Pse një mashkull nuk do të martohet?

PiNkY

Anëtar i Nderuar
f.0505230152242_m.gif

Sa herë je munduar ta hapësh këtë temë me të dashurin apo të fejuarin tënd e nuk ke marrë asnjë përgjigje. Përgjigjja është shumë e thjeshtë: sepse ai nuk do.

Dhe në raste të tilla nuk ia vlen ta gjuash mashkullin me grushte, por është mirë të ulesh e të mendosh se sa e rëndësishme je ti për atë. Nëse as kjo gjë nuk të ndihmon pasi ai të thotë gjithmonë që ti për atë je gjithçka, atëherë ulu dhe pyete se çfarë planesh ka ai për të ardhmen tuaj. Vetëm pasi të kesh marrë një përgjigje të qartë për këtë, vendos me qetësi se si mendon ti zhvillosh marrëdhëniet e mëtejshme me të në të ardhmen e nëse ja vlejnë këto marrëdhënie të vazhdohen apo jo.

Mashkulli nuk mund të dojë të martohet për disa arsye. Një nga to mund të jetë zhgënjimi i tij nga një marrëdhënie e mëparshme dhe ai nuk do të rrezikojë sërish. Në këtë rast duhet të përpiqesh të kuptosh shkakun e ndarjes së tij e të shohësh nëse je ti femra e ëndrrave të tij.

Një mashkull mund të mos dojë të martohet edhe pasi mbase mund të jetë bërë dëshmitar i një martese të dështuar të prindërve apo të miqve të tij. Në rast se partneri juaj i përket këtij grupi atëherë ke një betejë tepër të vështirë përpara, sepse nuk është e lehtë të ndryshosh bindjet e krijuara në vite.

Por çfarë të bësh në atë rast kur ai nuk do të martohet pasi i pëlqen komoditeti që ka dhe nuk do të ndryshojë asgjë. Ai parapëlqen që të vazhdoni të takoheni apo në rastin më të mirë të bashkëjetoni, pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi tjetër. Pastaj në bashkëjetesë mashkulli ndihet gjithmonë i lirë e nëse nuk dëshiron ta vazhdojë lidhjen mund thjesht të largohet, por nga ana tjetër e bën femrën të ndihet e martuar, pra një situatë perfekte në këndvështrimin mashkullor.

Por ka raste kur mashkulli nuk do të martohet pasi nuk është vërtetë i dashuruar, por është mësuar me të dashurën e tij dhe nuk bën asnjë hap përpara. Me meshkuj të tillë mund të kalojnë edhe vite të tëra e ai s’ka për të menduar ndonjëherë për martesë.

Ka edhe nga ata meshkuj që janë të dhënë pas karrierës e nuk duan ti përkushtohen familjes, prandaj gjejnë justifikime nga më të ndryshmet për ta shtyrë diskutimin e martesës.

Gjithsesi, shkaqet janë të pafundme. Por një gjë është e sigurt, nëse ekziston dashuria dhe respekti i dyanshëm martesa do të vijë natyrshëm dhe ajo është vetëm hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë dhe i një investimi të vërtetë e serioz që quhet familje. /Telegrafi/
 
Pe: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Mashkulli nuk mund të dojë të martohet për disa arsye. Një nga to mund të jetë zhgënjimi i tij nga një marrëdhënie e mëparshme dhe ai nuk do të rrezikojë sërish. Në këtë rast duhet të përpiqesh të kuptosh shkakun e ndarjes së tij e të shohësh nëse je ti femra e ëndrrave të tij.
Nese un jam femra e endrrave te tij nuk do kishte frik ndaj nje martese...
as qe sdo e mbante mo mendjen tek e kaluara sepse un jam e ardhmja e tij.
Du burr jo adoleshent me emocione kontradiktore.

Ka edhe nga ata meshkuj që janë të dhënë pas karrierës e nuk duan ti përkushtohen familjes, prandaj gjejnë justifikime nga më të ndryshmet për ta shtyrë diskutimin e martesës.
Yyyyy sa jan shtu kto, lene mo se jan te zgjut fare... aq te zgjut sa ti bojne nervat cop e cip dhe pasi i len, fillojne krizen esistenciale sepse nuk gjejm mo nje femer persmari lol fillojne gjujn minorenet ahahahaha

Gjithsesi, shkaqet janë të pafundme. Por një gjë është e sigurt, nëse ekziston dashuria dhe respekti i dyanshëm martesa do të vijë natyrshëm dhe ajo është vetëm hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë dhe i një investimi të vërtetë e serioz që quhet familje.

Fiks, vjen natyrshem. Edhe pse mund te duket vetem nje harxhim lekesh dhe asgje me teper, ska rendesi... eshte endrra e cdo femre dhe sdo te thot qe duhet bo nje martes madheshtore, edhe nje celebrim i thjesht mjafton.
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Mendoj se nuk egziston mashkull qe nuk do te martohet... vetem se e presin momentin dhe personin e duhur.
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Sot martesa nuk shikohet si domosdoshmeri, as une ( dhe shume femra qe njoh ,dhe qendrojne ne kembet e tyre ) s'dua/ s' duan te martohem/n
preferoj te ndertoj/kem 1 lidhje te shendetshme, pa qene nevoja me firmos 1 cope leter,
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

sduuuu mu martu e pik :p ahahahahha
Du po me ty kam frik :p
Ka naj bukuroshe knej pari qe ka nevoje per lidhje serioze :p
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Arsyeja se pse meshkujt nuk martohen eshte se , shumica prej tyre nuk kane kushtet e duhura per martese dhe e zhagisin apo shtyjne martesen .
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

po kush tha se duan femrat te martohen?

Meshkujt martohen vetem atehere kur kane kuptuar se cfare duan nga vetja dhe nga jeta....persa kohe qe ata sdine cfare kerkojne jane te pavendosur,te papermbajteshem[impulsiv ne cdo veprim e mendim] te pa organizuar ne jete etj etj...

zoti e ka percaktuar ciklin e jetes qe para se ne te ekzistonim qe NJERIU LIND----- RRITET-------SHKOLLOHET---------MARTOHET------PLEQEROHET-------E VDES. Femrat kte gje e kane kuptuar gjithmon ,ndersa meshkujt gjithmon e kan kuptuar me vonese.
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Mendoj se nuk egziston mashkull qe nuk do te martohet... vetem se e presin momentin dhe personin e duhur.

Ne fakt, me sakt do ishte te thoje qe jane shume te paket ata meshkuj qe duan te martohen... sepse momenti i duhur s'vjen aq kollaj (mos them asnjehere) :p perhere do mendojne "eshte e duhura? po sikur te takoj dike me te mire e jam i martuar?"
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Kush tha qe ska meshkuj qe nuk martohen? :D Un prsh mir qe do martohem por dasem nga e hena ne te djel do bej .Pa gjum lagja ska no more hau hiu :p
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Boll polic kemi ne rrug , sduam polic edhe ne shtepi :p
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Kush tha qe ska meshkuj qe nuk martohen? :D Un prsh mir qe do martohem por dasem nga e hena ne te djel do bej .Pa gjum lagja ska no more hau hiu :p

Do e beke si me qene nga veriu, se ato bejne dasem 1 jave rresht :p Boooh...

ME pelqeu arsyeja e Dewidit ne fakt, eshte e vertete qe djali i trembet me shume marteses per shkak te kushteve, jo shpenzimet, jo a jam i afte ti siguroj cdo gje partneres, pasi sado qe jeta do ndertohet bashk, ama shtepia e ka nje shtylle ne fund te fundit, dhe ne pergjithsi ajo i bie burrit. Po flisnim me nje koleg timin i cili u martua rreth te 30-tave dhe tha kur isha 25 vjec perher mendoja rreth lekeve te dasmes, Lol... As tani sme besohet qe e mora guximin pasi as shpi skam e asgje, po jetoj me qera. Ama pasi martohen djemt jane ato qe thone: pse sjemi martuar me para ? :p.. ku ka si martesa mer jahu... :D

@ bellatrix: welcome back :D... SH e vertete, kjo ndodh sepse djemte maturon sh me vone se femra, dhe ne femrat i kapim gjerat ne ajer, pranaj i kuptojme me shpejt se ato :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Ka shume arsye. Flas per vetveten time, qe ne moshen 21-22 kam pasur deshire te martohem. Perse s'jam martuar ? Frike ?Karriere ? Asnjera ! Si t'martohet njeriu pa gjetur njeriun e duhur ? Mendon njeriu se martohet aty per aty, ne momentin qe gjen nje person qe i pershtatet (ne fillim) ? Mashkulli si mashkull i vertete qe eshte, kerkon shume, sepse nuk ka per ta futur ne shtepi 1 shoqe per 1 dite, 1 muaj apo 1 vit, por synon qe ta kaloje gjithe jeten me te. Andaj, sot lehte mund t'gjejsh shok/shoqe, por shok te jetes eshte goxha veshtire, s'eshte nevoja te ngutet, sepse treni nuk po i ike. Pastaj mund te jete edhe arsye gjendja ekonomike. Burri si burre deshiron t'i ofroje kushte sa me te mira gruas se tij te ardhshme. Pra thene ndryshe, ka shume arsye.
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Sepse akoma nuk ka takuar femren qe i ka prek piket e dobeta dhe ja fut dy kembet ne nje kepuce :titanik:
 
Pe: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Ato shkaqe qe jane dhene per mungesen e deshires se meshkujve per t`u martuar qendrojne,..une po shtoj edhe dicka tjeter, qe duket se eshte "jashte kohes" ose demode, por ka filluar te ndihet shume kohet e fundit...Eshte frika se gruaja e ardhshme nuk do t`i qendroje besnike...Sot, fatkeqesisht, tradhetia bashkeshortore eshte shtuar se tepermi, aq sa konsiderohet bile edhe "e shendeteshme",,, nuk flas vetem per ciftet e reja, por edhe per te shkuarit ne moshe, mbi 40 vjec p.sh., mjafton nje problem apo grindje e vogel ne familje dhe femra kerkon te nxjerre dufin diku tjeter,..keshtu fillon ne rastin me te mire,...,...dhe mashkulii thjesht ben llogari: p,sh, c`me duhet mua "grua", c`interes kam une te martohem???...kur nuk plotesohet "a"-ja e marredhenies d.m.th. besnikeria bashkeshortore,...nga ana tjeter pavaresisht se nuk konsiderohet "moderniste" sot, problemi eshte se marredhenia natyrale, ashtu si e ka vendosur Perendia, eshte qe burri duhet te drejtoje dhe te urdheroje e te mbaje familjen e te doje gruan e tij, gje qe sot pothuaj ka humbur,...keshtu qe gjithnje e me teper mashkulli nuk sheh ndonje te mire nga martesa moderne, pra ku burri e gruaja jane thjesht "partnere",..., keshtu qe nuk i erren syte kollaj nga pasionet fillestare,...po kjo po ndodh edhe me femren,..., kjo ka bere qe te shihet me shume si interes p.sh. nje femer me pare,.etj.,
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Qe nje mashkull te marre inciativ per martese pika e pare duhet te jete i dashuruar dhe te vlersoj setepermi femren qe ka perball tij..
Pastaj shkaqet jan te shumta,,por kur kjo e para eshte e qendrueshme te tjerat jan ceshtje kohe dhe pak pritje te rregullohen te gjitha,,jan gjera vullneti qe duan pak perpjekje te dyanshme dhe realizohet dhe martesa,pa asnje problem.
Mashkulli qe eshte sharlatan ne lidhje me femrat,,pra qe pergjethsisht tallen,,i kan kalim kohe etj etj ,,,s"ka te bej me sot,dje apo neser ai nuk ndryshon si ne lidhje te lira si ne martes,te tille ka plot dhe do kete gjithmon,,meshkuj mashtrues,,frikacak,,te pa parime me nje fjal shrlatane,,,
Femra duhet te kete mendje,,s"duhet te ndertoj lumenje ndjenjash aty ku nuk ka,,se femrat jan te predisponuara te mashtrojn veten zakonisht ne raste te tilla.[/B]
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Cna gjet... Edhe per kete do lodhim trurin....pffff

MOS u martoni , do ja u beje nusha 8:2 lol
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Sepse akoma nuk ka takuar femren qe i ka prek piket e dobeta dhe ja fut dy kembet ne nje kepuce :titanik:

Femra gjithmon ja gjen pikat e dobeta mashullit dhe gjithmon ja fut kembet ne nje kepuce ....ceshtja qendron se martesa i tremb meshkujt.
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Femra gjithmon ja gjen pikat e dobeta mashullit dhe gjithmon ja fut kembet ne nje kepuce ....ceshtja qendron se martesa i tremb meshkujt.

Kjo eshte nder idejat kryesore apo me mire te themi nder perrallat nr 1, qe cdo femer i beson dhe "mendon" se ia ka gjetur pikat e dobeta mashkullit apo ia ka futur kembet ne nje kepuce, ndaj edhe deshtojne shume here, i mbushin te 30-tat pa u martuar, duke enderruar per princin e tyre me kali te bardhe.
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Kjo eshte nder idejat kryesore apo me mire te themi nder perrallat nr 1, qe cdo femer i beson dhe "mendon" se ia ka gjetur pikat e dobeta mashkullit apo ia ka futur kembet ne nje kepuce, ndaj edhe deshtojne shume here, i mbushin te 30-tat pa u martuar, duke enderruar per princin e tyre me kali te bardhe.

Jo kjo eshte ideja kryesore ne fakt,jo perralle. Nje femer arrin ta kuptoje nje mashkull me mire sesa nje mashkull nje femer. Femrat arrijne te gjejne pikat kryesore te nje mashkulli shume lehte per faktin se meshkujt pothuajse te njejta pika te dobta kane ..ndersa femrat jane natyre shume me komplekse,kjo edhe dhe arsyeja.
gjithsesi nuk eshte se femrat nuk ja fut dot mashkullit te dy kembet ne nje kepuce sepse nryshe meshkujt do ishin te gjithe beqare....por ndodh qe femrat arrijne ta mbeldhin shume mire nje mashkull por eshte mashkulli ai qe ka frike nga angazhimi ,nga pergjegjsirat, nga martesa- mos harrojme se martesa kerkon shume angazhim,pergjegjsi, etj etj..te cilat meshkujt i kane zet. prandaj meshkujt e shtyjne gjithmon e me shume afatin per tu martuar e per te krijuar familje , ndersa femra jo. nuk ka aspak frik nga ky realitet sepse femrat eshte e tille qe ti perballoj cdo pergjegjsie ne jete, ti bej balle partnerit ne co situate te ndryshme, sepse meson ta njohe ate,ti mesoje huqet, te metat, te mirat dhe te kqija, nderkohe qe mashkulli nuk e merr as munimin ta njohe femren. ky eshte dhe dallimi mes meshkujve dhe femrave.
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

prandaj meshkujt e shtyjne gjithmon e me shume afatin per tu martuar e per te krijuar familje , ndersa femra jo.

Obobo, verete thua ? Sa goca i ke pyetur, apo ti perfaqeson gjinine femerore ? Mund t'flasesh personalisht per vetveten tende, por jo ne emer te te gjitha femrave ! Pastaj, nuk eshte edhe aq lehte as per femren t'vendos per t'u martuar. Nese nje mashkull sipas teje ka frike nga pergjegjesia e madhe qe do e barte mbi supe kur martohet, e qe une se quaj frike por "Largpamesi", planifikim familjar, nje femer mund te frikesohet per ceshtje tjera.

Mjafton t'shiqosh sot gjendjen e femrave ne viset shqiptare se ne cfare moshe martohen, dhe do ta shohesh se kush e shtyn martesen dhe per cfare arsye, mashkulli apo femra ;)

Nje gje ta them, princi me kali te bardhe ekziston vetem ne kokat e juaja :p Ja rezultati :p :plazh:

Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Sepse nuk ju pelqen te investojne pare kot :(
 
Une po flas per pergjithsine, nga cfare shikoj ne perditshmeri, nga cfare me rreon mua dhe te tjerve,kur shprehem per femrat. ndersa kur flas per ndryshimet mes gjinive flas ne baze te asaj qe kane thene te tjeret qe kane qene apo jane me te ndritur se ne ne fushen e psikologjise. Dhe cilesohet mjaft mire ne libra psikologjik, apo shkrime letrare per meshkujt e femrat si natyre, cfare natyre kane dhe sa ndryshon femra nga mashkulli.

gjithsesi jo se femrat jane te pavendosur per martesen ,meqe the qe femrat po martohen se fundmi ne nje moshe te caktur,por ndodh kjo 'shtyrje e marteses' nga arsye shkolle dhe pune. Nje nje cift vendoset se,nese kane nje lidhje te hershme,preferojne te mbarojne studimet,universitet e master, dhe te sigurojne nje vend pune fillimisht pastaj te krijojne familje. kjo eshte arsyeja pse nje femer mund ta' shtyje martesen' per me vone, ndersa mashkulli pervec kesaj arsyeje qe shpesh e nxjerrin edhe si pretekt,kane primaren arsyen e frikes ndaj pergjegjsive. kte gje mund ta lexosh ne cdo lloj libri psikologjik.

p.s te keshilloj te lexosh Burri dhe gruaja, vallezimi i jetes' Ky shkrimtar indian di ti pershkruaj mjaft mire natyren e femres dhe natyren e meshkujve.
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Me keto kukumjackat e sotme sja vlen martesa! viva forever beqaria lol :)
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

sepse kane frike :p
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

sepse te gjitha jan njesoj emrat ju nderrojne
 
Titulli: Pse një mashkull nuk do të martohet?

Me keto kukumjackat e sotme sja vlen martesa! viva forever beqaria lol :)

Ja vlen te kalosh nen shoqerine e tyre ama ? se po me ben te mendoj gjate :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top