndoni
Arsyeja tjetër për t’u besuar është se speciet e gjalla e kanë krijuar muzikën edhe për t’u tërhequr seksualisht. Jo vlen për rastin e zogjve, ku me tingujt e lëshuar transmetojnë mesazhe të caktuara të seksi tjetër i species. Për disa lloje shpendësh mashkulli që këndon më gjatë apo lëshon tinguj të caktuar mund të jetë mashkulli i kërkuar. Në rastin e njerëzve muzika shërben për të përjetuar emocione, shprehur ndjenja, për të shkarkuar tepri emocionesh, ndjesish, etj. Për këtë është e këshillueshme që gjithkush të këndojë edhe pse mund të mos ketë një zë të bukur për t’u dëgjuar nga të tjerët. E rëndësishme është që gjithsecili të përjetojë emocionet që krijohen gjatë të kënduarit.
Fjalët dhe muzika
Aniruddh Patel, nga Intituti i Neuroshkencës në San Diego, krahason muzikën më artin e të shkruarit, një fenomen tjetër i ndërthurjes së fjalëve për të përcjellë emocione të pakrahasueshme. Gjuha e vërtetë, pra ajo e folur, përdoret nga të gjithë njerëzit dhe i jepet të gjithëve, është e lindur. Kjo ka të bëjë edhe me atë që quhet “baby talk”, por gjuha në art është dhunti e një elite njerëzish. Në vështirësitë për të mësuar muzika qëndron diku mes të folurit dhe të shkruarit, pasi për të na mësuar të shkruajmë prindërit apo mësuesit lodhen shumë. Disa persona aftësinë për të krijuar muzikë apo për të kënduar e kanë të lindur. E sigurisht efektet që jep një këngë janë më të mëdha kur në të janë të realizuara në mënyrë të madhërishme tingujt dhe fjalët. Edhe pse shpesh herë një muzikë instrumentale mund të na transmetojë emocione të paharrueshme.
Muzika manipulon emocionet
Të gjitha këto hipoteza kanë të përbashkët faktin se muzika është e aftë të manipulojë emocionet, dhe kjo është pjesa më misterioze e të gjithave. Kjo tingëllon të largojë ndjenjat e këqija dhe trishtimin duke ndihmuar edhe në harmonizimin e gjendjes shpirtërore. Këto efekte pozitive japin edhe këngët e sidomos baladat e dashurisë, gjë që ndihmon në krijimin e një gjendje të theksuar emocionale. Sigurisht që një pjesë e emocioneve krijohen në sajë të tekstit të këngës, por ajo që krijon efektet më të forta janë tingujt, pra vetë muzika. Një pjesë e njerëzve ndjejnë ndryshime në rrahjet e zemrës, e një efekt të tillë e japin edhe kordat instrumentale. Por ky është vetëm fillimi i investigimeve mbi efektet që krijon muzika në gjendjen tonë emocionale, dhe arsyet pse në e dëshirojmë kaq shumë atë. E vërteta, sigurisht, është se askush deri më sot nuk i njeh arsyet se pse njerëzit i përgjigjen në mënyra të caktuara muzikës. Por më se të qarta janë efektet që ajo na krijon dhe gjendjen e këndshme emocionale që përjetojmë kur dëgjojmë muzikë
TO
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Sepse jane konvertimi i emoconeve shpirterore njerzore, ne nje dicka artistike,ku ana akustike e saj te merr persiper te shetisi ne pafundesi mendimesh,shpirtash dhe endrrash.
 
Musical anhedonia - thote gogleja, 3-5% e popullates ne bote nuk do muzike, qw nuk eshte numer i vogel e
 
Jep dhe nje argument pse nuk e duan o Aki qe te fleme rehat per sot. :D
 
Po pra citimi i pikes 18 ishet shume i lodhshem. :p
 
  • Haha
Reactions: Aki
Nuk e di per te tjeret por nje dite pa muzike eshte e shum bosh.
Muzika me ben te ndjehem mire,me ben me kreative dhe me energjike.
Me vjen mire qe ekziston muzika.
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Muzika i jep shpirt universit,flatra mendjes,fluturim drejt imagjinates,edhe JETË gjithçkaje tjeter.

U thane per muziken. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top