"Pse e keni problem", gruaja shfaqet totalisht e zhveshur në emisionin e mëngjesit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

"Pse e keni problem", gruaja shfaqet totalisht e zhveshur në emisionin e mëngjesit​

1685461956784.png
Një grua që u shfaq e zhveshur në një emision britanik të mëngjesit ka shkaktuar shumë debate.
Helen Berryman, nga Britania e Madhe, u shfaq në Good Morning Britain të ITV këtë mëngjes për të diskutuar për njerëzit që e shohin nudizmin egoist dhe skandaloz.
Në panel ajo diskutoi me ekspertin e kulturës dhe standardeve Nick Edd. Të dy folën për një incident të fundit në Liqenin Hampstead Heath në veri të Londrës, ku stafi thirri policinë për zhveshjen e një vajze. Për të sfiduar Helen vendosi të shfaqej në panel lakuriq.
“Me të gjitha gjërat që po ndodhin në botë tani, a jemi vërtet kaq të shqetësuar nga një trup lakuriq që bën banjo dielli në një cep të qetë të një parku?”- tha ajo.


Si përgjigje, Ed deklaroi se ishte “absolutisht” i shqetësuar nga mendimi i njerëzve që bënin banjë dielli lakuriq.

Megjithatë, Helen pyeti pse publiku i gjerë duhet të ofendohej nga një shfaqje e zhveshur, më pas bëri shaka se ata mund të “fyheshin” nga ngjyra e këmishës së intervistuesit të saj.
g.shqip
 
Në epokën e gurit këshu shfaqeshin...mirpo edhe kjo hapsira ku nuk lene vend per imagjinat se si me duket...
 
I thoni asaj Grüs britanike që neve poplli i thjeshtë dhe normal, si specie/gjallesë që banojmë ktë Plänet, në dallim nga speciet e tjera siç janë kafshët dhe sjelljet e tyre të udhëhequra nga instiktet shtazore, apo sjellje të kushtëzuara, kemi evoluar dhe kemi krijuar norma morale dhe ligjore të cilat rregullojnë marrëdhëniet tona shoqërore! Si specie e evoluar neve udhëhiqemi nga arsyeja dhe morali, provojmë ndjenjën e dashurisë, dhimbjes, turpit, zemërimit, kënaqësisë etj etj në dallim me speciet e tjera të gjalla që bashkëjetojnë Plänetin 🌎 Earth! Nga kjo pikënisje, mendoj që "zonja" në fjalë është shtazë/kafshë dhe ka ngelur e pa evoluar!
Është evidente që problemin e ka ajo, dhe jo neve 8 miliard humane si specie e evoluar!
Zoti e meshirofte!
Mund të them pa frikë që më në fund kemi gjetur hallkën që mungonte ndërmjet Homo Erectus dhe Homo Sapiens!
 
A e vuni re kush qe kjo Helen paska nje trup qe ta shpif apo vetem un :unsure:
 
Varet cfar quan ti nje trup te shpifur
Ja per kte e kisha dhe me aq sa pashe ne foton e pare intuita sme paska gabu hic.
Screenshot_1.jpg
 
Mora nje diss pa arsye.
Nuk e ofendova, thashe thjesht qe ngjan si burre dhe shpreha ate qe mendova sipas lirise qe me takon nga e drejta qe vete ti citove me siper.😜
 
Une thashe qe ti ke te drejte te besh cfar te duash por sdo te thote qe une bie dakort me ty 😌
Cenove me ane te nje reagimi negativ, nje mendim qe bazohej mbi thenien qe ti vete aprovove me pare.
Nuk ke pse bie dakord me mua, si fillim duhet te biesh dakord me veten😂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top