Pse Myslimanët Nuk Luten Shqip?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pse Myslimanët Nuk Luten Shqip?

IMG_4059-1200x630-640x336.jpg

Gani Mehmetaj

Perandoria turke që nga fillimi i islamizimit të dhunshëm në Gadishullin Ilirik, i shpalli luftë kombit dhe gjuhës sonë. Luftën nuk e pushoi asnjëherë.

Me Shqipërinë nuk bëri armëpushim e paqe, ndërsa bëri armëpushim e lidhi marrëveshje paqe më Serbinë, Greqinë, Rumaninë e Bullgarinë. Me Shqipërinë nuk i përcaktoi as kufijtë, që do të ndalte sulmet serbe, greke e malazeze, por bëri marrëveshje të fshehtë ushtarake me armiqtë tanë, duke ua dhënë territoret shqiptare fqinjëve kriminelë, pasi ushtria turke i vrau e ua dogji shtëpitë shqiptarëve.

Turqia po ashtu lidhi një varg marrëveshjesh me Serbinë e Greqinë për zhvendosje të popullatës: dha grekë nga Anadolli e mori shqiptarë nga Selaniku, Trakia lindore e اamëria. Turqia bleu me para shqiptarë të okupuar nga Serbia dhe i dërgoi në fund të Anadollit për t’ia ruajtur kufijtë me Kurdistanin.

Edhe gjatë okupimit turk, bullgarët, serbët, grekët e rumunët patën të drejta e privilegje, i kishin shkollat laike e predikimin në kisha në gjuhën e tyre amtare, nuk i detyronin me forcë të shkonin në luftërat e perandorisë turke, ua pranonin kombin, gjuhën e fenë.

Ndërkaq shqiptarët Porta e lartë i vriste, i ndiqte, nuk ua lejonte gjuhën shqipe në shkolla e në predikimin fetar.

Që ta përshpejtonin shkombëtarizimin, zyrtarët turq lejuan hapjen e 3000 shkollave në gjuhë greke bullgare, serbe e rumune në krahinat shqiptare, por shkolla shqipe nuk lejuan. Xhamitë i ndërtuan mbi kishat shqiptare katolike e ortodokse, ndërsa nëpër xhami urdhëruan lutjet e predikimi në arabisht e turqisht. Kishat ortodokse e katolike ua morën shqiptarëve e ua dhanë serbëve.

Deri vonë në Shqipëri (FV ishte një tërësi me Shqipërinë) hoxhallarët i sillnin nga Turqia, Rusia e Arabia. Dikur nisën t’i rekrutonin edhe nga territoret shqiptare, kryesisht ardhacak aziatikë të natyralizuar, por më parë ua shpërlanin trurin, i bënin antishqiptarë të tërbuar. Sot pjesa më e madhe e hoxhallarëve janë antishqiptarë sa edhe serbët.

Meqë luftën kundër shqiptarëve nuk e kanë pushuar, myslimanët nuk lutën shqip. Prandaj shqiptarët që deklarohen myslimanë janë shtresa më e nëpërkëmbur dhe më e diskriminuar në dy shtetet e tyre.

Një armatë hoxhallarësh gjysmë analfabetë, i nëpërkëmbin besimtarët, ua përbuzin gjuhën, i fyejnë kombëtarisht, i trajtojnë si dele, ua heqin qeleshen dhe i detyrojnë të vënë kapele beduinësh. Edhe hoxhallarët mbajnë kapele beduini ose çallme osmane. Kjo kope besimtarësh që shkon në xhami e lutet në gjuhën që nuk e kupton s’ka si të trajtohet ndryshe.

b;autochthonous.njekomb.
 
...qenke njeri bosh…… dhe kur te folesh diqka, gjithsesi sjell Argument nen fjalen qe thua, që të sigurohemi me mir.... perndryshe e dijm: Historia jone jo vetem që ështe e keqtrajtuar por edhe e ndryshuar mjaft.

perndryshe na lodhen injorantat kombetar te mbeshtjellur nen fjalen intelektual.

edhe mos u dukni….. Ju jeni duke rrezuar kombin tone momentalisht sikur krimbat kur rrezojn çatinë e drurit për toke.
 
Pse Gania (autori), s'e ka emrin shqip?
 
E ore njerez Po si nuk ndryshuar icik, Po he ma thoni ju qe keni kometuar pse nuk lutemi ne shqip po lutemi ne gjuhen halldupshe?
Jetesa na e trego historine e vertete qe te iluminohemi edhe ne pjesa e “pagdhendur” dhe te perqafojme trashegimine qe na ofrojne halldupet dhe beduinet.
 
drejtor, nickname im aktualisht eshte Violete nr 1. :)

ndersa nr 2, jam ne diete te internetit,

ndaj me kurse te lutem, se jam vazhdimisht ne qendrim distancor nga cdo gje forumore.

- nese ke diq pyetje mbi kombin, kerko dhe zberthe thellë.
- nese ke pyetje mbi besimin Islam, perseri kerko thellë,
dhe nëse skupton diq, hulumto ende derisa te gjejsh pergjigjjen. Pergjigjjet i ke vazhdimisht te dhena.

Personalisht e kam then shumher qe besimi eshte diq individuale.... pra secili beson vet ne cfare ka bindej me shum....

tung te pershendes :)
 
Pse nuk po luteni në shqip? Askush nuk e ndalon.
 
Ke te drejte jo Jetesa Po Violeta....
Sa per ato qe thua nuk I lexova se nuk me benin sens por prap pyetja ime qendron... meqe edhe vete ke thene se nuk e dime historine. Natyrshem me lindi edhe pyetja se si e di historine ti qe ta mesojme e ne.... ah po nuk ta kam share gjekundi besimin meqe ra fjala... mjaft bere viktimen per shkak te besimit..;)
 
Ne fakt edhe sod nuk eshte ne gjendje per tu lakmuar. Njerez qe shkollohen ne shkolla me
Plan programe te ndryshme, ne tradita te ndryshme dhe qe ligjerojne ne menyra te ndryshme.
Te gjithe jemi deshmitare se te njohesh gjuhen e tjetrit per te ligjeruar dhe per ta kthyer ne gjuhen tende me radhe te pare duhet te jesh njohes i mire i gjuhes tende.

Bashkesise Islame ne radhe te pare i mungojne kuadrot e pastaj
dhe ata qe jane nuk Jane te unifikuar sepse vijne nga shkollime dhe formesime te ndryshme.
 
Se jane poliglot prandaj.Ke inat ti? lool

Gani Mehmetaj... Turk koke e kembe :p
 
Po pra kshu me emra i shpallem vellezer edhe Abdyrrahimin e Arabise, pakistanit, banglladeshit e tunguzise :)
 
Se jane poliglot prandaj.Ke inat ti? lool

Gani Mehmetaj... Turk koke e kembe :p

Hahahahahaha :p

Ajo ce me cudit eshte anetaret e vjeter kerkojne sqarime per temat qe jane sterdiskutuar. Nejse, po e llogariti se jane rralluar nga mendja :p
 
Une te vjeterit ne Shqip i kam degjuar ... ndersa ky brezi arab & turk sic duket , ecen me trendin e injorances . loool
 
E lexova dhe zoteria cek nje ceshtje vertete te goditur.
Jeni marre me titullin dhe jo ate cka shkruhet ne brendi.

Vertet ....perse nuk lejohej asnje shkolle ne gjuhen shqipe?
Po sot ku shqiptaret e Turqise perbejne nje pjese te ndjeshme , perse nuk lejohet te hapet nje shkolle shqipe?
Ne Shqiperi u fryme me shkolla, kolegje, universitete turke e te cfaredo lloj kombesie.....
 
Une te vjeterit ne Shqip i kam degjuar ... ndersa ky brezi arab & turk sic duket , ecen me trendin e injorances . loool

Jo zane, ne fakt edhe te vjetrit luteshin keshtu, madje atehere ndodhte qe luteshin vetem arabisht dhe se merrte vesh kush. Sot deri diku ka depertuar gjuha shqipe megjithate jo ashtu siq kerkohet.
 
keshtu poliglot dhe +60% musliman. imagjino te luteshin vec shqip, 100% musliman pastaj shqiptaret :p

Madje te gjitha problemet socialo ekonomike kulturore ne i kemi nga muslimanet qe luten ne gjuhe "xhafalghaietwtq ".:p

Po lerini mo prrockullat. Shkoni ne xhamia e degjoni nje predikim te premte dhe do shihni se 40 min eshte shqip, dhe 2 min ne hyrje dhe vetem namazi qe zgjat 5 minuta eshte ne arabisht(turqisht jo)por arabisht. DhHe kete arabishte ne namaz e ka krejt BOOOOOOTAAAAAAAAAA!!!!

p.s sa per shkolla e te tjera ska lidhje me fene kjo pune. SHteti qe eshte shtet te marre frenat dhe te bej ligjin ketu e atje ne turqi te kerkoje ate cka u takon shqipetareve. bath bath po nje kokerr mo. 6 vjet ktu njesoj. kur ske ci be gomarit i bi samarit
 
Huh ? C'fare jane k'to budalleqe ?

Nuk e di andej nga ti por nga ana e ime ... Shqip ne ate kohe e Shqip edhe sot.. flas per brezin e vjeter. Madje nuk e perdorin as fjalen allah & so on .... por thjeshte O Zot i madh.
 
Qetesohu mos merr yrysh
Se ceka fare lutjen ne c'gjuhe behet se shume pak ma ndjen. Por e di qe pjesa me e madhe behet ne shqip.

Sa per shkollat , po pra po ne varesi te shtetit....dhe pikerisht kjo eshte ceshtja qe "vellau" yne turk , nuk lejon shqip!
Njesoj si osmanllinjte po aq e urrejne shqipen edhe turqit e sotem.

Ps: dhe lexoje se zoteria ne fjale me shume flet per histori se per fe! Nese ste intereson mos komento
 
E pse zane budallalleqe????

Zane, une uroje qe nga aty ku vie ti te jene lutur shqip dhe me gezon ky fakt, por flas ne pergjithesi, lutjet te te vjetrit pothuajse ishin 90 % arabisht, madje te te vjetrit kishte shume pak ose fare pak libra te perkthyer.
 
Kjo mbase per faktin qe ti jeton ne Kosove ... por ne Albania nuk kam degjuar ndonjehere qe te luten ne arabisht ( flas per brezin e vjeter ) ... edhe vete kushtet e asaj kohe nuk besoj qe kane ditur arabisht , e perkthimet as qe besoj qe ju kane rene ndonjehere ne dore.
 
Jo per ta demtuar debatin por nga kureshtja: Jam kureshtar ta kuptoje se si luteshin ata? Ne fakt ku mesuan lutjet? Kishte shkollim? Ne cfare gjuhe ishte? Gjithmon kjo per lutjet per te cilat po diskutohet ketu.
 
Qetesohu mos merr yrysh
Se ceka fare lutjen ne c'gjuhe behet se shume pak ma ndjen. Por e di qe pjesa me e madhe behet ne shqip.

Sa per shkollat , po pra po ne varesi te shtetit....dhe pikerisht kjo eshte ceshtja qe "vellau" yne turk , nuk lejon shqip!
Njesoj si osmanllinjte po aq e urrejne shqipen edhe turqit e sotem.

Ps: dhe lexoje se zoteria ne fjale me shume flet per histori se per fe! Nese ste intereson mos komento

po un pata vec p.s-ne per ty iher. Pse e mer qe e pata me ty, se ste kuptoj.

Po c'autor zeza pash ZOtin se e kam lexu sh here kete tipin une dhe e di sh mire ku e ka hallin.
E dyta ky qe ne titull me cenon mua, si muslimane madje thote se muslimanet nuk luten shqip prej osmanllive etj. kur krejt nboten esht njesoj. Dosdo moj monoo kjo i nxjerr muslimanet antiatdhetar dhe qe se duam kombin. Ben muu mesazhi qe jep ky!
e treta ato kope qe thote autori tja thoje shpise tij se me demek duke fut pak "histori" krijon urrejtje e percarje fetare. Ke quan kope ai mi? 100ndra mijera besimtar qe shkojne ne xhami? DO thuash ti po ti pse acarohesh? Ore mua e besimtareve si puna ime sme cenohet as maja flokut kur i thone ama ujqerit me lekur deleje duhen demaskuar.
Ne s'na len feja mbrapa jo por na le injoranca e analfabetizmi "intelektual" i cili ska lidhje me ngjyrimin fetar. Kaq kisha!

dhe nje P.S tjeter. o Gani dhe shoke te Ganiut po fryme a te marrim amon?! Lol..
 
Redaktimi i fundit:
po un pata vec p.s-ne per ty iher. Pse e mer qe e pata me ty, se ste kuptoj.

Po c'autor zeza pash ZOtin se e kam lexu sh here kete tipin une dhe e di sh mire ku e ka hallin.
E dyta ky qe ne titull me cenon mua, si muslimane madje thote se muslimanet nuk luten shqip prej osmanllive etj. kur krejt nboten esht njesoj. Dosdo moj monoo kjo i nxjerr muslimanet antiatdhetar dhe qe se duam kombin. Ben muu mesazhi qe jep ky!
e treta ato kope qe thote autori tja thoje shpise tij se me demek duke fut pak "histori" krijon urrejtje e percarje fetare. Ke quan kope ai mi? 100ndra mijera besimtar qe shkojne ne xhami? DO thuash ti po ti pse acarohesh? Ore mua e besimtareve si puna ime sme cenohet as maja flokut kur i thone ama ujqerit me lekur deleje duhen demaskuar.
Ne s'na len feja mbrapa jo por na le injoranca e analfabetizmi "intelektual" i cili ska lidhje me ngjyrimin fetar. Kaq kisha!

Po te pergjigjem vetem per nje pytje se ajo me intereson mua.

Ke quan kope? Te gjithe ata qe per qellime fetare mohojne historine e kombit....ku turqit i nxjerrin burra te mire e qe nuk na kane pushtu ,po na kane mbrojtur
Nuk na kane perdhunu...po na ledhatu...e me rradhe
Kush jane kopeja ktu brenda? Ti rendis une.....duke fillu nga Cen durimadhi e tu vazhdu te Jetesa e disa te tjere.
Ti sje rri e qete....po ciban te tille ka plot!
 
E cme duhet mua zoti qe nuk kupton gjuhen time?
 
Jo per ta demtuar debatin por nga kureshtja: Jam kureshtar ta kuptoje se si luteshin ata? Ne fakt ku mesuan lutjet? Kishte shkollim? Ne cfare gjuhe ishte? Gjithmon kjo per lutjet per te cilat po diskutohet ketu.

Po une me murin po flas ? loool

Lutjet kane qene te thjeshta, jo lutje frikesuese arabe e turke si sot me altorpolanta ( apo qysh i thone ne shqip ) .

Pshm .. o Zot i madh ruaje familjen time e te dashurit e mi. O Zot i madh na fal pak shi ..O Zot i madh ndihmoje filanin/nen ne filan rruge pshm. etj etj .

Lutje te tilla i kam degjuar me veshet e mi , e i degjoj edhe sot ( nga brezi i vjeter ) ... e lutjet behen sipas momentit, nevojes e deshires ... nuk e eshte e thene qe te behen ne nje kohe apo vend te caktuar.

Ps... Qysh i mesuan lutjet ? Kane egzistuar ne te njenten kohe me njerezim por ne forma te lira ... jo ne forma ekstremiste si sot.
 
Po te pergjigjem vetem per nje pytje se ajo me intereson mua.

Ke quan kope? Te gjithe ata qe per qellime fetare mohojne historine e kombit....ku turqit i nxjerrin burra te mire e qe nuk na kane pushtu ,po na kane mbrojtur
Nuk na kane perdhunu...po na ledhatu...e me rradhe
Kush jane kopeja ktu brenda? Ti rendis une.....duke fillu nga Cen durimadhi e tu vazhdu te Jetesa e disa te tjere.
Ti sje rri e qete....po ciban te tille ka plot!

ok mono ok.. u morem vesh. :p

Une po iki te fle iher.

O Zot, i shtate qiejve! Sundimtari i Gjithdijshmi, Jepu miresi e begati mua Monit dhe gjithe anetareve te forumit. Na qarteso, na qeteso, na shto harmonine, na largo urrejtjen!!! Amiiiiiiiiiiiiin!!!! AL-Fatiha!

xoxo
 
Po une me murin po flas ? loool

Lutjet kane qene te thjeshta, jo lutje frikesuese arabe e turke si sot me altorpolanta ( apo qysh i thone ne shqip ) .

Pshm .. o Zot i madh ruaje familjen time e te dashurit e mi. O Zot i madh na fal pak shi ..O Zot i madh ndihmoje filanin/nen ne filan rruge pshm. etj etj .

Lutje te tilla i kam degjuar me veshet e mi , e i degjoj edhe sot ( nga brezi i vjeter ) ... e lutjet behen sipas momentit, nevojes e deshires ... nuk e eshte e thene qe te behen ne nje kohe apo vend te caktuar.

Ps... Qysh i mesuan lutjet ? Kane egzistuar ne te njenten kohe me njerezim por ne forma te lira ... jo ne forma ekstremiste si sot.

Zane jemi duke debatuar per lutjet ne besimin Islam.
 
Nuk ka egzistuar ky lloj Islami qe kerkon te debatosh e arsyetosh ti & Co , k'te po te them edhe une.
 
Zane, besimtar Islam ne Shqiperi e Kosove ka patur o Zane, bilem kishin edhe shkollimin e tyre, mejtepe e kso gjerash. Po flas per kohen e vjeter. Aty meuan dhe ata te vjetrit qe thashe une.
 
Te lutem shume... une po flas per nje brez para teje ... nuk po flas per kohen e pushtimit osman. Eshte per tu cuditur kontradita qe beni.

Babai i im pshm thonte qe i perket besimit mysliman , por kurre nuk e kam degjuar qe te thote atij Islam.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top