Pse janë muslimanët kaq të pafuqishëm ?

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Nga: Farrukh Saleem

Llogaritet të jenë 1,476,233,470 muslimanë në fytyrën e tokës: një miliard janë në Azi, 400 milion në Afrikë, 44 milion në Evropë dhe 6 milion në Amerikë. اdo i pesti banorë i tokës është mysliman; për çdo hindu janë dy mysliman; për çdo budist janë dy muslimanë dhe për çdo hebre janë 100 muslimanë. A e keni pyetur ndonjëherë veten pse muslimanët janë kaq të pafuqishëm?

Ja pse: Organizata Konferenca Islamike (OIC) ka 57 vende anëtare dhe të gjitha së bashku i kanë rreth 500 universitete; një universitet për çdo tre milion muslimanë. Shtetet e bashkuara kanë 5,758 universitete ndërsa India ka 8,407 universitete. Më 2004 universiteti “Shangai Jaio Tong” përmblodhi një ‘Radhitje akademike e universiteteve botërore’ dhe intriguese, asnjë nga unverzitetet e shteteve me shumicë myslimane nuk ishte në toplistën e 500 universiteteve.

Sipas të dhënave të mbledhura nga UNDP, joanalfabetizimi në botën krishtere qëndron afër 90 % dhe 15 shtete me shumice krishtere kanë shkalllën e joanalfabetizmit 100 %. Për kontrast të madh, një shtet me shumicë muslimanë ka një shkallë të joanalfabetizmit 40 % dhe nuk ka shtet me shumice myslimane që ka shkallën e joanalfabetizmit 100 %. Afërsisht 98 % e joanalfabetëve në botën krishtere kanë të kryer shkollën fillore, përderisa më pak se 50 % e joanalfabetëve në botën islame kanë kryer shkollën fillore.

Vendet me shumicë islame kanë 230 shkencëtarë në një milion muslimanë. SHBA ka 4000 shkencëtarë në një milion banorë dhe Japonia ka 5000 shkencëtarë në një milion banorë. Në tërë botën arabe numri total i kërkuesve me kohë të plotë është 35,000 dhe ka vetëm 50 teknikë në një milion arab (në botën krishtere ka deri 1000 teknikë në një milion banorë). Për më shumë, bota islame shpenzon vetëm 0.2 % për GDP e sajë në kërkime dhe zhvillim, përderisa bota krishtere shpenzon rreth 5 % për GDP.

Konkluzë: bota islame ka dështuar në aftësinë për të prodhuar dituri.

Gazetat ditore për 1000 njerëz dhe numri i titujve te librave për 1,000,000 janë dy indikatorë me rëndësi se si është duke u shpërndarë dituria në një shoqëri. Në Pakistan ka 23 gazeta ditore për 1000 njerëz ndërsa në Singapor kjo shkallë është 360. në UK numri i titujve te librave për një milion njerëz është 2000 ndërsa e njëjta në Egjipt është 20.

Konkluza: bota islame po dështon në përhapjen e diturisë.

Eksporti i produkteve të teknologjisë se lartë si përqindje e eksportit total është një tregues i mirë i zbatimit të diturisë.

Eksportimi i produkteve të teknologjisë së lartë si përqindje ndaj eksportimit të përgjithshëm në pakistan është 1 %. E njëjta për Arabinë saudite është 0.3 %; Kuvajti, Maroku dhe Algjeria kanë përqindjen 0.3 % përderisa Singapori e ka 58 %.

Konkluza: bota islame po dështon në zbatimin e diturisë.

Pse janë muslimanët kaq të pafuqishëm? Për shkak se nuk janë duke prodhuar dituri. Pse janë muslimanët kaq të pafuqishëm? Sepse ne nuk po e shpërndajmë diturinë.

Pse janë muslimanët të pafuqishëm? Sepse ne nuk po e zbatojmë diturinë dhe ardhmëria i takon shoqërisë që bazohet në dituri.

Interesant, vjetori i bashkuar i GDP të 57 shteteve të organizatës islamike është nën 2 bilion dollarë. Amerika e vetëm prodhon mallra dhe shërbime 12 bilion dollar; Kina 8 bilion, japonia 3.8 bilion dhe Gjermania 2.4 bilion (duke blerë lëndën e parë për rrymë).

Arabia saudite e pasur me naftë, UAE (Emiratet) Kuvajti dhe Katari së bashku prodhojnë mallra dhe shërbime (shumica naftë) në vlerë 500 $ milard; Spanja vetëm prodhon mallra dhe shërbime në vlerë mbi 1 trilion dollarë, Polonia katolike 489 miliard dollarë dhe Tailanda Budiste 545 milard (GDP e muslimanve në raport më GDP-në botërore është në rënje të shpejtë).



Autori është kolumnist i pavarur nga Islamabadi.
përktheu: Bashkim Shala
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top